ARKIVI:
18 Maj 2024

Demokracia e kthyer në anarki! 

Shkrime relevante

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30 Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i...

“Lufta dhe paqa“ Tolstojiane, versioni kosovarë

Nga: Agim Vuniqi ___ Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor (edhe pse...

Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

Nga: Eedlira Ruzi TIRANË, 17 maj /ATSH/ Më 17 maj të vitit...

Rreth organizmit të ngjarjes “Shije Lezhe n’ Prishtinë”

Prishtinë, 16 maj 2024 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Përvoja e tri dekadave të pluralizmit politik na ka mësuar se dryshimin politik në një vend nuk e sjellin partitë e skenës politike parlamentare dhe as elitat politike, përkatësisht kryetarët e partive politike, por e sjellë populli, e sjellin forcat progresive intelektuale dhe atdhetare të shoqërisë sonë.

Politikanët, gënjeshtarët kronik dhe patologjik

Gënjeshtarët janë të llojeve dhe niveleve të ndryshme, por më të sofistikuarit dhe më të paskrupullt janë gënjeshtarët e fushës së politikës, të cilët në kohë të fushatave zgjedhore i përdorin të gjitha mjetet propagandistike për mashtrimin dhe grabitjen e votës së qytetarëve.

Pra, gënjeshtarët më të shpeshtë kronik apo patologjik i kemi në fushën e politikës, dhe atë në të gjithë krahët e politikës, të cilët, të njëjtat gënjeshtra i përseritin nga njëra palë zgjedhje në tjetrën dhe pa u skuqur fare para qytetarëve të vendit.

Pra, politikanët e papërgjegjshëm gënjeshtrën e kanë kthyer në filozofi të mashtrimit të qytetarëve, ndërsa pushtetin mjet të pasurimit të tyre.

Politikanët paranojak ua kanë frikën qytetarëve dhe mediave të lira

Sikurse të mos kishte ndodhur ndryshimi i pushtetarëve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, qytetarët e vendit ende do të besonin në premtimet e ish opozitarëve (pushtetarëve aktualë). Sikurse pushtetarët paraprak, edhe pasuesit e tyre u ngritën në majat e pushtetit përmes të njëjtës rrugë të gënjeshtrave dhe mashtrimeve, përmes premtimeve të megalomane për përmirësimin e jetës së qytetarëve, por në fakt ndodhi e kundërta, në vend të ngritjes së mirëqenjes po ndodhë varfërimi i qytetarëve dhe pasurimi i elitave politike në pushtet.

Politikanët paranojak derisa janë në opozitë e “duan” dhe i përulën popullit, kurse pas ardhjes në pushtet frikohen prej tij! Si pasojë e frikës nga qytetarët, pushtetarët e rinjë kanë filluar t’i trajtojnë qytetarët në mënyrë selektive, në qytetarë të rendit të parë dhe qytetarë të rendit, ku këta të fundit i trajtojnë si skllevër, kurse mediat dhe oponentët politik si armiq të brendshëm të shtetit të Kosovës!

Pushtetarët dhe politikanët në përgjithësi, të cilët pasurinë e konsiderojnë vlerë dhe varfërinë e përdorin për nënshtrimin e qytetarëve janë soji më i keq i racës njerëzore.

Alternativë e Re e për shkëputjen nga klasa aktuale politike

Ashtu siq kishte ndodhur në fund të shekullit të kaluar, përkatësisht në fundin e dhjetorit të vitit 1989, kur elitat intelektuale të kohës e themeluan subjektin e parë politik në hapësirat ballkanike, LDK-në, e cila e bëri kthesën e madhe historike të shkëputjes nga sistemi monist

dhe ndarjen nga i ish pushteti serbosllav, edhe pas 32-33 vjetësh nga ajo kohë dhe 23 vjet pas çlirimit të vendit ka ardhur koha për një Alternativë të Re politike e cila e bën shkëputjen nga kjo klasë politike e tejkonsumuar dhe dalur afati për rrethanat e kohës në të cilën po jetojmë.

Kontaminimi i skenës politike përgjatë viteve të fundit me ekstremizma të llojeve të ndryshme e kërkon një rifresh të përgjithshëm të të gjitha subjekteve politike. Meqë kjo nuk po ndodhë, Kosovës më shumë se asnjëherë më parë i duhet oksigjen i pastër, i duhet klasë e re politike e padjallëzuar e cila e donë më shpirtë dhe zemër shtetin dhe qytetarët, ku këta të fundit i trajton në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim në qytetarë të rendit të parë dhe të dytë.

Shtetit të Kosovës i duhen udhëheqës të cilët nuk i familjarizojnë institucionet e shtetit, i duhen udhëheqës që dalin pa frikë në rrugë, në shesh dhe kudo në vende publike pa pasur nevojë për një armatë trupërojesh dhe forca tjera të sigurisë.

Defamiljarizimi i institucioneve shtetërore dhe publike nga krerët e lartë shtetëror duhet të jetë hapi i parë në luftën kundër ç’kapjes së shtetit, kundër nepotizmit (punësimeve familjare), ndryshe vetëm gënjejnë (mashtrojnë) popullin me kinse luftën kundër nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Demokracia pa meritokraci, pa barazi ligjore dhe sociale është kthyer në anarki!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ju Falemnderit per kete shkrim gjegjesisht per temen qe e hapet, zotri. Para disa dite mendova qe duhet te hapet ky kapitull i ketij fenomeni, “profesionit” aq te pakuptueshem dhe te mjegulluar. Dickafit cka eshte Fenomen vet per vehte. Formim te nje profesion aq rreshqites ne cka u shendrua esenca, ne kohe recente, e domethanies: politikan. Nga ku erdhem qe te behet politikan profesion? Nga ku erdhem deri te ky profesion profesionist e ineksistues sui generis. Cka i bjen kjo politikan? Profesion aq virtual, fatamorgan, mashtrues. E ma i kerkuar, ma i shtrenjet, ma i shenjet se vet jeta e nje personi, qytetari te rendomt, ma i shtrenjet se dinjiteti dhe jeta i nje personit, qytetarit te rendomt, dhe si duket me i shtrenjet se jeta nje femiut, apo te miturit, ma i shtrenjet se prinderia. Dhe ku kriminali, vjedhje dhe mashtrime behen veprime legale madje te respektuara. Nga kah erdhem deri ne kete situat me realitet aq plastik e te zymet qe mund preket me dore si qenie e gjalle. Dikur, ata te parlamentit dhe vendimares te disa kodeve dhe ligjeve ishin persona te thjesht, me profesione tjera, me vende pune te ndryshme, e kjo qe sot quhet politikan, ishte dikur nje takim dy tri here ne muaj, apo ndoshta pak ma shpesh dhe vetem seanca te diskutimit, dhe drafimit te disa ligjeve. Pra profesioni plotsues me nje meditje modeste te njeditshe. E shife sot… politikani eshte me i vlefshem se vet Zoti, ruhet me truprojet, vozitet ne vetura me te shtrejta, ka rroge mujore qe qytetaret te thjesht e me profesione te ndryshme, ne mes tyne profesione kyqe te nje individi, e qe ka pergjegjesi per qytetaret te shumet dhe per gjenerata te ardheshme per shpetim jetash ( doktoret, zjarfiksit dhe ndonjehere policet), domethane nje politikani paska rroge mujore me te madhe se keta me pare i permendur e per nje vjet pune apo me shume se nje vjet te profesioneve te permendura, me pune qe keta e punojn cdo dite ka 8 apo me shume ore. Ad Absurdum. A kemi degju dikund qe Zoti paska truproje? Sinjifikante eshte nje thenie, e aq domethanse qe e paska thane nje person qe ishte truproje e nje politikani serb, e as emri nuk i dihet, por citohet shpesh edhe ne Kroaci thania e tij: “Mala bara a puno krokodila”( Mocalle e vogel e shume krokodila ne te”). Qe shembull plastik, me se plastik: Politikani i laritet qytetareve qe te ja japin voten. Dhe vjen ne pushtet me deshire dhe besim te atyre qe votuan per te. E ai politikani pastaj i mashtron ata qe votuan per te, i zapton, i robron, i percakton jetat e tyre, integritetin e tyre, e zapton dinjitetin e tyre dhe zakonisht i plackit. E ne menyre legale. Dhe per kete mer pare te mdhaja! Edhe nje here te perserisim: Ne menyre legale! Dhe kjo, e tere kjo paska emen te pergjitheshem: Rend demokratik? Me kuptim: Demos- Popull dhe Krateo- sundim ( ne gjuhe te vjeter greke). Sundim i popullit, pra qytetareve te nje shteti, subjektit rrenjsor dhe shtetformues- banor, qytetaret te atij subjektit, shtetit, e subjekti i shtetit eshte popull, banoret, qytetaret, qytetari te atij shteti. A paska dicka te perbashket sot, ne kohe recente demokracia me kete domethanie burimore? A paska?! Ne jetsim te ketij rendit, regullimit dhe regullit mbrenda per mbrenda te ketij Rendi Botror qe emrohet Demokraci, ne Kosove dhe vende perreth, si dhe ne Shqiperi, ky dhe kesi Rend Botror shendrohet ne skllavopronari, ku pronari behet Allfa dhe Omega ndaj skllaveve (lexo: qytetareve) te cilit votuan qe ai skllavopronari te i robron ne te gjitha fusha, dhe madje te i robron dhe shpirtra te tyne. Shendrohet ky Rend Botror, e ne ne keto hapsira ku jetojme, shendrohet ne pasqyre te dyfisht ku hija si e tille trupezohet. Dhe me afer spjegimi: Satanizohet, trupezohet objekti dhe shendrohet ne subjekt. Pa deshiren tone? Athu?!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu