A janë sulmuesit e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, injorant apo idiot?

Shkrime relevante

A mund të ma shpjegojë dikush pse veteranët e UÇK-së po dalin në protestë?

Korab Rashiti A mund të ma shpjegojë dikush pse veteranët e UÇK-së...

A janë sulmuesit e Gjykatës Speciale me seli në Hagë, injorant apo idiot?

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Injorantë APO idiotë - sulmuesit e "gjykatës speciale"(?) Fillimisht, “provokimi”...

Simbolet e luftës dhe loja e politikës

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR SIMBOLET E LUFTËS HYJNË NË...

Një Gjykatë Speciale dhe një krim i pazbuluar për të cilin nuk u dënua askush

Gjergj Kabashi ___ Ragip Rugova është politolog nga Prishtina. Në analizën e tij...

Gjykata Speciale ishte kërkesë eksplicite e miqëve dhe aleatëve tanë perëndimorë

Afrim Musliu, Suedi Çdo e keqe i ka edhe të mirat e...

Shpërndaj

Injorantë APO idiotë – sulmuesit e “gjykatës speciale”(?)
Fillimisht, “provokimi” im: iu gëzova verdiktit të djeshëm të trupit gjykues, i cili e demantoi dhe e diskreditoi Raportin e Dik Martit, duke i cilësuar krimet e kryera nga pjesëtarë të UÇK-së vetëm si krime individuale, e jo si krime të UÇK-së.
Kam keqardhje për katër të dënuarit, nëse ndonjërit prej tyre mund t’i jetë atribuar ndonjë krim që nuk e ka kryer. Por, për mua, prioritet ishte që të mos gjykohej Lufta jonë çlirimtare.
Këtë e theksoi në mënyrë eksplicite, që në fillim, kryetari i trupit gjykues, Amerikani Smith, kur prezantoi përmbledhjen e aktgjykimit. Po e citoj:
“Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur.” (Pika 5 e “Përmbledhjes së Aktgjykimit”, KSC-BC-2020-06)
Po e bëj “provokimin” tim edhe më provokues: për dallim nga akuza e ZPS-së dhe e trupit gjykues, qysh nga vera e vitit 1996 kam akuzuar se në komanda kryesore të UÇK-së ishte penetruar banda komplotiste (e Rognerit), e përbërë nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi & Co. Kjo e vërtetë e hidhur i ka zemëruar edhe tifozët e asaj bande. Prandaj, si taktikë mbrojtëse, ata manovronin me gënjeshtra të tipit: “Akuzat kundër liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçit me shokë, janë akuza kundër UÇK-së”.
Fatkeqësisht, edhe dje tifozët e asaj bande e përjetuan në këtë mënyrë verdiktin e trupit gjykues dhe u përpoqën të nxisnin trazira në shtetin tonë. Por përfunduan me një cunami në legen.
Uroj që Gjykata e Apelit ta shqyrtojë verdiktin e djeshëm (16 shtator 2026) dhe të kemi një vendim sa më të drejtë e sa më ligjor: të akuzuarit të dënohen vetëm për ato krime individuale që mund t’i kenë kryer, qoftë edhe në bashkëpunim si bandë.
***
Moti nuk kam dëgjuar apo lexuar vlerësime se UÇK-ja dhe Lufta e saj Çlirimtare ishin komprometuar e diskredituar kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e miratoi Raportin e parlamentarit zviceran Dik Marti, më 14 dhjetor 2010.
Në atë kohë, APKE-ja kishte 47 shtete anëtare, të cilat delegonin 318 parlamentarë. Shqipëria përfaqësohej me katër parlamentarë, dy nga pozita dhe dy nga opozita.
Votimi i rezolutës për ngritjen e institucioneve që do të hetonin dhe gjykonin akuzat e përfshira në Raportin e Dik Martit u zhvillua më 25 janar 2011. Rezultati ishte: 169 vota pro, 8 kundër dhe 14 abstenime. Nuk morën pjesë 127 parlamentarë. Fatkeqësisht, rezoluta u miratua nga shumica e anëtarëve të pranishëm.
Atëherë na mungoi kuraja për reflektim: pse vetëm dhjetë vjet pas çlirimit ndodhi që edhe parlamentari zviceran Dik Marti të mbante një qëndrim kaq agresiv ndaj Kosovës? Pse ai dhe 169 parlamentarë evropianë përkrahën një rezolutë të propozuar nga delegacionet e Rusisë dhe Serbisë?
Meqë SHBA-ja e përjetoi këtë rezolutë si komprometim edhe të Aleancës NATO, u angazhua që institucionet që po kërkoheshin nga APKE-ja për hetimin dhe gjykimin e këtyre akuzave të formoheshin në kuadër të juridiksionit të Republikës së Kosovës dhe jo nga OKB-ja. Në këtë qasje SHBA-ja u mbështet edhe nga Bashkimi Evropian.
Fatmirësisht, Kuvendi i Kosovës e votoi kërkesën e SHBA-së dhe të BE-së për themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas meje, meritorët kryesorë për këtë ishin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Ndërsa përkrahësit e hapur ose të kamufluar të Rusisë dhe Serbisë, si dhe deputetët destruktivë, ishin kundër propozimit të SHBA-së dhe BE-së.
Financimin e këtyre institucioneve, por edhe një pjesë të kuadrove, e siguruan BE-ja, SHBA-ja, Britania e Madhe, Zvicra, Norvegjia dhe Turqia. Sipas rezolutës, financim do të duhej të jepnin të gjitha 47 shtetet anëtare të APKE-së, por kjo nuk ndodhi, pasi shumë prej tyre ishin kundër që “Gjykata Speciale” të funksiononte si institucion i Republikës së Kosovës.
Njerëz të mirë, gëzohuni që trupi gjykues dje nuk e gjykoi UÇK-në dhe Luftën tonë Çlirimtare, siç kërkohej nga Raporti i Dik Martit, siç kërkonin parlamentarët serbofilë evropianë dhe siç do të dëshironin edhe disa shqipfolës hibridë që kamuflohen edhe pas emblemës së UÇK-së.
***
Këtu “përmbledhja e aktgjykimit” të djeshëm (16.09.2026):

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu