Gazzetta di Venezia (1919) / Shkresa e djemve të Ismail Qemalit drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë me rastin e vdekjes së babait të tyre

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Baroni Sidney Costantino Sonnino (1847 – 1922)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Maj 2022

“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të shtunën e 15 shkurtit 1919, në faqen n°2, shkresën e djemve të Ismail Qemalit drejtuar asokohe ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë me rastin e vdekjes së babait të tyre, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Djemtë e Ismail Qemalit — Sonnino-s

 

Burimi : Gazzetta di Venezia, e shtunë, 15 shkurt 1919, f.2

Vlorë, 14 shkurt.

Djemtë e Ismail Qemalit i dërguan ministrit të Punëve të Jashtme Sonnino shkresën e mëposhtme :

“Në këto rrethana të dhimbshme, mirënjohja jonë e përjetshme ndaj kombit të madh fisnik italian dhe qeverisë së tij mbretërore, për pritjen e rezervuar dhe nderimet e bëra ndaj trupit të babait tonë të dashur, është aq e madhe dhe e paharrueshme, se është detyrë për ne, fëmijët e tij, t’i lutemi që të pranojë falënderimet tona të përzemërta dhe të besojë përgjithmonë, si të gjithë shqiptarët e vërtetë, miqtë e tij besnikë dhe të përjetshëm që i urojnë mbarësi, duke pasur sigurinë se me të do të sigurohet prosperiteti i Shqipërisë. — Nënshkruar : Et’hem, Qazim, Qamil, Vlora”.

______

Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania). Burimi:

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazzetta-di-venezia-1919-shkresa-e-djemve-te-ismail-qemalit-drejtuar-ministrit-te-puneve-te-jashtme-te-italise-me-rastin-e-vdekjes-se-babait-te-tyre/. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu