ARKIVI:
15 Qershor 2026

Kryeministri Kurti mori pjesë në drekën e punës të ftuar nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, me liderë të Ballkanit Perëndimor

Shkrime relevante

Në Gllogjan …, te yjet e Lirisë!

Sak Muji, Rugovë NË GLLOGJAN PUSHOJNË METEORËT E LIRISË Aty ku toka flet...

Kulla e Isniqit, meteorët e Lirisë

Sak Muji, Rugovë   I. Guri që mban kujtesë Nga kullat legjendare të...

Urim për Dom Nosh Gjolajn në 50 – vjetorin e meshtarisë së tij

Nga Frank Shkreli I dashur Dom Nosh: Me rastin e 50-vjetorit të Meshtarisë...

Midis Kujtesës dhe përgjegjësisë: Nafi Çegrani – një promete i kohës sonë dhe dëshmitar i ndërgjegjës shqiptare

Bajram Kabashi, Prishtinë Ka fate njerëzore që nuk i përkasin vetëm një...

Terrorizmi nga pseudoanalistët kriptoenveristë

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  Ka 15 ditë që po i ndjek protestat në...

Shpërndaj

Prishtinë, 19 shtator 2024 

Me ftesë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

Kryeministri Kurti fillimisht uroi znj. von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës. 

Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen. 

Sa i përket Planit të Rritjes, kryeministri Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes. 

Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.

 

Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu