ARKIVI:
27 Korrik 2026

Organizata “Shqiptaria” reagon dhe thërret për ndalimin urgjent të islamizimit të Mërgatës Shqiptare

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

ORGANIZATA “SHQIPTARIA”
___
REAGIM DHE APEL PËR NDALIMIN E ISLAMIZIMIT TË RADIKALIZUAR TË DIASPORËS SHQIPTARE
___
Fenomeni i indoktrinimit fetar dhe islamizimit të diasporës shqiptare në Zvicër dhe Gjermani, i shfaqur qartë në artikullin e Tages-Anzeiger, është i papranueshëm dhe i rrezikshëm për kombin tonë. Vajzat e vogla shqiptare, disa prej të cilave nuk kanë më shumë se gjashtë ose shtatë vjeç, mbahen me shami dhe mësojnë të nënshtrohen ndaj burrave të ardhshëm. Kjo nuk është thjesht një çështje fetare – kjo është një përpjekje për të krijuar një identitet të huaj në kombin tonë, duke zbehur vlerat kulturore, kombëtare dhe perëndimore të shqiptarëve.
Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të jenë përhapës të një ideologjie që kërcënon lirinë individuale, barazinë gjinore dhe identitetin e tyre historik. Institucionet, intelektualët dhe qytetarët e ndërgjegjshëm duhet të reagojnë menjëherë për të ndaluar këtë fenomen shkatërrues. Islami shqiptar nuk ka pasur kurrë për qëllim të zëvendësojë kulturën tonë kombëtare, dhe çdo përpjekje për ta shndërruar kombin tonë në eksportues të pasigurisë në Evropë duhet të ndalet.
Ne nuk mund të lejojmë që identiteti shqiptar të zhduket nën ndikimin e klerikëve pa edukatë kombëtare, të cilët përdorin religjionin për të imponuar një urrejtje ndaj vlerave tona. Shqiptarët duhet të ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat e tyre, të jenë kompatibël me Evropën – kulturën tonë të vërtetë – dhe të largohen nga çdo influencë që përpiqet të na deformojë.
Apeli ynë:
• Prindërit shqiptarë duhet të mbrojnë fëmijët e tyre nga indoktrinimi fetar i hershëm.
• Institucionet shqiptare dhe organizatat kulturore duhet të denoncojnë publikisht këto praktika.
• Intelektualët, politikanët dhe media duhet të ndihmojnë në edukimin e diasporës për identitetin e vërtetë shqiptar dhe për vlerat perëndimore.
• Duhet të ndalohet mbajtja e shamisë për vajzat e vogla në aktivitetet e xhamive shqiptare në diasporë.
Përfundim:
Identiteti i vetëm i shqiptarëve është shqiptar dhe evropian. Çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë duhet të marrë përgjigjen e fuqishme të kombit. Shqiptarët duhet të zgjojnë ndërgjegjen dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të jenë viktima të këtij delirimi ideologjik.
“Organizates “Shqiptaria”.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Mungon emri i autorit të këtij shkrimi!?
    Por si do që të jetë, përmbajtja e shkrimit ka domethënie relevante (të rëndësisë se veçantë).
    Mendoj se:
    1). NUK PASURI TJETËR MË TË MADHE, QË I LËN NË TRASHËGIM PRINDI FËMIUT TE VET, SESA EDUKATA E MIRË!
    2). SA MË TË MËDHENJ E SA MË TË NJOHUR T’I KEMI PRINDËRIT, AQ MË TË MADH E KEMI OBLIGIMIN DHE PËREGJEGJËSINË QE ATA MOS T’I KORITIM

  2. Erdogani ka thanë: “KA VETEM NJI ISLAM”. (Ai e njeh ma mire islamin).

    Pra nuk ka “islam te bute tradicional” apo “islam ekstrem”. Te gjitha variantet jane barbar ne themel dhe dalin ne te njajtin shteg.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu