ARKIVI:
12 Qershor 2026

Ku e ka burimin kjo dalldisje e shqipfolësve, pyet Saim Tahiraj ?

Shkrime relevante

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Shpërndaj

Çfarë është kjo dalldisje e rrezikshme e disa shqipfolësve me nisma për ndërtimin masiv të xhamive në Zvicër?
Ne nuk kemi ardhur këtu si misionarë fetarë. Kemi ardhur si punëtorë për shkak të kushteve të rënda ekonomike, si të përndjekur politikë dhe si refugjatë gjatë luftës në Kosovë. Në çdo fazë, shteti dhe populli zviceran na pritën me dinjitet, na dhanë punë, strehim dhe mbështetje. Këtë borxh moral nuk kemi të drejtë ta shpërdorojmë.
Organizimi i shqiptarëve në Zvicër ka qenë historikisht kombëtar – për liri, për shtet, për identitet. U hapën shkolla shqipe, shoqata kulturore dhe u ndërtua një rrjet solidariteti që financoi edhe fondin e 3%-it dhe luftën çlirimtare. Asnjëherë nuk kemi qenë të organizuar mbi baza fetare.
Sot, çfarë po ndodh?
Një devijim i rrezikshëm. Një kthesë e qëllimshme drejt organizimit fetar dhe promovimit të Islamit politik. Një përpjekje për ta zëvendësuar identitetin kombëtar me një identitet të importuar fetarë.
Kjo dalldisje për ndërtimin e xhamive nuk është e pafajshme. Është pjesë e një skenari të menduar mirë, që përkon në mënyrë shqetësuese me elaboratet serbe, të cilat historikisht kanë synuar ta paraqesin shqiptarin si element radikal dhe anti-perëndimor. Sot, fatkeqësisht, disa shqipfolës po i zbatojnë këto plane pikë për pikë.
Ku janë shqiptarët në Zvicër? Pse heshtin?
A nuk po e shohim se po dëmtohet imazhi ynë? A nuk po e kuptojmë se po largohemi nga rruga që na solli deri këtu – rruga e orientimit perëndimor, e aleancës me Evropën dhe SHBA-të?
Deri sot nuk kemi ndërtuar asnjë qendër të mirëfilltë kulturore shqiptare, as shkolla private shqipe si komunitetet e tjera. Por kemi vërshim të xhamive të regjistruara si “Qendra Kulturore Shqiptaro-Islame”. Ky nuk është thjesht emërtim – është projekt identitar.
Shqiptarët nuk janë as arabë, as turq. Ne kemi kulturën, historinë dhe traditën tonë evropiane. Xhamitë nuk përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar, ndërsa në shumë raste aty promovohen kultura dhe ideologji që janë në kundërshtim me vlerat tona tradicionale dhe me orientimin tonë perëndimor.
Heshtja sot është bashkëfajësi.
Ne duhet të reagojmë, të organizohemi dhe të distancohemi qartë nga çdo përpjekje për radikalizim dhe deformim të identitetit tonë kombëtar. Duhet të mbrojmë fëmijët tanë nga ndikime ideologjike që rrezikojnë të ardhmen e tyre dhe të kombit tonë.
I bëjmë thirrje ambasadës dhe konsullatave tona që të mos heshtin përballë këtij devijimi të rrezikshëm. Heshtja e tyre është e papranueshme.
Po ashtu, i bëjmë thirrje institucioneve zvicerane që të jenë vigjilente ndaj këtyre zhvillimeve dhe të mos lejojnë instrumentalizimin e komuniteteve në funksion të ideologjive që bien ndesh me vlerat demokratike dhe integrimin e shëndetshëm.
Ky nuk është debat fetar. Ky është një alarm kombëtar

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu