Vuçiqi nuk e dorëzon as gjykon Milan Radojçiqin

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti 

Që nga 24 shtatori 2023, kur ndodhi sulmi në Banjskë të Zveçnit, shumë herë është kërkuar dorëzimi i Radojçiqit si kryeprotagonist i këtij sulmi. Dorëzimi apo gjykimi e Radojçiqit është kërkuar  nga SHBA, nga BE, nga Kosova e nga disa shtete të tjera, ndërsa shumë shkrime janë bërë në formë të pyetjes se a do ta dorëzojë apo gjykojë Vuçiqi Radojçiqin. 

Lidhur me këtë, ju siguroj se, për deri sa Vuçiqi është në krye të skenës politike të Serbisë, Radojçiqi nuk do të dorëzohet e as do të gjykohet as në Serbi e as jashtë Serbisë. 

Jo, sepse, këta të dy, janë bashkëpunëtorët më të afërt e më të besueshëm mesvetit. Vuçiqi nuk ka njeri më të besueshëm se Radojçiqin prewsidencën e i tij. Radojçiqin e ka marrë në mbrojtje vetë Vuçiqi menjëherë pas sulmit në Banjskë. Ai e ka quajtur hero, edhe pse pëveç sulmit në Banjskë ku u vra oficeri Afrim Bunjaku dhe tre terroristë serbë, asgjë më shumë nuk ka bërë. Por, deri sa Radojçiqi është shpallur hero nga Vuçiqi, as të mos merret me mend se do të gjykohet, madje as në Serbi e assesi nuk vjen në pyetje dorzimi tij në Kosovë.  

Radojçiqi për Vuçiqin është një “Adem Jashar i Prekazit”, ani që Radojçiqi nuk e ka sakrifikuar as veten e tij e të mos flasim për familje, që nuk vjen fare në shprehje. Radojçiqi, në vend të sakrificës së jetës së tij në Banjskë, ka marrë ikën me kokë në dorë. Radojçiqi ka qenë më shumë në rolin e strategut të sulmit, prandaj edhe ka shfrytëzuar ikjen nga vendi i sulmit me të dëgjuar gjuajtjet nga policia e Kosovës. Ai ka menduar se policia e Kosovës do të dorëzohet nga sulmi i tij, nuk e ka menduar qëndresën dhe assesi luftën kundër terroristëve serbë në krye me Radojçiqin.  

Radojçiqi gjithçka rreth sulmit në Banjskë i ka koordinuar me Vuçiqin. Por, pas sulmit në Banjskë, me rastin e ikjes së Radojçiqit, Vuçiqi nuk është treguar as strateg e as një politikan. Jo, sepse, Radojçiqi nuk është dashur të ikë nga vendi i sulmit. Ai është dashur të qëndrojë aty deri në fitore ose deri në vdekje. Mirëpo, e para nuk ishte e mundur, ndërsa vdekjen nuk e e dashti, e lufta nuk bëhet kështu. Ai, vetëm sa vrau Afrim Bunjakun dhe tre terroristët e tij dhe iku, ikja është dorëzim, është humbje. 

Tani, ta dorëzojë Radojçiqin në Kosovë, Vuçiqi nuk mundet, sepse do ta dorëzojë edhe veten, si këshillues i tij që ishte vet ai. Do të bie. Do të rrëfejë gjithçka për të edhe Radojpçiqi, do të dalë gjithçka.  

Edhe ta gjykojë në Serbi nuk mundet Vuçiqi, nuk do të lejojë, sepse edhe ashtu do të zbulohet gjithçka rreth tyre. Më në fund, si do ta gjykojë atë që ai vetë e ka shpallur hero!? Heroi nuk gjykohet. Bie në kundërshtim me vetvetëen, prandaj nuk e bën. 

Edhe po të bie nesër Vuçiqi, Radojçiqi do të ikë në Rusi, ku nuk do të mund ta gjykojnë as gjykatat në Serbi, nëse do të ketë presion nga perëndimi. 

Kështu, kërkesat për gjykim ose dorëzim të Radojçiqit, mbesin vetëm kërkesa. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu