ARKIVI:
7 Qershor 2026

“Karta e Trump-it” , gazeta gjermane thekson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po tenton të sigurojë mandatin e dytë në krye të shtetit

Shkrime relevante

Kur propaganda kërkon të fshijë historinë: terrori osman, gruaja shqiptare dhe besa që nuk u thye

Luan Dibrani, Durrës Përkujtim i dhimbjes shqiptare nën pushtimin osman Kjo pikturë...

Skënder Muharrem Hoxha , mësuesi atdhetar dhe model i brezave

Arif Ejupi, Gjenevë (Në shenjë nderimi dhe respekti, me rastin e 80-vjetorit...

Një e vërtetë e thjeshtë për Çamërinë

Fahri Dahri, studjues i Çamërisë E vërteta e kombit tonë dihet, por...

Protestat e Zvërnecit…, a vijnë nga agjenturat serbo – greke ?

Gani I. Mehmeti U tha se ky projekt i investimit të dhëndrrit...

Një ditë para zgjedhjeve!

Florim Zeqa Në mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj...

Shpërndaj

Prof.dr.PHD.Vjosa Osmani,ish presidente e Kosovës 

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) në një shkrim analitik të korrespodentit për Ballkanin, Michael Martens është fokusuar te roli i presidentes Vjosa Osmani dhe pozicionimi i saj karshi administratës së re amerikane.

Në artikullin me titull “Karta e Trump-it” (Die Trump-Keule), gazeta gjermane thekson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po tenton të sigurojë mandatin e dytë në krye të shtetit duke shfaqur një afërsi demonstrative me familjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas FAZ, ky është një kalkulim për të mbijetuar politikisht, duke u pozicionuar si “kandidatja e Trump-it” në një vend ku pro-amerikanizmi është pothuajse ekzistencial.

“Por ky kalkulim mund të dështojë, edhe pse ajo arriti që Kosovën ta bëjë një nga shtetet që së fundmi në Davos iu bashkuan ‘Bordit të Paqes’ të Donald Trump-it, një nismë e konsideruar e diskutueshme”, shkruan FAZ.

Artikulli vë në dukje se Osmani u shfaq në Zvicër me krenari pranë presidentit amerikan dhe që atëherë flet për arritjen e madhe që Kosova të bëhej anëtare themeluese e këtij institucioni.

“Sipas informacionit jozyrtar nga Prishtina, nisma e saj u ndërmor pa koordinim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në fakt, thuhet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte ai që i siguroi Osmanit hyrjen tek Trump. Rama ka qasje te familja presidenciale amerikane sepse i dha dhëndrit të Trump-it, Jared Kushner, kontratën për një projekt miliardësh pasurish të paluajtshme në bregdetin mesdhetar të Shqipërisë. Kryeministri shqiptar nuk e duron Kurti-n, liderin më të popullarizuar politik ndër shqiptarët e Ballkanit, dhe përdor çdo mundësi për të fuqizuar Osmani-n si konkurrente të Kurtit”, shkruan tutje FAZ.

Tutje gazeta gjermane shkruan hapur për vështirësitë e Osmanit brenda vendit, duke cituar se ajo nuk ka mbështetjen e nevojshme në parlament për rizgjedhje dhe përshkruhet si “personalisht e vështirë”.

“Si zëvendësim për mungesën e mbështetjes së brendshme, Osmani ka nisur prej javësh të prezantohet si ‘kandidatja e Trump-it’. Kalkulimi është ky: SHBA-të janë një faktor kaq i rëndësishëm për Kosovën – jo vetëm përmes bazës ushtarake Bondsteel në jug të vendit, por për shkak të gjithë historisë së shtetit të ri – saqë ky atribut mund t’i sigurojë rizgjedhjen përndryshe të pasigurt”, shkruan FAZ, teksa citon një burim të mirëinformuar nga Prishtina që thotë:

“Ajo sillet ndaj publikut dhe deputetëve si favoritja e Trump-it dhe kërcënon në mënyrë indirekte me kontaktet e saj të (supozuara) të mira me familjen e tij, si me një shkop. ‘Nëse nuk më rizgjidhni si presidente, do të keni probleme me SHBA-në’”.

Sipas FAZ, para disa vitesh, një strategji e tillë mund të kishte funksionuar, pasi Kosova është vendi më pro-amerikan në botë.

“Çdo fëmijë kosovar e di se vetëm lufta e NATO-s e udhëhequr nga SHBA kundër Serbisë në 1999 e çliroi vendin dhe përfundoi shtypjen e shqiptarëve nga Beogradi. Deklarata e pavarësisë së 2008 nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen amerikane. Kosovarët mbeten pro-amerikanë, por mbi të gjitha mbeten kosovarë. Ata e kanë kuptuar gjithashtu se Washingtoni nën drejtimin e Trump nuk është më i njëjtë si nën drejtimin e Bill Clinton dhe George W. Bush. Dëshmia se ndikimi amerikan nuk garanton automatikisht sukses politik shihet nga fitorja e Kurtit në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit. Partia e tij ‘Vetëvendosje’, mori 51,1% të votave në një proces që u zhvillua pa parregullsi të mëdha dhe rezultati u pranua pa rezerva nga opozita. Triumfi nuk varet vetëm nga mbështetja e mërgatës, por edhe nga besimi i qytetarëve në Kurtin si lider të ndershëm dhe jo-korruptiv”, thekson tutje FAZ.

Sipas gazetës gjermane dominimi i Vetëvendosjes edhe pse marrëdhëniet e Kurtit me Trump nuk kanë qenë të mira, është i dukshëm.

“Kurti kishte mbështetur hapur Joe Biden gjatë zgjedhjeve amerikane dhe kishte marrë pjesë në kongresin e demokratëve në vitin 2024, gjë që pas fitores së Trump-it nuk ishte e dobishme për Kosovën. Në shtator të vitit të kaluar, Trump vendosi të shtyjë pa afat dialogun strategjik SHBA–Kosovë, duke fajësuar Kurtin për kërcënimin e progresit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Prishtinës. Për partitë opozitare në Kosovë, kjo ishte një armë e përshtatshme për fushatë, duke paralajmëruar vazhdimisht se Kurti rrezikonte marrëdhëniet me aleatin kryesor. Por rezultati i zgjedhjeve tregon se kjo retorikë nuk ka efektin e mëparshëm”, nënvizon FAZ.

FAZ thekson se Osmani ka përdorur historinë e pro-amerikanizmit të Kosovës për të argumentuar rëndësinë e partneritetit me SHBA.

“Kur Kosova ishte ende e okupuar nga Serbia, shqiptarët morën vetëm rezoluta nga OKB-ja: ishin vetëm disa fletë letre, fjalë – por asnjë veprim. Vetëm kur erdhën SHBA-të, ata bashkuan botën për të na ndihmuar. Për Kosovën, historikisht ka qenë vendimi i duhur t’i bashkohemi SHBA-së. Ne besojmë në udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara”, ka cituar FAZ një pjesë të intervistës së Osmanit për BBC.

Sipas FAZ, përpjekjet e Osmanit kanë hasur një reagim të përzier në Kosovë. Disa e kuptojnë se vendi nuk mund të injorojë Uashingtonin, ndërsa të tjerë kritikojnë një afërsi të tepruar. Bazat ushtarake si Bondsteel konsiderohen një garanci për sigurinë e vendit dhe një pengesë ndaj kërcënimeve të mundshme nga Serbia.

“Gjatë mandatit të parë të Trump-it, kur Kurti kundërshtoi një ‘marrëveshje paqeje’ të përgatitur shpejt nga i dërguari Richard Grenell, kërcënimi për mbylljen e Bondsteel u përdor si presion. Kjo çoi në rrëzimin e qeverisë së parë të Kurtit. Disa në Kosovë shohin në veprimet e Osmanit jo vetëm servilizëm, por realpolitik të zgjuar”, ka shkruar tutje FAZ.

Në fund, gazeta gjermane ka rikujtuar se si Osmani në një intervistë në vitin 2019 për FAZ kishte thënë se për të është e rëndësishme që në fund të mandatit ta lë mesazhin se ‘asnjë vajzë apo grua në Kosovë të mos besojë më se është në ndonjë mënyrë inferiore’.

Artikulli i FAZ përmbyllet duke theksuar: “Në përpjekjen e saj për një mandat tjetër, Osmani po demonstron këto ditë në sy të shumë kosovarëve se ajo në të vërtetë mundet gjithçka që bëjnë burrat – edhe të jetë pa shtyllë kurrizore për hir të karrierës politike”.
Përktheu:Flori Bruqi

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shumë pak e besueshme…
    Po Parlamentit Evropian që u ngritën në këmbë me duartrokitje për Vjosa Osmani-Sadriu. A thua edhe këtu, Rama paska ndërhyrë?!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu