Çfarë keni bërë ju për kombin shqiptar n’Sanxhak?

Shkrime relevante

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Rrëfimi gazetaresk neutral dhe tensioni midis rrealizueshmërisë dhe funkcionit shoqërorë!

Sabahate Byci, Gjermani  ____ Në boten mediatike, eksplicit në ate të drejtimit gazetaresk...

Një takim i veçantë me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin,

Muharrem Salihu, Zvicër Kontoer med et verifiseringsmerke har blitt godkjent og kan...

Kjo pamje e Shtëpisë së Xhafer Devës nga Mitrovica, do të duhej që të ishte realitet menjëherë pas luftës në Kosovë

Valdet Deva, Mitrovicë Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë duhej të ishte...

Shpërndaj

Amina Nura, Novi Pazar, 13 shtator 2023
____
Disa njerëz bëjnë pyetje të ndryshme në komentet e tyre, kështu që unë duhet të përgjigjem në detaje.
Unë jam dikush që nuk më pëlqen të lavdëroj veten, por kur njerëzit më “detyrojnë”, më duhet.
​
​Kur e nisa gjithë këtë nga mosha 15 vjeçare “e vogël, fëmijë”, gjendja në Masbjeshkë (Sanxhak) ishte e tillë që kishte urrejtje të Sanxhakut ndaj popullit nga Kosova, për shkak të propagandës serbe. Kur fillova të merrem me këtë punë, që në moshën 15-vjeçare, kam hasur edhe njerëz që e shanin nënën shqiptare dhe sot janë më shumë shqiptarë se sa une.
Si një fëmijë 15 vjeç që ishte ende tuj u rritë e zhvillue, luftova me veten deri në atë pikë sa doja të vrisja veten, sepse isha e “rrethuar” nga të gjitha anët me fjalë të shëmtuara.
Kanë kaluar pak kohë, kam vënë re se situata po përmirësohet, njerëzit tashmë e kanë pranuar atë që them dhe kanë filluar të interesohen pak më shumë për të kaluarën e tyre familjare dhe të kaluarën e Sanxhakut në përgjithësi. Kontakti mes vëllezërve nga Sanxhaku me ata nga Kosova , tashmë ka filluar të zgjerohet dhe përmirësohet, sepse gënjeshtrat e Serbis për njerëzit nga Kosova kanë filluar të “bien” në ujë.
Në vitin 2015 vendosa të jem e para nga Sanxhaku që të bëj një foto në qendër të Pazarit e Ri me flamurin shqiptar, pas 80 viteve. Me këtë kam inkurajuar edhe të tjerët që rinia e Sanxhakut nisi në të njëjtën rrugë.
Në vitin 2017 kam organizuar një protestë kundër policisë serbe dhe torturave të tyre kundër popullit në Sanxhak, në qytetin e Tutinit, ku, besoni apo jo, u mblodhën rreth 10.000 njerëz. Ku fola hapur për torturat e policisë serbe ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.Ishte një hit i vërtetë ku njerëzit tashmë kishin filluar të ndjenin lirinë. Filluan të dëgjoheshin këngë shqipe, populsia e Masbjeshkës (Sanxhakut) filluan të lidhen me popullin e tyre n Kosovë.
Tani të shohësh flamurin shqiptar kur bëhen dasma është bërë gjë normale, sepse populli ka filluar të çlirohet.
​
Kur fillova kursin falas të gjuhës shqipe një muaj më parë n’shtepinë time ishin vetëm 3 pjesëmarrës, tani janë 17 fëmijë.
Unë nuk jam mësuese e gjuhës shqipe, nuk e di vetë shqipen mirë, por atë që di dua t’ua mësoj edhe atyre, këtë e kam nisur për t’ua afruar gjuhën të rinjve të Sanxhakut, që ata të munden me pas një marrëveshje me vëllezërit dhe motrat e tyre.
​
Nuk jam as politikane, as shenjtore që të kthej diçka çka kena humbur para 100 vitesh, por atë që mundem e bëj me zemër dhe jo për interesa personale.
​Askush nuk duhet të interesohet për atë që bëj dhe si e bëj. Nëse jeni kaq të interesuar, atëhere ndihmoni fëmijët e Sanxhakut të studiojnë në Kosovë falas.
Dhe jo që ju të jeni “të zgjuar” dhe të shqetësoheni nëse unë po e bëj mirë punën time apo jo.
Më besoni, që tash kur jam në moshën 26 vjeçare , mund të them lirisht se kam bërë më shumë se çdo politikan nga dy shtetet tona.
Me respekt,
Amina Nuraj🇦🇱

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Rrëfimi prekes . Iniciative e guximshme e atdhetares qe duhet t’a degjojne institucionet shtetërore e te dy shteteve.shqiptare . Zonjushes i uroj durim dhe suksese ne përmbushjen e misjonit te shenjte. Ju lumte !!!

  2. E njoh pak Amina Nuren….Me duket nje intelektuale dhe patriote e vertete shqiptare me bote dhe vizion te qarte shkencor, kulturor dhe akademik. Amina Nura e di forte mire se njeriun e jete e percjellin ose shoqerojne dy emra te ndryshem: Emri i cili kur ka lindur, ia kane vene dikur prinderit ose familjaret e tij, dhe emri tjeter qe personi ose individi, ia vejne vetes me sjelljet, veprat, edukaten dhe kulturen e tyre.
    Ndaj, Amina ( Nura) besoj se i ka komponuar dhe orkestruar per mrekulli edhe te parin, edhe te dytin.
    Se kendejmi, njeriu mund te zgjedhe familjen, profesionin, vendbanimin etj…por gjakun, kombin, gjenet, palcen dhe limfjen e tij, thone se nuk mund t´i zgjedhe kurre. Me fjale tjera: Amina Nura shihet qarte se ka gjene, gjak, limfe, palce ose gjenealogji te pastert shqiptare.
    Por,Amina Nures i ngerlet shume pune ne zbulimin ose riberjen e faktorit shqiptar ne ato ane. Si per shembull: Arbereshet e Italise, arbanasit e Kroacise, ardiejt dhe ditijonet e Hercegovines dhe keshtu me radhe, edhe pas 5OO viteve, i ruajne me xhelozi gjuhen, kulturen, doket dhe zakonet e vjetra shqiptare. jo ktrejt, por bukur shume. Ne Sanxhak ka ndodhur e kunderta.
    Sidoqofte, duhet pershendetur dhe pergezuar misionin e cmuar komplementar, suplementar, kontemplativ dhe komprehensiv te znj. Amina Nura, e pse jo edhe editorit dhe moderatoreve te ketij mediumi qe u japin hapesire celebrimeve, referimeve, reflektimeve ose interferimeve te shkelqyera dhe teper tunduese te znj. Amina Nura etj.
    Rrnofsh sa malet Amina Nura!
    Ti si nase blago i nase zlato koje ne mogu sakriti ni najbjesne ili najzvjerne osobe. Pa ni duhona bjesnost i sumrak ljudskog ljudskog mozga ili intelekta. BRAVO AMINA!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu