Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi publik, duke e cilësuar këtë si një akt historik që pasqyron sakrificën dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës për liri dhe sovranitet.
“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad arritëm marrëveshjen përmes së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë,” ka shkruar Presidentja Osmani.
“Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshme këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona,” ka shtuar Osmani.



Gjashtë vjet një njohje sukses i madh!
1. Arta, Kjo foto e ka hijeshuar Revistën DRINI;
2. Arta, po më vjen keq, por së vërtetës nuk mund t’i ikim. Ta lëmë anash INATIN,
3. Më shumë vlerë ka NJË E VËRTETË se 100 gënjeshtra!
3. Arta, përse NUK E SHKRUAN AS emrin e plotë e as mbiemrin?
Pse “vllaznit tonë musliman” palestinez nuk e njohin Pamvarsinë e Kosoves, por thonë se Kosova asht tokë e Serbisë?
Kete e ka deklaru ambasadori i Palestines në Beograd.
z. Paul,
1. ti po shkruen “vllaznit tonë musliman” kjo kupton se ti po i shtin nën thonjëza dmth. janë armiqtë tu.
2. paj, Vatikani i Papes NUK NA KA NJOHUR, athue pse???
3. Ti sigurisht ke miq katolik në Kosovë, e na i pranojmë si VËLLAZËN pa thonjëza; bile Mr. Naim Tërnava është mik me kr.ipeshkvin dhe me dr.don Lush Gjerjgin – ia urojnë festat fetare njani-tjetrit;
4- Sirinë, tash e kemi mik!
Tung!
Vllaznit tone musliman palestinez i kam fute ne thojza, sepse ata nga njena ane e quejne vehten vllazen me myslimant e te gjithe botës dhe nga ana tjeter i vehen kundra muslimanve të Kosoves. Kjo asht DYFTYRSIA e PALESTINEZVE.
Kjo asht formë ironike qi msohet ne gjimnaz.
Duket se ti Ismet nuk ke pasë mundësi me ndjekë gjimnazin e prandej e ke zor me i kuptu format e gramatikes dhe te sintaksit.
Tesh je vonë me fidhu shkollen.
z Paul,
tash të kuptova flm.
Mos të trazoj me shumë.
Kalo një natë me gjumë të rehatshëm!
Tung!
Ismet, u tregove burre.