ARKIVI:
25 Prill 2026

Albin, ti nuk jeni kryeministër i fesë, je kryeministër i një shteti laik, që nuk ruan “tradita besimi”, por që e zbaton vetëm Kushtetutën

Shkrime relevante

Elisa Spiropali e sjell letrën e Rexhep Qosjes në aktivitetin për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, pas vdekjes

Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë  TË ZGJUARIT JANË BASHKË...

LVV fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri

Sadri Ramabaja, Prishtinë Kur me një akt të urtë sjell dritën në...

Politikë pa parime

Rafuna Mevi, Londër Sikur Machiavelli të rikthehej në jetë, e të kishte...

The Evening Post (1936) / Historia e rrallë e koleksionistit të autografeve me Mbretin Zog

Burimi : Revista finlandeze “Eeva”, 1 janar 1936, faqe n°10 Nga Aurenc Bebja*,...

Rishikimi i trashëgimisë toponimike në hapësirën shqiptare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Një domosdoshmëri shkencore, kulturore dhe institucionale për...

Shpërndaj

Mjaft me mjegull – emërtoji ose hesht

Kryeministër, deklarata juaj për “faktorë të jashtëm” është ose mungesë guximi, ose shmangie e qëllimshme. Nuk ka rrugë të tretë. Mos harroni: paqartësia institucionale dhe dështimi i qeverisjes kanë kontribuar që 500–600 të rinj të përfundojnë në Siri. Dikush duhet të japë përgjegjësi për humbjet dhe vuajtjet e prindërve të tyre.

Nëse i dini kush janë – thuajini me emër.
Nëse nuk i dini – mos krijoni panik me hamendje.

Publiku nuk mbahet me fraza boshe si “ka përpjekje” apo “ndoshta të paqëllimshme”. Kjo është gjuhë pa përgjegjësi. Shteti nuk drejtohet me “ndoshta”.

Kush janë këta “faktorë të jashtëm”?
Financime fetare nga Lindja?
Ndikim nga Serbia?
Rrjete ideologjike nga diaspora?

Cila është e vërteta? Jepeni.

Pjesa më problematike nuk është ajo që thatë, por ajo që po bëni.

Thoni se jeni në kontakt të vazhdueshëm me bashkësitë fetare, konkretisht me BIK-un, për të trajtuar çështje që “shkojnë kundër traditës së besimit në Kosovë”. Ky është devijim i rrezikshëm nga roli i shtetit.

Ju nuk jeni kryeministër i fesë.
Ju jeni kryeministër i një shteti laik.

Shteti nuk ruan “tradita besimi”.
Shteti zbaton Kushtetutën.

Dhe Kushtetuta është e qartë:
asnjë fe nuk ka privilegj, asnjë bashkësi fetare nuk ka autoritet mbi shtetin.

Por realiteti po shkon në drejtim të kundërt:

* BIK po hyn në jetën publike dhe institucionale përtej kufijve normalë
* Po imponohet narrativë historike dhe sociale
* Po ndikohet sistemi arsimor dhe oraret shkollore
* Po zhvillohet aktivitet ekonomik përmes certifikimit “hallall”, duke deformuar konkurrencën dhe duke uzurpuar rol shtetëror
* Po ndërtohen objekte fetare pa transparencë për leje dhe financim

Dhe ju, në vend që të veproni, “diskutoni”.

Kryeministër, shteti nuk negocion me shkeljen e ligjit.
Shteti vepron.

Nëse ka imponim – ndalet.
Nëse ka tejkalim kompetencash – sanksionohet.
Nëse ka financime të dyshimta – hetohen.

Pa përkëdhelje, pa kalkulim politik.

Edhe më rëndë: nëse janë të vërteta kërcënimet ndaj bashkësive të tjera fetare, kjo nuk është më çështje debati – është çështje sigurie dhe rendi publik. Dhe aty nuk ka vend për heshtje.

Mos e zhvendosni problemin te “faktorët e jashtëm” për të shmangur përballjen me atë që po ndodh brenda.

Harmonia fetare në Kosovë nuk rrezikohet nga qytetarët.
Rrezikohet nga mungesa e shtetit dhe tolerimi i imponimit.

Prandaj, kryeministër:

Mjaft me deklarata të vakëta.
Mjaft me afrim selektiv me bashkësi fetare.
Mjaft me shmangie përgjegjësie.

Dilni qartë:
Kush janë faktorët?
Ku janë shkeljet?
Çfarë veprimesh konkrete po merrni?
Ali Eshbar dhe Naim Tërnava, në një takim “vëllazëror”…!
Ali Eshbar në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, ishte sëbashku me Rexhep Taip Erdoganin dhe i bekoi hapur ushtarët e Perandorisë Osmane “që e sollën Islamin në këto hapësira”. Me atë fjali ky neootoman i madh e mohoi tërësisht luftën e Gjergj Kastriotit e gjergjkastriotasve të tjerë deri sot për Lirinë Arbnore. Ali Eshbar e udhëheq edhe Diyanetin e Turqisë, të lidhur ngushtë me Qverinë Turke, që e ka si kryeqëllim edhe shpërndarjen (përhapjen) e islamit në botë, sidomos “në viset e Perandorisë Osmane”, dhmth., edhe në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni , Sanxhak, Mal të Zi dhe Bosnjë. Ali Eshbar qëndron sëbashku me organizata të tjera si TIKA-n që vepron dhe i identifikon “nevojat për xhami”, “hamame” e “qendra kulturore islamike” në mbarë hapësirat e Gadishullit Ilirik, edhe në Kosovë e kryeqytetin e saj Prishtinë, ku vazhdojnë ta ndërtojnë xhaminë stërmadhe ku nga taksat e taksapaguesve të shtetasve të Turqisë janë ndarë 52 milionë euro. Krejt gratis – për qëllime neootomane e me qëllim që të krijojnë ndikim turkomadh-neootoman e të na bëjnë pjesë të sherreve dhe ambicjeve të tyre për dominim ushtarak-islamik në këtë pjesë të botës.
Kur të ndërtohet kjo xhami e interesave gjeostrategjike turkomëdha-neootomane, në hapësirat e saj do të ketë kapacitet që në të të falin “namazin” 17 mijë veta në ditë…?!
Një ushtri e tërë religjioze, apo jo…?! 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu