ARKIVI:
27 Prill 2026

Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika!

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Fadil Maloku, sociolog

1. Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë rrezik të madh në politizimin e institucioneve të (“pavarura”edhe nga brenda edhe nga jasht) të Kosovës (shkaku se; është një fenomen që i ka përcjelluar pothuajse të gjitha vendet postsocialiste!), sa në partitizimin dhe sidomos në klanizimin e tyre! Ky fenomen i klanizimit, në një shoqëri ende tribale, siç është deri diku kjo e jona e ku më e fuqishme ende mbetet “fjala e gojës”, se sa “germa e ligjit”, edhe si trashëgimi (do thoja edhe si “vlerë shtesë!) e edhe relikt obskurant nga ish sistemi diskriminues dhe aparthejd i vendosur nga Serbia, po bartet ngadalë, por, sigurt edhe në qeverisjen aktuale. Sidomos, në përcaktimin e emrave për Bordet e ndryshme. E them kështu edhe për shkakun se edhe vetë isha viktimë kolaterale, e grupit të deputetëve që ishin kompetent në përzgjedhjen e kandidatëve për Bord të RTK-s… Unë duke mos përfaqësuar kauza partiake e klanore, por, ekskluzivisht vetëm interesat që ndërlidheshin me kauzën shtetërore e jo ato të partive, klaneve dhe grupimeve aktuale politike parlamentare, u margjinalizova. Pra, duke aktivizuar “standardin”tashmë tē instaluar (lexo; intervenimit te anëtarët e komisionit për të votuar për anëtar Bordi të RTK-s), në sjelljet dhe shikimet e sinkronizuara të ca anëtarëve, “lexova” dhe qartë e kuptova gatishmërinë e tyre për të mbetur edhe më tej “skllevër” partiak! Sepse, si më tha një anëtarë (deputet) i VV “aty do votohet vetëm ushtarakisht dhe vetëm për anëtarët klanorë, të bedelëve, që i ka autorizuar e nominuar partia” / !? Mbeta pa tekst!

2. Por, meqë objekt i analizës sonë nuk janë Bordet, por Gjykatat, si institucione tejet të rëndësishme dhe tejet të nevojshme, për ta ndërtuar frymën dhe atmosferën demokratike në një vend postsocialist, pra, duke u nisur nga (Vendimet e mëhershme, mënyra e emërimeve, si edhe përvoja e raportit /lexo; servilitetit social i “prodhuar”nga “konsultat” që përveç stabilitetit të brendshëm… reflektuan edhe interesa rajonale!/) kjo përvojë, kujtojë që Gjykata Kushtetuese dhe pothuajse gjitha Gjykatat tjera, vështirë e kan të “shkurorëzohen” si nga ndikimet e jashtme (sidomos!), ashtu edhe ato të brendshme partiake e klanore.

Kur them ndikimet e jashtme; Aludimi im është tek perceptimi i interesave që i ka faktori ndërkombëtar (sidomos ky i Brukselit, që në një mënyrë apo tjetrën, ka defekte të theksuara, sidomos në mosartikulimin e asaj se çka në të vërtetë kërkon nga institucionet gjyqësore kosovare (oportunitet e konformizëm, apo ligjési e kuahtetueshmëri), kur është në pyetje miratimi dhe implementimi i Marreveshjes për Asciacionin!? Vetëm përkujtojeni, takimin që pati Kryeministri me ndërmjetësuesin Borrelli, Bruksell… ? Ku përgjigjet arrogante të tija lidhur Asociacionin kur e mbaroi fjalimin KM i Kosovës Kurti, ishin aq jopërfillëse, aq të njëanshme, kur insistonte të “demonstronte” periferizmin e rolit që duhet ta kenë Gjykatat kosovare (!?) në raport me Asociacionin! I njëjti qëndrim, është parë shumë më heret edhe te Lajçak…kur e relativizonte pa fije turpi rolin e Kushtetutës së Kosovës, në rast se pranohet të implementohet Marrëveshja e vitit 2013/15 për Asociacionin.

Ndërkaq, faktori amerikan duket shumë më i kthjellët dhe shumë më pragmatik!. Këtu, duket se interesat gjeostrategjike, po i mbizotërojnë të gjitha interesat tjerat…! Aludimet e brendshme, gjithsesi adresohen në drejtim të klaneve që kanë (vënë monopol të plotë!) më shumë interesa ekonomike, se sa sosh politike…

3. ⁠Reperkusionet e mundshme, (jo vetëm tani politike!) nga një vendimmarrje e bazuar në përvojat e mëhershme të këtij institucioni, vetëm sa do e ridëshmojnë tezën time të kamotshme, se Kosova as; s’ është e pavarur; as sovrane; e as demokratike! Pra, “ngucakeqët” provizor e ngandonjëherë edhe meskin(!) qē ne si publik i shohim në jetën publike, s’janë vetë qëllimi! Ato, më shumë po përdorën (mjerisht!) vetëm si mjete për të arritur qëllimet (politike!) e tyre klanore, biznisore, etj. Natyrisht, e gjithë kjo “agjendë” e tyre, sjell pasoja të pariparueshme në procesin e shtendërtimit, ama edhe të bashkimit të nesërme të paevitueshëm.

Kështu që, shlirë mund të themi se; Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika…,dhe sidomos nga klanet politike, që s’e kanë as edhe një problem të bashkëpunojnë me “kolegët” e tyre nga partitë antipode politike, e me faktorin ndërkombëtar!

Bile ka raste, kur më ngjeshur bashkëpunojnë klanet e partive kundërshtare, se sa ato brendapartiake…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu