KDI: Vendimi i sotëm i Qeverisë të pasohet me aplikimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Serbisë

Shkrime relevante

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Agim Ramadani, Vëllai i shpirtit, agimi që nuk perëndon kurrë !

Sak Muji, Zvicër - Rugovë PËRGJIGJE NGA ZEMRA PËR MOTRËN TIME TË...

Bejtush Peci – Zhazha, barrikadat dhe “Shtëpia e Bardhë”

Sak Muji, Zvicër , Rugovë ____ (Ish Sylë Mujaj, i burgosur politik 1981–1990) BEJTUSH...

Shpërndaj

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet që ndërlidhen me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me targat e përkohshme për veturat e Serbisë të cilat qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ky vendim është në frymën e zbatimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë, e nënshkruar në Bruksel në vitin 2011, si dhe dakordimeve tjera mes dy shteteve në vitet pasuese lidhur me këtë çështje. Marrëveshjet në fjalë ia njohin palës kosovare zbatimin e regjimit të tabelave të përkohshme të automjeteve me targa serbe, që si praktikë është zbatuar nga Serbia prej vitit 2011 ndaj automjeteve me targa kosovare që udhëtojnë në territorin e Serbisë.

KDI kërkon nga Qeveria që përveç vendimit për aplikimin e targave të përkohshme, të fillohet me zbatimin e provizioneve tjera të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë, të cilat parashohin lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje për shtetasit e Serbisë që udhëtojnë në Kosovë, ashtu siç veprohet nga ana e autoriteteve serbe në raport me shtetasit e Kosovës, të cilat udhëtojnë në ose nëpër Serbi.

KDI konsideron se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe marrëveshjes finale për njohje reciproke me Serbinë arrihet vetëm nëse dy vendet tregojnë përkushtim në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, e që në esencë synojnë lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në Kosovë e Serbi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu