Në Bujanoc, vazhdojn mbishkrimet ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve

Shkrime relevante

Letër e hapur drejtuar institucioneve daneze dhe europiane

Xhemil Zeqiri, Danimarkë _____ Lënda: Kërkesë për vëmendje institucionale ndaj të drejtave të...

KOS-i dhe UDB-a nga nëntoka

Nafi Çegrani, Çegran Vdekja, ndonjëherë, nuk vinte me zhurmë. Nuk kishte hapa...

Ylli me 8 cepa, oktagrami ka kuptime të ndryshme të kultures edhe fesë!

Sabahate Byci, Gjermani _____ Në kontekstin e botës islame oktagrami i përbërë nga...

Shpërndaj

Nga: Refik HASANI   

Pankarta me mbishkrimin ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc, jo që kan marr hov dhe jan krijuar si dukuri në rritje, por jan shëndërruar në përditshmëri.

Brenda një jave pas mbajtjesë së protestestës gjithë popullore, ku më datën 12 gusht në mënyrë paqësore, me moton: për IDENTITET dhe DINJITET, në organizmin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në këtë protest, morën pjesë gjithë subjektet politike që veprojn në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por edhe Shoqata dhe nga familjarët e dëshmorëve, si dhe nga Organizata e veteranëve të ish,UÇPMB-së, që pati një masivitet, dhe ishte një harmonizim dhe koordinimin i të gjithëve KUNDËR pasivizimit, përmesë pastrimit Etnik-diskriminimit.

Mbrenda një jave jan shkruar pankarta me mbishkrimin ,,Vdekje shqiptarëve” dhe ,,Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.

Këto mbishkrime po manifestojn një Gjuhë të urrejtjes, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, por jan mbishkrime të urrejtjesë kundër gjithë neve shqiptarëve.

Meqë mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve, nuk kemi vetëm në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por kemi gjithëandejë Serbisë.

Republika e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve.

Kur fyhet një POPULL i tërë, kur krijohet urrejtje ndaj një POPULLI të tërë, do të duhej të reagon në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë.

Posaqërisht Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, do të duhej dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi kemi mbishkrime të shpeshta gjithëandej Serbisë ku shprehet Gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj neve shqiptarëve.

Bujanovci

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu