Pacolli ia dhuron BIK-ut dy hektarë tokë për ndërtimin e Qendrës Islame; “Allahu ia shpërbleftë në këtë e botën tjetër”, e uroi Tërnava!

Shkrime relevante

Gjuha e fqinjit nuk e dobëson identitetin — e forcon Kosovën

Nga Agim Vuniqi _____ Kosova është shtet shumetnik, por multietniciteti nuk mund të...

Një padrejtësi nuk shërohet me një padrejtësi tjetër

Nga Agim Vuniqi ____ Një pjesë e protestuesve janë në lajthitje nëse besojnë...

Loti i Nënës

Enver Dugolli, Prishtinë Përkundër angazhimeve dhe rutinave ditore, sot e vizitova nënën. Në...

Të masakruarit nuk duhet të shndërrohen në mburojë të mangësive etike dhe morale të të gjallëve

Lirim Gashi, Prizren ____ Më duket thellësisht e ulët mënyra se si drejtuesit...

A mund të ma shpjegojë dikush pse veteranët e UÇK-së po dalin në protestë?

Korab Rashiti A mund të ma shpjegojë dikush pse veteranët e UÇK-së...

Shpërndaj

Familja Pacolli dhuroi dy hektarë tokë vakëf për Bashkësinë Islame të KosovësSonte në mbrëmje, pikërisht në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan, Bashkësia Islame e Kosovës ka pranuar një donacion vakëf prej dy hektarësh tokë nga familja Pacolli.

Këtë e bëri të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ndër të tjerash theksoi se është kënaqësi për të dhe për familjen Pacolli që të ndajë këtë parcelë për nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës.Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi z. Behgjet Pacolli, si dhe familjen Pacolli për këtë donacion, duke lutur Allahun që t’ua pranojë si sadaka rrjedhëse, dhe që Zoti t’i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër.

Kjo parcelë e cila gjendet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë do të shërbejë për ndërtimin e Qendrës Islame.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu