ARKIVI:
27 Korrik 2026

Me mikun tonë Joseph J. Dioguardi në New York

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

Takimet me mikun tonë, ish kongresmenin amerikan dhe kryetar shumëvjeçar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, arbëreshin Joseph J. DioGuardi, paraqesin një përjetim të veçantë, meqë ato ndërlidhen me rolin dhe rëndësinë e personalitetit që i dha impulset më të fuqishme agazhimit të SHBA-ve për çështjen e Kosovës nga fundvitet e tetëdhejta, ato të nëntëdhjeta e deri te pavarësia e saj. Në këtë zhvillim historik ndër më të rëndësishmit, DioGardi, bashkoi komunitetin shqiptaro-amerikan në dobi të çështjes së Kosovës dhe, njëherësh, ndikoi që një numër i madh senatorësh dhe kongresmenësh amerikanë të sensibilizojnë politikën amerikane në përkrahje të saj në të gjitha fazat, gjë që u pasqyrua me ndërhyrjen ushtarake të marsit-qershorit të vitit 1999 ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave si dhe në proceset që çuan të pavarësia e saj, ku politika amerikane pati fjalën kryesore.
Miku ynë DioGuardi, nuk reshti së punuari për Kosovën edhe pas shpalljes së pavarësisë së saj.
Gjatë takimit të sotëm, theksoi se roli i lobit shqiparo-amerikan edhe mëtutje mbetet i rëndësishëm, që të ruajë, po edhe të thellojë lidhjet me senatorët dhe kongresmenët amerikanë, në mënyrë që ata t’i ketë përkrah kur po përballohet me sfidat e dialogut me Serbinë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu