ARKIVI:
4 Gusht 2026

Nuk mund të luajmë rolin e “identitetit të dyfisht”, edhe ti braktisësh vullnetshëm e të thuash se “janë tonat!”

Shkrime relevante

Shembuj dhe fakte, administrata digjitale dhe siguria kombëtare (2)

Safet Sadiku, Zvicër ____ Edhe Republika e Kosovës nuk mund të konsiderohet se...

Serbia që “e ngatërron televizorin” me historinë

Lirim Gashi, Prizren ___ Nga Memorandumi i SANU-së te Vuçiqi: si u ulën...

Në 80-vjetorin e lindjes së historianit, shkrimtarit dhe mikut tim të çmuar

Nga Ramiz Tafilaj, Houston, Texas, SHBA 4 gusht 2026 ____ Ka njerëz që e...

Kur shpata fillon të ecë mbi ne

Lekë Mrijaj, Klinë Para disa vitesh, gjatë leximit të librit të Robert...

Shpërndaj

Pamje e Manastirit të Deçanit
Ismet Sopi, gazetar, Drenas-Llapushnik
Sa herë evropianët duan të na pengojnë në rrugën tonë të integrimeve, na vendosin përpara pengesa të natyrave të ndryshme, sikur tani me rastin e kërkesës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku përmenden çështjen e pronave të manastireve ortodokse.
Nga kultet fetare askush nuk të largon, por kur ti i braktis vullnetshëm objektet e kultit që thua se “janë tonat” dhe njëherit i shpall “Non grata”, atëhere ndërrojnë rregullat e lojës. Shqiptarët e Kosovës dhe në ish republikat jugosllave nuk mund ta luajnë rolin e identitetit të dyfishtë.
Gjatë periudhës së pasluftës u ndërtuan afër njëmijë xhamia e u renovuan hamame dhe mejtepe të ndryshme dhe nuk u ngrit asnjë kishë në themelet e saj, përjashto këtë të Llapushnikut, në Rugovë, Kërvasari dhe zbulimi i Kishës së Nënkalasë në Drenicë.
Sentimentin fetar me parada të ndryshme e tregojmë çdo të premte duke i uzurpuar rrugët dhe sheshet, festat e ndryshme i bëjmë me aq pompozitet, jo në ambientet familjare dhe objekte të kultit, por i uzurpojmë hapësirat publike duke penguar zhvillimin normal të jetës në qytete, çdo vit miliona euro shpenzojmë me blerë gur me gjuajtur dreqin, dhjetra mijëra euro harxhojmë për dasma synetie, fëmijët tanë braktisin shkollat në Evropë dhe mbushin qendrat islamike dhe xhamitë.
Xhamia e Bresanës, Sharr i Prizrenit
Instituti i Historisë dhe ai Albanologjik janë shndërruar na faltore, organet e sigurisë mezi ia arrijnë t’i kryejnë detyrat e veta gjatë periudhës së agjërimit, ngase janë të dërmuar nga uria dhe etja, në Parlamentin tonë nuk mungojnë pozat e deputetëve mjekrrosha dhe ato me shamia, duke u shndërruar në popull më paradoks që Evropa ka në kontinentin e vjetër.
Vetë e futëm therren në këmbën e shëndosh.
E kemi sjell veten deri në atë shkallë sa evroamerikanët të pyesin: A ia ka vlejtur këtë popull ta nxjerrim nga kthetrat serbe!?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu