Loti i Nënës

Shkrime relevante

Kush janë pretendentët për President dhe Kryeministër të Serbisë

Flori Bruqi,Prishtinë Serbia është duke pritur ende përcaktimin zyrtar të qeverisë së...

Institucionet e shtetit laik nuk duhet të heshtin para ritualeve fetare!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Është e tmerrshme të shohësh se si, gjatë...

Misteri i trangujve, bananeve dhe patëllxhanëve të zinj!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ Gjithmonë më ka munduar një...

A mos jemi ne Kandahar?!

Alberto Leka, Prishtinë ____ Ajo që po ndodh në Kuvendin e Republikës së...

Shpërndaj

Enver Dugolli, Prishtinë

Përkundër angazhimeve dhe rutinave ditore, sot e vizitova nënën.
Në një bisedë të shkurtër, ajo më foli me dhimbje për dënimet e shqiptuara ndaj katër drejtuesve të lartë të UÇK-së.
“Kam qarë me lotë kur i dëgjova ato dënime o bir. M’u dhimbsën shumë ata dhe familjet e tyre.”
E kuptova lotin e saj. E njoh atë dhimbje. E di çfarë do të thotë të dëgjosh një dënim që rëndon mbi ty, mbi familjen tënde dhe mbi vitet e jetës që t’i merr burgu.
E qetësova duke i thënë:
“Nënë, ende nuk ka përfunduar gjithçka. Ka edhe apel. Shpresa mbetet.”
Më shikoi në sy. Në atë shikim kishte shpresë, por edhe shumë dhimbje e dyshim.
Pastaj tha:
“Ishalla, o bir… Serbia na ka shumë borxh!”
Ajo e lidh secilin dënim të luftëtarëve me dënimet, burgjet, vrasjet dhe vuajtjet e shumta që Serbia ua ka shkaktuar shqiptarëve.
Nuk i thashë asgjë më shumë. Nuk i thashë se, fatkeqësisht, këtë gjykatë e kanë votuar edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Nuk desha t’ia rëndoja edhe më shumë shpirtin.
Në thelb, nëna po e kupton diçka tjetër: se dhimbja e shkaktuar nga Serbia ende nuk është shuar dhe se plagët e së kaluarës vazhdojnë të dhembin.
Këto pak fjalë të nënës mbajnë brenda një histori të tërë. Historinë e vuajtjeve, burgjeve, luftës, humbjeve dhe padrejtësive që kanë përjetuar shqiptarët.
Loti i nënës nuk është vetëm lot dhimbjeje.
Është edhe lot kujtese.
Është lot shprese.
Ndërsa lutja e saj, si lutja e shumë nënave shqiptare, mbetet e njëjtë:
Ishalla, o bir…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu