ARKIVI:
14 Qershor 2026

Çfarë lideri na duhet në këto kohëra të vështira?

Shkrime relevante

Mes stuhive të kohës dhe gjykimit të historisë

Nga: Ramiz Tafilaj Houston, ShBA, 14 qeshor, 2026 Një reflektim personal për Dr....

Bijë shqiponje, poezi e Arif Ejupit kushtuar Vasfije Krasniqit

Bijë shqiponje (Kushtuar heroinës sime të gjallë, Vasfije Krasniqi Goodman) Lindur në malet...

Për një studim shkencor në temën „Kurvançe, shpeshherë ma ngule“

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) NJË STUDIM SHKENCOR MBI NDIKIMIN...

Lamtumirë, mendje racionale !

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Dy miq po bëhen shkak që të mundohem ta...

Aty ku pushteti e harron vetveten, vetëm populli e mban në mend të vërtetën

Lirim Gashi, Prizren Menjëherë pas përfundimit të luftës u krijua baza e...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

____ 

1. Kur dikujt i jepet më shumë pushtet sesa që ai në të vërtetë mund ta bartë mbi supet e tija, atëherë te i njejti mund të shfaqen pritshmëri evidente, synime e madje edhe ambicie shumë të rrezikshme e të sëmura që lehtësisht mund të shndërrohen në megalomani e sjellje asociale që sociologjia e njohjes i njeh edhe si patologjike. Në fakt, ky tip lidershipi me prirje e paradispozita të sëmura duke bërë përpjekje siatematike për të përmbushur pritshmëritë e tija jorealiste e shumë herë edhe somnabule, është i gatshëm pa pritesë e pa shumë hamendje edhe të konvertoj në konflikte e konfrontime…madje edhe apokaliptike për grupin, klanin, entitetin e për kombin e shtetin që i takon.

2. Në sociologjinë e njohjes, një lidership i këtij kalibri dhe kësaj prirjeje kur aspiron pushtet absolut (pra, pushtet që nuk delegohet por thjesht “pushtohet” me alarme populiste) gjasat për për dëme të brendëshme kolaterale shkaku i mbikompenzimit të fuqisë politike, jo vetëm që shtohen por bëhen reale e madje edhe të rrezikshme si për demokracinë ashtu edhe për shtetin e atij vendi.

3. Thënë më thjesht; lideri autokratik kur e dëshiron nivelin e aspiruar të pushtetit, në personalitetin e tij zakonisht shfaqen simptomet e mbidozës sl vetëbesimit dhe të pakonkurrencës elektorale…Simptome këto që (dosido; nuk delegohen por, “pushtohen dhe mirëmbahen” sistematikisht përmes propagandës së dhunshme hibride mediatike) në fakt përmbajnë probabilitet të lartë e të theksuar të mbikompensimit për ndjenjën e vetëkontrollit të brendshëm, e që na dëshmojnë për defektet dhe mangësitë që i njejti i ka amputuar gradualisht gjatë procesit të transformimit të tij nga një individ i thjesht në një personalitet autokrat…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu