Politika dhe arsimi nuk guxojnë të konfrontohen në shoqërinë liberale

Shkrime relevante

SHBA dhe Shqiptarët, një partneritet që duhet vlerësuar me dinjitet dhe realizëm

Safet Sadiku, Zvicër Të kritikosh dhunën nuk do të thotë të sulmosh...

Kthemë në fole, poezi e Arif Ejupit

KTHEMË NË FOLE (Kushtuar veprimtarit të paepur në mërgim, Adem Islami-Stanishori) Merri eshtrat...

Politika dhe arsimi nuk guxojnë të konfrontohen në shoqërinë liberale

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë NË FOKUS KOSOVA Politika… Politika ka lindë atëherë kur njeriu...

1928 / Ura e Zogut mbi lumin Mat — Rrëfimi ekskluziv i Erwin Schnitter, inxhinierit zviceran që drejtoi punimet për ndërtimin e saj

Burimi: Schweizerische Bauzeitung, 21 korrik 1928, f. 30–34. Nga Aurenc Bebja*, Francë...

Shpërndaj

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

NË FOKUS KOSOVA

Politika…

Politika ka lindë atëherë kur njeriu ka filluar të përballët me natyrën. Pastaj përballja ka mbetur permanente edhe me qenjet e llojit të vet.Historikisht nuk dihet a më parë ka lindur nevoja për arsimim apo për politikë, apo për rreligjioni, ose të gjitha së bashku. Por këto dy koncepte e kanë rënduar jetën e njeriut herë duke u konfrontuar me njërën e herë me tjetrën, e gati më shumë mendjet e ndirtura janë konfrontuar me të dya, sa që ka ngja që i dituri të përfundojë i hudhur edhe në zjarr por nuk e ka ndryshuar bindjën për mësimet e tij.Në këtë botë të padrejtësisë, në anën tjetër, nuk dihet se sa ligje janë krijuar që t` ua caktojnë njërës dhe tjetrës palë pozitat dominuese.Shqiquar kështu atëherë fuqia nuk guxon të arbitrojë në dëm të njërës apo palës tjetër. Ndërsa, një fakt dihet se veprimi i përshtatjës duke e përdorur forcën, në të shumtën e rasteve ka patur sukses. Nëse i shiqojmë proceset shoqërore historikisht njeriu i lirë dhe aktiv në shkallë përmamente ka qenë në armiqësi me politikën. Por jo më pak ishte dhe njeriu i ditur qëndron në konflikt me rreligjionin. Në lidhje me këtë një palë njerëzish të shkolluar, jo nga fillimi pretendojnë të pozicionohën se janë pronar të rreligjionit, ose janë dhuronjës të lirisë përmes pozitës së forcës politike dhe klasore. Kështu si janë krijuar shoqëritë njeriu ka ardhur në pozitë që politikën ta pranojë në saje të forcës për t` ia lehtësuar veti jetën. E kundërta, duke u ngjizuar në politikë njeriu alternativisht ka ardhur deri te një pozitë që mos të shef fortë afër, por edhe mos të lodhët për të parë pa “syze” (lexuar) largë. Ky faktor e ka detyruar njeriun ta krijojë alfabetin dhe numrat si dhe format me të komplikuara të realitetit që këto dy botëra komplementare i krijojnë lehtësira në jetën e jetuar.Po njeriu i urtë dhe intelegjent duhet drejtojë aftësinë e vet andej kah hapërohet jo pa vështërsi gjithnjë duke hulumtuar,pra të hapërohet andej kah është shumë vështirë të depërtohet.E depërtimi ndodhë vetëm duke u arsimuar pa asnjë lakim, ka thën i famëshmi Sami Frashëri.

Arsimimi…

Në procesin historik duke hulumtuar gjithnjë janë paraqitur para njeriut sapiens edhe armiqësitë që e pengojnë arsimimin. Në këtë fushë arsimimi ka luajtur një rrol të pazavendsueshëm për progres të individit po edhe të shoqërisë që trasformohet. Prandaj, shtrohet pyetja: Çka ka ndodhë me ato grupacione popujsh apo grupesh etnike kur u mohohet arsimimi dhe trasformimi?

Shumë herët në histori ato grupacione njerëzish që kanë krijuar identitet gjuhësor, jetësor dhe ekonomik, arsimimin do ta kenë përqafuar pa hezitim sepse truri i njeriut e shpje në atë rrugë, për të mundur për t` i përballuar veshtersitë që i sjellë jeta dhe natyra në përgjithësi. Prandaj lufta nga fillimi nuk është zhvilluar me mjete vrasëse, por me mjete dinakërie se bje fjala dobësimi i palës tjetër që mos të vjen deri te një shpikje, sepse duhej ruajtur për të dominuar përmes saj (tij). Besoi se as bombat nukleare e as raketat nuk e dëmtojnë njeriun sa e përulë dhe e kompromiton injoranca-mosarsimimi, përkatësisht dobësimi i kualitetit arsimimit.

Sot arsimimi oriental për dallim nga ai oksidental kanë ndryshime thelbësore, sepse orientalin në të kaluarën e përshkonte skajshmërisht dembelia dhe kënaqsia me realitetin në të cilin gjallëronte.Dhe ky fakt nuk është bërë zakon, por ves i ligë dhe primitiv. Pra lufte për dituri duhët konsideruar si luftë për ekzistencë dhe largim nga injoranca. Kështu në proces, provimet dhe kualiteti i dobët ndikojnë kur mjekut të padishëm i vdesin pacienët,ndërsa ndërtesat  e arqitektit të dobët rrëxohen sepse ai i ka marrë notat në provime pa meritë; ekonomisti i paditur do ta rrënojë çdo kompani nëse nuk ka die për ta menagjuar; paratë finansuesit i humbin sikur mos të ishin fare sepse drejtuesit e prodhimit janë analfabet; sepse drejtësia në shoqëritë ku sundon anarkia, nepotizmi dhe korrupsioni janë largë një kriteriumi që ka treguar shembuj se meritojnë të ligjësohën.Pra njeriu që  nxjerr ligje nga praktika, është shumë më i dobishëm se çdo teori e komplikar apo filozofi që lind nepër kabinete, pa u përputhë me ligjet e natyrës dhe të shoqërisë.Pra nuk mund të flitët për rrevolucion të vërtetë në shkencë pa i njohur mirë e në harmoni e kundrërthënje ligjete natyrës dhe të shoqërisë.

Sot kur sistemi i arsimimit në Republikën e Kosovës është në pozitën e fundit sipas PISA-s. Atëherë ekspertët dhe Ministria duhet urgjentisht të mirrën me çështjen. Po kah t` ia fillohet është pyetja sepse shumë procese edukativo arsimore janë pshtjelluar duke eksperimnetuar pa një studim rrënjësor shkencor gnosologjik. Në lidhje me këtë, së pari duhet konkluduar se çka është e nevojëshme, pastaj çka është e demosdoshme dhe në fund çka është e pashmagëshme për të krijuar një sistem që krijon rrezultate. Po prej cilës pozitë të fillohët. Prap janë ekspertët ata që duhet të prijnë dhe të caktojnë rrugën. E nëse nuk mundemi për t` i ndryshuar prindët, as nxënsit, atëherë rrugëdajla kërkohët që të ndrrohën arsimtarët (!).E kur as këta nuk janë fajtor, ku flen faji. Te çiftelia apo te këngëtari, që kënga nuk ka dalur si e meriton populli. Po nëse i qasemi punës me përkushtim dhe së mbari në qëllime, nuk është vështirë për ta zbuluar rrugën edhe nëse ajo kushton. Duhet pra të hulumtohën faktorët që janë të tepërt dhe që e pengojnë procesin e arsimimit modern, të gjallë dhe aktiv.E ai proces që po pengon arsimimin progresiv është askush tjetër, përpos TELEFONI celular (një çpikje epokale),por që është bërë smundje gati e pasherueshme për gjeneratën. E për t` u larguar nga përdorimi i tepruar i tij sikur kërkohet një diagnozë nga akspertët e shkollimit, e ajo diagnozë nuk mund të zbulohët pa dhimbje të mëdha në relacionin e trekëndshit: nxënsi, prindi, arsimtari, gjithnjë për ta tejkaluar një pengesë që është krijuar si medikament varëse, shumë çudibërëse, sepse në esencë telefoni është një progres, por përdorimi i tepruar është ekvivalensë e anarkisë, në mënyrë që përdorimi duhet t` i nënshtrohet një kulture, ligji shtetëror.

I thash këto konkluza duke patur për bazë faktin se: Sistemi edukativo arsimor prishet vetëm nëse i mohohet kritika objektive edhe ndaj atyre ekspertëve që e njohin anatominë e problemit. Nuk besoi që Kosova me pak angazhim do të largohet nga kjo pozitë sepse populli jonë është i etshëm për dituri dhe arsimim të dlirë, por që oksidentalizmin aksidentalishtë e kultivon.

Populli…

Kur një populli i mohohet (ndalohet) shkollimi, atëherë ai është dy herë i robëruar. Së pari se nuk ka mundësi të gjejë rrugët për të daluar nga robëria, së dyti se nuk ka mjete për t` u larguar prej robërisë, sepse çdo rrugëtim i është mbylluar nga forca që e kalb në robëri. Atëherë mbetët vetëm një rrugë për ta daluar në veti për veti në liri e që është kryengritja e armatosur. Lidhur me këtë a nuk e patëm këtë realitet ne në Kosovë nga viti 1989 e deri më 1999. Përgjegja është se UÇK e hapi kutinë e mbylluar në të gjitha  horizontët e jetës.

Polpulli pra është një minjerë tjetër, sepse e shpërthen frontin edhe kur e ka të ndaluar, por kurrë nuk mundet për të bërë punë, sa bënë pushka që vet e ka shpikur. Pra përmes arsimimit, edhe krismat e pushkës shpiejnë krismën shumë më largë se sa ajo ka peshë. Në lidhje me këtë nëse në arsimim përzihet politika, ideologjia, rreligjioni, adeti dhe zakonet, atëherë fuqia e asimit dytësohet sa që nga një herë edhe mund të shuhët fare. Mu për këtë faktor politika dhe arsimimi, nxierrim konkluzë se nuk duhet të konfrontohën për çështje që nuk janë strategjike në rrugën e zhvillimit të çdo kombi.

Pse shqiptarët nga viti 1912 e deri më 1999 pësuan robëri pas robërie

Shqiptarët më shumë se askush tjetër në Evropë e kanë luftuar çdo robëri, pra edhe errësirën arsimore nga koha e okupimin osman. Por në saje të paarsimimit, nxierrim konkluzën se mbetëm populli më i nepërkëmbur jo vetëm në Evropë por edhe më gjërë, atëherë kuptohet përse shqiptarët si popull kryengritës (53 kryengritje) mbetën në pozitë analfabeti.Në lidhje me këtë faktor thuhet jo pa të drejtë se kanë ndikuar okupatori (ët). Por diçka në këtë konstatim duhet korigjuar. Për shembull populli fqinjë që ishin serbianët etj. qysh në Mesjetë kishin shtete- principata. Por arbrorët kishin shtete qysh në Antikë,madje kishin principata edhe në Mesjetë. Por faktori që i ka plasuar në prapambeturi të thellë, mbeti të ishte mosarsimimi. E këtu kurrë nuk është hulumtuar fajsia shqiptare, kur dihet se edhe pa ardhur osmanlia si okupator, shqiptarët e kishin po të njejtin pozicion, pa alfabet e pa shkollë. E pra ku është faji?

Pyetja: a është shqiptari averziv ndaj shkollimit, jo; a është shqiptari averziv ndaj politikës,dinakërisë-Jo; a është shqiptari averziv bdaj shtetit-ligjit qoftë ai i mirë-demokratik apo aristokrat-Jo. Më duket se shqiptarinë e kanë grryer gjithëmonë luftërat e tarafeve fisnore të cikëve u ka mjaftuar liria në një hpsirë jetësore të kufizuar. Pra në gjenet e shqiptarit mungon substanca për hapësirë jetësore, për ajr më të mirë dhe jetë që sigurohet. Shqiptari (jo të gjithë) disi gëzohët gëzohët pa punuar e jeton në dembeli.(Jam në punë, nuk punojë asgjë, po rrogën e marr). Mu për këtë realitet që vjen nga jeta e përgjumur, duhët kërkuar shqiptarin që edhe sot mbetët analfabet. Po,ku është kanuni, ky ligj që fillim e mbarim sanksionon objektin për me e mposhtë padrejtësinë. E ku janë popujtë me ligje dhe të përkushtuar në dituri siç janë shumë sish të njohur. Po, ne kemi besën si kulm i civilizimit, por nuk e kemi diturinë si maje e të arriturave njerëzore. E pra në luftë për dituri ku shembull prap mbesin të tjerët.

Vetëm më 1945 shqiptarët u vetëdijsuan se shkolla është shpëtimi e pastaj krekesat plotsohën një nga një. Madje më 1945 nuk ka asnjë dokument që shqiptarët të kanë kërkuar bashkim kombëtar nga ana e parlamentit ose qeverive. Pse, sepse u mjftonte ideologjia, rreligjioni, çlirimi si propogandë dhe shumë mundësi të tjera. Po mos të ahrrojmë pyetjën: sa prindër janë denuar që nuk i dërgonin fëmijët në shkollë, sidomos femrat.

Disa vese shqiptare të dembelisë janë për librin e Ginisit!

Shqiptarët janë dëmruar nepër konferenca ndërkombëtare sepse nuk ishin prezent, por edhe pse nuk ishin të mirëseardhur. E vetëmja konferencë që u organizua për çështjën shqiptare është ajo e Rambujes në shkurt-mars 1999. Konferenca nuk mori shumë kohë në përgatitje, por ishte e komplikuar sepse superfuqitë në Kosovë i kishin interesat e veta gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Sa i takon delegacionit serbian ai ishte me qëndrim të prerë se ndaj luftës shqiptare për pavarësi-ndaj UÇK-ës si dhe autonomisë kushtetuese 1974 nuk mund të bisedohej, me asnjë çmim.

Delegacioni shqiptar i Kosovës kishte shkuar në Rambuje me dy qëndrime parimore: Për Republikë brenda shtetit Serbi-Mali i Zi (federatës së re ose Jugosllavia e Tretë),jemi parimor prandaj largimi nga adiminstrimi serbian ishte në këto korniza.Por sipas Beogradit ishte i pamundur. Për autonomi sipas Kushtetutës 1974 dhe për mbajtjën e një Referendumi për Kosovën, nuk  kishte asnjë kornizë teritoriale dhe administrative si konstantë. Por, kreu i LDK-ës prof Dr Ibrahim Rugova,Prof Dr Fehmi Agani etj. kishin shkuar në Rambuje me qëndrim se Ibrahim Rugova do të emrohet shef i Delegacionit përgjithshëm, për faktin se me veti i  kishte disa parti të vogla satelite. LBD e  Rexhep Qosjës kishte shkuar në Rambuje me bindjën se do jetë pozicioni i saj kryesore aty, sepse shefi i saj ishte një emër prej akademiku. Ndërsa, UÇK kishte shkuar në Rambuje me bindjën se do t` i bashkangjitën të gjitha subjektët politike, duke llogaritur gjithënjë faktin se Adem Dema ishte larguar nga pozicioni i të përkrahurit të tyre, por kishte mbetur si përkrahës i përbetuar i luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës. E vërteta, po të shkonte Adem Dema në Rambuje, për shefin nuk do të diskutohej fare, sepse ai takonte atij. Madje delegacioni i Adem Demës ishte fare i vogël përkah numri: Prof Dr Hakif Bajrami, Gjenral Suljeman Ajeti, Advokat nga Shtimja dhe Prof Dr Gjyltekin Shehu si interpret i Demës. Ta themi edhe këtë fakt historik se drejtuesit e partive tjera e luftonin Demën në të gjitha fushat, sepse nuk pranonte politikë pasive.

Fati e deshi e shef i Delegacionit shqiptar u caktua nga diplomacia e SHBA Hashim Thaçi, dhe në këtë rrafsh nuk pati guxim për të lëvizë majtas-djathtas askush. Po, flitët se nuk ishte zakon të largohët dikush nga tubimi për konsultime, aq më parë të marrë instrukcione nga fuqia që ishte jashtë përfaqsimit në Konferencë. E këtë “thyerje” të rregullave, të parët e nisën serbianët, sepse Nikolla Shainoviq u lejua të largohët nga tubimi për t` u konsultuar me Vozhdin (S.Milloshevit) në Beograd, por pa sukses. Atëherë edhe palës shqiptare iu lejua që të zhvilloi një konsultim Hashim Thaçi me Adem Demën, jo në Kosovë, por në Lublanë në zyrën e Presidentit Janez Dernovshek. Edhe ky tubim i Lublanës mbaroi pa një dakordim të “telave” politik, por e nxorri një qëndrim të fortë nga SHBA se në dokumentin bazë figuronte referendumi pas tri vitesh “rirobëri”. E vërteta, si konkluzë çka ka nënshkruar Delegacioni i arsimuar shqiptar i Kosovës, nuk ka nënshkruar kurrë asnjë tubim shqiptar sepse Kosova plasohej “përgjithëmonë si pjesë e Serbisë”, me 11000 ushtarë dhe policë brenda territorit Kosovës, me gjuhë serbishte si gjuhë zyrtare”. Çështjet që kanë ndryshuar mëtej në proces janë të natyrës së fuqisë që vinte nga SHBA dhe largëpamësia e Hashim Thaçit,  dhe askush tjetër.

Ndërsa shpallja e Pavarësisë Kosovës më 17 shkurt 2008, nuk do të vinte po mos të largohej Mali i Zi nga Federata e Zhablakut më 2006. Prandaj me këtë shkrim lexuesi duhet të fluturojë sikurse një shpend që nuk ka destinacion por ka një orar që fuksionon e ai fuksionim ngjizet me realitetin se ishte populli shqiptar në Kosovë i vëndosur si dhe pastertia e Luftës së UÇK-ës, e cila nuk pranohet publikisht por antuziazmohet brenda kancalarive të botës, si një shembull i paparë në histori.

Sot çdo veprim kundër shtetit Kosovës nuk duhet  kuptuar si një luftë për ta kthyer historinë prapa, por duhet kuptuar si një përpiekje muskulare të qendrave të fuqisë, që mos i kemi ndihmuar Kosovës tetpër, e ky shembull do të bëhet model, fakt ai që pa vetëdie diplomatike dhe shoqërore ka ndodhur në tërësi. Prandaj, Lufta e UÇK ka treguar se arsimimi dhe politika, nuk guxojnë të konfrontohën kur është pyetje pavarësia dhe sovraniteti i çdo kombi.

Shkrimi iu kushtohet: Rexhep Selimit, Daut Haradinit dhe Komandant Miekrrës, që hapur para masës e lajmëruan ekzistencën e UÇK-ës, për çka qendrat e fuqisë filluan të flasin seriozisht për Kosovën si faktor stabilizimi në Ballkan e më gjërë, gjithënjë nëse i jipet krah luftës Adem Jasharit me familje!

Më 11 Nëntor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu