“Intervista” me Hashim Thaçin e Adriatik Kelmendit, skenar që më shumë është në favor të interesave të Serbisë, sesa të interesave shqiptare

Shkrime relevante

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike te konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Klajd Kapinova rreth protestave radikale islamike pro Hamasit, organizatës Antifa dhe ato që po zhvillohen në Shqipëri

Klajd Kapinova, New York  Protestat radikale islamike palestinëze të Hamasit dhe...

Çohu nga shtrati, o njeri, dhe lufto me ashpërsi për Shqipërinë

Nga Aurel Dasareti Çdo ditë është një faqe e bardhë që pret dorën...

Shpërndaj

KUR RUBIKONI DHE GAZETARIA BËHET ZËDHËNESE E MANIPULIMIT DHE RRENAVE
Intervista e Adriatik Rrencit me Polarin e Brojës nga Haga ishte një skenar i montuar për të rikthyer një politikan të diskredituar si “hero kombëtar”. Një propagandë që ofendon të vërtetën, ndërgjegjen dhe vuajtjet e një populli të tërë.
Kjo që pamë sonte në Rubikon nuk ishte intervistë, por një skenar i përgatitur dhe propagandë për të rikthyer imazhin e një tradhtari, mashtruesi dhe politikani të rremë e të dështuar.
E ashtuquajtura “intervistë” e Hashim Thaçit në Rubikon nuk është as intervistë, as rrëfim i sinqertë. Është një mallkim ndaj së vërtetës dhe një skenar i montuar nga Adriatik Kelmendi dhe klani i tij mediatik, që fatkeqësisht i shërben më shumë interesave të Serbisë, sesa interesave të së vërtetës shqiptare.
Asnjë nga shprehjet, qëndrimet apo “idealet” e paraqitura në atë emision nuk janë të Thaçit. Ato janë fjalë të shkruara nga të tjerë, me qëllim për të pastruar imazhin e një njeriu që ka tradhtuar interesat e Kosovës ,njeriu që ka nënshkruar krijimin e Republikës Serbe në veri, që deklaronte para mediave se “fatkeqësisht, veriu është i ndarë”; ai që ka falur tokë të Kosovës dhe të Rugovës, që ka bërë pazare të pista me ekstraterritorët për manastiret, dhe që e ka vënë ndarjen e Kosovës si ofertë mbi tryezën e bisedimeve.
Ky është njeriu që, së bashku me Vuçiqin, ka udhëtuar në SHBA për të lutur Boltonin që të mbështeste ndarjen e Kosovës. Një figurë që ka qenë simbol i përçarjes, i dyshuar për vrasjen e atdhetarve të LDK-s dhe autor i marrëveshjeve të fshehta dhe i shtetit të kapur.
Kjo nuk është përpjekje për të dëgjuar një të burgosur politik,kjo është përpjekje për të rikthyer një politikan të diskredituar në lojë, përmes një skeme manipulimi emocional, përmes “letrave nga burgu”.
Në të vërtetë, Hashim Thaçi ka qenë një nga përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e unitetit kombëtar, për thellimin e ndarjeve politike, dhe për instalimin e një rendi ku partia ishte mbi shtetin, dhe interesi personal mbi kombin.
Këto fjalë që iu veshën si “thënie të urta” nuk i ka thënë kurrë. Ai nuk ka folur kurrë për kombëtarizëm të vërtetë, sepse ai kurrë nuk ka punuar për të.
Kombëtarizmi nuk vjen nga burgjet politike të Hagës, por nga ndërgjegjja e lirë dhe e pastër e shqiptarëve që nuk janë korruptuar nga pushteti.
Mos u mashtroni nga skenarët mediatikë.
As ky “heronj” i krijuar nuk është i yni, as ata që përpiqen ta sjellin prapë në skenë.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Nuk eshte Adriatik Kelmendi as ideator as autor i kesaj interviste, zotri Gecaj. Eshte, sipas gjitha gjasave, dikush shume me dinak e me radhe dhe me i rrezikshem, e nga stafi i kryeministrit Albin Kurtit. Per fat te keq ky person e ka qit disa here ne humnere dhe Albin Kurtin. E kush don me e gjet kete person toksik dhe teper te rrezikshem per shtetin dhe shtetrimin e Kosoves, do te e gjen.

  2. Nuk eshte Adriatik Kelmendi as ideator as autor i kesaj interviste, zotri Geci. Eshte, sipas gjitha gjasave, dikush shume me dinak e me radhe dhe me i rrezikshem, e nga stafi i kryeministrit Albin Kurtit. Per fat te keq ky person e ka qit disa here ne humnere dhe Albin Kurtin. E kush don me e gjet kete person toksik dhe teper te rrezikshem per shtetin dhe shtetrimin e Kosoves, do te e gjen.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu