ARKIVI:
12 Qershor 2026

Të lumtë, LDK !

Shkrime relevante

Ne Shqiperi nuk po protestohet per flamingo, por për keqeverisje denigruese!

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Protestat në Shqipëri, në gjykimin tim,...

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Shpërndaj

 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
“Një krua që ka rrjedhur gjithmonë, edhe nëse pushon së rrjedhuri, të paktën, do të pikojë”,- thotë urtësia.
     E tillë është edhe LDK-ja, krijesë e Dr. Ibrahim Rugovës me shokë, si parti e parë pluraliste e demokratike, në Ballkanin e trazuar.
     Përmbyllja e konstituimit të organeve kuvendore, me votën vendimtare të LDK-së, konfirmon se trashëgimia e përgjegjësisë institucionale e rugovizmit vazhdon. Andaj, për këtë ndihmesë të drejtpërdrejtë konstituive të Kuvendit të Kosovës, përgëzojmë me mirëdashje dhe çiltëri zemre:
– Të lumtë, LDK -!
     Përfolja i intriguese për prishjen e koalicionit LVV-LDK të Qeverisë Kurti 1, si dhe pamundësia e bashkëqeverisjes së tyre, është shpikje dhe shpifje e  eksponentëve të partive-banda të PAN-it kriminal. Për prishjen e koalicionit LVV-LDK, nuk fajësohen dy subjektet e cituara. Përkundër, zhbërjen kriminale të këtij koalicioni të natyrshëm, sepse ishin të vetmet parti parlamentare të pa kriminalizuara, pikërisht, LVV dhe LDK, e bënë katërshja bandite: Hashim Thaçi, Richard Grenell, Aleksander Vuçiq dhe Edvin Rama.
     Ketë e konfirmon edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili deklamon porosinë e Grenell, duke afatizuar ditët e zhbërjes të koalicionit: 8,7,6,5, pa e pritur ditën e 4-të! Hamendësimet e tjera janë broçkulla!
      Asnjë reformë tjetër, nuk e ndihmon ngritjen e LDK-së, se sa -vija e kuqe- për subjektet politike të PAN-it.
     LVV, tashmë, është parti heterogjene, me zvetënim e lodhje të dogmatizmit majtist-komunist. Shumë më staliniste janë partitë e koalicionuara në PAN, si PDK-AAK-NISMA. Kurrë mos harroni eksponentët e tyre, se edhe në vitet `90-a, kanë protestuar, në qendrat evropiane, kundër prishjes të Murit të Berlinit, “sepse po dobësohet komunizmi në Bashkimin Sovjetik si dhe marksizëm-leninizmi në shkallë botërore!”
      Djathtizmi i PAN-it proklamohet mashtrueshëm, rrejshëm, falsifikueshëm. Sepse partitë e koalicionuara në PAN, kanë urrejtje patologjike për Perëndimin demokratik dhe Amerikën vatrën e lirisë, njësoj si Serbia, me aleatët e saj Lindorë dhe Aziatikë.
     Tashmë, nuk përbën asnjë sekret, se gjysma tjetër e LDK-së është në GUXO, Alternativa, respektivisht, e koalicionuar në LVV. Dhe, kjo favorizon një bashkëqeverisje solide dhe stabile, të LVV-LDK, shumë të nevojshme për ta shëndoshur klasën politike të Kosovës, skajshëm të lënduar dhe të kontaminuar.
     Subjektet ekstrem majtiste, të koalicionuara në PAN, bëjnë “be dhe rrëfe”, se kanë i kanë grupet parlamentare, kuadrot partiakë dhe drejtuesit komunalë, më të pastër, më të pa inkriminuar, krahasuar me subjektet tjera politike. Ndërkohë, eksponentë të  bandave të SHIK-ut ilegal dhe kriminal, për çerek-shekulli vazhdojnë të sorollatën gjyqeve dhe burgjeve, vendore dhe ndërkombëtare, ngaqë kanë përgjakur -cep me cep- Kosovën tonë mjerane. Disa “komandantë” kriminelë, të cilët, si pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, përgjatë këtij viti dëshmuan në Gjykatën e Hagës. Pothuaj se të gjithë ishin për hekura dhe Gjykata i garantonte “dëshmoni lirshëm, se nuk ju arrestojmë!” Për t`i rehabilituar kriminelët, shefat e partive të PAN-it, i kandiduan për drejtues komunal! E turpshme dhe kriminale, kur dihet se vite më parë ishin nën akuzë për abuzime, shpërdorim të pushtetit!
     Lidershipi i LDK-së është para sprovës së madhe, tani që pritet kompozimi i qeverisë, për t`i bërë një shërbim të madh dhe cilësor Kosovës dhe kombit mbarë. Është dëshmuar se qeveritë e harnuara, si ajo e Haradinaj dhe e Hotit, kanë qenë jetëshkurtra dhe dështuese, duke penguar dhe dëmtuar zhvillimin normal të vendit. Andaj, Qeveria Kurti, nëse, vërtetë, ka ndjesinë e dashurisë, për Atdheun-Kosovë, duhet të bashkë qeverisë me një subjekt politik të pakriminalizuar. Aktualisht, partnere ideale, madje e vetme, do të ishte LDK-ja. Dhe, kjo është dëshirë dhe kërkesë e shumësisë absolute e popullit të Kosovës dhe të shqiptarëve të kudondodhur në botë.
     Kushdo që provon të thirret në emër të anëtarësisë dhe të elektoratit të LDK-së, siç ka ndodhur, se, kinse, nuk e duan bashkë qeverisjen me LLV, mashtron, falsifikon, manipulon. Sepse është hulumtuar dhe vërtetuar, katërcipërisht, se askush nga strukturat partiake, nuk e ka konsultuar anëtarësinë dhe elektoratin, se me ke do të bëjnë koalicion. Dhe, po të ishte zotuar Lidershipi aktual i LDK-së, se më parë bëni koalicion me PAN-in, i cili ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, se sa me LVV, nuk do ta fitonte atë 10 %, por do të rrezikonte të mos e kalonte as pragun zgjedhor! Madje, jo vetëm anëtarësia e LDK-së, por edhe shqiptarët atdhedashës, vendorë dhe botërorë, aprovojnë dhe i gëzohen kësaj bashkëqeverisje.
     Dibranët tanë kanë një urtësi të artë: “Një mendje, asnjë mendje; dy mendje, gjysmë mendje; tri mendje, një mendje!”

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. z. Idriz!

    Edhe ty të lumtë për shkrimin të cilin e keni ilustruar edhe me disa urti që kanë domethënien e vet.
    LDK-ja e ka pasë mësuesin e parë të mirë dhe ato mësime nuk harrohen aq shpejt, edhepse mësuesi nuk është më i gjallë.

    Respekt!
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu