Grida Duma dhe reportazhi i saj më i plotë gazetaror nga pjesa e veriut të Kosovës

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

Teksti i dokumentarit nisë kështu:
“Ka territore që i ke në letër, por nuk i zotëron. Në harta, veriu ka qenë gjithmonë Kosovë. Por në përditshmërinë e tij, ka qenë një vend i huaj: një hapësirë ku shteti nuk hynte, ku ligji nuk dëgjohej, ku flamuri valëvitej vetëm në fletë zyrtare, por jo në rrugë.
Për shumë vite, veriu ishte një kufi i padukshëm, një botë që i ngjante Kosovës vetëm nga larg. Nga afër, ajo ishte një tjetër histori: një territor i mbuluar nga sirenat, i mbajtur peng nga frika dhe nga strukturat paralele.
Në këtë tokë, Kosova ekzistonte vetëm si ëndërr. Dhe megjithatë, historia ka momente kur ëndrrat kërkojnë të bëhen realitet.
Më 24 shtator 2023, Banjska u bë skena e një përplasjeje që nuk ishte si të tjerat. Në këtë fshat të vogël, u provua fuqia dhe guximi i shtetit të Kosovës.
Afrim Bunjaku ra duke mbrojtur shtetin. Ai dha jetën e tij për të treguar se këtu, veriu nuk mund të ishte më një zonë e lirë për strukturat paralele. Sakrifica e tij nuk ishte e kotë. Ajo rrëzoi mitin se këtu shteti nuk guxon.”
– Top channel nuk mori plumb gjatë xhirimit sepse atë pjesë tani e kontrollon Policia e Kosovës
Pra, në veri te Kosovës, fabrika që prodhonte pjesë tankesh, nga një destinacion paramilitar është kthyer në destinacion zhvillimor, nga një destinacion armësh për luftë është konvertuar në destinacion për energjetikë. Pra ishte një strategji suksesi e qeverisë hap pas hapi, derisa, opozita ankohej jo nga Serbia por nga qeveria e Kosovës që ushtronte sovranitet. Kjo opozitë dëshironte status-quo-në, ngjashëm si bashkësia ndërkombëtare por ja qe dëshirat nuk iu realizuan.
Godina e Kryqit të Kuq të Serbisë që ishte prezantuar si qendër humanitare në fakt ishte një bazë paramilitare, jo për të shpëtuar jetë por për tu stërvitur për agresion. Këtë bazë e inauguroi presidenti serb Vuçiq me 2018 derisa qeveria e Kosovës heshti. Heshti sepse bizneset i kishin të përbashkëta, flitet se një pjesë e kriptovalutave prodhoheshin edhe për politikanët Kosovar të kohës.
Sot, ura u ndërtua për pesë javë, që është një rekord rajonal derisa sovraniteti i veriut të vendit është një realitet i lumtur!
***
Ja video nga reportazhi i gjerë i Grida Dumës në pjesën veriore të Kosovës, që pamëdyshje është paraqitja më e plotë e gjendjes pas Banjskës…:
___

Pavarësia e Dytë/ Veriu i Kosovës! Top Story pamje ekskluzive në Ujman, Banjskë dhe vila e Radoiçiç

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu