
Afrim Musliu, analist i Drinit
___
“A ke ardhë me votu” – ishte pyetja më e zakonshme që e ndëgjoja gjatë një vizite njëjavore në Kosovë. Jo, u thosha. Nuk kam ardhë me votu, sepse unë nuk kam të drejtë morale me votu në Kosovë, e aq më pak me u’a përcaktu politikat rezidentëve që jetojnë 365 ditët e vitit me realitetin në vendin e tyre.
Unë nuk votoj në Kosovë si shenjë respekti për rezidentët, sepse unë as nuk e përjetoj inflacionin në Kosovë, as pasigurinë, as korrupsionin e hajninë, as gjendjen e kujdesit shëndetësorë, e besa, as dëshirën për me ikë nga ai vend. Pjesëmarrja ime në votime në Kosovë është e drejtë e imja juridike. Por, sa është e drejta ime morale nga perspektiva ime?
Ditën e zgjedhjeve dola një gjiro nëpër bullevard të qytetit të Mitrovicës ku kalonin me familjet e tyre edhe të gjithë kandidatët për kryetar të komunës. Ata më përshëndetën në të kaluar me mirësjellje qytetare, e po në të njejtën mënyrë i’u ktheja me përshëndetje edhe unë. Pra, me një përulje koke dhe me një buzëqeshje kurtuaze. Nuk më takon mua që nga perspektiva ime që jetoj mbi tri dekada në një vend perëndimorë me mijëra kilometra largësi, e ku më rriten e shkollohen fëmijët, që ta gjykoj ndonjë politikan të Kosovës se a është ka rrenë, apo a është i mirë apo i keq. Pavarësisht bindjeve dhe preferencave të mia personale.
Shko kënaqu dhe mbushe zemrën me familjen dhe shoqërinë ‘tënde’! Me vendlindjen ‘tënde’. Aq ditë apo javë sa qëndron atje, mbushe shpirtin tënd me kënaqësi e çaste të këndshme me vendlindjen tënde dhe njerëzit e zemrës që i ke atje. Përqafoje fort secilin njeri të zemrës që e takon në vendlindje, sepse kurrë nuk e din se a do të shiheni prapë. Edhe ashtu jeta në mërgim na tretë për brenda. Na zbrazë shpirtërisht. Andaj, shfrytëzoji ato ditë sa qëndron atje që ta plotësoshë atë zbraztësi. Çështjet tjera se si e organizojnë jetën e tyre politiko-shoqërore ata që jetojnë atje, leju atyre të vendosin!



Ndershmenisht asht njashtu si thote Zotni Afrim Musliu.
Veçse na qe jetojme jashte tash shume vjet ne vendet europiane shekullarisht te perparume, konstatojme mjerisht se sa shekuj mbrapa i ka lane trojet shqiptare pushtimi pese shekullor aziatik turk-osman me pasojat e veta si ne Kosove pushtimin e gjate serb.
z. Afrim Musliu!
Komentin po ta jap në poezi:
“…mundin dhe takatin,
e kam lan’ n’vend t’huej
tash jam kthye të shpia’
po s’i byej gjâ kurkuj!”
Plus kësaj asimilimi…,martesat me të huajt, me lloj-lloj ngjyrash
fëmijët nuk dijnë të flasin mirë shqip, se mësojnë vetëm nga një orë në javë gj.shqipe .Tmerr!