Fadil Bytyçi : Poezi kushtuar lokalitetit arkeologjik Castelona në Therandë

Shkrime relevante

Anatomia e një Kryengritjeje Popullore: Pse drejtësia ndërkombëtare dështoi të kuptojë strukturën e UÇK-së

Agim Vuniqi, Washinton ____ Vendimi i fundit i Dhomave të Specializuara në Hagë...

Kush e sulmon pavarësinë, figurat kombëtare dhe kujtesën tonë, prek themelet e shqiptarisë

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Ka filluar të dëgjohet gjithnjë e më...

Shefqet Krasniqi “në flagrancë”, apo kur islami politik kërkon pushtet

Nga Rrezart Kalaja Washington, 20 shtator 2026 SHEFQET KRASNIQI “NË FLAGRANCË” – KUR...

Ibrahim dhe Rexhep Nikçi, 27 vjet padrejtësi!

Sak Muji, Rugovë ____ Nga një shkrim i vitit 1999 te kërkesa e...

Shpërndaj

Fadil Bytyçi, Therandë-Prizren

Poezi

TË GJETA TË FJETUR

(Kështjesllës Castelona)

Krua i Thanës, krua frymzimi.
Dërdëllisësh në kujtimet e mia.
Të akullt më djeg mallëngjimi.
Shkëmbi i mprehëtë mme bën hije.
Në humbëtirën e kohës të gjeta emrin.
Kastelonë vejushë e vjetër. Që përhapë aromë lajthie.
Hijerënd më qëndron përballë.
Tek hedh vallen me Zana mali.
Imazhi yt shpirttrazues.
Relikt në kujtesën time.
Kala e fjetur në dallgë të kohës.
Ta ndjej gjëmën e dhembjen në shpirtë.
Tek gërvishtesh në gjembat e heshtjes.
Kastelonë,kodrinë e fshehur
Shkelqimmadhe hijerënd të gjeta të fjetur.

Këtë poezi ia kam kushtuar kalasë me emrin Castelona të cilën e përmend Procopi I Cezaresë në librin e tij me titull “De Aedificis” që do të thot “Mbi ndërtimet” që bënë fjalë për ndërtimet e sistemit fortifikues në Dardani nga ana e Justinianit,perandorit me origjinë ilire të Bizantit.Prokopi ishte në shërbim të Justinianit..Këtë kala e ka zbuluar autori I kësaj poezie kur përherë të parë bootoi një shkrim mbi disa artefakte që ka gjetë rastësisht në këtë kodrinë, në vitin 1984, në gazeten “Rilindja”.

* Sot në “ Pranverën Poetike” në Therandë, lexova poezinë time kushtuar lokalitetit arkeologjik Castelona. Ishte një përjetim emocional! (Prof. Fadil Bytyçi)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu