Nga kishat te asociacioni, pretendimet e Serbisë mbi Kosovën

Shkrime relevante

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Kosova nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për një plan

Lirim Gashi, Prizren ____ Kosova sot nuk është më Kosova e para një...

Guri i Kishës së Zogajt, me jehonë përtej Atlantikut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Nga një gur në Zogaj te një...

Shpërndaj

Serbia donte Kishë serbe — në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës, pala shqiptare u tregua e gatshme t’ia plotësonte të gjitha kërkesat delegacionit të Serbisë, në përbërje të të cilit ishin peshkopët e Kishës Serbe Ortodokse: Artemije, Irinej, Teodosije e të tjerë, duke ua dhënë kishat arbërore, si serbe.
Përfaqësues nga pala serbe sigurisht të ngazëllyer me gadishmërinë e injorantëve, të pandërgjegjshmëve shqiptarë për t’i dhënë dhe njohur kishat arbërore, 44 sosh, si serbe.
As atëherë, as më pas, askush seriozisht nuk ngriti zërin lart për të deklaruar haptas e qartë, se e falën kulturën ortodokse shqiptare serbisë — trashëgiminë e lashtësisë arbërore!
Rezoluta 1244 nuk kishte kishë serbe ortodokse.
Korniza Kushtetuese nuk kishte kishë serbe ortodokse.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka kishë serbe — e pranuan negociatorët në Vjenë.
Prandaj, Serbia vazhdon ta quaj Kosovën sistemi shpirtëror serb.
Kishat kryesisht janë ndërtuar në kohën e sundimit të Bizantit, kur në Kosovë nuk ka pasur fare serbë. Pjesa e madhe e popullit arbëror kanë qenë të krishterë. Pra në çdo aspekt këto kisha ishin të shqiptarëve, sepse ato i shërbyen shqiptarëve për të kryer ritet fetare.
Më 1924, arkeologët serbë bënë gërmime arkeologjike në themelet e kishave të Deçanit dhe Graçanicës, me qëllim që të dihet identiteti i kishave. Gjatë punimeve të tyre u dëshpëruan kur gjetën themele të kishave arbërore.
“Serbët në mesjetë nuk kanë pasur as afinitet, as aftësi, as mundësi për të ndërtuar kishat monumentale, siç janë ato në Kosovë e në Maqedoni, kështu që dokumentet në të cilat figuron emri i Nemanjiqëve si ndërtues të këtyre kishave nuk janë për t’u besuar”, shkruante historiani dhe shkrimtari serb,
Pero Slijepçeviç më 1934.
Serbia do Asociacion serb — e kërkon asociacionin për administrim territori dhe asetesh ekonomike si p.sh.; Kombinatin “Trepça” dhe Liqenin e Ujmanit që shtrirjen dhe lidhjen do ta kishte horizontale po me një vendimmarrje vertikale tek Beogradi.
Me themelimin e një ‘asociacioni serb’ duan ta zbatojnë preambulën e kushtetutës së Serbisë (ku thuhet se; “Kosova dhe Metohia është pjesë integrale e territorit të Serbisë dhe se ka statusin e një autonomie substanciale brenda shtetit sovran të Serbisë dhe se nga statusi i tillë i Krahinës së Kosovës dhe Metohisë rrjedhin obligimet kushtetuese për të gjitha organet shtetërore për të ruajtur dhe mbrojtur interesat shtetërore politike e juridike të Serbisë në Kosovë dhe Metohi”), si dhe neneve 182 dhe 183 të Kushtetutës së Serbisë.
Historiku — imponimi i një gjuhe të huaj nga pushtuesit otoman në bashkësitë ortodokse të trojeve arbërore si në jug ashtu në veri dhe ndalimi i gjuhës amtare, nëpërmjet hierarkëve të Patrikanës, përjetësuan një gënjeshtër historike mbi “grekësinë” e shqiptarëve ortodoksë, gjë që vijoi edhe me “serbizimin”, me ndihmën e Rusisë, duke u dhënë shtetit grek dhe atij serb të drejta të pretenduara mbi shqiptarët e krishterë në Shqipëri e Kosovë dhe gjithandej trojeve ku jetonin shqiptarët autokton.
🗣 Luftëtarët shqiptarë gjatë historisë nuk dorëzonin kokat pa armë, por as armët pa lënë kokën. Po negociatorët?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu