ARKIVI:
10 Qershor 2026

Hapja e Urës së Ibrit, problem i ndërkombëtarëve, jo i NATO-s !

Shkrime relevante

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Kujtime e mendime të Ibrahim Kelmendit për Lidhjen e Prizrenit, në 148 vjetorin e themelimit

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Para 148 viteve: LIDHJA E PRIZRENIT Në momentin vendimtar, historik,...

Kërcënimi i Vjosës me zgjedhje, sëmundje kronike për pushtet!

Florim Zeqa Qytetarët nuk dolën të votojnë sepse nuk kishin për çka...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Që prej angazhimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës mbi lumin Ibër që po ndan Mitrovicën dhe veriun e Kosovës prej saj, të gjithë ndërkombëtarët kanë qenë kundër hapjes së kësaj ure. Këta i prinë moshapjes së saj dhe tani të gjithë nga ndërkombëtarët e kundërshtojnë, pa treguar përse, vetëm se do të ketë tensione e çka jo tjetër nga Serbia.

Por, të gjithë ata sikur po i arsyetojnë tensionet nga Serbia, ani pse kjo urë është e tëra thellë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk ka asgjë të bëjë me Serbinë. Këta që flasin për tensione, skur po e ndërsejnë Serbinë për destabilizim të Kosovës, sikur edhe po i japin të drejtë në tensionim të gjendjes, ndërsa duan edhe me masa të tjera për Kosovën, nëse ndërmerr një hap të tillë. Kjo është plotësisht e padrejtë dhe ndërhyrje n Kushtetutën e Kosovës dhe në zbatimmin e ligjit për të drejtat e lëvizjes së lirë të njerëzve në Kosovë.

Kjo ndërhyrje e ndërkombëtarëve të lë të kuptosh se kjo ndarje ka ardhur nga ndërkombëtarët më parë sesa nga Serbia.

Sikur ndorkombëtarët ta përkrahnin hapjen e Urës së Ibrit, ajo do të hapej dhe Serbisë as që do i shkonte mendja për tensionim të gjendjes.

Me të tjerët u bashkangjit edhe Marko Prelec, Ekspert për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, i cili beson se hapja e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë pa mbështetjen e perëndimit, mund të nxisë tensione të reja në veriun e Kosovës.

Mirëpo, lind pyetja se përse perëndimi nuk e përkrah hapjen e kësaj ure? Ku është problemi, përse është kundër, apo mos duan të përfitojnë ende disa shtete në kurriz të Kosovës e të mos i japin të drejtë në shtirjen e plotë të sovranitetit të saj në mbarë territorin, apo, vallë, mos janë për ndarjen e Kosovës.

Ne jemi të vetëdiojshëm se pa pëlqimin e perëndimit nuk do mund të bëhet hapja e urës, por përse është kundër hapjes. Perëndimi po i jep më shumë të drejtë serbisë në destabilizim dhe ndërhyrjen e saj në Kosovë, sesa Kosova të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën e saj në shtetin e vet, në Kosovë. Kjo është plotësisht e pëdrejtë. Kur NATO e KFOR-i janë për të ruajtur qetësinë në këto hapësuira, duhjet t’i jipet e drejta për aq sa i takon secilit në vendin e vet, pë ndërhyrje të njëra-tjetrës.

…pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 kjo urë ishte epiqendra ku prania paraushtarake serbe në veri u përpoq të ndalojë shqiptarët e armatosur ta kalonin urën, pra ishin aty të ashtuquajturit rojet e urës”, tha Prelec. Por kjo nuk ishte kështu. Serbët sulmuan shqiptarët në veri të Mitrovicës dhe i ndoqën ata e i vranë deri sa i qitën këtej urës së Ibrit, madje nën përcjelljen e KFOR-it, çka është më e keqja. Prej atëherë, vetë KFOR-i i ndaloi shqiptarët të shkojnë në shtëpitë e tyre. Këtu kishjte qëllim që të mbetej Mitrovica veriore me shumicë sereb, e cila asënjëherë nuk kë qenë.

Edhe sot, ndërkombëtarët po duan vetë të mos e lënë bashkimin e Kosovës me veriun e saj. Po tha Stano se bën të hapet ura e Ibrit, ajo do të hapej e do e pranonte edhe NATO, madje edhe Serbia.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu