Ndeshja futbollistike në mes të Kosovës e Turqisë, mjafton që nuk është armiqësore

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Gani Mehmeti

LOJA FUTBOLLISTIKE MES KOSOVËS DHE TURQISË, MJAFTON QË NUK ËSHTË ARMIQËSORE, TË FITOJË CILADO

Ndeshja kualifikuese për plejof mes Kosovës e Turqisë ka zgjuar interesim shumë të madh tek të dy shtetet, që të mos them vetëm tek tifozët e tyre.

Dëshirë e secilit ekip e shtet është të fitojë ekipi i tij, por mbasi kjo duhet të ketë një fitore, sepse është lojë garuese eliminuese, njëri ekpi duhet të dalë fitues, përkundër që unë dua me zemër të fitojë Kosova.

Mirëpo, shihet se askush nuk është shprehur mes dy ekipeve me fjalë ofenduese, por vetëm me shprehje dëshirash , që secili ekip për vete dëshiron të dalë fitues. Madje, ka shkuar aq larg, sa prej të dy ekipeve kanë pasur vetëm fjalë të mira, duke e çmuar lojën e njëri-tjetrit, ashtu sikur edhe ftubollistët, duke i ngritur sa më lart në lojën e tyre. Kjo tregon sikur të ishte lojë miqësore e jo garuese dhe kualifikuese, që është mjaft me rëndësi, sepse njëri ekip do të mbetet në shtëpi, ndërsa tjetri, ekipi fitues do të kualifikohet për pjesëmarrje në lojërat botërore, që është mjaft me rëndësi.

Dhe, nga sjellje kaq të mira ndaj njëra – tjetrës, rezultati më i mirë do të ishte baraz, por kësaj radhe nuk ka barazim. Do të shkohet deri në fitoren e njërit ekip.

Kjo tregon miqësinë dhe respektin e popujve të të dy vendeve, prandaj ka edhe sjellje sportive miqësor e jo armiqësore.

Një sjellje armiqësore mes dy ekipeve, skur të luhej rastësisht, do të ishte mes Kosovës dhe Serbisë.

Do të ishte më senzacionale sikur të fitojë Kosova, pse është shtet i ri dhe nuk ka pasur rastin të vijë deri këtu ndonjëherë më parë. Do të ndikonte, ndoshta, edhe politikisht në botë e do të njihej edhe nga shtete që ende nuk e njohin. Dhe, me këta futbollistë që ka, meriton fitoren.

Pramndaj, Urime ekipit fitues! Cili ekip do të dalë fitues, do të shihet nesërmbrëma, më 31 mars 2026, nga ora 20.45.

Forca Kosovë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu