ARKIVI:
7 Mars 2026

Myftiu Naim ef. Tërnava, sot i njohtoi kryetarët e Këshillave të BIK-ut për punën rreth ndërtimit të 23 xhamive

Shkrime relevante

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

I forti dhe i ligu në shoqëri dhe servili në detyrë

Nga Safet Sadiku _____ Në shoqëritë ku administrata shtetërore është e dobët, ku...

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Shpërndaj

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka takuar sot kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, me të cilët ka biseduar për ecurinë e punëve dhe sfidat me të cilat ata po përballen.
Në fillim të takimit, Myftiu Tërnava, ka falënderuar kryetarët e Këshillave për punën dhe kontributin e vazhdueshëm që po japin në shërbim të besimtarëve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u prezantua puna që është duke u bërë në ndërtimin e 23 xhamive nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të vendit, duke vlerësuar se këto projekte janë dëshmi e përkushtimit institucional për krijimin e kushteve më të mira për besimtarët.
Në takim u fol edhe për përgatitjet për muajin Ramazan, ku Myftiu Tërnava kërkoi nga Këshillat që të intensifikojnë aktivitetet fetare, humanitare dhe vetëdijësuese në këtë periudhë të rëndësishme për besimtarët myslimanë.
Në fund të takimit, Myftiu Tërnava ka inkurajuar kryetarët e Këshillave që të vazhdojnë me përkushtim dhe përgjegjësi në detyrat e tyre, duke ruajtur unitetin dhe traditën e mirë të bashkëpunimit, tolerancës dhe frymën vëllazërore.
Marrë nga: Faqja zyrtare e Bashkësisë Islame të Kosovës në Facebook

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I nderuemi Kryeredaktor!

    Shkrimi i mësipërm nuk mban emrin e autorit – por sido që të jetë, unë e lexova dhe po jap KOMENT mendimin tim:
    Toleranca fetare, e kuptuar kështu, vërteton të drejtën e dyfishtë individuale, të njeriut, të drejtën për të pasur një bindje individuale pa marrë parasysh se a është objektivisht e vërtetë (reale) kjo bindje, apo jo, dhe të drejtën për të jetuar në bazë të asaj bindje. E drejta për tolerancë fetare duhet të jetë e drejtë e pacenueshme edhe atëherë kur tërë rrethi jeton me bindje të kundërta.
    *
    Myftiu Tërnava ka inkurajuar kryetarët e Këshillave që të vazhdojnë me përkushtim dhe përgjegjësi në detyrat e tyre, duke ruajtur unitetin dhe traditën e mirë të bashkëpunimit, tolerancës dhe frymën vëllazërore.

    Respekt,
    IMH

  2. Veprimi i bashkësisë islame në Kosovë ka humbur kontrollin.
    Vendi po rrëshqet në një humnerë, dhe duket sikur askush nuk ka interes ta ndalojë.
    Nuk dua as të mendoj se ku e shoh vendin tim pas dhjetë vitesh.
    Në këto momente lutem për ndihmën e Zotit që ta ndalojë këtë qmenduri.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu