Hijet e ndikimit rus dhe bllokadat politike në Ballkan

Shkrime relevante

Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Foto nga Strasburg-u ____ Nga: Adem Lushaj  ____ Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku...

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Agim Ramadani, Vëllai i shpirtit, agimi që nuk perëndon kurrë !

Sak Muji, Zvicër - Rugovë PËRGJIGJE NGA ZEMRA PËR MOTRËN TIME TË...

Shpërndaj

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë

Narrativa dominuese në diskursin perëndimor shpesh sugjeron se ndikimi i Rusisë në Europën Juglindore, e e theks në hapësirën post-jugosllave, është në rënie dhe se kapaciteti i saj për të ndërhyrë drejtpërdrejt në proceset politike është i kufizuar. Megjithatë, zhvillimet e fundit në Slloveni, Maqedonin e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë sfidojnë këtë lexim të thjeshtuar.

Zgjedhja e një kryetari të parlamentit slloven me qëndrime të hapura pro-ruse, si rasti i Zoran Stevanoviqit, sugjeron se ndikimi rus nuk operon më përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta klasike, por përmes instrumenteve më subtile të ashtuquajturës “fuqi e butë”. Kjo formë ndikimi synon të depërtojë në diskursin publik, të ndikojë në opinionin qytetar dhe të krijojë hapësira për aktorë politikë që artikulojnë narrativa alternative ndaj orientimit euro-atlantik.

Në këtë kontekst, Ballkani mbetet një terren veçanërisht i ndjeshëm. Ndikimi rus është i pritshëm në vende si Serbia apo në entitete si Republika Srpska [në Bosnjë], ku ekzistojnë lidhje historike, kulturore dhe politike. Po ashtu, ai është i pranishëm në forma të ndryshme edhe në Maqedonin e Verut, në Malin e Zi dhe në segmentet serbe të shoqërive në rajon.

Por shfaqja e këtyre tendencave në një vend si Sllovenia – një demokraci e konsoliduar, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, me politika të avancuara kundër dezinformimit – sinjalizon një dimension më të gjerë të kësaj influence. Ajo tregon se “fuqia e butë” ruse nuk kufizohet vetëm në zonat gri të Ballkanit, por synon edhe hapësira që konsiderohen të stabilizuara.

Ky zhvillim merr një rezonancë të veçantë kur shihet paralelisht me dinamikat politike në Kosovë. Bllokadat e fundit në Kuvend, konkretisht në procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të ri të Gjykatës Kushtetuese, ku opozita (PDK, LDK, AAK) votoi në të njëjtën linjë me Listën Serbe, duke bllokuar procesin, kanë ngritur pikëpyetje serioze për natyrën e këtyre aleancave taktike.

Në mënyrë të ngjashme, edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës po përballet me pengesa politike që rrezikojnë të prodhojnë një krizë institucionale. Këto zhvillime nuk mund të reduktohen dhe t’i faturohen automatikisht vetëm ndikimit të jashtëm; ato kanë edhe shkaqe të brendshme, që lidhen me rivalitetet politike dhe kalkulimet elektorale. Megjithatë, përputhja e tyre me interesat strategjike të aktorëve të jashtëm mbetet një element që kërkon vëmendje.

Reagimet pozitive ndaj zhvillimeve në Slloveni në qarqe të caktuara në Serbi dhe në hapësirën mediatike ruse sugjerojnë ekzistencën e një ekosistemi narrativ që mirëpret çdo devijim nga orientimi euro-atlantik. Në këtë kuptim, ndikimi nuk manifestohet domosdoshmërisht përmes kontrollit të drejtpërdrejtë politik, por përmes krijimit të klimave të favorshme dhe amplifikimit të tensioneve ekzistuese.

Sfida kryesore për vendet e rajonit nuk është vetëm identifikimi i këtij ndikimi, por ndërtimi i mekanizmave të brendshëm të rezistencës demokratike dhe vigjilencës qytetare përgjithësisht. Institucionet funksionale, transparenca politike dhe kohezioni shoqëror mbeten mburoja më efektive ndaj çdo ndikimi të jashtëm, pavarësisht burimit të tij.

Në fund, rasti i Sllovenisë dhe zhvillimet në Kosovë shërbejnë si një kujtesë e qartë: ndikimi gjeopolitik nuk është gjithmonë i dukshëm, por shpesh vepron në mënyrë të tërthortë, përmes krizave të brendshme dhe dobësive strukturore. Dhe pikërisht aty ku këto dobësi janë më të theksuara, hapësira për ndërhyrje bëhet më e madhe.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu