Ardita Sinani: Është historike që problemet e Luginës kanë arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka mirëpritur letrën e senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit të shtetit të SHBA-së Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë.

Sinani e ka quajtur lajm të mirë për Luginën e Preshevës, ndërsa ka thënë se kjo është ngjarje historike, transmeton Drini.

“Vizita jonë po jep ende frytet e veta. Brifing-u për Luginën në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni K. Ernst dhe Senatorit Gary C. Peters, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat i mbajtur me 28.02.2023, dha rezultatet e veta.

Është kjo ngjarje historike, meqë për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte mbajtur Briefing i inicuar nga Komiteti për politikë të jashtme të caktuar enkas për çështjen shqiptare. Komisioni për politikë të jashtme për këtë Briefing kishte caktuar dy senatorët: Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters dhe ekipet e tyre”, thotë ajo.

“Aty potencohen faktet e diskriminimit shtetëror nga ana e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë pasivizimin e adresave, si metodë administrative e spastrimit etnik. Poashtu kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh i miratuar nga ana e qeverisë së Serbisë më 4 qershor 2013”, thotë mes tjerash ajo.

Tutje, në reagim ajo thotë se, sipas senatorëve, ky plan është rruga diplomatike, zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.

E po ashtu edhe Hearing-u i mbajtur në Senat, nga senatori Bob Menendez i cili kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, si pakica shqiptare në Serbi që i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia, e specifikisht për pasivizimin e adresave ishte jetike”.

Sinani njofton se “çështja e Luginës së Preshevës u ngrit edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Neë York nga ambasadori i Shqipërisë në OKB, z. Ferit Hoxha i cili gjatë fjalimit të tij nënvizoi se shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet t’i gëzojnë të drejtat të cilat i gëzojnë serbët në Kosovë, duke argumentuar se pakica serbe në Kosovë gëzon të drejtat më të avancuara se çdo pakicë në Evropë”.

Ajo ka falënderuar senatorët për adresimin e kësaj çështje.

“Është historike, meqë për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore. Jam pafundësisht mirënjohëse të gjithëve që kontribuuan që tema e shqiptarëve të Luginës të arrijë deri këtu. Për angazhimin e pa rezervë për kauzën kombëtare në përgjithësi e në veçanti për senzibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës jemi falënderues pafundësisht ndaj Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane me z. Joseph dhe znj. Shirley DioGuardi, të palodhshmin, z. Faton Bislimi. Zoti e bekoftë Amerikën”./Drini/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu