ARKIVI:
27 Prill 2026

Të gjithë në sulm ndaj atij që i del në mbrojtje sovranitetit të vendit, ledekucët kërcënojnë me protestë!

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Të gjithë në sulm
Ledekucët kërcënojnë me protestë
Kur bën vaki e ndokush del në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të shtetit, vendit, kombit a edhe interesit publik çohen të bashkuar si një grusht i vetëm në mbrojtje të krimit e korrupsionit, në mbrojtje të interesave të të fortëve e sidomos në mbrojtje të Serbisë brenda Kosovës nëpërmjet Listës Serbe.
Këtu pardon nuk ka!
Thirrën në kushtetutë, thirrën në miqtë ndërkombëtarë, thirrën në Allah, Kryq e Velikdan, thirrën në histori, thirrën në të drejtat e pakicave, thirrën në të drejtat e kafshëve, …
Dhe këto thirrje i bëjnë nëpërmes ledekucëve, analistëve që në shumë raste dalin të jenë fëmijë a nipa e mbesa të ish kumbarëve të Serbisë, nëpërmes pseudoanalistëve e pseudogazetarëve, nëpërmes hajnave e të korruptuarve që edhe gjakun me pambuk ia kanë pi Kosovës për 20 vjet, nëpërmes shoqërisë civile që për fondet që zhvatin nga vende të ndryshme e burime të dyshimta, janë në gjendje edhe nënën e vet me e shitë e lëre më Kosovën.
Vetëm se presidentja zj Osmani doli në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të vendit shërbëtorët e rinj të Serbisë u zunë duke ia filmuar fëmijët në moshën jomadhore.
LDK, që as kur u pushtua Kosova në çdo qelizë nuk protestoi, nuk protestoi as kur u kry gjenocid mbi familjen Jashari, nuk protestoi asnjëherë kundër as një të keqeje që e kishte pllakosur vendin e shqiptarët, sot kërcënon me protestë në mbrojtje të Serbisë brenda Kosovës.
Ledekuca bre!
____

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu