Selatin Retkoceri mendon që “shteti nuk mund të bëhet eksperiment i Albin Kurtit”

Shkrime relevante

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Llugagji, Lipjan

Sjellja e Albin Kurti karshi opozitës dhe vetë shtetit ka kaluar prej kohësh kufijtë e një qeverisjeje demokratike. Ajo që po shohim sot nuk është politikë, por një projekt i rrezikshëm për përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme. Ndërkohë që vendi përballet me kriza institucionale të njëpasnjëshme, kryeministri zgjedh heshtjen dhe kalkulimet elektorale. Afatet kushtetuese po digjen një nga një, por nuk shihet asnjë përpjekje serioze për zgjidhje. Kjo nuk është paaftësi por është strategji. Opozita nuk trajtohet si partner në demokraci, por si pengesë që duhet anashkaluar ose thyer. Në vend të dialogut, kemi arrogancë. Në vend të bashkëpunimit, kemi izolim. Dhe kjo qasje nuk e dëmton opozitën e dëmton vetë shtetin. Ideja e manipulimit të skenës politike përmes pazareve të ulëta, joshjes së partive apo eliminimit të rivalëve brenda përmes posteve “të arta”, e zhvesh plotësisht nga parimet një qeveri që dikur pretendonte reformë dhe drejtësi. Nëse pushteti përdoret për të neutralizuar kundërshtarët dhe jo për të ndërtuar institucione, atëherë kemi hyrë në një rrugë të rrezikshme. Edhe më shqetësues është tentimi për të shfrytëzuar vakumet institucionale për të kapur hallka kyçe të shtetit: drejtësinë, prokurorinë, komisionet e pavarura dhe vetë sistemin zgjedhor. Kjo nuk është më qeverisje, kjo është arkitekturë e kontrollit total. Në një kohë kur qytetarët presin stabilitet dhe siguri, u ofrohet pasiguri dhe kalkulim elektoral. Shpërndarja e buxhetit si mjet për të blerë mbështetje është fyerje për çdo qytetar që jeton me ndershmëri dhe punë. Nëse vazhdohet me këtë logjikë, Kosova rrezikon të rrëshqasë nga një demokraci funksionale në një sistem ku institucionet ekzistojnë vetëm në letër, ndërsa vendimmarrja reale përqendrohet tek një individ. Shteti nuk është pronë e askujt. Demokracia nuk është vegël për pushtet personal. Dhe qytetarët nuk janë numra për manipulim elektoral.

Koha për përgjegjësi është tani. Në të kundërtën, pasojat do t’i paguajë i gjithë vendi.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. O Selatin LLugaxhiu ju bre bace jeni vetem me be lluge Shtetin e Kosves me partite tradhtare opozitare. …e dini fare mire se cfare vepra madheshtore ka bere Kryeministri ALBIN KURTI ne veri te Republikes te Kosoves qe kryeministrat dhe kryetaret e Shtetit te Kosoves nuk kane guxua me hy atyre veprimeve ne veri te Shtetit te Kosoves,per arsye se se kane qene bashkepunetore te serbise. …si hashim danilloviqi si isa komunisti i rrahman morines,si ramush radojciqi nuk kane guxua me iu case atyre veprimeve qe i ka ber KRYEMINISTRI HISTORIK ALBIN KURTI,se i kane dosjet te vuciqi. …me t’i numrua veprimet qe i ka bere KRYEMINISTRI ALBIN KURTI duhet shkrua dy faqe te formatit A4. …A nuk mjafton per ty dhe opoziten mjerane dhe tradhtare shtrirja e sovranitetit te Shtetit te Kosoves ne cdo skaj ne veri cep me cep te Republikes te Kosoves. …analizoni mire dhe pa anua ndaj partive , veprimet ne veri te Mtrovices.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu