ARKIVI:
20 Maj 2024

Çeku: Debati rreth shtëpisë së Xhafer Devës e ka origjinën në Serbi, nga shteti që gjenocidin dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politikë shtetërore

Shkrime relevante

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme...

Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

Prishtinë, 19 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Shpërndaj

Ministri Çeku: Trashëgimia kulturore platformë dialogu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka mbajtur konferencë për media ku temë ishte prezantimi i qëndrimit në lidhje me debatin që po zhvillohet rreth restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.Ai ka thënë se debati i ditëve të fundit ka origjinën në Serbi, nga një shtet që mohimin e gjenocidit dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politikë shtetërore dhe tenton të fabrikojë një narracion që e portretizon Kosovën si mohuese të Holokaustit.

Ministri në vijim, listoi disa prej fakteve konkrete rreth argumenteve për mbrojtjen dhe restaurimin e monumentit:

1. Ndërtesa është monument i mbrojtur në Listën e trashëgimisë kulturore dhe formalisht figuron në listë me emrin “Shtëpia e Xhafer Devës”,

2. Është në pronësi publike dhe përgjatë gjithë historisë së saj, ndërtesa ka pasur funksione publike, si shtëpi shëndeti e të tjera,

3. Ka vlera të mëdha estetike, shoqërore, edukative dhe historike,

4. Paraqet një tipologji të veçantë të ndërtimit duke qenë ndër shembujt e parë të kalimit në arkitekturën moderne evropiane,

5. Është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të Mitrovicës,

6. Është në gjendje jo të mirë, ka pësuar nga zjarri i vitit 2015 dhe ndërhyrja e fundit restauruese është bërë në vitin 2018.

Xhafer Deva dhe shtëpia e tij në Mitrovicë …

Përkundër ndërhyrjeve konsoliduese në strukturë, gjendja e ndërtesës është e brishtë dhe është paraqitur nevoja për vazhdim të ndërhyrjeve restauruese që do të mundësojnë funksionalizimin dhe shfrytëzimin për nevojat e komunitetit.

Ministri gjithashtu shpjegoi që pas restaurimit, në hapësirat e ndërtesës planifikohet vendosja e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, ndërsa hapësirat e tjera do të shfrytëzohen për galeri arti, muze e qendër dokumentimi.

Ai më tej theksoi se mirëkupton shqetësimet e miqve ndërkombëtarë dhe është në komunikim të përditshëm me të gjithë, përfshirë ambasadorin gjerman në Kosovë. Ndërsa bëri thirrje që bashkërisht të gjendet rruga për të tejkaluar këtë situatë, gjithnjë në të mirë të trashëgimisë kulturore dhe qytetarëve.

\”Në mbrojtje të trashëgimisë sonë kulturore, ne i respektojmë konventat ndërkombëtare dhe praktikat e mira europiane dhe botërore. Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është jetike. Ne besojmë se trashëgimia kulturore ofron platformë dialogu mes komunitetesh për paqe të qëndrueshme. Prandaj, do të kundërshtojmë çdo përpjekje që përdorë trashëgiminë kulturore si mjet përçarës mes njerëzve.\”

Burimi i këtij debati nuk është brenda Kosovës, është shprehur në sqarimin e tij ministri Çeku, duke shtuar se diskursi i krijuar ditëve të fundit është i rrezikshëm dhe mund të ketë pasoja afatgjate për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu