ARKIVI:
27 Prill 2026

Profesoresha jonë, princesha jonë !

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Sak Muji , Rugovë

Profesoresha jonë, Princesha jonë!
Po e nisim me fjalë të zemrës e të mendjes së kthjellur:
Faleminderit, Bardhyl Mahmuti!
Faleminderit, vëlla, për guximin qytetar e kombëtar!
Faleminderit, që e theve heshtjen me peshë!
Në një kohë të neveritshme kur parazitë anti-shqiptarë, me mjekërë të mykura e me zemra të thata, po shesin moral nga xhamitë dhe studiot, ti dole e i the troç: “Jo, jo, nuk do ta fshini Prifësoreshën tonë nga kujtesa e dinjitetit kombëtar!”
Po po!
Luljeta Pula nuk është as “murtaja ideologjike” e as “devijim moral”.
Ajo është NDER I GJALLË i popullit tonë!
Ajo është Mozaiku i Gjallë i bukurisë intelektuale e shpirtërore shqiptare.
Dhe nëse Shefqet Krasniqi me “dyllin” e tij në veshë e në mend, Milazim Krasniqi me bajrakun e padijes, Irfan Salihu me mustaqe të lyer me vazelinë e Shkupit, e të tjerë “sufitë të kënaqur” me privilegje, guxojnë ta përgojojnë zonjën tonë të ndritur, Luljeta Pulën, unë po ju them:
Ju keni hangër bukë shqiptare, po keni nxjerrë helmin e shumadive!
Kush është Shefqeti që e krahason Radovanin me profet?
Kush je ti, Milazim, që bën sikur i flet Zotit direkt prej Facebookut?
E ku i keni ballin me fol kundër Prifësoreshës Pula?
Ajo është liria, është guximi, është kombi!
Kurse ju jeni makinat e vjetra të urrejtjes që shiten në tregun e Shkodrës me goma të çara, por ende u bien borive, si me pas jetu në Teheran e jo në Kosovë!
Prandaj, me zër përtej murit të mykut fetar, kombi shqiptar thotë:
Luljeta Pula është Dritë. Ju jeni hija e shkuar keq.
Përshëndetje Bardhyl Mahmuti, njeri i fjalës që nuk trembet.
Po ashtu, përshëndetje zonjës së dritës, Princeshës shqiptare, Luljeta Pula!
E ne, të gjallët, mos heshtim kur fyhet ajo që nuk u shit kurrë!
Në emër të secilës nanë, motrë, mikeshe e mësuesjeje shqiptare:
Jo, nuk do të lejojmë të na e prekni me gojë Luljetën tonë!
Në vend të Aminit tuaj mashtrues, po përshëndesim me nder e me duar në zemër:
Rroftë Princesha jonë e Fjalës dhe e Kombit: Luljeta Pula!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu