Republikën e Kosovës njihet nga Siria

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi publik, duke e cilësuar këtë si një akt historik që pasqyron sakrificën dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës për liri dhe sovranitet.

“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad arritëm marrëveshjen përmes së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë,” ka shkruar Presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar se populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për të arritur lirinë, prandaj kjo njohje është edhe një simbol i respektit të ndërsjellë mes dy kombeve.

“Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshme këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona,” ka shtuar Osmani.

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. 1. Arta, Kjo foto e ka hijeshuar Revistën DRINI;
    2. Arta, po më vjen keq, por së vërtetës nuk mund t’i ikim. Ta lëmë anash INATIN,
    3. Më shumë vlerë ka NJË E VËRTETË se 100 gënjeshtra!
    3. Arta, përse NUK E SHKRUAN AS emrin e plotë e as mbiemrin?

  2. Pse “vllaznit tonë musliman” palestinez nuk e njohin Pamvarsinë e Kosoves, por thonë se Kosova asht tokë e Serbisë?
    Kete e ka deklaru ambasadori i Palestines në Beograd.

  3. z. Paul,
    1. ti po shkruen “vllaznit tonë musliman” kjo kupton se ti po i shtin nën thonjëza dmth. janë armiqtë tu.
    2. paj, Vatikani i Papes NUK NA KA NJOHUR, athue pse???
    3. Ti sigurisht ke miq katolik në Kosovë, e na i pranojmë si VËLLAZËN pa thonjëza; bile Mr. Naim Tërnava është mik me kr.ipeshkvin dhe me dr.don Lush Gjerjgin – ia urojnë festat fetare njani-tjetrit;
    4- Sirinë, tash e kemi mik!

    Tung!

  4. Vllaznit tone musliman palestinez i kam fute ne thojza, sepse ata nga njena ane e quejne vehten vllazen me myslimant e te gjithe botës dhe nga ana tjeter i vehen kundra muslimanve të Kosoves. Kjo asht DYFTYRSIA e PALESTINEZVE.

    Kjo asht formë ironike qi msohet ne gjimnaz.
    Duket se ti Ismet nuk ke pasë mundësi me ndjekë gjimnazin e prandej e ke zor me i kuptu format e gramatikes dhe te sintaksit.
    Tesh je vonë me fidhu shkollen.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu