Kur Egjipti i shpall terroristë, ndërsa “Kosova ende koordinohet”!

Shkrime relevante

Kur Egjipti i shpall terroristë, ndërsa “Kosova ende koordinohet”!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR EGJIPTI I SHPALL TERRORISTE, NDËRSA...

Intervistë me Marjan Sebaj – Sopin rreth ekstremizmit fetar

Intervistë lidhje me besimet (fundamentalizmi) Vërejtje ! Intervista me Marjan Sebajn-Spopin është bërë...

Mjaft më ikje nga përgjegjësia, po them une, vajza e UÇK-së !

Majlinda Shala, Gjermani _____ MJAFT MË ME HESHTJE! MJAFT MË ME IKJE NGA...

Organizata Shqiptaria me reagim ndaj ekstremizmit fetar

REAGIM PUBLIK ORGANIZATA SHQIPTARIA Shteti i Kosovës nuk mund të qëndrojë indiferent përballë...

Nuk pranohet injorimi i banorëve të Sanxhakut që duan ta mësojnë shqipen që i detyruan me dhunë që ta harronin

Amina Nuraj, Novi Pazar  ____ Mesazhi im i fundit ____ Unë nuk jam Zoti që...

Shpërndaj

Islami politik, rrjetet ideologjike dhe paradoksi i shtetit laik – nga Zogaj në Kosovë deri te diaspora shqiptare në Finlandë.
Lajmi për vendimin e autoriteteve gjyqësore në Egjipt, më 10 nëntor 2026, për shpalljen e 35 organizatave dhe 36 individëve si subjekte terroriste, ka nxitur një pyetje që shqiptarët nuk duhet ta shmangin.
Në listën e publikuar përmenden edhe organizata nga hapësira shqiptare dhe diaspora, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Finlandën. Ky vendim nuk përbën vetvetiu përcaktim juridik për këto organizata në Kosovë, Finlandë apo BE, por është arsye e mjaftueshme që institucionet përkatëse të kërkojnë sqarime dhe të verifikojnë çdo lidhje apo veprimtari të dyshimtë.
Po Kosova, çfarë po bën?
Kosova është shtet laik. Liria e besimit është e garantuar, por ajo nuk duhet të shndërrohet në mburojë për ideologji politike, ndikime të jashtme apo veprimtari që cenojnë identitetin kombëtar dhe karakterin laik të shtetit.
Ngjarjet në Zogaj të Vushtrrisë, në gusht të këtij viti, ngritën pikëpyetje serioze për trajtimin e barabartë të komuniteteve fetare. Sipas asaj që kam denoncuar publikisht, ndërsa u pengua mbajtja e një meshe katolike, u sigurua hapësirë për protestën kundër ndërtimit të një kishe. Nëse kjo është ajo që ndodhi, atëherë kemi të bëjmë me një standard që kërkon shpjegim institucional.
Ndërkohë, disa ish-imamë të zgjedhur deputetë e përdorin foltoren e Kuvendit për tema fetare dhe statistika demografike, ndërsa për arsimin shqip, gjuhën amtare dhe edukimin kombëtar të brezave flitet shumë më pak.
Po fëmijët tanë, kush po i mbron nga humbja e gjuhës dhe identitetit?
Këtë shqetësim e njoh edhe nga përvoja ime personale. Për 35 vjet në Finlandë jam marrë me arsimin shqip, veprimtarinë kulturore dhe organizimin kombëtar të shqiptarëve. Kam qenë ndër themeluesit e shkollës shqipe përkatësisht mësimit plotësues dhe Kryetar i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Finlandë.
Prandaj e di se çfarë përpjekjesh janë bërë që fëmijët tanë të mos e humbin gjuhën amtare. Kam vënë re më vonë edhe se si një pjesë e tyre po largohen nga mësimi shqip, ndërsa tërhiqen drejt aktiviteteve fetare në xhami. Ky është shqetësim arsimor e kombëtar, jo sulm ndaj besimit të askujt.
Unë nuk jam kundër besimit në Zot, as kundër lirisë së individit për të besuar. Jam kundër instrumentalizimit të fesë për qëllime politike dhe kundër paraqitjes së veshjes e simboleve të traditës turko-arabe si kusht i domosdoshëm i besimit ndryshe nga identitetit shqiptar.
Shqipnia nuk mbrohet me shamia!
Dhe as Kosova nuk mund ta
mbrojë karakterin e saj laik duke heshtur përballë çdo ndikimi ideologjik.
Për këtë qëndrim kam paguar edhe një çmim personal. Kam marrë kërcënime dhe jam përballur me një proces gjyqësor për shpifje, në të cilin është shqiptuar një dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh, vendim ndaj të cilit është paraqitur ankesë. Nuk po e përmend këtë për t’u viktimizuar, por për të treguar se debati për këto çështje nuk është gjithmonë i lehtë.
Unë njoh personalisht disa veprimtarë të Lidhjes Islamike në Finlandë, kam bashkëbiseduar dhe debatuar me ta, si në Finlandë, ashtu edhe në Kosovë. Për këtë arsye kërkoj një debat publik, të hapur dhe me argumente, me përfaqësuesit e kësaj organizate dhe me ideologët e islamit politik. Jo akuza pa prova, por transparencë dhe ballafaqim publik.
Unë, Shqiptar Shaljani, si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, veteran i arsimit dhe ish-kryetar i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Finlandë, jam i gatshëm të përballem me këdo që dëshiron debat.
Madje, me një metaforë ironike, do të thosha se jam i gatshëm të debatoj edhe me “Allahun e arabëve” — jo për të sfiduar Zotin, sepse Zoti është një, por për t’u përballur me këdo që pretendon se flet në emër të Tij. Unë Zotin tim e njoh si Zotin e zotëve. Besimin nuk ma imponon askush, ndërsa identitetin tim shqiptar nuk e negocioj me askënd.
Nuk kërkoj privilegj, por debat; jo heshtje, por argument!
Shqipnia nuk mbrohet me shamia! Kosova nuk mbrohet me xhemat!
As feja nuk ka nevojë për militantizëm politik, as kombi shqiptar për ideologji të importuara.
Shqiptar Shaljani

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu