Eliot Engel dhe Harry Bajraktari, një bashkëpunim që fuqizoi zërin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shkrime relevante

“Në emër të popullit serb” e Lista Serpska, e deri te  “Republika e Tretë”

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina ____ E para, situata e re...

Votimi i sotëm në Kuvend, një hap drejt zgjedhjeve!

Albulena Haxhiu, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, që u zgjodh sot... Florim...

Pse dy standarde për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës?

Nga: MSc. Adem Lushaj, drejtor i Shoqata e Intelektualëve të Pavarur...

PISA nuk është vetëm notë për nxënësit, është radiografi e një shteti që po mbetet pa dije

Agim Vuniqi, Vashington _____ Rezultatet e PISA-s nuk janë thjesht një renditje ndërkombëtare...

Ibrahim Kelmendi për “spiunët brenda ilegales”, akuza e dosje

https://www.youtube.com/watch?v=Y1NxiPWLMLQ&fbclid=IwY2xjawUOn19wZG9mBWV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR4PVlgMjuMVgUZ3il9b89VaToQwHuophzz--1K7o2ZBr0iQ1mQS8zcP4Yii9w_aem_ht0yEXPLN4zZTyDZ3pBdbA

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli

Ndarja nga kjo jetë e kongresistit Eliot Engel ka rikthyer në vëmendje jo vetëm figurën e një miku të madh të shqiptarëve, por edhe bashkëpunimin e tij të vyer me përfaqësues të shquar të diasporës, mes tyre edhe aktivisti dhe biznismeni i dalluar shqiptaro-amerikan, Harry Bajrkatari. Ky bashkëpunim, i ndërtuar mbi përkushtim dhe vizion të përbashkët, ishte një shtyllë e rëndësishme në promovimin e çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte një kohë kur politika amerikane dhe veprimtaria e diasporës shqiptaro-amerikane u bashkuan në një aleancë të fortë për Kosovën dhe çështjen kombëtare shqiptare, në përgjithsi. Bashkëpunimi mes Eliot Engel dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari përbën një kapitull të rëndësishëm në historinë e angazhimit të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Në një periudhë kur çështja e Kosova kërkonte mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, ky bashkëpunim u shndërrua në një urë lidhëse mes komunitetit shqiptaro-amerikan dhe vendim-marrësve politikë në amerikane niveleve më të larta të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara.

Harry Bajraktari, si një nga zërat më aktivë të diasporës shqiptaro-amerikane dhe botues i gazetës “Illyria”, luajti një rol të rëndësishëm në organizimin dhe mobilizimin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Përmes aktiviteteve të shumta, lobimit dhe informimit të vazhdueshëm, me shumë të tjerë aktivistë, ai ndihmoi që çështja shqiptare e sdiomos çeshtja e Kososvës, të fitonte vëmendjen e duhur në qarqet politike amerikane.  Në këtë kontekst, Eliot Engel u bë një aleat i palëkundur. Ai dëgjonte dhe merrte seriozisht shqetësimet e komunitetit, duke i reflektuar ato në qëndrimet dhe iniciativat e tij prej ligjvensi në Kongres. Bashkëpunimi i tij me Bajraktarin dhe figura të tjera të diasporës ndikoi drejtpërdrejt në forcimin e mbështetjes amerikane për ndërhyrjen e NATO kundër regjimit terrorist sllavo-komunist të Slobodan Milosheviçit.

Ky partneritet nuk ishte vetëm politik, por edhe strategjik. Bajraktari dhe komuniteti që ai përfaqësonte ndihmonin në artikulimin e qartë të kërkesave dhe prioriteteve të shqiptarëve, ndërsa kongresiosti Engel i shndërronte ato në veprim konkret në arenën politike amerikane dhe më gjërë.  Përmes takimeve, aktiviteteve dhe komunikimit të vazhdueshëm, të dy kontribuan në krijimin e një fryme bashkëpunimi që ndikoi në mënyrë të qëndrueshme në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, si asnjë hetë më par në histlorinë e marrëdhënieve midis dy kombeve tona. Ata dëshmuan se kur diaspora është e organizuar dhe e lidhur me përfaqësues të fuqishëm politikë, ajo mund të luajë një rol vendimtar në çështje ndërkombëtare.

Sot, bashkëpunimi i ngusht gjatë dekadave të kaluara mes Eliot Engel dhe Harry Bajraktarit mbetet një shembull i qartë i fuqisë së unitetit dhe i ndikimit që mund të ketë një komunitet i angazhuar në mbrojtjen e interesave kombëtare. Shpresojmë që trashëgimia e tyre vazhdojë të frymëzojë breza të rinj në diasporë për të ndjekur të njëjtin rrugëtim të përkushtimit dhe veprimit.

Ky bashkëpunim është një dëshmi e qartë se kur përfaqsues të  politikës amerikane dhe përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan bashkohen për një ideal të drejtë, ndikimi i tyre mund të jetë i jashtëzakonshëm. Trashëgimia e Engel dhe kontributi i Harry Bajraktarit mbeten një frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm edhe në forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu