Nga Kuvendi te pasarela: kur deputetët harrojnë se ku ndodhen — Shalë jashtë, dinjitet jashtë? Çfarë po ndodh me Kuvendin e Shqipërisë?

Shkrime relevante

Misioni i dashurisë

Atdhe Geci ____ MISIONI I DASHURISË ____ Dashuria për atdheun nuk mund të gjykohet, as...

Konceptet mbi të vjetrën dhe të renë

Fahri Dahri, Tiranë Me koncept sipas fjalorit kuptohet: “Formë themelore e mendimit,...

Politikanët idiotë shkatërruan arsimin?!

MSc. Adem Lushaj, Deçan PISA – Politikanët Idiotë Shkatërruan Arsimin?! (Një pyetje...

Pse nuk arrestohet Naim Tërnava? Pse nuk hetohet BIK-u?

Blerim Nika, Zvicër Nga mbi 800 xhami në Shqipëri, mbi 600 janë...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli

Ndonese jam ne plazh per nje jave, ishin deputetet e Kuvendit te Shqiperise qe me frymezuan per kete shenim. Sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë nisi, por disa prej përfaqësuesve të popullit duket se kishin vendosur qe ne vend te perfaqsimit te popullit, të na kujtonin se parlamenti shqiptar mund të shërbejë edhe si pasarelë  ose plazh.

Në vend të kostumeve dhe veshjeve që lidhen tradicionalisht me një institucion shtetëror, pamë deputetë me shalë të shkurtra, sikur sapo kishin dalë nga plazhi apo nga një shëtitje verore. Ndoshta dikush do të thotë se kjo është “modë”, “modernitet” apo “liri personale”. Mund të jetë. Por ka një pyetje shumë më të thjeshtë: A ka më rëndësi se çfarë duan të veshin deputetët, apo ku dhe për çfarë arsye janë zgjedhur?

Nuk është fjala për moralizim dhe as për të diktuar se si duhet të vishet një qytetar në jetën e tij private. Secili është i lirë të vishet si të dëshirojë, natyrisht. Por Kuvendi nuk është hapësirë private. Është institucioni më i rëndësishëm përfaqësues i vendit.

Kur një deputet hyn në sallën e parlamentit, ai nuk hyn vetëm si individ. Hyn si përfaqësues i mijëra qytetarëve që i kanë dhënë votën. Për këtë arsye, edhe paraqitja e jashtme është pjesë e respektit për institucionin.

Dhe këtu problemi bëhet më i madh se një palë shalë. Sepse ajo që shohim në pamjen e jashtme shpesh është vetëm simptomë e një problemi më të thellë: rënies së standardeve morale,  institucionale dhe të kulturës së përgjegjësisë publike.

Një parlament nuk bëhet modern duke braktisur etikën. Nuk bëhet evropian duke kopjuar çdo modë të rrugës. Dhe nuk bëhet demokratik duke harruar se demokracia kërkon edhe përgjegjësi.

Shqiptarët kanë probleme të mëdha: korrupsionin, drejtësinë, emigracionin, varfërinë, demografinë, arsimin, shëndetësinë dhe perspektivën evropiane të vendit. Shqipëria nuk mund të hyjë në Evropë vetëm me fjalë, ndërsa institucionet e saj shfaqin mungesë të standardeve elementare të seriozitetit dhe etikes.

Nderkaq, qytetari shqiptar qe sheh Kuvendin pret të dëgjojë debate serioze, argumente dhe zgjidhje. Ose të pyesë veten: “A kemi ardhur në parlament apo në plazh?” Nje shfaqje e turpshme kombetare.

Kjo mund të duket si një çështje e vogël. Por institucionet e mëdha ndërtohen edhe nga gjëra që duken të vogla. Respekti për institucionin fillon nga detajet. Kuvendi i Shqiperise nuk eshte lokal nate dhe as nje podium mode.

Dhe nëse përfaqësuesit e popullit nuk e kuptojnë këtë, atëherë nuk është çudi që edhe qytetarët ta humbin respektin për institucionin.

Shqipëria nuk ka nevojë për një parlament që të tërheqë vëmendjen me shalët e deputetëve. Ka nevojë për një parlament që të tërheqë vëmendjen me punën e deputetëve te vertete dh jo te despoteve te zgjedhur.

Prandaj nuk eshte e tepërt të kërkohet që edhe në Shqipëri të kuptohet se Kuvendi nuk është pronë personale e deputetëve. Është shtëpia e përfaqësimit të popullit.

Kjo është diferenca midis një institucioni serioz dhe një shfaqjeje. Dhe shqiptarët meritojnë më shumë se një shfaqje nga perfaqsuesit e tyre ne Kuvendin e Shqiperise.
At Gjergj Fishta: “Njerzit e shtetit, nuk jane Shqipnia”.

1785406122237.jpeg476857196_939829531594044_1183549060172568358_n.jpg

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu