ARKIVI:
7 Mars 2026

Për “teoricientët” makiavelist-islamistë shqipfolës

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Reshat Sahitaj, Prishtinë
___
MBI TEORITË E TEORICIENTEVE MAKIAVELIK ISLAMISTË SHQIPTARË
___
Ndihmat e helmuara turko-arabe
Varfërinë e pasluftës, shoqatat turko-arabe, e shfrytëzuan fillimisht , duke shpërndarë falas shumë metra dur për ngrohje familjeve skamnore. Për adoleshenet hapën kurse të rrobaqepsisë falas , por me obligim dy orë mësimin dhe leximin e Kuranit, kurse për informatikë e shumë “ndihma” të ngjashme.
Përfundimi i këtyre kurseve, rezultonte më njê diplomë aftësie për informatikë ose rrobaqepse, më kendimin e luetjeve në gjuhên arabe dhe më shpërlarjên e trurit nga ideja kombëtare. Diplomimet e adleshentëve tanë nga këto kurse e krijoi një gjeneratë të re islamiste, të cilët ishin të mendimit së ishin më të mençurë se prindërit e tyre islamistë tradicional. Vite pas vitesh, kj gjeneratë filluan edhe të ndryshonin veshjet për t’i zëvëndësuar më veshjet arabe që nuk kanë lidhje më klimën e vendeve tona, e as më traditën shqiptare. Më kalimin e kohës, gjeneratat e reja që diplomonin vit pas viti, filluan të ndryshonin edhe pamjën fizike duke i lëshuar mjekrrat sipas kodit të sekteve arabe varësisht nga ishin financuar ato shkolla kurse islamike. Ndërsa tani në këto tri vitet e fundit, adoleshnetet e dikurshëm krijuan hapësira për t’u falur në lokalet dhe institucionet ku punonin. Madje, nga Turko-arabët u kishte ardhur urdhëri, që të gjitha këto janë të pa mjaftueshme dhe ende jo komplet, sepse duhej t’i tregonin botës demokratike civilizuese se Kosova është vazhdimsi e Perandorisë Osmane, andaj duhët që çdo të premte t’i mbushin rruget dhe sheshet për ta falur të premten , nen pretekstin se nuk ka hapësira nê xhamitë.
Kontrollimi i masës islamiste shqiptare
Mbjellja e farës islamiste politike tanimë është pjekur. Këto gjenerata të pjekura më trurin e shpërlarë nga çeshtja kombëtare, mbetën nën kontrollin e atyre që i ka financuar dhe i ka manipuluar e që i kanë edukuar se ai quhët Allah. Emri i vertet i fiancuesit nuk dihët a është Serbia , Turqia apo AL Qatar apo të gjitha bashkë, mirëpo militantët e manipuluar mendojnë se urdhërat vijnë nga Allahu e jo nga Serbia e as Turqia.
Sa është e manipuluar kjo masë islmaiste dukët në shumë raste si psh kur Turqia fiton në futboll, kallët Prishtina, Prizzreni e te gjitha qytetët tona shqiptare, duke dalur nepër rrugë për të shprehur gëzmin e fitores turke, ose kur afrohet Viti i Ri, kjo masë e ka të ndaluar festimin e natës së Vitit të Ri, siç e kanë të ndaluar edhe festat e ditëlindjeve te tyre. Tani , kjo masë islamiste ka sharruar pa vetêdije në terrin mesjetar si nga pamjet fizikeedhe nga veshjet dhe sjelljet e tyre. Kjo masë islamiste , në faktë janë ushtarë të Turqisë kurdo që Turia ka nevojê siç është duke i perdorur islamistet në Siri, e vende tjera për rreth kufirit te saj e deri ne Ukrainë e Armeni.
Teoritë e teoricientëve islmaistë shqiptarë
Për të arritur sukseset e tyre, islamistët i kanë: objektët e kulteve fetare, shkollat e tyre, teoricientët e tyre, infliencuesit e tyre ne rrjete sociale dhe aparatin e militantëve.
Teoricentët bazohên në disa fakte historike reale, si psh. Para ardhjes së Perandorisë Osmane , shqiptarët ndodheshin nën sundimin e Mbretërisë serbe. Më ardhjen e Perandorisë Osmane, viset shqiptare u bënë pjesë e P. Osmane. Teoricientet tanë nuk thonë se tokat tona u pushtuan, por thonë se Perandoria Osmane e shpetoi popullin shqiptar.
Pushtimin klasik, këta e quajnë çlirim kombëtar dhe e krahasojnë më çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999 më ardhjen e NATO-s. Këta , tani NATO-n e quajnê pushtues, kurse P. Osmane e qaujnê çliruese.
Dallim në mes NATO-s dhe P. Osmane është se ne u çliruam nga Serbia dhe NATO e themeloi Kosovën shtet të pavarur. Kurse P. Osmane viset shqiptare i pushtoi, i asimiloi edhe i masakroi popullsinë shqiptare per 500 vite radhazi.
Këta teoricientë, i ngritin disa figura politike e kulturore në zë të kohës së Lidhjes se Prizrenit, dhe shkruajnë: “Fuqitë e Mëdha ishin kundër shqiptarëve. Gjithashtu, edhe fuqitë ballkanike, me Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë, dhe Greqinë në jug, ishin kundër shqiptarëve. Mirëpo, falë organizimit të këtyre muslimanëve, u arrit që të ruhej një ide kombëtare dhe të ndërkombëtarizohej çështja shqiptare”.
Pse këta teoricientë shqiptarë të shitur apo jo të shitur, nuk e tregojnë realitetin ,se Sulltani direkt e kishte financuar Lidhjen e Prizrenit, për t’iu kundërvë vendimeve që do merreshin në Berlin? Pse nuk e tregojnë realitetin historik, se asokohe Turqia permes vullnetit të shqiptarëve të shprehur në Prizren më 10 qershor 1878, kerkuan që viset shqiptare e sidomos Ulqini të mbeteshin nên pushtimin turk. Turqia kerkonte dalje në detin Adriatik, e kjo dalje Turqisë ia siguronte kontrollin e të gjitha anijeve të mallërve dhe të ushtrisë. Pra, coptimi i tokave shqiptare në dobi te Serbisë, Greqisë … ishte vendim i drejt i Fuqive të Mëdha që Turqisë t’i ndalohej dalja ne Adriatik. Sikur Abdyl Frasheri e tjeret të kishin kekruar shtet Të pavarur , do kishim arsye të thonim se Fuqitë e Mëdha gabuan. Zgjimi kombëtar dhe Rilindja kombëtare ka filluar pas Lidhjes së Prizrenit e jo gjatë L.PZ.

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Ju shkruani se “Teoricentët bazohên në disa fakte historike reale, si psh. Para ardhjes së Perandorisë Osmane , shqiptarët ndodheshin nën sundimin e Mbretërisë serbe. Më ardhjen e Perandorisë Osmane, viset shqiptare u bënë pjesë e P. Osmane.” Kjo teori nuk eshte fakt historik real dhe nuk eshte i vertete. Pothuajse te gjitha trojet shqiptare para pushtimit osman sundoheshin nga princer shqiptar. Dukagjinasit, Kastriotet, Topiajt, Spanet, Dushmanet, Zahariajt, Arianitet, Muzakajt, Zenebishet, Gropajt… ishin princer shqiptarë qe sundonin me Principatat Arberore.

    • Kjo qe thu ti Albert asht e vertete, por nuk asht thelbi i shkrimit.
      Un PERGEZOJ Zotni Reshat Sahitaj per kete shkrim aktual, te sakt, te kjart dhe sintetik.

      • Nese kundershtoj vetem nje pjese qe nuk ka te bëjë me realitetin, nuk do te thot se kundershtoj tere shkrimin e z. Sahitaj. Pjesa tjeter e shkrimit eshte ne rregull dhe plotesisht pajtohem me te.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu