Mathieu Aref flet për dy Kuran, atë që e njihte në Egjipt për 23 vjet dhe atë që na kthen në Mesjetë

Shkrime relevante

Qimja në vezë…, në sytë e Hykmete Bajramit!

Lirim Gashi, Prizren ____ RADOJKOHYQMETE KURBAN BAJRAMI DHE SHKENCA E QIMES NË VEZË ____ Dje,...

Kush e organizoj 11 – 26 Marsin 1981

Nga Sak Muji – ish Sylë Mujaj Dëshmia ime personale, dokumentet...

Njerëzit dhe butoni i fundit

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip, gjermanisht, serbisht) ____ Ekziston një keqkuptim i vogël lidhur...

“Sektet fetare” – Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe misionet e tyre të errëta

"Sektet fetare" - Kush i financon 611 sekte në Shqipëri dhe...

Serbia nuk do të denazifishohet, përderisa të mos ndodhë pagesa e reparacioneve

Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina 1.Iluzionet se nuk duhet filluar lufta...

Shpërndaj

Fëmijët shqiptarë të Luginës së Preshevës nga shkolla kuranore për fëmijët, që qysh në atë moshë imamët duan t’i mësojnë që nuk janë Njerëz-Shqiptarë/e, por Musliman/e!
Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
____
Nuk ka dy Kuranë : ai që e njihja në Egjipt për 23 vjet (pa mbulesë, pa hixhabe, pa burka, me një Islam normal, të lirë pa teprime fetare dhe të sjelljes) dhe ai i sotëm, i cili na kthen në Mesjetë, me një Islam (të ndryshëm) të imponuar mbi myslimanët nga “Burra” xhelozë dhe të plotfuqishëm që duan t’i reduktojnë gratë në një objekt personal. Një Islam nga një epokë dhe një botë tjetër, me interpretime të shumta, të larmishme dhe të anshme që largohen nga konteksti kuranor… një Islam që nuk e njoh dhe nuk e kam njohur kurrë në Egjiptin tim të fëmijërisë. A mund të ketë dy Islame, ai i kohës sime dhe ai i sotëm ? JO, dhe një mijë herë JO, ekziston vetëm NJË (sikur mund të ekzistoje NJË Zot jo dy apo më shtmë ?!) : ai normal, i moderuar, paqësor, pa motive të fshehta, pa teprime, pa interprétime të njëanshme, pa tabu, etj. Më në fund, në fillim, Eva kishte të drejtë të flasi dhe të këtë mendimin e saj dhe nuk ishte skllave e Adamit. Pikë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.
Një fe nuk është një shenjë i jashtëm besimi. Feja është personale; ajo është e rrënjosur në thellësitë e shpirtit të atyre që besojnë. Nuk ka nevojë të shfaqet. Sidoqoftë, nëse Zoti ekziston, nuk mund të ketë dy ose më shumë fe. Nana ime më tha se në kohën e saj, në rajonin e Matit, një mysliman ndonjëherë shkonte të lutej në një kishë, dhe e njëjta gjë vlente edhe për një të krishterë që shkonte të lutej në një xhami ! Shqiptarët të asaj kohe, dhe veçanërisht ata nga rajoni i prindërve të mi, ishin të jashtëzakonshëm : kjo sjellje që sapo përshkrova është një mësim për ti dhënë gjithë botës ! Në të vërtetë, nëse ka vetëm një Zot, si mund të ketë tre fe ?!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu