Serbët “paqësor” përdornin dhunë edhe ndaj KFOR-it para pak vitesh, ndërsa Lista Serbe fare nuk distancohej nga dhuna…!?
Lis Bukuroca, Gjermani
Unë shkrova këtë status:
„Hamasi grup terrotist, Lista Serbe, jo…“ Ibrahim Kelmendi i madh, që unë e konsideroj shumë të madh, por për kontributin në vitet e ’90 dhe veprat e tij , jo për mendimet që do t’i lexoni më poshtë. Ai kontribut nuk i jep licencë morale për ato mendime. Mund ta bëjë natyrisht, është liri mendimi, por është mendim i gabuar! Mendoj unë. Nëse nuk i kupton, atëherë do t’i vizatoj, siç ai më ofroi vizatimin mua.
Citate të djeshme për statusin tim:
Ibrahim Kelmendi i madh, shkroi: „„Banjska ka qenë kryengritje legjitime për t’i mbrojt bashkatdhetarët nga terrori i policës spseciale, të cilën banditi Kurti po e shpërdorte, siç vepronte dikur Millosheviqi kundër shqiptarëve.“
„Nëse do kishim shtet ligjor, snajperistët e Njësisë speciale që i kanë vra tre kryengritës të rrethuar, do të duhej të ishin në burg, bashkë me komandantin e tyre…E kupton, apo duhet me ta “vizatua”?
„Shikua nga këveshtrimi serb, ata ishin heronj, siç kanë qenë guerilët e UÇK-së tonë, kur i sulmonin stacionet e policisë serbe.“ Pse ti, Ibrahim, po e shikon nga këndvështrimi i Serbisë?
Se Serbia i konsideron heronj – e pamë: mbajti tri ditë zie, nuk i burgosi. Por pse ti po e përligj sulmin e saj?
Sulmin nuk e organizoi populli serb, por i stërviti, i përgatiti dhe i armatosi ushtria e Vuçiqit, me urdhër të vetë Vuçiqit. Prandaj Serbia nuk guxon t’i arrestojë.
Kam përshtypjen se po përpiqesh të sillesh si Çanak. Ai mund t’ia lejojë vetes, sepse flet nga pozita e ushtrisë kriminale, por ti nuk ke argumente gjenocidi, ku e kanë pësuar serbet.
Ne patëm 13.500 të vrarë, mes tyre mbi 1.000 fëmijë,
50% e popullsisë të dëbuar,
100.000 shtëpi të djegura,
20.000 gra të dhunuara,
mbi gjysmë milioni të keqtrajtuar nëpër polici, dhe mijëra të burgosur.
Sot mbi një milion jashtë, si pasojë e aparheidit të shteti serb. Ato janë faktet që e bëjnë Çanakun të turpërohet.
Por ti, Ibrahim, nuk ke asgjë që duhet të të turpërojë. Ti je viktimë, edhe unë. Ushtria e shtetit të Çanakut është kriminele.
E sheh?
Në fund Gjykata Kushtetuese e pezullon Kuvendin – për një serb.
Në gjykatat e Millosheviqit kemi humbur gjithmonë, 100%.
Në Luginë i shuhen adresat shqiptarëve…

Nëse nuk e ke kuptuar Ibrahim i madh, do ta vizatoj…
Ps. E lexuat satusin tim?
Dhe kur dikush urrehet në mënyrë irracionale, nga Hamasi, nga Palestina, përfundohet te Kurti… Nëse njeriu shkruan për motin, do të dalin akuza kundër Kurtit! Kurti duhet kritikuar për gabime, por jo me shpfije, apo projeksione personale…




Un nuk mund ti kuptoj kto emra Shqiptarësh që bëjn avukatur sërbe ! Them vetit ¢far rrac e degjeneruar jemi ne Shqiptarët , kemi arrit deri në at nivel që edhe botën e kemi gërdit e hutuar jemi Duke bër villa vrasje për ta mbrojt armikun shekullor .Armik i cili gjat gjith shekujsh ka pas qëllim e program për zhdukjen e Kombit Shqiptar 🇦🇱🇦🇱🇦🇱 .
TREGON HAPTAS IBRAHIM SHKJAU SE EDHE GJATË LUFTES KA PUNUSR ME UDB KUNDER SHQIPTARËVE, KY KA QENË I PERPUNUAR SIKUR NJË PATATE E PJEKUR NGA SERBEUSËT E QË EDHE ATJE KU ËSHTË SOT RUHET NGA SERBIA FASHISTE…!!!