Doli nga shtypi botimi i plotësuar “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i Jusuf Buxhovit

Shkrime relevante

Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Foto nga Strasburg-u ____ Nga: Adem Lushaj  ____ Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku...

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Agim Ramadani, Vëllai i shpirtit, agimi që nuk perëndon kurrë !

Sak Muji, Zvicër - Rugovë PËRGJIGJE NGA ZEMRA PËR MOTRËN TIME TË...

Shpërndaj

Doli nga shtypi “SHËNIMET E GJON NIKOLLË KAZAZIT” i Jusuf BUXHOVIT
(Botim i plotësuar)
Këto ditë, shtëpia botuese “Faik Konica” nxori nga shtypi romanin e njohur “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, të botuar për herë të parë në vitin 1982 dhe të përkthyer edhe në disa gjuhë botërore. Ky botim, megjithatë dallon nga pesëmbëdhjetë të deritanishmit, ngaqë është i plotësuar nga aspekti përmbajtësor dhe ai gjuhësor. Autori është thelluar te çështja e polikromit fetar tek shqiptarët, duke e pasqyruar atë jo vetëm si bashkëjetesë të besimeve nga familjet deri te individi, por të ndërlidhur me elementet e kozmogomisë të trashëguara nga dijet e vjetra, të cilat gjenden në vetëdijën kulturore dhe historike të shqiptarëve si një faktor i veçantë, që atë e ka përballuar edhe me trysninë e vazhdueshme të garës së qytetërimeve, ku për t’u shkatërruar ky element identitar, është përdorur edhe lufta biologjike, me virusin e murtajës, mbi të cilin ngritet edhe drama e romanit. Po ashtu, autori e ka kthyer paskajorën dhe disa morfema të gegnishtës, që pasqyrojnë fuqinë shpirtërore që mbshtetet mbi gjuhën e mirëfilltë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu