Kjo mumje në foto, e shtrirë në trotuar para hyrjes së burgut të Prishtinës në vitin 2013, në grevë urie kundër burgosjes së komandantëve Sylejman Selimi me shokë, ju bën LUTJE: mos u shpërdoroni nga thirrja për protestë më 17 shkurt në Prishtinë, sepse është e thirrur dhe e organizuar nga profiterët thaçistë, të cilët e kanë kapur Shoqatën e veteranëve dhe PDK-në, por që ia dolën t’i manipulojnë edhe parlamentet e Shqipërisë dhe të Kosovës – që t’i kundërvihen “Gjykatës Speciale” me presion politik!
Arsyetim:
Protesta e përmasave të mëdha e komprometon shtetin tonë si shtet joligjor, të kapur nga “ndërmarrja e përbashkët kriminale”, sepse në shtet ligjor nuk protestohet gjatë procesit gjyqësor, meqë kjo përbën presion politik.
Protesta e përmasave të mëdha i dëmton të akuzuarit, Jakupin, Hashimin, Rexhepin dhe Kadriun, të cilët na i kanë harxhuar (kundërligjshëm) mbi 30 milionë euro të buxhetit të Kosovës për ekipe të shtrenjta avokatësh, që ta bindin trupin gjykues se këta të akuzuar nuk ishin as liderë e as komandantë të UÇK-së; ndërsa profiterët thaçistë, që organizojnë protesta për interesa të tyre personale, gënjejnë se ata ishin liderë dhe komandantët kryesorë të UÇK-së, edhe pse e dinë se po i dëmtojnë të akuzuarit.
Protesta e përmasave të mëdha kundër “Gjykatës Speciale” e armiqëson Kosovën me SHBA-të, BE-në dhe Anglinë, të cilat e krijuan dhe po e financojnë “Gjykatën Speciale” (të ndihmuar financiarisht edhe nga Zvicra dhe Norvegjia), duke e furnizuar edhe me qindra kuadro – hetues, prokurorë, gjyqtarë, përkthyes – sepse nuk është logjike që aleatët të kenë mirëkuptim për bukëshkalët që nuk e respektojnë shtetin ligjor të Kosovës dhe që bëjnë sikur nuk e kuptojnë se aleatët e formuan “Gjykatën Speciale” për ta demantuar e diskredituar aktgjykimin (Raportin e Dik Martit), të miratuar nga Asambleja e Këshillit Evropian më 7 mars 2011, me qëllim që të fisnikërohet UÇK-ja nga akuzat e shpifura kolektive për krime lufte, deri edhe për “trafikim organesh”.

Vetëm idiotët mendojnë se dënimi individual i katër të akuzuarve, nëse u faktohet ndonjë krim i mundshëm, qenkësh me më shumë pasoja për UÇK-në dhe për shtetin tonë sesa Raporti i Dik Martit, i miratuar nga Asambleja e Këshillit Europian.
Vetëm idiotët nuk duan që të fisnikërohet UÇK-ja dhe Kryengritja jonë çlirimtare nga akuzat e shpifura, inkriminuese, që i përmban Raporti i Dik Martit, duke derdhur lot krokodili për katër “liderët” e akuzuar të UÇK-së, të cilët ZPS-ja duhet t’i ketë përzgjedhur si protagonistë simbolikë, meqë ishin më të zhurmshmit në glorifikimin e rolit të tyre si “udhëheqës” të UÇK-së për hir të përfitimeve personale, politike e financiare.
Thirrini arsyes dhe mos bini viktima të matrapazëve profiterë të sojit Gucati e Nasim Haradinaj (emrat e të tjerëve të sojit të tyre nuk po më kujtohen për momentin), sepse vërtet po i dëmtoni edhe katër të akuzuarit, meqë gjyqtarët nuk i trembni me protesta; përkundrazi, u shkaktoni hidhërim, që mund ta shprehin përmes aktgjykimit.
Që do të thotë se, në të gjitha aspektet, protesta e 17 shkurtit vetëm pasoja shkakton për të akuzuarit, për famën e UÇK-së dhe për shtetin tonë, meqë këto nxisin edhe armiqësi të Kosovës me aleatët që janë angazhuar të na ndihmojnë edhe me këtë “Gjykatë Speciale”.
Falënderime edhe për keqkuptime!




Ka pasur të tillë që vrasjen e Ahmet Krasniqit, ia ka ngarkuar vetvetës për t’ia shtuar vetës “patriotizmin”
___
Proceset në Hagë janë kundër individëve, jo kundër UÇK-së si organizatë, emblemës apo Betimit të saj. Edhe nëse pretendohet ekzistenca e një NPK-je, përgjegjësia mbetet individuale dhe duhet provuar qëllimi për kryerje krimesh.
Barazimi i UÇK-së me NPK-në është narrativë politike, jo realitet juridik.
Lufta çlirimtare ishte e drejtë; krimet, nëse ka pasur, dihet që ka pasur, janë individuale. Fatkeqësisht, ka pasur të tillë që vrasjen e Ahmet Krasniqit, me vullnet ia ka ngarkuar vetvetës për t’ia shtuar vetës “patriotizmin”.
NB: Çdo interpretim tjetër është trillim dhe besnikëri e rreme ndaj individëve, jo ndaj së vërtetës historike.
Seff (Sefedin) Krasniqi
1. Një pjesëmarrës i UÇK-ës, “snajperist” në Koshare, ka deklaruar në TV “kojshia Show” Prishtinë:
“Në Shqipëri, ka pasë raste, kur dikujt ia ké dhanë 2.000 (dy mijë) lekë për ta vra “dikë” të UÇK-ës, ai t’i ka kthyer 1.000 (një mijë) lekë, e të ka thënë: për 1,000 lekë ta vras.”
2. Zaçe Islami, avokat nga Tirana ka deklaruar (po ashtu në “Kojshia Show” se: NË QOFTË SE HASHIM THAÇI E TJERËT NË HAGË, KANË VRA POPULLSI SHQIPTARE, PAK JANË 45 VJET BURG!
Kaq!