Kuvendi i Kosovës nuk është tribunë e propagandës religjioze islamike, qysh mendon deputeti islamist-neoosmanli Osman Musliu!

Shkrime relevante

Kuvendi i Kosovës nuk është tribunë e propagandës religjioze islamike, qysh mendon deputeti islamist-neoosmanli Osman Musliu!

Alberto Leka, Lëvizja e Deçanit, Prishtinë ____ Është turp që një tragjedi e...

Sadri Ramabaja thotë se ka marrë fund epoka e Vuçiqit, fitoi nacionalizmi modern (video në YouTube)

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwY2xjawVNU71leHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR6E-SlAgGodtg6WpBzrAKqIidMLfSLRwFJrdYNwZ9ECCaep3sWGa6s_RojGxg_aem_zZbSVAkwroQxt05M7v3hhw&v=DI5dPDPDUdY&feature=youtu.be

Dhuna ndaj grave – rasti i Arlinda Zekajt, këmbanë alarmi për shoqërinë dhe shtetin tonë

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Rastet e përsëritura të dhunës ndaj grave,...

“Bilbili i mallit”, roman që nuk t’i ndalë lotët gjatë gjithë leximit

Gani I. Mehmeti ROMAN QË NUK T’I NDALË LOTËT GJATË GJITHË LEXIMIT Zymer...

Pse, moj e mjera Dardani?

Mirushe H. Musa, Gjermani ____ PSE, MOJ E MJERA DARDANI? Pse, moj e mjera...

Shpërndaj

Është turp që një tragjedi e rëndë, siç është vrasja makabre e një gruaje, të shfrytëzohet për të promovuar mesazhe fetare dhe për të fituar poenta politike në emër të fesë.
Fjalimi i djeshëm i deputetit Osman Musliu në Kuvendin e Republikës së Kosovës ngre një çështje thelbësore: A është Kuvendi vendi për përhapjen e mesazheve fetare, apo institucioni ku duhet të diskutohen ligjet, drejtësia dhe përgjegjësia shtetërore?
Kuvendi i Kosovës pra nuk mund të jetë qysh mendon deputeti islamist-neoosmanli Osman Musliu, një arenë për përhapjen e propagandës panislamike!
Se Kosova nuk është dhe nuk mund të jetë vend islamik, por një shtet laik europian që banohet nga mbi 97 për qind shqiptarë!
Kosova është shtet laik. Kuvendi përfaqëson të gjithë qytetarët, besimtarë të feve të ndryshme dhe njerëz pa përkatësi fetare. Prandaj, askush nuk duhet ta trajtojë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit si tribunë për promovimin e bindjeve të veta fetare.
Vrasja e një gruaje kërkon drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna. Ajo nuk duhet të shndërrohet në mjet për propagandë fetare, për të imponuar autoritetin e figurave fetare apo për t’i hedhur hi syve të qytetarëve me retorikë që shmang thelbin e problemit.
Respekti për besimin është çështje individuale. Por shteti, ligji dhe institucionet publike nuk mund të vihen nën autoritetin e fesë. Në një republikë laike, deputetët duhet të flasin në emër të Kushtetutës, të drejtësisë dhe interesit të përgjithshëm, jo të përdorin tragjeditë njerëzore për të forcuar narrativa fetare.
Askush nuk po ia mohon askujt të drejtën të besojë dhe ta praktikojë fenë e vet. Por askush nuk duhet të pretendojë se kritika ndaj përdorimit të fesë në politikë është sulm ndaj besimtarëve.
Një grua është vrarë. Ajo që kërkohet është drejtësi, jo predikim; përgjegjësi, jo propagandë; veprime konkrete, jo shfrytëzim i dhimbjes për poenta politike e fetare.
Kosova ka Kushtetutën e saj, institucionet e saj dhe rrugën e saj si shtet laik. Këtë parim duhet ta respektojnë të gjithë, pa përjashtim!
Feja është e drejtë personale. Kuvendi është institucion i shtetit. Mos i ngatërroni!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu