Kreu Blog Faqe 1115

Fort po shndrit’ njaj diell, e pak po nxe…!

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga 2 shkrimet e mëparshme: 

“Të pabesët”, Nga Drini.us, 7 Shkurt 2023 dhe 

”Të pa fytyrët, nuk mërziten për marre…!”, Nga Drini.us, 8 Shkurt 2023  

Edhe hana na djegi e dielli na përvëloi të gjallë (S.K)  

Me pare të pista u pasuruan ish udhëheqja e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së 

Shpresat e shqiptarëve të Kosovës u zbehën kur dolën ”publikisht” Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Fatmir Lima 

“Per spiunin me te famshem ne Kukes kishin zgjedhe si pseudonim emrin e shkencetarit te famshem- Darvin” (R. Sh) ndërsa tanët zgjodhën pseudonimet e ish komunistëve shqiptarë, pjesë të organeve të trupit të njeriut ….  emra të nacionalitetev tjera, të shtazëve (”Magjupi”, ”Gjermani”, ”Gjarpëri”) etj. 

Por më parë dua të tregoj një histori të dëgjuar por të komandantëve nga Shqipëria: 

Na ka ardhë pordhkomandanti 

”Tre partizanë vendi, njëri si komandant e dy si ushtarë, që me sebepin e armëve gjuanin edhe gra të ndryshme të fshatrave, shkojnë në një shtëpi me qëllim që ta arrestojnë plakun e shtëpisë, me pretekstin se ka armë pa dorëzuar, por në fakt shkak ishte se ai nuk kishte treguar respekt për partizanët. 

Një nuse e re që po fshinte oborrin me rrëmetë dhe të cilës postkomandanti i zonës ia kishte vënë syrin, përgjigjet me qejf, bujrum, sipas zakonit dhe i fton mysafirët të hyjnë. 

Ku është i zoti i shtëpisë, pyet komandanti i postës, me sytë shpuzë e gojën lëng për atë nuse të re. 

Në sobë është baba, përgjigjet ajo dhe i drejton nga soba. Soba ishte një dhomë pritje jashtë shtëpise, në oborr. 

Sa hyjnë partizanët në derë, plaku, që kishte dëgjuar bisedën e tyre me nusën dhe kishte kuptuar prej ditësh vërdallosjen e postkomandantit rreth shtëpisë së tij, e kuptoi pse kishin ardhë dhe nxori nagantin nga poshtë postoqisë ku ishte ulur dhe e vuri sipër që ta shihnin. 

Ata e panë revolen dhe u stepën. 

Plaku i shtëpise e prishi heshtjen që u krijua dhe thirri: 

Oj nuse! 

Oja babë! 

Po hajde moj bijë, ti e di kush na ka ardhë. Na ka ardhë pordhkomandanti. Na bjer noj send a noj mut për pordhkomandantin e për këto burra që na kanë nderue” (motërzim marrë nga R. Shahu) 

Për personazhet e mia që fatkeqësisht janë realë, iu ngjajnë heronjëve të filmave me James, Bond, Åsa-Nisse, Mr. Bean *). 

Në luftë disa nga heronjët e mi më shumë i ngjanin Åsa-Nisse, Mr. Bean, aktorëve të Stupcave *) e pas lufte, ata ishin shumica si James, Bond-i. I tillë deri më tash është tregua Sami Lushtaku dhe Xhavit Haliti. 

Nuk mund të shpjegohen ndryshe të bâmat e Sami Lushjtakut që tenton ta vras Gazmend Halilajn e dënohet me 2 mijë euro. 

Kjo vepër në Suedi, si një nga vendet më demokratike në botë ku para ligjit janë të barabartë të gjithë, konsiderohet si vepër e rëndë ”mordförsök” (orvatje për vrasje, tentim për vrasje), dhe dënimi është deri në 10 vjet.    

Referencat dhe shkrimet e konsultuara: 

“Dështon gjykimi për tentim vrasjen ndaj avokatit Gazmend Halilaj”, Gazeta Express, 06/04/2021 11:36 

https://www.gazetaexpress.com/deshton-gjykimi-per-tentim-vrasjen-ndaj-avokatit-gazmend-halilaj/ 

“ku je se pa ardh me të kall nuk kam me lan”, ” … i akuzuari Ibrahim Lushtaku me dashje që ta privojë nga jeta e ka goditur fuqishëm veturën e të dëmtuarit Halilaj, ashtu që në këtë moment, Halilaj kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të ikë” dhe çudia më e madhe është se Sami Lushtaku dënohet me  

Për shkak se i kishte shkaktuar dëme në lartësi prej 2,700 euro veturës së të dëmtuarit Halilaj, Ibrahim Lushtaku akuzohet nga prokuroria edhe për veprën penale të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë, Samiu dënoet me 2mijë euro, Lushtaku dënimin prej 2 mijë euro gjobë mund ta paguajë me dy këste mujore në afat kohor prej 2 muajve. 

I njejti, nëse nuk e paguan dënimin me gjobë, dënimi do t’i zëvendësohet me dënim me burg duke ju llogaritur 20 euro për çdo ditë burg.  

E njëjta vepër, tentim për vrasje, në Suedi që është ndër vendet më demokratike në botë, dënimi është deri në 10 vjet burg. 

“Apeli ia vërteton dënimin Sami Lushtakut për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj”, 01.06.2021 15:42 

https://klankosova.tv/apeli-ia-verteton-denimin-sami-lushtakut-per-kanosjen-e-avokatit-gazmend-halilaj/ 

Sami Lushtaku ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 29 tetor 2020, dhe ishte dënuar me 2 mijë euro gjobë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj. 

Aktgjykimi ndaj ish-kryetarit të Skenderajt ishte shpallur pasi i njëjti, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 28 tetor 2020, e kishte pranuar fajësinë. 

“Sami Lushtaku tregon si e bleu 50 euro arin dhe e shiti mbi 5 mijë euro”, Gazeta Express, 11/01/2021 21:23 

https://www.gazetaexpress.com/sami-lushtaku-tregon-si-e-bleu-50-euro-arin-dhe-e-shiti-mbi-5-mije-euro/ 

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur për pasurinë që e ka pasur para luftës dhe pasurinë që e ka krijuar pas luftës. 

“Dosja e Privatizimit, Sami Lushtaku vazhdon ta mbajë pronën e privatizuar në emër të mikut të tij“, KALLXO.com, 12.1.2021 

Kastriot Berisha 

https://kallxo.com/lajm/dosja-e-privatizimit-sami-lushtaku-vazhdon-ta-mbaje-pronen-e-privatizuar-ne-emer-te-mikut-te-tij/  

Deklaratat e mbrëmshme të Sami Lushtakut se bleu tokë në privatizim me 50 euro arin dhe ia shiti shtetit rreth 5 mijë euro në procesin e shpronësimit bënë bujë në të gjithë Kosovën.  

“Ku i mori Xhavit Haliti, menjëherë pas lufte 400 mijë marka?”, on: July 09, 2022 Print Email 

https://a-news24.com/2022/07/ku-i-mori-xhavit-haliti-menjehere-pas-lufte-400-mije-marka/ 

KOSOVA.TRUENEWSQ.COM 

Ku i mori Xhavit Haliti, menjëherë pas lufte 400 mijë marka? – Kosova 

Ku i mori Xhavit Haliti, menjëherë pas lufte 400 mijë marka? July 10, 2022 lvas0 Ku i mori Xhavit Haliti, menjëherë pas lufte 400 mijë marka? “Pasuria e Xhavit Halitit, sipas deklarimit të këtij viti nuk e kalon një milion euro, edhe pse ai para shumë viteve thoshte se i ka 2-3 milionë …  

“70 % e ndihmave financiare të Fondit “Vendlindja thërret”, u janë dorëzuar Xhavit Halitit, Azem Sylës, Hashim Thaçit“, on: October 21, 2021 Print Email 

-“KOHA PËR REFLEKTIM E POZICIONIM TË DINJITESHËM” 

https://a-news24.com/2021/10/70-e-ndihmave-financiare-te-fondit-vendlindja-therret-u-jane-dorezuar-xhavit-halitit-azem-syles-hashim-thacit-2/  

”Shteti” i mbronë kriminelët, kriminelët janë vet ”shteti”! 

Nga Revista Drini, 15 Prill 2020 

nga Sinan Kastrati, Suedi 

https://drini.us/arkiv/shteti-i-mbron-kriminelet-kriminelet-jane-shteti/ 

 ”Për hir të së vërtetës:  

-Ku i mori Hashim Thaçi 280 mijë marka vetëm 6 muaj pas lufte që të blente shtëpi?!” 

Sami Lushtaku i mori 1 milion e 400 mijë marka të mërgimtarëve, e nuk dihet ku shkuan ato ?! 1*) 

”Samiu iku, ikim edhe ne !” 

”Tek len djelli e perëndon hana, djem si t`Drenicës (Samiu e Hashimi), nuk bân mu nana,  thon` me k`mish i ka bâ nânat” (me vjedhur. Motërzim, sipas këngës së Oso Kukës, luftës së Vraninës). 

“PORTRET I PAAUTORIZUAR I HASHIM THACIT (Ritransmetim)” 

https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/portret-i-paautorizuar-i-hashim-thacit-ritransmetim/286538192494992/ 

Është interesant të dëgjohet Behlul Beqaj, profesor (tash i ndjerë) nga minuta 36 :50 min.

”Thaçi: Marrëveshja do të zbatohet”, GUXIMI, 9 GUSHT, 2013 

https://kosovalb.com/2013/08/09/thaci-marreveshja-do-te-zbatohet/  

“Avokati i Thaçit: Ai është George Washingtoni i Kosovës, kështu i ka thënë Biden”, Sinjali.com, 09 Nëntor 2020 16:09 

https://sinjali.com/avokati-i-thacit-ai-eshte-george-washingtoni-i-kosove-keshtu-i-ka-thene-biden/  

”Ish-zyrtari amerikan flet për krahasimin që Biden ia kishte bërë Hashim Thaçit me George Washingtonin”, Sinjali.com, 18 Nëntor 2020 16:50 

https://sinjali.com/ish-zyrtari-amerikan-flet-per-krahasimin-qe-biden-ia-kishte-bere-hashim-thacit-me-george-washingtonin/  

Vërtetë ku u i mori Hashim Thaçi 280 mijë marka, 6 muaj pas lufte që të blinte shtëpi? Valdet Deva, Infoline News, 13 prill 2020

“Këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri, me pasuri milionëshe“, telegrafi.com, 02.06.2016 • 16:56 

https://telegrafi.com/keshilltari-thacit-abelard-tahiri-pasuri-milioneshe/ 

Këshilltari i Hashim Thaçi, Abelard Tahiri, ka deklaruar se ka pasuri të përbashkët në vlerë mbi një milionë euro.  

”Hoti, Xhavit Haliti… më pagoi ta vrisja Rugovën”, GUXIMI, 9 MAJ, 2012 

 https://kosovalb.com/2012/05/09/hoti-xhavit-haliti-me-pagoi-ta-vrisja-rugoven/  

“Zogaj: Stupcat personifikojnë ata që vranë pas shpine Zahir Pajazitin, Ilir Konushecin”, Jan 4, 2016  

https://fv.al/t/zogaj-stupcat-personifikojne-ata-qe-vrane-pas-shpine-zahir-pajazitin-ilir-konusheci.59663/  

“Humolli: “Stupcat” kanë ofenduar luftën e UÇK-së” 

https://www.arbresh.info/lajmet/humolli-stupcat-kane-ofenduar-luften-e-uck-se/  

“Stupcat: Nderojmë luftën dhe të rënët, por…”, 04/01/2016 00:00 

https://top-channel.tv/2016/01/04/stupcat-nderojme-luften-dhe-te-renet-por/  

”Stupcat – Gezuar 2009 – Curkullari” 

https://www.youtube.com/watch?v=rU3dek0dl58  

”Stupcat 2016 – Plani strategjik” 

https://www.youtube.com/watch?v=CEU1Tzw2MFg  

*) James Bond  

James Bond (även Agent 007) är en fiktiv brittisk spion som skapades 1953 av Ian Fleming. Efter Flemings död 1964 har Bond fortsatt som litterär skapelse i händerna på bland andra Kingsley Amis och John Gardner. 

James Bond har blivit kanske mest känd genom de 25 långfilmer som är några av de mest framgångsrika i filmhistorien. Filmerna har haft ett stort inflytande på hur actionfilmgenren utvecklats.[1] 

Dessutom förekommer James Bond i ett antal TV-spel, datorspel och i serieform. Figuren har ofta parodierats i både film och TV. En av de mer kända parodierna spelas av Mike Myers i Austin Powers-filmerna.[2][3] 

*) Charles Spencer 

Charles Spencer “Charlie” Chaplin, KBE, född 16 april 1889 i distriktet Walworth i London, död 25 december 1977 i Vevey i Schweiz, var en brittisk skådespelare, komiker, regissör och tons… 

Wikipedia 

*) Åsa-Nisse             

Åsa-Nisse (“Nisse på Åsen”) och egentligen Efraim Erik Nilsson,[1] är en litterär figur skapad av Stig Cederholm, som första gången förekom i en kort humoristisk novell i veckotidningen Tidsfördrif, nummer 51, 1944. Hans egentliga namn och ursprungliga namn i de tecknade serierna är Efraim Erik Nilsson, men i filmerna och i vissa serier har han fått namnet Nils Nilsson[2]. Cederholm har skrivit bortåt 50 böcker om Åsa-Nisse sedan 1946 och ett flertal har kommit i nytryck under senare decennier. 

Åsa-Nisse har förutom i Cederholms berättelser även skildrats i filmer, tecknade serier och i en musikal. 

*) Mr. Bean 

Mr. Bean är en komisk rollfigur skapad 1989 av britterna Rowan Atkinson och Richard Curtis och spelad av Rowan Atkinson. Mr. Bean lever ensam i en lägenhet tillsammans med sin nallebjörn Teddy. Mr. Bean har sänts som ett antal TV-avsnitt mellan 1990 och 1995. Dessa skildrar hans udda agerande i ett antal för de flesta välbekanta situationer. Därefter gjordes 1997 långfilmen Bean – den totala katastroffilmen.  

*) Stupcat 

Stupcat jane nje grup humoristik qe debutoi ne vitin 2002 Radio Televizonin e Kosoves ne shkurt, RTK, e me vonë ne KTV ne fillim Grupi “STUPCAT” perbehej prej Osman AZEMI, Vedat BAJRAMI, Blerim QERIQI, Agron SOKOLI dhe Feim ADEMI. Per shkak te obligimeve te 3 pjesetareve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) ne grup mbeten vetem Vedat Bajrami dhe Osman Azemi por me vonë ketij grupi ne vitin 2004 i u bashkangjit Mensur Safqiu, dhe po ne ketë vitë ata realizuan hitin humoristik te tyre “KULSHEDRA” dhe me pastaj shume e shume Hite te tjera. 

Po ashtu Osman Azemi dhe Vedat Bajrami kane pasur rastin te dalin edhe para publikut shqiptar ne Tirane duke marre pjese ne Show-in “Portokallia” ku u mirepriten nga i gjithe publiku. Dhe permes “Portokallise” dhe Top Chanel paten mundesine te dalin para 15 milion Shqipetareve (Abonuesve te DIGITALB) 

Stupcat arriten Kulminacionin e Fames kur ne vitin 2010 hynë si garues ne Reality Showin e Famshëm “V. I. P Shpija e Kosovës” ku qendruan 1 muaj dhe me batutat dhe skeqet e tyre argetuan mbarë popullin dhe publikun Shqiptar. Dhe qe nga aty ky grup Humoristik fillo te njihet edhe me emrin e ri Thuprrat. 

Stupcat aktualisht janë duke prodhuar nje seri te emisioneve te cilat transmetohen çdo javë në Stupcat TV dhe ne Klan Kosova. (Nga Wikipedia)  

Sqarim:  

Disa nga vegzat (link) portalet i kanë larguar dhe nuk mund ti gjej (unë i kam në arkivën tim) nga presioni ose serverët nuk kanë vend të lirë më shumë. I tillë është ”Ku i mori Hashim Thaçi 280 mijë marka 6 muaj pas lufte të blinte shtëpi?, INFOLINE  NEWS, 13 prill 2020- Nga Valdet Deva. 

Kërkoj falje nga lexuesit që në disa raste nuk i kam përkthye, në pamundësi por ato dihen dhe shikuesi e lexuesi din mjaft psh. për James Bond-in, Charles Spencer “Charlie” Chaplin, Mr. Bean etj.  

Malmö, 9 shkurt 2023  

sinan.kastrati@hotmail.com

Vazhdon tradita e mosbesimit ndaj popullit 

2

Eshref Ymeri 

Populli gjithmonë është  më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari 

                                                               Nikolo Makiaveli   

Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, në vend që të lëshonte kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë dhe për krijimin e forcave të armatosura, u çua e shkoi në Londër, që t’i lutej Eduard Greit të mos na copëtoheshin trojet etnike. Domosdo që Eduard Grei do ta shpërfillte, siç edhe e shpërfilli konkretisht, dhe do të bënte humor me Isa Boletinin lidhur me fshatin e lindjes së këtij të fundit. Ky qëndrim i Ismail Qemalit reflektonte mungesën e besimit të tij në forcat krijuese dhe energjitë e pashtershme të popullit shqiptar. Ai qëndrim nxirrte në pah edhe një tipar tepër të shëmtuar të politikanëve shqiptarë, të cilët respektojnë shumë më tepër të huajt sesa vetveten, sesa popullin e vet. Një qëndrim i tillë ka sjellë si pasojë që të huajt të na shikojnë me mospërfillje dhe, për pazotësinë tonë, t’i qeverisin trojet tona etnike si një arë pa zot që kushdo vjen e kullot. 

Në vitin 1915, kryetrimi dibran Elez Isufi, pa thirrjen e ndonjë “udhëheqësi” nga Tirana, ngriti më kombë popullin e Dibrës kundër ushtrisë pushtuese sebe dhe, si përfundim, lumin Drini i Zi e mbushi me kufoma ushtarësh serbë, çka edhe sot kujtohet me tmerr në Beograd. Prandaj sikur Ismail Qemali, menjëherë pas firmosjes së dokumentit për shpalljen e pavarësisë, t’i ishte drejtuar mbarë popullit të ngrihej më këmbë për mbrojtjen e trojeve etnike nga agresorët grekosllavë në të katër vilajetet tona, a mund të përfytyrohet dot se sa trima të formatit të kryetrimit Elez Isufit do të kishin dalë në skenën  historisë sonë kombëtare? 

Kryeargati i Beogradit Enver Hoxha, duke mos pasur besim absolutisht te populli shqiptar, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit të vitit 1947, lëshonte këtë fyerje të rëndë për dinjitetin tonë kombëtar. Në atë mbledhje ai deklaronte: 

“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar””. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012). 

Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejt të vendit tonë nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stoiniçi ia pati përcjellë partisë komuniste në plenumin e Beratit të nëntorit të vitit 1944. Në atë plenum, Velimir Stoiniçi deklaroi: 

“Shqipëria jo vetëm që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; … e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Kush e shkruan historinë”. Gazeta “Metropol”. 17-18 korrik 2012). 

Pavli Qesku, ish-ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, citon deklaratën e Enver Hoxhës para gazetarëve jugosllavë gjatë vizitës në Beograd më 30 qershor 1946:  

“Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë”. 

Dhe më poshtë ambasadori vazhdon: 

“Enver Hoxha nuk mund ta poshtëronte popullin e tij më shumë se kaq para personit që e kishte ndihmuar të rrinte pa u zhytur në udhëheqjen e PKSH. S’ka poshtërim më të madh për një popull të vogël që kishte bërë përpjekje të gjatë e kolosale për çlirimin e territoreve të veta pothuajse pa ndihmë direkte (Citohet sipas: Pavli Qesku. “Çështja e Kosovës dhe Enver Hoxha”. Faqja e internetit “Zemra Shqiptare”. 05 dhjetor 2008).  

Po ky Enver Hoxha, njeriu pa kurrfarë shtylle kurrizore, i zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj morali personal dhe kombëtar, në vitin 1947 e poshtëronte edhe shumë më rëndë popullin shqiptar, kur, me urdhër të tij, në faqen e parë të abetares së vitit 1947, shkruhej; 

“Tito luftëtar, Tito çlirimtar, Tito shpëtimtar i popullit tonë”!!! 

Po në vitin 1947, kryeargati i Beogradit Enver Hoxha deklaronte: 

  “…Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia. Po të studiojmë historinë e vërtetë të popullit tonë.., do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë.” (Citohet sipas: “Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Plenumin e IV të rinisë popullore”. Gazeta “Bashkimi”, 22 gusht 1947). 

Enver Hoxha, si gjysmak nga formimi intelektual, pa kulturë universitare, nuk ia kishte haberin fare historisë së qëndrimit të fqinjëve sllavë ndaj etnisë shqiptare. 

Profesor Hakif Bajrami citon priftin serb Nikollaj Velmiroviç, i cili, në vitin 1942, ka deklaruar:  

“Atë që po bën sot Hitleri kundër hebrenjve, atë e ka bërë Shën Sava  (1169–1236) në mesjetë kundër arbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë” (Citohet sipas: “Pse Serbia sot është në ofensivë defaktorizuese ndaj Republikës së Kosovës”. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 11 dhjetor 2020). 

Duke qenë gjysmak nga formimi kulturor, Enver Hoxha anashkalonte përmbajtjen e librit të shkrimtarit dhe të politikanit austriak Leo Freundlich (1875-1953), i cili, në vitin 1913, e pati botuar me titull “Golgota Shqiptare”. Në atë libër ai përshkruan masakrat e bishave të egra serbe kundër shqiptarëve, masakra, të shoqëruara me 500 mijë të vrarë. 

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, si agjent i regjur i Beogradit, domosdo që nuk do t’i drejtohej asnjëherë popullit shqiptar për të vjelë mendimin e tij për shumë probleme të mprehta në raport me Serbinë, si shtet fashist dhe agresor. Unë si qytetar, si pjesëtar i kombit tim të dashur, ashtu si edhe intelektualë të tjerë, pata pritur që treshja udhëheqëse kosovare, që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, do të ndryshonte qëndrim ndaj vjeljes së mendimit mbarëpopullor lidhur me të gjitha marrëveshjet, të cilat dyshja tradhtare Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa pati nënshkruar me Begradin në Bruksel, sidomos marrëveshjen për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, shpresova se ajo treshe do t’i hidhte poshtë, si të pavlefshme dhe madje shumë të rrezikshme, sepse u shërbejnë vetëm interesave të serbollavizmit. Kjo treshe, kur ishte në opozitë, e pati kundërshtuar rreptësisht nënshkrimin e atyre marrëveshjeve. Marrëveshjen për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, që do të thotë krijimi i një shteti brenda shtetit, Kuvendi e pati aprovuar  me vendim të posaçëm, me 83 votat e deputetëve, të blerë nga kryetradhtari Thaçi, të cilët vepruan si mercenarë të Serbisë dhe si tradhtarë të Republikës së Kosovës. Megjithatë, vendimin e deputetëve tradhtarë e pati hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese. Normalisht, duhej që treshja në fjalë, sapo erdhi në pushtet, fill pas konstituimit të Kuvendit, të thërriste menjëherë mbledhjen e këtij të fundit për marrjen e vendimit për hedhjen poshtë të të gjitha atyre marrëveshjeve. Pas marrjes së vendimit të Kuvendit, kjo treshe duhej t’i drejtohej edhe popullit për zhvillimin e një Referendumi të posaçëm, për t’i vënë vulën përfundimtare vendimit të Kuvendit. Por treshja në fjalë nuk e bëri një gjë të tillë, duke vazhduar të ndjekë traditën e Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës për mungesën e besimit  ndaj vullnetit të popullit. Gjatë këtyre dy vjetëve të qëndrimit në pushtet të treshes në fjalë, personalisht, ashtu si edhe intelektualë të tjerë, kam përjetuar dhe po përjetoj një ndjenjë zhgënjimi të thellë që më ka shqetësuar dhe vazhdon të më shqetësojë. Ja sepse.  

Kur Albin Kurti ishte në opozitë, pati deklaruar se me Serbinë nuk do të ketë kurrë vazhdim bisedimesh, pa njohjen reciproke. Por, çuditërisht, kur erdhi në pushtet, e ktheu pllakën, pranoi të ulej në bisedime me kriminelin e Kosovës Vuçiç, pa kurrfarë njohjeje reciproke. Pra, me qëndrimin ndaj Beogradit pas 14 shkurtit 2021, Kurti e prezantoi veten si politikan, jo si burrë shteti. Ky është minus i madh në karrierën e tij politike. Duke e kthyer pllakën, Kurti vërtetoi në praktikë se politikanët shqiptarë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, janë “trima” kur ndodhen në opozitë, por menjëherë shndërrohen në burracakë pas ardhjes në pushtet, fillojnë t’u servilosen të huajve dhe të tërhiqen zvarrë para tyre, pikërisht si argati i Beogradit Enver Hoxha. Ky qëndrim aspak dinjitoz i politikanëve shqiptarë është një fatkeqësi shumë e rëndë për mbarë kombin tonë. Dikush mund të thotë se treshja udhëheqëse është nën presionin e Brukselit dhe të Vashingtonit për krijimin e bashkësisë së komunave serbe. Çdo intelektual me vetëdije të lartë kombëtare, nuk duhet të habitet nga presioni i Brukselit dhe i Vashingtonit. 

Së pari, nuk ka asgjë për t’u habitur nga qëndrimi i Brukselit në përkrahje të Serbisë, sepse, tradicionalisht, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, Evropa është po ajo që ka qenë, vazhdimisht përkrahëse e fuqishme e grekoserbizmit, kundër interesave tona kombëtare, është po ajo që ka qënë në kohën e Shqiptarit të Madh Gjergj Fishta, i cili e ka etiketuar mirë fare me epitetin “kurva e motit”, një shprehje bukur e goditur kjo, e cila ka hyrë në fondin e pasur të frazeologjisë politike të Shqipes Sonë Hyjnore. Sepse pikërisht ajo “kurva e motit” nuk u ngop kurrë me copëtimin e trojeve tona etnike. Emërimi si ndërmjetës në bisedimet Kosovë-Serbi i dy përfaqësuesve nga dy shtete që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës – Boreli spanjoll dhe Lajçaku sllovak – është dëshmia më domethënëse e qëndrimit shpërfillës të Perëndimit evropian ndaj Republikës së Kosovës. 

Së dyti, nuk ka asgjë për t’u habitur edhe nga qëndrimi i Vashingtonit në përkrahje të Serbisë për krijimin  e një shteti serb brenda shtetit të Republikës së Kosovës. Kjo për arsye se politika që ndjek sot Departamenti i Shtetit, me Blinkenin në krye., është në krah të Serbisë. Pikërisht për Blinkenin, kur ky qe  zgjedhur zëvendëssekretar i Departamentit të Shtetit në vitin 2014, i ndjeri Xhon Mekei (John Sidney McCain – 1936-2018), ish-senator i Arizonës, pati deklaruar: “Ky është i rrezikshëm për Amerikën”. 

Me siguri që Blinkeni, si mik i Sorosit, është i rreshtuar në krahun e tërë armatës sorosiste, të cilët ndjekin strategjinë e ftohjes së shqiptarëve me Amerikën, për çka janë mjaft të interesuar Athina dhe Beogradi, prapa të cilëve luan fijet armikja e kahershme e kombit shqiptar, gërmadha rusomadhe. Dhe kjo strategji doli në pah më së miri me investimin e jashtëzakonshëm të sorosistit Rama, kyetradhtarit të  kombit shqiptar, për endjen e rrjetit të shpifografisë për marrjen e vendimit nga ana e Blinkenit për shpalljen e Prof.dr. Sali Berishës “person i padëshirueshëm” për Amerikën. Dhe kori i sorosistëve nëpër studiot televizive dhe në mjetet e shkruara të informimit masiv, filloi krrokamat e veta të pandërprera kundër Prof.dr. Sali Berishës  Por jeta vërteton në çdo hap të saj se në këtë botë ka një Hyjni të Padukshme, por të Kudondodhur, e cila ndjek me “Sy Magjik” të gjitha ligësitë dhe mirësitë e krijesave të Saj dykëmbëshe këtu në Tokë. Dhe Ajo Hyjni e Bekuar bëri që krejt sorosistëve, duke filluar që nga Blinkeni, Rama, kopeja e sorosistëve, servilët e Ramës, si Frrok Çupi, profesor-doktor Pirro Prifti dhe shumë të tjerë, t’u pëlciste koburja në brez: Rama u zbulua lakuriq para mbarë botës si objekt hetimi nga ana e drejtësisë amerikane për lidhjet e tij mafioze me McGonigal, dikur me post të rëndësishëm në Byronë Federale të Hetimeve dhe tani i arrestuar për vepra penale. Ky fakt më bën që, edhe në këtë analizë, të ricitoj aforizmin e shkëlqyer të shkrimtarit të shquar satirik anglo-irlandez Xhonatan Suift (Jonathan Swift  1667-1745), aforizëm, të cilin e pata cituar në artikullin me titull “Mjeshtri i shpifografisë, Profesori Pirro Prifti”, të botuar në internet disa ditë më parë: 

Shpifja godit zakonisht njerëzit me dinjitet, ashtu si puna e krimbave që parapëlqejnë t’u turren frutave më të mira.  

Pra, treshja udhëheqëse e Republikës së Kosovës të qëndrojë burrërisht para presionit të Blinkenit dhe të kopesë së sorosistëve, se në këtë mes kemi të bëjmë me presionin që vjen nga porta e politikës, jo nga porta e drejtësisë amerikane, e cila ka qënë dhe është gjithmonë në mbrojtje të së vërtetës. Prandaj duhet t’i tregojë vendin atij burrit me emrin Gabriel Eskobar, i cili sillet me arrogancë ndaj Republikës së Kosovës, sikur është në shtëpinë e vet. Për ta përballuar këtë presion politik të Departamentit të Blinkenit, treshja udhëheqëse në Prishtinë duhet të mbledhë Kuvendin për ta thënë fjalën me vendim të prerë kundër krijimit të bashkësisë së komunave sebe dhe mandej të thërrasë popullin në Referendum. Kështu veprojnë burrat e shtetit. 

Fatkeqësisht, treshja e lartpërmendur, në bindjen time, as Kuvendin nuk do ta mbledhë dhe as popullin nuk do ta thërrasë në Referendum. Ajo treshe, sipas gjasave, do ta pranojë krijimin e mikroshtetit serb brenda Republikës së Kosovës, e joshur nga premtimi i Beogradit se Sebia nuk do të bëhet pengesë për pranimin e Republikës së Kosovës në OKB. Këto janë përralla në një natë Shënëndreu. Sepse Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga Kosova, sepse ajo i përmbahet vendimit të konferencës famëkeqe të Londrës të vitit 1913. Përveç kësa, ajo i përmbahet vendimit të krerëve komunistë të Tiranës, tradhtarë të interesave jetike të mbarë kombit tonë. Kjo për faktin se ata tradhtarë me damkë patën hequr dorë përfundimisht nga Kosova që më 08 nëntor 1941. 

Biografi i Titos, Vladimir Dedijer (1914-1990), në librin me titull “Kujtime”, të botuar në Beograd në vitin 1949, shkruan shkoqur fare: 

“Çështjes shqiptare të Kosovës iu vu vula që në 8 nandorin e ’41-it”.  

Duke e njohur mirë traditën e tradhtisë së politikanëve shqiptarë, të cilët shiten te të huajt për tridhjetë aspra, kryepeshkopi serb Irinej ka pasë deklaruar publikisht: 

“Ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh”. 

 Shqetësimet e Kosovës do të ishin zgjidhur me kohë dhe mund të zgjidhen edhe tani me një Referendum andej dhe këtej Qafës së Morinës, për bashkimin në një shtet të vetëm, në mënyrë që Serbia dhe Perëndimi evropian, bashkë me sorosistët, të mbeteshin me gisht në gojë. Se për ndryshe, Kosova nuk do të pranohet kurrë si anëtare e OKB-së. Veç kësaj, treshja udhëheqëse, sapo erdhi në pushtet, me një vendim të posaçëm të Kuvendit, duhej ta kishte flakur tutje emërvendin (toponimin) e shpifur sllav Kosovo dhe asaj Republike të re duhej t’i kishte rikthyer emërtimin e lashtë pellazgoilir Dardania. Këtë hap ajo treshe nuk e ndërmori, aq më keq kur e shpërfilli fare edhe Përkujtesën e posaçme të Akdemisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju Jork, me të cilën ajo Akademi i qe drejtuar disa muaj më parë. Madje jo vetëm që e shpërfilli, por nuk denjoi as t’i kthente përgjigje. 

Është e turpshme për ne, si shqiptarë, që, një shtet fashist, agresor, si Serbia, e mundur në luftë, të vazhdojë të bëjë presion për të diktuar vullnetin e vet ndaj Republikës së Kosovës, ku pati kryer masakra nazifashsite, shtazarake të paimagjinueshme. Prandaj është krejtësisht e palogjikshme që treshja e politikës kosovare ka pranuar të ulet në bisedime me një shtet, armik të betuar, si Serbia, e cila, pas përfundimit të luftës, vazhdon ta  konsiderojnë Kosovën si koloninë e vet, të sanksionuar në kushtetutë.  

Treshja Osmani, Kurti, Konjufca, përmes vullnetit të popullit, duhej ta flaknin poshtë me neveri krejt periudhën qeverisëse të bandës tradhtare të Hashim Thaçit dhe të mos pranonte në asnjë mënyrë kurrfarë bisedimesh me Serbinë fashiste. Sepse, duke e vazhduar komedinë e bisedimeve me të, janë duke ndjekur traditën e servilizmit të Enver Hoxhës para monarkofashistëve grekë, të cilëve u pati bërë 49 kërkesa për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke e ditur që Athina kishte në fuqi ligjin e luftës që prej vitit 1940. Marrëdhëniet diplomatike vërtet u vendosën më 06 maj 1971, por ligji i luftës vazhdon të jetë ende në fuqi. Prandaj, edhe sot e kësaj dite, Athina vazhdon të tallet me vendin tonë, duke shfrytëzuar në favor të vet tradhtinë e interesave të popullit shqiptar nga ana e klasës së tij politike, tradhti kjo, e konkretizuar me ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë në jug të vendit dhe me pushtimin përfundimisht të kishës sonë ortodokse fanoliane nga kisha shoviniste greke, e cila na pati vrarë dhe masakruar korifenj të ortodoksisë sonë.  

Duhet pasur shumë kujdes që treshja udhëheqëse të mos bjerë në grackën e Borelit dhe të Lajçakut të Brukselit, as në grackën e misionarit të Blinkenit me emrin Eskobar, grackë, e ngritur me investimin e fuqishëm të Beogradit. Të gjithë të lartpërmendurit do të mundohen ta bindin udhëheqjen kosovare se bashkësia e komunave serbe do të gëzojë gjoja “vetëm të drejta kulturore”, jo të drejta vetadministrimi. Nëse udhëheqja kosovare do të bjerë në një grackë të tillë, atëherë duhet të ketë parasysh se çdo komunë serbe, nga të drejtat kulturore do të avancojë drejt vetadministrimit, duke e shpërfillur plotësisht autoritetin e Prishtinës dhe duke njohur vetëm autoritetin e Beogradit. Kjo do të sjellë si pasojë që në mbarë Republikën e Kosovës të krijohet një mikrofederatë serbe, e cila, si kancer, do të vijë duke e gërryer ca nga ca të ashtuquajturën pavarësi e Kosovës, kurse udhëheqja në Prishtinë do të vazhdojë të tundë flamurin e fasadës së pavarësisë. Një gjendje e tillë mund të çojë pashmangshmërisht në shpërthimin e një tjetër lufte, gjatë së cilës, nëse shqiptarët janë shqiptarë dhe zotër të trojeve të tyre stërgjyshore, të gjithë serbët do të duhet t’i dëbojnë nga Republika e Kosovës, ashtu siç i dëboi i Madhi Franjo Tuxhman nga Kroacia, si vend me zot.  

Në këndvështrimin tim, gjendja është mjaft e rëndë. Treshen udhëheqëse dhe mbarë qeverisjen e formacionit politik “Vetëvendosja”, mund ta shpëtojë, po e ripërsëris, vetëm vendimi i Kuvendit dhe zhvillimi i Referendumit kundër krijimit të bashkësisë së komunave sebe. Në të kundërt, siç theksoi para ca ditësh analisti Bedri Elezi në kanalin televiziv “Klan news”, në prapaskenë, me sa duket, po përgatitet zëvendësimi i Albin Kurtit me Glauk Konjufcën, çka do t’i hapë rrugën krijimit të bashkësisë në fjalë. Atëherë mbarë populli shqiptar i Republikës së Kosovës le t’i pijë lëngun pavarësisë, aq më tepër që opozita, faktikisht, është tradhtare e popullit të vet, përkrahëse e interesave shoviniste të Serbisë. 

Do të ishte mirë që treshja udhëheqëse e Republikës së Kosovës të ketë parasysh dhe ta vërë në zbatim atë porosinë e famshme të Alkuinit (735-804),  shkencëtar, teolog dhe poet anglo-sakson, një nga frymëzuesit e Rilindjes në Evropën Perëndimore të shek VIII, i cili, në letrën që i drejtonte mbretit të frankëve (një nga popujt gjermanë) Karli i Madh (Karolus Magnus – 747-814), shkruante: 

“Vullneti i popullit është vullneti i Hyjnisë”. 

Nëse treshja druhet apo ka frikë nga vullneti i popullit, të verifikuar përmes Referendumit, atëherë të japë dorëheqjen nga politika dhe të merret secili me punët personale. 

Prandaj, politikanët shqiptarë, duke shpërfillur besimin te populli, duke u sjellë me mospërfillje ndaj  vullnetit të tij, i kanë lejuar vetes paudhësi me pasoja shumë të rënda, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, veçse si tradhti kombëtare. 

Kaiforni, 08 shkurt 2023 

A hyri edhe Albini në “grushtin” e ndërkombëtarëve!?

0

Florim Zeqa

Vendi ka nevojë per ndërrim të çasjes qeverisëse e jo ndërrim të figurave politike në pushtet. I quajta figura politike, pasi të tilla janë. Të gjithë liderët partiak deri tek ky i fundit që erdhën në pushtet, të gjithë përfunduan në duart e ndërkombëtarëve.

I padëgjueshmi i deridjeshëm i ndërkombëtarëve

Edhe pse me rezistencë dhe shumë vështirësi, edhe Albin Kurti hyri në grushtin e ndërkombëtarëve. Ndodhi kështu për të mbajtur pushtetin në gjysëm shtet apo ishte i shantazhuar! Këtë mbetët të na tregojë kryeministri ynë, i padëgjueshmi i deridjeshëm i ndërkombëtarëve.

Republika e Kosovës ditëlindjen e 15-të është duke e pritur me qeverisjen më kredibilitetin më të lartë qytetarë si asnjëherë më parë, por edhe me 1001 probleme të brendshme dhe të jashtme; me krizë sociale dhe energjetike, në veçanti në veri të vendit, ku komuniteti serbë që nga paslufta e shtrytëzon energjinë elektrike të Kosovës pa pagesë!

Nuk është e largët koha kur Albin Kurti kundërshtonte çdo gjë dhe gjithçka, përfshirë edhe pagesën e rrymës në veri nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaronte, madje edhe zotohej se nuk do të subvenciononte energjinë elektrike për serbët në veri të vendit. Mirëpo, po e bën krejtësisht të kundërtën e asaj çfarë ka deklaruar. Për çdo muaj ‘Qeveria e Kosovës’ është duke paguar miliona euro të rrymës së shpenzuar në veri nga paratë e taksapaguesve të varfër të pjesës jo serbe të Kosovës!

Siq dihet, njëri ndër rekomandimet e kuvendit ishte që Qeveria e Kosovës obligohej të gjente zgjidhje brenda afatit 6-mujor për të shtrirë sistemin e faturimit në komunat veriore gjë e cila akoma nuk ka ndodhur dhe nuk dihet nëse do të ndodhë me këtë qeveri!

“Më mirë të mos ish kanë Hajra”

Albin Kurti tashmë ka filluar të përballet me realitetin e krijuar pas 17 shkurtit 2008, respektivisht të ballafaqimit me përgjegjësitë politike që ka marrë Kosova nga marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave serbe në Veri të vendit.

Situata në të cilën ndodhet Albin Kurti mes pranimit të realitetit dhe deçertifikimit të vendimeve politike nga kryeministrat paraprakë, më kujton situatën në të cilën ishte ndodhur “Harja”, i cili në pamundësi për të gjetur zgjidhje në situatën enigmatike, kishte folur vet me vete, “Më mirë të mos ish kanë Hajra”! Kur e dëgjuan fqinjët e pyetën, çfarë problemi ki o Hajrë!? Ai iu përgjigjet shkurt, Hajra ma mirë të mos ish kanë!

Prandaj edhe Albin Kurti ndodhet në të njëjtën situatë sikur të Hajrës! Tani ai e ka kuptuar çfarë të bën pushteti! Të bën horë, të bën të jesh ose të mos jesh siq e bëri Albin Kurtin në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara në Bruksel për normalizimin e marrëdhënjeve shqiptaro-serbe me koston e Asociasionit për shqiptarër e shumçka tjetër!

Edhe përkundër premtimeve të shumta për ndryshim, edhe me Albin Kurtin qeverisja e vendit mbeti e njëjtë dhe e pandryshuar në aspektin e brendshëm të zhvillimit ekonomik dhe atij social, e të mos flasim për politikën e jashtme, ku kemi përkeqësim dhe degradim total të imazhit të shtetit tonë në botë dhe pa asnjë njohje ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme “byro politike” e LVV-së

Mosarritja e asnjë njohje të vetme nga ‘Qeveria Kurti’, përjashto njohjen nga Izraeli në Uashington më 4 shtator 2020, mosarritja e asnjë njohje nga tri qeveritë paraprake përgjatë katër viteve të fundit flet shumë për katandisjen e politikës së jashtme të Kosovës.

Siq dihet, njohja e fundit e Kosovës para se të ndodhë njohja nga Izraeli, ndodhi pikërisht në shkurt të vitit 2018 nga shteti i Barbados. Kështu pra, në këtë përvjetor të 15-të të shtetit të Kosovës duhet ta kujtojmë edhe “vdekjen klinike” të politikës së jashtme.

Nga ajo kohë e deri më sot asnjë njohje si produkt i politikës së jashtme, gjegjësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, madje asnjë sinjal pozitiv për njohje të reja!

Ministria e Punëve të Jashtme më shumë ngjet një “byroje politike” sesa një diplomacie të mirëfillt të një shteti sovran!

Emërimi i anonimëve politik në krye të përfaqësive tona diplomatike, ka bërë që Ambasadat e Kosovës të jenë jofunksionale dhe të papërfillshme nga vendet respektive ku përfaqësohemi si shtet i pavarur dhe sovran!

Kosova mbase është i vetmi vend në rajon dhe më gjerë ku nëntoka kriminale ende është mbi ligjin dhe vendos për gjithçka natën e ditën dhe ku për shkak të mossundimit të ligjit pandëshkueshmëria e kriminelëve është bërë normë, ndërkaq pabarazia qytetare është bërë rregull e pashkruar në (pa) drejtësinë kosovare.

Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari

0

Nga: Arif Ejupi

Profesori i Fakultetit Media dhe Komunikim, Musa Sabedini, ka botuar librin: “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve e hulumtues, redaktorëve të profesionalizuar, hetuesve, prokurorëve e gjyqtarëve me etikë profesionale.

Sipas autorit, libri ka ardhur si rezultat i punës shumëvjeçare në gazetari, e ndërtuar nga përvoja e gjatë edhe gjatë raportimit nga fusha të ndryshme nga tereni, duke përfshirë këtu qindra procese e seanca gjyqësore, edhe të karakterit ndërkombëtar.

“E kam parë të udhës që ky libër të dali në dritë dhe t`i prezantohet studentëve të gazetarisë, ekspertëve dhe studiuesve të kësaj fushe, redaktorëve e kryeredaktorëve të medias së shkruar dhe asaj online, me të vetmin qëllim dhe synim, që të njohim profesionalisht problemin dhe mënyrën e të raportuarit për situatat e ndjeshme e të jashtëzakonshme”, ka thënë profesori Sabedini.

Profesori Musa Sabedini ka theksuar se raportimi për situatat e ndjeshme, pastaj raportimi për krimet dhe dhunën, janë pikat më delikate për secilin gazetarë edhe nëse ai është profesionist i shkathët e me përvojë.

Forhåndsvisning av bilde

“Të mbulosh një ngjarje me natyrë kriminale dhe të ofrosh para lexuesit dhe publikut të vërtetën, është pak e mundimshme në rrafshin profesional. Është e thjeshtë të raportosh për një konferencë shtypi, për një prezantim të ndonjë politikani apo partie politike, por të raportosh për tërmetet, fushat e mbuluara me gjak, krimin e të gjitha llojeve, të mbledhësh informacionet e sakta nga tereni, të jesh i përgatitur për të gjitha sfidat nuk është e lehtë, përkundrazi ky “sport” donë kulturë, edukatë mediatike, zhbirim të shumë arkivave e njohje të përgjithshme të problemeve”, është shprehur Sabedini.

Profesori, gazetari dhe publicisti i njohur dhe fituesi i disa çmimeve në gazetarinë hulumtuese ka thënë se: “E kam parë të udhës që ky libër të dali në dritë dhe t`i prezantohet studentëve të gazetarisë, ekspertëve dhe studiuesve të kësaj fushe, redaktorëve e kryeredaktorëve të medias së shkruar dhe asaj online, me të vetmin qëllim dhe synim, që të njohim profesionalisht problemin dhe mënyrën e të raportuarit për situatat e ndjeshme e të jashtëzakonshme. Në gazetarinë kosovare qoftë e shkruar, televizive ose online janë vërejtur defekte të shumta dhe ende ka vrima të zeza që duhet urgjentisht të përmirësohen. Ky libër, nuk do të thotë që është i përkryer ose që nuk ka nevojë për prezantime shtesë, por jam i sigurt se për studentët dhe ata që e kryejnë gjatë gjithë jetës këtë profesion delikat, do të kenë mundësi që të jenë të pagabuar gjatë raportimit”.

Gjithnjë sipas autorit nuk është e lehtë asnjëherë që një gazetar, një kronist apo një medium, kudo që ndodhet ai, të raportojë me saktësi në momentet e rënda.

“Gazetari jo gjithherë mund të jetë i disponueshëm ose profesionalisht e psikologjikisht në kryerjen e detyrës, andaj kjo agjendë dhe ky libër iu mundëson ta njihni më afër problemin, ta trajtoni me dinjitet e përgjegjshmëri çfarëdo dukurie jetësore, sociale, ekonomike, politike, kulturore e religjioze. Libri i titulluar: ”Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”, patjetër që i referohet problemeve në teren që has çdo gazetar. Etika mbetet problemi më delikat i mënyrës së raportimit, sepse jo përherë mediet e kryejnë misionin dhe detyrën me ndershmëri e relevantë”, ka thënë ai.

Profesori Musa Sabedini gjithashtu ka thënë në parathënien e librit se: “Libri përbëhet nga shembuj të shumtë, raste konkrete për të gjitha kategoritë e ndjeshme, duke filluar me Kapitullin e parë, që flitet për rastet e vrasjeve, vetëvrasjeve, vrasjet e rënda, veprat penale të të gjitha kategorive, dënimet, armët, shkeljet ligjore, etika gjatë raportimit, vdekjet, tragjeditë, privatësia, lajmet e rrejshme, vrasjet, plagosjet, aksidentet, zjarret, personat me aftësi të kufizuara, të miturit, të sëmurët mentalë, dhunimet, krimet e luftës, raportimet nga gjyqet, raportimi për pandemitë, raportimi për aspektet fetare, trafikimi me qenie njerëzore, prostitucioni, kontrabandimi i migrantëve, raportimi për kronikën e zezë, personat e zhdukur, dhuna në familje, dhunimi, vrasjet e grave shtatzëna, vetëvrasjet, ngacmimi seksual, shantazhi, kanosja, shtrëngimi, detyrimi, hakmarrja, korrupsioni, ryshfeti, skemat piramidale dhe bixhozi, vjedhja, vjedhjet e rënda, grabitja, mjediset konfliktuoze, raportimi për protestat, trazirat, demonstratat, raportimi mbi konfliktet, trazirat sociale, siguria e gazetarëve dhe rreziqet, trazirat e marsit 2004, gjenocidi, sulmet terroriste, rrëmbimet, pengjet, spiunazhi, sabotimi, krimet kundër njerëzimit, pornografia, pedofilia, bigamia, krimet kibernetike”.

Edhe në Kapitullin e dytë autori ka trajtuar dhe analizuar më shumë raportet medie, polici, prokurori dhe gjykatë, pastaj termet juridike, i ndaluar i përkohshëm, i dyshuar, i burgosur, i akuzuar, i dënuar, i dëmtuar, hetimet policore, veprimet policore, kallëzimi penal i policisë, obduksioni i kufomës, ngritja e aktakuzës, raportet media – prokuror, përkufizimet juridike, dilemat e gazetarëve, udhëzues, manual e agjenda për të shkruarit nga gjykatat, avokatët mbrojtës, publiku, i pandehuri, organogrami i gjykatave, roli i Gjykatës së Apelit, Gjykatës Supreme të Kosovës, Gjykatës Kushtetuese, Këshillit Prokurorial të Kosovës, udhëzues praktik për shkrimet për mediet online, TV e Radio, njohja me seancat gjyqësore, trupin gjykues, fjalët përfundimtare gjatë një seance gjyqësore, llojet e aktgjykimeve dhe aktgjykimet e Gjykatës së Apelit.

Kurse në Kapitullin e tretë janë dhënë informacione më koncize për përkufizimet, termet dhe nocionet juridike, veprat penale të terrorizmit, krimeve të rënda si dhe nocionet më shpesh të përdorura në gazetari.

Ndryshe botues i librit është UBT dhe i ka 532 faqe, teksa recensentë të librit janë profesorët Ahmet Maloku dhe Safet Zejnullahu, sipas të cilëve libri është kontribut i rëndësishëm në studimin dhe zhvillimin e shkencës së gazetarisë për studimin e asaj dukurie, si dhe do të shërbejë për si literaturë profesionale për një kohë të gjatë.

Recensenti i parë profesori Ahmet Maloku ka thënë se libri ofron përgjigje për shumë pyetje të teorisë dhe praktikës metodologjike, e cila ka në fokus mediat përballë raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme.

“Libri përfaqëson një nga dorëshkrimet e rralla që trajton këtë lloj përqasjeje shkencore në kuptimin e përcaktimit, studimit dhe kërkimit të fenomenit të raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme, dhe pikërisht për këtë ka vlerën dhe njohjen e tij shumë domethënëse shkencore dhe profesionale”, ka thënë Maloku.

Sipas Malokut vepra shkencore, “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” ofron përgjigje për shumë pyetje të teorisë dhe praktikës metodologjike, e cila ka në fokus mediat përballë raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme.”Në këtë mënyrë jepet një kontribut i rëndësishëm në studimin dhe zhvillimin e shkencës së gazetarisë për studimin e asaj dukurie. Libri përfaqëson një nga dorëshkrimet e rralla që trajton këtë lloj përqasjeje shkencore në kuptimin e përcaktimit, studimit dhe kërkimit të fenomenit të raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme, dhe pikërisht për këtë ka vlerën dhe njohjen e tij shumë domethënëse shkencore dhe profesionale. Përveç kësaj, duhet theksuar rëndësia e përmbajtjes, qëndrueshmëria dhe qartësia e gjuhës në të cilën është shkruar vepra, e cila lehtëson përvetësimin e njohurive, jo vetëm për njerëzit nga sektorët e gazetarisë, drejtësisë, viktimologjisë, kriminologjisë, kriminalistikës, mjekësinë ligjore, psikologjisë, psikologjisë forenzike etj., të cilëve ajo fushë u është e afërt shkencërisht dhe profesionalisht, por edhe me publikun më të gjerë”.

Maloku ka vlerësuar se vepra është jashtëzakonisht e dobishme dhe ka aplikimin e saj të gjerë, duke pasur parasysh se, në kushtet moderne të jetesës, çështja e gazetarisë shtrihet pothuajse në të gjitha sferat e jetës.

“Gjithashtu, përmes këtij libri, autori ka treguar një shkallë të lartë njohurish shkencore në fushën e gazetarisë, pastaj në metodologjinë e shkencave shoqërore, por edhe në fushën e drejtësisë, sepse pa një kombinim të tillë të e njohurive nga disa fusha shkencore, nuk do të ishte e mundur të krijohej një vepër shkencore kaq e dobishme dhe e shquar, që do të jepte një kontribut të rëndësishëm në studimin mediave përballë raportimeve për krimet, dhunën dhe situatat e ndjeshme”, ka thënë Maloku.

“Autori Musa Sabedini ka një përvojë të gjatë të punës së drejtpërdrejtë nga raportimi nga terreni, si në kohë pushtimi, në kohë aparteidi në median e Kosovës, në kohë lufte, në kohë të gazetarisë së kontrolluar të pasluftës dhe në epokën e internetit. Këtë përvojë ai e ka përdorur për të mbledhur brenda kopertinave të këtij libri shembuj të panumërt të gabimeve e të shkeljeve etike të bëra në media, qoftë qëllimshëm, qoftë padashtas. Një punë shumë voluminoze e autorit tregon përkushtimin e tij, pikë së pari, për të bërë vetë gazetari profesioniste, por edhe për t’u ndihmuar të tjerëve për ta bërë të njëjtën gjë. Qofshin ata gazetarë fillestarë, qofshin me përvojë”, thuhet në fjalën e recensentit Safet Zejnullahu.

Forhåndsvisning av bilde

Zejnullahu mendon se ata që do të përfitojnë më së shumti nga ky libër janë studentët, gazetarët e ardhshëm.

“Që në hapat e tyre të parë, ata do të mësojnë qasjen profesionale ndaj secilës përmbajtje gazetareske. Më e rëndësishmja, nga ky libër do të mësojnë atë që besoj e ndihmon më së shumti një gazetar. Do të mësojnë si të mos shkruajnë! Përmbajtja e këtij libri ua mundëson këtë. Në vargun e librave hulumtues të gazetarisë, libri i autorit Musa Sabedini “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”, besoj se do të shërbejë si literaturë profesionale për një kohë të gjatë”, ka shtuar Zejnullahu.

Profesori Musa Sabedini ka falënderuar rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizin, si dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në forma të ndryshme që ky libër të dalë i kompletuar profesionalisht.

Prezantohet Agjenda shtetërore për shënimin e 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe Manifestimit të 25- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

0

Prishtinë, 8 shkurt 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku prezantuan në një konferencë për media, Agjendën shtetërore për shënimin e 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe Manifestimit të 25- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Në fjalën e tij hyrëse, zëvendëskryeministri Bislimi tha se 25- vjetori i Epopesë dhe 15- vjetori i Pavarësisë, janë festa jo vetëm për Kosovën por për krejt shqiptarinë. ‘’Jasharët i vunë gurët e themelit, firmëtarët i ngritën shtyllat me Pavarësinë, e neve që vijmë më pas e kemi për detyrë të ngremë muret e Kosovës si vend i qytetëruar, demokratik, punëtor, ku avancon kultura dhe ekonomia.’’ tha zëvendëskryeministri Bislimi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, po përkujdeset që të kemi një program të begatë dhe të denjë për këto data.

Forhåndsvisning av bilde

Më poshtë, fjala e plotë e zëvendëskryeministrit Bislimi:

Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit që keni gjetur kohën të jeni këtu,

I nderuari ministër Çeku,

25 vite më parë gurthemeli i Kosovës tonë u vendos në Prekaz, me zemrat e zjarrta të Jasharëve që u flijuan për liri. Nuk kishte mundësi tjetër. Dekadat e shtypjes ishin edhe dekada e rezistencës, të lara me gjakun e dëshmorëve e martirëve tanë. Prandaj, Jasharët që e nisën epopenë nuk ishin as të papritur e as të çuditshëm. Por ishin përfundimi logjik i përballjes së rezistencës me pushtimin, ishin fillimi i fitores.

E 15 vite më parë në Prishtinë u ngritën shtyllat e Kosovës tonë, me pavarësinë dhe me kushtetutën republikane e parlamentare. Deputetët e asaj legjislature dhe firmëtarët e pavarësisë, do të mbeten në histori, sepse Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm.

Sivjet, e kemi një vit jubilar. Është 25 vjetori i Epopesë dhe 15 vjetori i Pavarësisë. Festa këto jo vetëm për Kosovën por për krejt shqiptarinë. Jasharët i vunë gurët e themelit, firmëtarët i ngritën shtyllat me Pavarësinë, e neve që vijmë më pas e kemi për detyrë të ngremë muret e Kosovës si vend i qytetëruar, demokratik, punëtor, ku avancon kultura dhe ekonomia. Rilindasi Sami Frashëri njëherë ka thënë “Liria është thelb i shpirtit dhe i mendjes”.

Forhåndsvisning av bilde

Meqenëse këtë vit do të shënojmë përvjetorin jubilar të 17 shkurtit dhe 5, 6 dhe 7 marsit, Qeveria e Republikës së Kosovës, po përkujdeset që të kemi një program të begatë dhe të denjë për këto data. Me vendim të Kryeministrit Kurti, me 13 dhjetor është caktuar Këshilli Organizativ për shënimin e këtyre dy datave dhe mua më është besuar kryesimi i tij. Ndërsa bashkëkryesues dhe përgjegjës për barrën kryesore të punës u caktua ministri Çeku.

Forhåndsvisning av bilde

Anëtarë të Këshillit Organizativ, u caktuan edhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, ministrat Mehaj, Nagavci, Murati, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, përfaqësuesja nga Presidenca e Republikës së Kosovës, znj. Donjeta Miftari, komandanti i FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari dhe drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, z. Shkumbin Ahmetxhekaj.

Forhåndsvisning av bilde

Më vonë, Këshillit i janë bashkangjitur edhe ministri Sveçla dhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta, z. Muhamet Bilalli. Që nga muaji dhjetor, Këshilli ka zhvilluar takime dhe ka caktuar grupin punues të nivelit teknik ku dhe është punuar plani 30 ditor, i mbushur me aktivitete të lloj-llojshme të cilat do zhvillohen jo vetëm në Kosovë, por edhe gjithandej botës.

Forhåndsvisning av bilde

Tani i kaloj fjalën ministrit Çeku, për të na prezantuar më detajisht programin shtetëror për manifestimin e këtyre dy datave.

Presidentja Osmani vizitoi komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka vizituar komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.  

Forhåndsvisning av bilde

Në Ulqin, Presidentja Osmani u prit nga kryetari i komunës, Omer Bajraktari. Në takim me kryetarin Bajraktari, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e komunës së Ulqinit më 1999, me strehimin e vëllezërve e motrave nga Kosova gjatë periudhës së luftës.   

Forhåndsvisning av bilde

“Ulqini është pikëtakim i shqiptarëve, pavarësisht nga vijnë ata. Me Ulqinin na lidhin jo vetëm raportet familjare, vëllazërore e miqësore, por edhe kujtesa nga ditët e vështira të historisë sonë më të re. Ulqini, Ana e Malit e shumë vendbanime të tjera në Mal të Zi më 1999 u bënë strehë për shumë kosovarë, të cilëve ju i hapët dyert dhe zemrat, ndaj në emër të qytetarëve të Kosovës, faleminderit!’ Tutje, Presidentja Osmani tha se: “Në Ulqin tashmë vijmë për të mirë, për t`i shfrytëzuar mundësitë turistike, për t`i mbajtur lidhjet dhe për t`i forcuar ato.” 

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë qëndrimit në Ulqin, Presidentja Osmani realizoi takime të ndara dhe me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, si dhe me një grup intelektualësh e miqsh të Kosovës.   

Ndërkaq në komunën e Tuzit, Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari Nik Gjeloshaj, me të cilin u diskutua për zhvillimet në këtë komunë dhe sfidat me të cilat përballen. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani shtroi nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Ulqinit e Tuzit me institucionet lokale në Republikën e Kosovës, por edhe me institucionet qendrore, në funksion të shkëmbimit ekonomik, kulturor, turistik, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.  

Forhåndsvisning av bilde

Në Tuz, Presidentja Osmani vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të çipsit/patatinave, e cila është një ndër investimet më të mëdha të huaja në Mal të Zi me investitor nga Kosova.  

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë qëndrimit në Tuz, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për  mikpritjen dhe bujarinë e dëshmuar në vitin 1999. Ajo foli për miqësinë e raportin unik, si dhe përkushtimin për intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen. 

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Mendime për librin e Profesor Eshref Ymerit, “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe”

5
Gjergj Kabashi
___
Recension
___
Leximi i librit më të ri të Profesor Eshref Ymerit,  “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe” , domosdo të kthen në historinë e vështirë të formimit të shtetit shqiptar para vitit 1912 si dhe mospajtimin e Rusisë Cariste dikur e të Federatës Ruse sot, qoftë me luftën e NATO-s dhe bombardimin e Jugosllavisë së mbetur në mars, prill dhe qershor 1999 për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. 
***
Ky është një libër që përmes kronologjisë së rrëfimeve e analizave të kthen në historinë e hidhur , pothuaj dyqindvjeçare, të marrëdhënieve luftarake të Shqiptarëve me Serbët, qyshkur Serbia me ndihmën ushtarake dhe diplomatike të Rusisë Cariste nisi të shtrihej në hapësirat jetësore të popullit shqiptar. Të kujton çdo gjë që nuk dëshiron ta kujtosh por që megjithatë je i detyruar t’i rikthehesh, ta shpalosh e analizosh nëpër kronika dhe arkiva të kohërave të ndryshme.
Ky libër ta kujton dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve para e pas Lidhjes së Prizrenit nga krahinat e gjera të Nishit e Pirotit; të kujton qytetet shqiptare të dikurshme si Nishin, Leskovcin, Prokuplen, Kurshumlinë , që ishin aq të njohura për kryengritjet antiosmane e antiserbe.
Duke e lexuar këtë libër, që është një kronologji e dhimbshme e dhunës çfarosëse ndaj një populli të pafajshëm në vendin e vet, nuk ke si të mos ndalesh, të mendosh e gjykosh thellë rreth mendimeve mizore antishqiptare të udhëheqësve të mëdhenj të Rusisë të kohërave të ndryshme.
Populli Rus, thotë Eshref Ymeri, nuk mendon kështu, mirëpo sikur harron se Rusia e dikurshme dhe e sotshme mendon si një superfuqi planetare dhe sikurse dje , ashtu edhe sot, dëshiron e synon me çdo kusht që Serbia ta luaj rolin e një superfuqie e Rusie të vogël në Gadishullin Ilirik. Në fakt Rusia Cariste dikur ashtu si Federata Ruse sot , përpiqet me të njejtat forca, metoda e mundësi për shkatërrimin e hapësirës jetësore të kombit shqiptar, qoftë përmes Greqisë apo Serbisë, si dikur ashtu edhe sot. Apo edhe të tjerëve, gjithsesi fqinj më të vegjël, por me orekse të pashuara ndaj territoreve shqiptare.
Raportet jo të mira të një superfuqie ndaj popullit shqiptar, që nuk kufizohet etnikisht me popullin rus , tregohen edhe në vitin 1902 kur Fuqitë e Mëdha me nxitje direkte të Rusisë e detyrojnë Perendorinë Osmane që ta pranojnë konsull në Mitrovicë  Grigorije Stepanovič Šcerbin , që kishte detyrë të kujdesej për ortodoksët që në atë kohë me shumicë ishin shqiptarë , por që me planet e programet ruse duhej të serbizoheshin , qysh u serbizuan ndërkohë. Roli i Šcerbin të ri në atë kohë ishte i njejt me rolin e sotshëm të ambasadorit të Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Bocan-Harčenko, i cili nuk lë gurë pa lëvizur duke e nxitur e trimëruar Serbinë që të mos pajtohet me askend rreth pjesëve të Kosovës së veriut të banuara me serbë. Përpos synimit gjeostrategjik serb , që njëherit është edhe synim rusomadh, duke e mbajtur atë pjesë të Kosovës të destabilizuar , Serbia (dhe Rusia) , mendojnë që t’ia bashkëngjesin atë pjesë të Kosovës shtetit serb. Që njëherit do të thoshte edhe humbje e pasurive nëntokësore e mbitokësore të Kosovës, në vlerën mbi 500 miliardë dollarë.
Autori serb Јован Алексић , duke e përkujtur konsullin Šcerbin, thekson:
“Megjithë guximin personal dhe sakrifikimin për ti mbrojtur vëllezërit e të njejtit besim, Ščerbin do të paguaj me kokë. Në të vërtetë, në stacionin e vjetër hekurudhor, tek depoja e municionit, plagoset rëndë dhe vdes nga gjuajtja me pushkë e rojës së barotit, Ibrahim Haliti. Ibrahim Haliti ishte një shqiptar që ishte roje e depos së barotit dhe ai e vret konsullin rus një ditë pas betëjës së serbëve të asaj pjese të Kosovës, që udhëhiqeshin nga vet ai. Do të thotë se ai vritet një vit pasi kishte ardhur me shërbim si konsull në Mitrovicë, ku në pjesën andej Ibrit i është ngritur përmendore, si shenjë kujtimi për përpjekjet e tij për zgjerimin e Serbisë.
 
Shqiptarët e udhëhequr nga Isa Boletini e trima të tjerë të Shalës së Bajgorës, Drenicës dhe anëve të tjera të Kosovës kanë udhëhequr kryengritje të pandërprera ndaj Perandorisë Osmane që bënte aq lëshime ndaj politikës rusomadhe ndaj territoreve shqiptare, politikë që në të gjitha anët e shtrirjes etnike shqiptare shkonte duke e ngushtuar hapësirën jetësore të popullit shqiptar. 
 
Profesori Eshref Ymeri në librin e tij rikujton se në një memorandum të shqiptarëve, të 13 qershorit të vitit 1878, drejtuar lordit Bikonsfild, përfaqësues i Anglisë në Kongresin e Berlinit,  thuhet:  

“…Malin e Zi të vogël kërkojnë ta zmadhojnë së tepërmi dhe ta shtrijnë deri në qendër të Shqipërisë, që të bëhet një post i avancuar i Rusisë dhe një kryeurë për aneksime më të gjera”.

Madje, në janar të vitit 1913, qeveria serbe pasi tashmë kishte vite që i kishte pushtuar e spastruar etnikisht rajonet e mëdha shqiptare të krahinave të Nishit e Pirotit, i ishte drejtuar me një memorandum të posaçëm Konferencës së Ambasadorëve.

Në atë memorandum, ndër të tjera, theksohej:  

“Ne kemi thënë se kombi serb nuk mund të sakrifikojë “tokën e shenjtë” të territoreve të veta, ku ndodhen kryeqyteti i lashtë i Mbretërisë së Parë Serbe, Shkodra; selia e Patrikanës Serbe, Peja; Manastiri i Deçanit dhe Gjakova” (Citohet sipas: (Arben Puto. “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”. Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll. II. Tiranë, 1987, f.216). 

I njejti fjalorë, si ai i para 150 viteve, si ai i viteve 1912 a 1913 , me të njejtat “arsyetime”, është i pranishëm edhe sot nga kreu i shtetit serb, por edhe nga Rusia. Me po të njejtat medota ruse të errësimit të së vërtetës për një popull tjetër, në mënyrë që duke krijuar mjegull e huti me retorikën përsëritëse t’i forcoj argumentet e veta “historike”, qofshin ato edhe të shpifura, qysh janë në të vërtetë.

I njejti shërbim iu bë edhe shovinizmit grekomadh nga Rusia në dëm të tërësisë tokësore të Shqipërisë. Kështu, Venizellosi, në qershor 1960 “i kërkoi Hrushovit ndërmjetësimin e tij që udhëheqja shqiptare të pranonte autonominë  e “Epirit të Veriut”. Shefi i Kremlinit i deklaroi atij se “partitë komuniste e përshëndesin idenë se çdo minoritet duhet të jetë autonom, me qëllim që të jetë në gjendje të zhvillojë kulturën dhe gjuhën e tij, sipas dëshirave të veta. Ai u angazhua se do t’ia transmetonte këto gjëra E. Hoxhës kur ta takonte në Bukuresht. Këtë bisedë me Hrushovin, Venizellos e bëri atëherë publike në shtypin grek dhe ajo nuk u përgënjeshtrua nga ndonjë burim sovjetik” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë”. Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë 2004, f. 165). 

Ndërkaq,sipas librit të Profesor Eshref Ymerit Nikollaj , Rizhkov (ish-funksionar i lartë i nomenklaturës së kuqe të Moskës, i cili gjatë viteve 1982-85 ka mbajtur postin e Sekretarit të KQ të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe atë të kryeministrit sovjetik gjatë viteve 1985-90) dhe Vjaçeslav Tetjokin, deklarojnë:  

“Serbia është pararoja e qytetërimit tonë. Është kjo arsyeja që palca e Ballkanit, e populluar nga sllavët e jugut, gjatë shekujve ka qenë objekt i një presioni të pandërprerë nga ana e Perëndimit” (N.I. Rizhkov, V.N. Tetjokin. “Jugosllavskaja gollgofa” (Golgota jugosllave). Moskva 2000, f. 22).  

Pavarësisht se elitat shtetërore ruse e kanë pasur të qartë se e vërteta historike është krejt ndryshe, ata kanë vazhduar me mohimin ndaj ekzistencës fizike dhe të vërtetës historike të shqiptarëve. Ata e dijnë mirë se Perëndimi nuk i ka rrezikuar sllavët , por ishte Serbia që me direktiva të Rusisë Cariste , Bashkimit Sovjetik apo Federatës Ruse sot, nuk ka dashur e as nuk do ta lë të qetë popullin shqiptar në vendin e vet. Për këtë flasin luftërat e mëdha antishqiptare, dëbimet e popullsisë shqiptare në prag e pas Lidhjes së Prizrenit, Lufta e Kosovës e vitit 1998 dhe 1999.

Sa herë që Rusët i kanë nxitur Serbët për luftë ndaj Shqiptarëve, duke i ndihmuar me oficerë dhe armët e duhura, në të njejtën kohë e kanë shpeshtuar propagandën nga rreziku ndaj së ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, apo ndaj “islamizimit të saj” që “paraqet rrezik për botën”, megjithëse gjithnjë në histori ata ishin sponzorisuesit kryesor me serbët për të na zhbërë me forcimin e identiteit të paparanueshëm fetar.  

Nikollaj Rizhkov dhe Vjaçeslav Tetjokin shprehin shqetësimin se mos vihen në jetë “planet e kahershme të krijimit të “Shqipërisë së Madhe”. Pasojat e një politike të tillë për paqen në Ballkan mund të rezultojnë katastrofike” 

“Po e theksojmë që në fillim se krahina gjeografike e Kosovës dhe Metohia asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e ndonjë shteti shqiptar. Një gjë e tillë dihet botërisht” (po aty, f.36). Kështu gënjejntë ata duke u munduar t’i trembin të tjerët me të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe”, që është krijim i fantazimeve antishqiptare ruso-serbo-greke, pasi qysh e thekson Profesor Eshref Ymeri , nuk ekziston asgjë tjetër përpos Shqipërisë etnike, pra e Shqipërisë së banuar prej shqiptarëve.

Libri i Eshref Ymerit është një pasqyrë e munguar e marrëdhënie të kombit shqiptar dhe historisë së keqe të këtyre marrëdhënieve me rusët e serbët e të tjerët që nuk u pajtuan asnjë herë me pavarësinë e kombit shqiptar, as të Shqipërisë e as të Kosovës. Federata Ruse që i shtyp me të gjitha mjetet e mundshme të asimilimit qindra minoritete në vendin e vet dhe Serbia që përbëhet nga më shumë se 40 për qind pakica kombëtare që nuk e kanë asnjë lloj trajtimi njerëzor dhe që u mohohen të thuash të gjitha të drejtat e liritë njerëzore, nuk prajnë të përpiqen që mundësisht ta coptojnë hapësirën unike të kombit shqiptar, duke futur brenda saj pyka të komunave njëetnike, si ato serbe në Kosovë.

Në Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, SANU, të vitit 1986, thuhet qartë: “Serbia e Madhe  është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe  ata  ( serbët=B.K.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe e më të madh, apo bashkësie më të madhe territoriale se sa Serbia e  Madhe (jo vetëm për shkak depresionit –  shpërndarjes territoriale të popullit  serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë në Ballkan). Serbia e madhe duhet të jetë njësoj sikurse Rusia e Madhe, me kufi sa më të zgjaruar. 

Në fund të këtij vështrimi të shkurtër për librin e Profesor Eshref Ymerit, Shqiptarët përballë politikës rusomadhe, duhet thënë se librat e tillë e zbulojnë një të metë të madhe të mendimit shqiptar, i cili nuk e ka përcjellë qysh i ka takuar hap pas hapi qëndrimin e vazhdueshëm antishqiptar të Rusisë, qoftë të Rusisë Cariste, Bashkimit Sovjetik apo të Federatës Ruse sot në raport me kombin shqiptar. Natyrisht se nuk ka qenë vetëm Rusia ajo që i ka sjellë aq dëme me pasoja katastrofale popullit shqiptar, por ishte mu ajo që e ka dëmuar më së shumëti kombin shqiptar territorialisht në favor të zgjerimeve territoriale të kombeve ortodokse në Gadishullin Ilirik, Ballkan.

______

Bajram Kabashi është EDITOR  i portalit Drini (www.drini.us) dhe jeton në Norvegji. 

Në vitet 1998/1999 ka qenë zv/kryeredakror i gazetës Rilindja. Mirret me gazetari hulumtuese, posaҫërisht me tema rreth islamit politik dhe islamizimit 

Të pa fytyrët, nuk mërziten për marre…!

Sinan Kastrati, Suedi  

  • Me marre e të pa fytyrë 

Dualën në mal me ”luftua” me gjysmopinga dhe u kthyen milionerë, çlirimtarët, ish heronjët e luftës e të paqës, siq i quajnë disa analistë e ”njohës” të ”luftës” te ”Epoka …”, ”Pashtriku” në RTK-ë e ”Kosovapress”, (ish agjensia shtetëre e lajmeve (në vitet 1999…)  

Pronto *), lögnare *)  

Sot në programin e mëngjesit suedez,”Nyhetsmorgon”, dëgjova fjalimnin vjetor të presidentit amerikan, Joe Biden. 

Komentatori politik tregonte se si në çdo vjet presidentët amerikanë mbajnë fjalimin vjetor dhe shikueshmërinë e fjalimeve të presidentëve në TV-e që ishte rreth 65-72 milion banorë. 

Por ajo që më interesoj ishte se presidenti Biden kërkoj përkrahjen e republikanëve për ngritjen e ekonomisë dhe të sigurimeve në raste fatkeqësie, që sipas presidentit, të pasurit duhët të paguajnë më shumë.  

Disa republikanë deri sa fliste presidenti, e quajtën Bidenin gënjeshtarë (USA:s årliga presidenttal förvandlades stundtals till ett öppet gräl i kammaren, när några republikaner kallade Joe Biden lögnare). 

Fjala ”gënjeshtar” në sallën ku fliste presidenti, ma kujtoi ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin kur disa të rinj derisa ai fliste, ata bërtisnin: ”Pronto”, ”Pronto” e ”Hajna”, ”Hajna”  ndërsa rojet e Hashimit i nxirrnin ata jashtë duke i rrahur e ndjekur …  rrugëve.  

Dje i lash falët peng *), nëntitujt e paralajmëruar e sot dua të flas por, si me grabujë me dhëmbë të thyer, do ti mbledhi fijet e sanës e do t`ju bije për f`tyrë sikur të afërmit, të vdekurit në tabut *). 

Në Kosovë pushtetin e muarën komandosët ”ushtarakë” me puç*). 

Për gazetën ”Epoka e re” 

Kur erdha në Suedi, në fund të qershorit 1992, nuk disa asnjë fjalë suedisht por as tash nuk mund të krenohem se e njoh sa duhët gjuhën suedeze.  

Mua me familje me vendosën në një hotel ”Nynäs” në Nynäshamn (hamn, port detar) qytet 70 km në lindje të Stickhomit me disa familje shqiptare e boshnjake. 

Më merrte mallim me dëgjua, folur e lexua në gjuhën shqipe dhe për bukë të Kosovës. Ushqimi në hotel nuk më hahej. Isha mësua me bukë e kripë, djathë e gjizë. Përkthyesi shqiptar, Ramazani (nga një katund i Dibrës) vinte çdo ditë në mëngjes e rrinte deri në mbrëmje. Ai përkthente gjuhën e përditshme, gjuhën e thjeshtë por nuk përkthente në polici e te avokatët sepse atje kërkohej një gjuhë e një niveli më të lartë, akademik. Ai kur kishte ardhur në Suedi, natën e parë, kishte lindur dhe pasi që kishte qëllua dita e parë e Ramazinit, babai ia kishte lënë emrin ”Ramazan”. Kishin ikur nga Enver Hoxha. 

Ramazani e fliste gjuhën shqipe shumë mirë por nuk dinte të shkruaj (shqip) prandaj kur duhëj shkruajtur ndonjë lajmërim në gjuhën shqipe, për shqiptarët, Monica Karlsson, shefe e kampit për refugjatë *) më thirrte mua me shkruajt, natyrisht Ramazani më ”përkthente” gojarisht. 

Njëherë e pyeta Ramazanin se a mos ka ndonjë libër, gazetë apo revistë në gjuhën shqipe sespe nuk kisha çka të lexoj. Ai mi pruri një krah me gazeta të ish Ballit dhe të kohë e të mbretit Ahmet Zogu. 

Në ato revista nuk mund të gjeje tjetër pos darkave e drekave të mbretit e mbretëreshës, rrobave të shtrenjta e pritjeve e vizitave. 

Po unë kënaqesha, se lexoja shqip. 

Ramazani mu lut që të ia k`thej gazetat sepse nëna e e Ramazanit i kishte kujtim nga burri. 

Epoka, ka shumë ngjashmëri me gazetat e kohës së mbretit Zog, sepse në faqet e saj gjen vetëm ish ”luftëtarë” e gjeneralë duke drekua e darkua herë në Kleqkë e herë në Burojë, me mish e raki, me këngë në tela të çiftelisë e rreth saj kush tjetër pos atyre që na e sollën lirinë, Fatmir Lima, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Isni Kilaj, Adem Grabovci (shefi i shefave në ”Pronto”) etj. 

Nga Ramazani mësova se afro 30 vjet që ai kishte jetua e banua, në një hyerje asnjëherë nuk e kishte ftua asnjë suedez për kafe.  

Gani Krasniqi, ish kryetar i komunës në Malishevë, 2 apo 3 mandate kur ”emërohet” kryetar thonte: Ne e kemi fitua luftën, neve na takon e ne do ta udhëheqim vendin. 

Edhe rusët me Ushtrinë e Kuqe, kur hynë në Beograd, në Luftën e Dytë (LNÇ) iu thonin serbëve (serbeve): ”Ne ju kemi çlirua, ne kemi me iu …i, asish”. 

Kështu ndodhi edhe pas vitit 1981 kur serbët në Kosvë, gjoja se ishin të rrezikuar, kërkonin që ti ruajnë policët serbë, nëpër shtëpi, lagje e katunde. Kur burrat ”e ngratë” shkonin me punua, policët mbeteshin me gratë e tyre… Por edhe gratë serbe u lodhën e u mërzitën me rojet policore serbe nga Serbia. 

Pas një kohe, vetë serbët kërkuan që më nuk kanë nevojë me i ruajtur policët serbë shtepitë e tyre nga nacionalistët e irredentistët shqiptarë (në Sibovc, Cërkvena Vodicë, Leshkoshiq, Plemetin të Obiliqit etj.). 

Iku ajo kohë. 

Kur shkova në Kosovë për herë të parë, në një tavolinë pija kafe me dy miq, me Muhamet Shatrin dhe Mehmet Gjoshin, historianë ndërsa Gani Geci i Llaushës kishte qenë me disa te tjerë, edhe ata pinin, te ish gjimnazi ”Ivo Llola Ribar”. Gani Krasniqi, i Carrallukës kishte qenë me një grup tjetër, edhe ata pinin kafe e lëngje. Dikur Gani Geci porosit 1 kafe për Gani Krasniqin, për me ia ”ndreq një pasaportë”, ndoshta Ganiun se jep një pasaportë … 

Vetëm edhe për Ardian Gjinin e AAK-së, nuk fola. Ai në një emision televiziv, kur RTK-ja ”shkëlqente”, shkonte mysafirë nëpër familjet e pasura, te ish luftëtarët dhe politikanët e kohës, shkuan edhe te Ardiani në Gjakovë. 

Ai kishte lloje të ndryshme të rakisë, që i ruante në rafte për Ramushin, shefin.  

Sa keq që nuk është më ai program sepse tregonin se sa komplete teshash, sa motor-bicikleta e makina kanë të lartëmadhërishmit, për vete, për gra, për prindër e vëllezër. 

Edhe për fjalën “krye” (kreu i komunës, shtetit…), krye-polici krye-tari, krye-banditi, krye-hajni, nuk fola. 

Epo herave tjerave flas, “shnosh kryt se kapuqa ka boll” … 

Po sot, 8 shkurt 2023, siq shkruan gazeta e avokati i ish të akuzuarve në Hagë, “çlirimtarëve”, Epoka e re, se: 

“ZPS kërkon që Thaçit t’i vazhdohet masa e paraburgimit“ 

https://www.epokaere.com/zps-kerkon-qe-thacit-ti-vazhdohet-masa-e-paraburgimit/  

“Prokuroria kërkon që Veselit t’i vazhdohet masa e paraburgimit”  

https://www.epokaere.com/prokuroria-kerkon-qe-veselit-ti-vazhdohet-masa-e-paraburgimit/  

“Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit lidhur me nëntë dëshmitarët diplomatë“ 

https://www.epokaere.com/refuzohet-kerkesa-e-mbrojtjes-se-thacit-lidhur-me-nente-deshmitaret-diplomate/ 

“Sipas vendimit, mbrojtja ka pohuar se mocioni është i justifikuar në dritën e dy faktorëve: mosha e shtyrë e dëshmitarëve dhe koha e parashikuar kur mbrojtja ka të ngjarë të fillojë çështjen në dritën e parashikimeve aktuale, domethënë në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026”.  

“Akuzohet Kryetari i Malishevës” 

Gazeta JNK 

Erëlehta Popaj 

kallxo, 17.11.2011 – 20:58 

https://kallxo.com/gjate/akuzohet-kryetari-i-malisheves/ 

Kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, mund të sillet nën shoqërimin e policisë, në gjykatë, në seancën që është caktuar më 29 nëntor. Ai akuzohet për veprën penale “pjesëmarrje në grupin që pengon personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”. Rasti lidhet me një incident që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të fundit komunale, ndërsa palë e dëmtuar është Jonuz Kastrati, atëherë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës. Por të martën, kur në Gjykatën Komunale në Malishevë, ishte planifikuar të mbahej shqyrtimi kryesor në këtë rast, Kilaj nuk është paraqitur fare. 

…Gjykatësi Tërshnjaku, konform nenit 270 lidhur me nenin 341, të Kodit Penal të Kosovës mori aktvendim që i akuzuari Isni Kilaj të ftohet me urdhëresë në gjykatë, të cilën urdhëresë do ta zbatojë stacioni policor në Malishevë.  

”Dënohet ish-kryetari i Malishevës Ragip Begaj” 

Gjykata Themelore, Prishtinë 

Monitoruar nga Vullnet Bugaqku 

10:40 / 21 Mars 2022 

https://www.rolpik.org/denohet-ish-kryetari-i-malisheves-ragip-begaj/  

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli sot vendimin ndaj ish-kryetarit të komunës së Malishevës Ragip Begaj, raporton Drejtësia Sot. 

Begaj po akuzohet nga Prokuroria Speciale se në kundërshtim me dispozitat ligjore ka përcaktuar lokacionin për ndërtimin e aneksit të shkollës-sallës sportive në këtë komunë, sallë kjo e cila nuk u ndërtua asnjëherë.  

“Kryetari i Ferizajit në burg” 

Shqiptarja.com, 20 Mars 2012, 14:29 | 

https://shqiptarja.com/lajm/kryetari-i-ferizajit-n-euml-burg  

Gjykata Supreme konfirmon aktvendimin për kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli i dënuar kohë më parë me dy vite e gjysmë burgim për shkaktim aksidenti dhe vdekjen e një personi.me 2 vjet e gjysmë burgim. Sipas ligjeve në fuqi, në Ferizaj duhet të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme (jo për hajni, vr. imja)  

“Ramadan Muja dënohet me 2 vite burgim” 

https://ekonomia-ks.com/sq/siguri/ramadan-muja-denohet-me-2-vite-burgim 

Prishtinë, 13 mars – Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Prizren i shpalli fajtorë të gjashtë të pandehurit në rastin e ashtuquajtur “Kryetari i Prizrenit” për kryerjen e veprave penale të Keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autoritetit në katër raste respektivisht. 

”Sami Lushtaku dënohet 12 vjet burg, Sylejman Selimi 6 vjet” 

Nga OraNews 

Përditësimi i fundit 27 Maj 2015, 20:03 

Sami Lushtaku dënohet 12 vjet burg, Sylejman Selimi 6 vjet 

https://www.oranews.tv/sami-lushtaku-denohet-12-vjet-burg-sylejman-selimi-6-vjet  

”VIDEO – Sami Lushtaku dënohet nga gjykata për kërcënim ndaj avokatit” 

Kallxo 

Elona Sejdullahu 

29.10.2020 – 09:51 

https://kallxo.com/ligji/sami-lushtaku-denohet-nga-gjykata-per-kercenim-ndaj-avokatit/  

“Sami Lushtaku dënohet me 2 mijë euro gjobë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj“  

telegrafi.com, 29.10.2020 • 08:59 

https://telegrafi.com/sami-lushtaku-denohet-2-mije-euro-gjobe-per-kanosjen-e-avokatit-gazmend-halilaj/ 

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është shpallur fajtor për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj.Për këtë vepër penale, gjyqtarja Alltën Mureli i ka shqiptuar Lushtakut dënimin me 2 mijë euro gjobë .  

“Sami Lushtaku e pranon fajësinë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj” 

telegrafi.com, 28.10.2020 • 09:38 

https://telegrafi.com/sami-lushtaku-e-pranon-fajesine-per-kanosjen-e-avokatit-gazmend-halilaj/  

Në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën, Sami Lushtaku e ka pranuar fajësinë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj. Ndërsa kushëriri i tij, Ibrahim Lushtaku si dhe i akuzuari Xhelal Zeqiri e kanë pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, përderisa janë deklaruar të pafajshëm për veprat e tjera.  

“Mbi gjysmë shekulli burgim për grupin ‘Drenica 1’ dhe ‘Drenica 2’“ 

Nga TE SHESHI  27/05/2015 

https://tesheshi.com/grupi-drenica-lushtaku-denohet-me-12-vjet-burg-selimi-me-6-vjet/ 

Grupi i njohur si ‘Drenica 1’ dhe ‘Drenica 2’, që përbëhej prej 15 veta, 11 prej tyre janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me 65 vite burgim, ndërsa që avokatët mbrojtës kanë deklaruar se do të bëjë ankesë ndaj këtij vendimi duke e quajtura atë si të pa drejtë. 

“Dënohet me burg kreu *) i Kaçanikut” 

 21-04-2011, 20:50:04 

https://www.zerion.net/lajmet-e-fundit/denohet-me-burg-kreu-i-kacanikut/      

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku është dënuar me tre vite burg dhe me 1500 euro gjobë. Ai është shpallur fajtor për veprat penale të zhvatjes dhe të armëmbajtjes pa leje. Tre të pandehurit e tjerë Arsim Kolshi, Besnik Hasani dhe Nusret Cena, po ashtu, u shpallën fajtorë për zhvatje dhe u dënuan përkatësisht […]  

“Zharku shkon në burg më 18 tetor” 

telegrafi.com, 09.10.2012 • 19:12 

https://telegrafi.com/zharku-shkon-ne-burg-me-18-tetor/ 

Aktvendimi që Xhabir Zharku të vuajë dënimin prej 3 vjetësh burg, nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 3 tetor ka mbërritur për ekzekutim në Gjykatën Komunale në Kaçanik. Gjykata e ka ftuar atë të shkojë në burg më 18 tetor. Avokati i Zharkut paralajmëron ankesë ndaj ekzekutimit të vendimit, por ende nuk ka vendosur se cila do të jetë arsyeja.  

“KMDLNJ reagon për kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë” 

telegrafi.com, 20.06.2018 • 11:14 

https://www.gazetametro.net/haradinaj-nese-kurti-behet-kryeminister-dhe-haradinaj-president-kufiri-me-malin-e-zi-kthehet-ku-ka-qene%cc%88/  

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, përmes një reagimi kanë kritikuar ligjshmërinë e kthimit të ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut në Kosovë.  

“Xhabir Zharku ia sheh “hajrin” arratisë, merret me biznes në Suedi” 

telegrafi.com, 03.10.2016 • 08:46 

https://telegrafi.com/xhabir-zharku-ia-sheh-hajrin-arratise-merret-biznes-ne-suedi/ 

I arratisuri Xhabir Zharku ndihet komod në arrati, pa frikën se mund të kapet nga autoritetet kosovare. Në Suedi ku është arratisur para 45 muajve, përveç pjesëmarrjes në aktivitete të organizuara nga Qeveria e Kosovës, ka nisur të merret edhe me promovimin e biznesit të tij. 

“Xhabir Zharku ankohet për kushtet në burg, Shërbimi Korrektues e demanton” 

Erolinda Uka 

kallxo, 08.4.2020 – 17:47 

https://kallxo.com/shkurt/xhabir-zharku-ankohet-per-kushtet-ne-burg-sherbimi-korrektues-e-demanton/  

“Sokol Bashota dënohet me 6 muaj burg me kusht” 

telegrafi.com, 29.05.2019 • 14:43 

https://telegrafi.com/sokol-bashota-denohet-6-muaj-burg-kusht/ 

Ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota, është dënuar sot me 6 muaj burg me kusht. Me të njëjtën masë është dënuar edhe Enver Berisha që në kohën sa Bashota ishte kryetar i Klinës, ishte nënkryetar i Komunës.  

“Shukri Buja shpallet fajtor, dënohet me 3 vjet burg për keqpërdorim të detyrës“ 

telegrafi.com, 05.11.2018 • 09:00 

https://telegrafi.com/shukri-buja-shpallet-fajtor-denohet-3-vjet-burg-per-keqperdorim-te-detyres/ 

Ish kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 3 vjet burg.  

“Nexhat e Fadil Demaku dërgohen në burg, arrestohen tre vëllezërit Demaj – reagon OVL e UÇK-së” 

telegrafi.com, 13.04.2019 • 20:30 

https://telegrafi.com/ovl-e-uck-se-nexhat-e-fadil-demaku-shkuan-ne-vuajtje-te-denimit-arrestohen-vellezerit-demaj/ 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së(OVL) ka reaguar pas arrestimit të vëllezërve Driton, Agim e Selman Demaj dhe pas shkuarjes në vuajtje të dënimit të kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fadil Demaku.  

“Vjen reagimi edhe nga Daut Haradinaj: Nëse Ramushi nuk bëhet president, shkojmë në zgjedhje“ 

17:38, 26/10/2020 

https://www.syri.net/syri_kosova/politike-lajme/178645/vjen-reagimi-edhe-nga-daut-haradinaj-nese-ramushi-nuk-behet-president-shkojme-ne-zgjedhje/  

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e ka ndërmend të lëshoj pe për postin e presidentit. 

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka theksuar se si parti presin mirëkuptimin e partnerëve të koalicionit dhe të opozitës për zgjedhjen e liderit të partisë, Ramush Haradinaj për president.  

“Haradinaj: Nëse Kurti bëhet kryeministër dhe Haradinaj president, kufiri me Malin e Zi kthehet ku ka qenë“ 

Metro, 26/01/2021 | 23:11 

https://www.gazetametro.net/haradinaj-nese-kurti-behet-kryeminister-dhe-haradinaj-president-kufiri-me-malin-e-zi-kthehet-ku-ka-qene%cc%88/  

“Dënohet me 17 vite burg komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (16 Korrik 2003) 

12:38 16/07/2003 

https://tvklan.al/denohet-me-17-vite-burg-komandanti-i-ushtrise-clirimtare-te-kosoves-16-korrik-2003/ 

Një nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rustem Mustafa, njohur ndryshe si komandant i kësaj ushtrie është dënuar me 17 vjet burg. Kjo është vendosur nga gjykata e qarkut të Prishtinës pas përfundimit të një procesi të gjatë gjyqsor që zgjati më shumë se një vit. Komandant Remi është dënuar sëbashku me 3 Shqiptarë të Kosovës, ish antarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 3 bashkëpunëtorët e tij, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Naim Kadiu kanë marrë dënime nga 13 deri në 5 vjet heqje lirie. 

Një vit më parë arrestimi i tyre bëri bujë në rrethet ushtarake, partitë e dala nga lufta dhe në popullsinë Kosovare, madje prej shumë ditësh janë zhvilluar protesta për lirimin e tyre. 3 bashkëpunëtorët e tij, Mehmeti është dënuar me 13 vjet burg, Gashi me 10 vjet dhe Kadiu me 5 vjet heqje lirie.  

“Grupi i Llapit’ dënohet me 13 vjet burgim Empty ‘Grupi i Llapit’ dënohet me 13 vjet burgim“ 

Mesazh nga Agim Gashi Fri, Oct 02, 2009 9:42 pm 

https://agim.albanianforum.net/t5820-grupi-i-llapit-denohet-me-13-vjet-burgim  

“Emmersoni: UÇK-ja nuk kishte kurrë një organizim të mirëfilltë komandues, e konfirmoi edhe Tribunali i Hagës“ 

Epoka e re, 18 janar 2023  

https://www.epokaere.com/emmersoni-uck-ja-nuk-kishte-kurre-nje-organizim-te-mirefillte-komandues-e-konfirmoi-edhe-tribunali-i-hages/ 

Fjalorthi:  

*) Pronto (ital.), në gjuh. shqipe: përshëndetje (në sued. Hej), pronto (nga spanj.), së shpejti, në sued. snart.  

*) Lögnare (sued.), gënjeshtar, rrenës (rrenc) 

*) RRENËS mb. bised. 

  1. Gënjeshtar.
  2. Që ka vetëm tiparet e jashtme si diçka e vërtetë, i rremë. Kapëz rrenëse. Fik rrenës fik që lidh kokrrat e para dhe nuk i mban derisa të piqen. Lule rrenëse lule që çel, por që nuk lidh kokrra.
  3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.

*) GËNJESHTAR m. 

Ai që e ka zakon të gënjejë, ai që thotë gënjeshtra; rrenës, rrenacak; mashtrues. Gënjeshtar i madh. Gënjeshtar i pabesë.  

GËNJESHTAR mb. 

  1. Që e ka zakon të gënjejë; që nuk thotë të vërtetën, që gënjen; rrenacak; që trillon e thotë gjëra të paqena për dikë a për diçka.
  2. Që të josh me fjalë të bukura e me sjellje jo të çiltra për të të bërë për vete e për të përfituar diçka; që të mban a të ushqen me shpresa të kota e me premtime; që e shkel fjalën e dhënë, që të pret në besë; mashtrues.

GËNJESHTARE f. 

Fem. e GËNJESHTAR,~I.  

*) TABUT m. vjet. 

Arkivol. Tabuti i të vdekurit. E futën në tabut. E shpunë me tabut.   

*) PENG m. 

  1. Diçka me vlerë të madhe, që huamarrësi ia lë huadhënësit disa kohë për ta siguruar për kthimin e borxhit (në vendet me sistem shfrytëzues). Borxh me peng borxh që mund të merret duke lënë peng diçka. La (vuri) peng unazën (vathët, pajën, arën, shtëpinë). E la (e vuri) peng për një vit (për dy muaj).
  2. Send a njeri që lihet në duart e një tjetri për të siguruar zbatimin e një marrëveshjeje; të një traktati etj.; rob që zihet e mbahet nga armiku për ta përdorur si mjet shkëmbimi me dikë tjetër, për të kërkuar lëshime a shpërblime nga kundërshtari etj. Lanë peng (i morën peng) fëmijët. E mbajtën peng. E dha (si) peng.
  3. Merak i madh, pikë në zemër që ndien dikush për diçka që s’ka mundur ta bëjë; tangë. E kam peng në zemër. Më mbeti peng. Ma la peng.
  4. fig. Shenjë e sigurisë për diçka. Peng nderimi (miqësie, besnikërie).

*) PUÇ I m. libr. 

Grusht shteti që organizohet në fshehtësi nga një grup i kufizuar njerëzish, të cilët nuk kanë asnjë mbështetje në popull; rrëzimi i pushtetit shtetëror dhe marrja e tij me këtë rrugë. Puç fashist (kundërrevolucionar, ushtarak). Organizojnë puçe. 

U zbulua një puç. U dështoi puçi.  

*) REFUGJAT m. 

Ai që ikën nga vendi i vet ku jeton përherë për t’i shpëtuar një fatkeqësie të përgjithshme; i ikur, i shpërngulur. Refugjat politik. Refugjatët e luftës. 

Grupe refugjatësh. Kampi i refugjatëve. Ndihma për refugjatët.  

*) KRYE- fjalëform. 

Pjesë e parë e fjalëve të përbëra që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve krye, kryetar, kryesor; p.sh. kryearkëtar, kryefamiljar, kryeinxhinier, kryeministër, kryemot, kryengritës, kryeartëz, kryeqytet etj.  

KRYE m. 

  1. vet. Kokë (bagëti). Pesëdhjetë krerë dhen (dhi). Dhjetë krerë lopë.
  2. vet. nj. Secila nga pjesët kryesore, në të cilat ndahet lënda e një libri, e një teksti, e një rregulloreje etj.; kapitull. Kreu i parë (i dytë, i tretë…).
  3. Udhëheqës, drejtues i një organizate, i një partie etj. Kreu i imperializmit.
  4. vet. Parësia, të parët e një vendi. Krerët feudalë. Krerët tradhtarë.
  5. vet. vjet. Shumë të hollash që jepej me përqindje fitimi, kryet e gjësë, kryegjë.

I ktheu vetë krerët. 

  1. shih KRYE,~T 1, 5 -7.

* Nga fundi në krye (nga kreu në fund) shih te FUND,~I. Ka marrë pisha nga të dy krerët (nga të dy anët) shih te PISH/Ë,~A. Shkoi (humbi, e pësoi) për mendtë e kresë (e kokës) shih te MEND,~TË. Baltë kreu (baltë e bardhë, baltë koke) shih te BALT/,~A.  

KRYE as. 

  1. Koka e njeriut a e kafshës. Me kryet lart. Mbi kryet e mi sipër meje.

Ul (ngre, përkul, kthej) kryet. Ia bëri me krye e përshëndeti; i bëri shenjë me kokë. 

I dhemb kryet. Na fluturoi (na shkoi) mbi krye. I ra mbi krye. 

  1. Koka si qendra e të menduarit, truri, mendja. I punon kryet. E ka kryet plot.

E ka kryet të fortë është kokëfortë. Lodh kryet kokën. Nuk i hyn në krye nuk e kupton dot. Vepron në krye të vet vepron pa pyetur njeri. 

  1. Jeta e njeriut; vetja. Lë kryet për Atdheun. Luan me kryet.

Për kryet e babait (e djalit, e vajzës)! bet. 

  1. Koka e një sendi; pjesa e një sendi ose vendi nga vihet koka. Kryet e kitarës.

Kryet e furkës. Kryet e shkrepëses. Kryet e shtratit (e djepit). Gjilpërë me krye. 

  1. Burimi i një lumi. Kryet e lumit (e Matit, e Drinit, e Vjosës).
  2. Pjesë e parë a fillimi i diçkaje; balli i një grupi njerëzish a i një vargu sendesh; pjesa e sipërme e një vendi; maja; fillimi i një kohe (i një viti, i një stine, i një muaji, i një jave etj.); kund. fund. Në krye të rrugës. Në krye të fshatit. Në krye të pazarit.

Në krye të çatisë (të shtyllës). Në krye të shkallëve. Në krye të listës. Në krye të rreshtit. Në krye të herës. Në krye të vitit (të muajit, të javës). Në krye të çdo jave (tremujori). 

Në krye të verës (të dimrit, të vjeshtës). Në krye të katër ditëve pas katër ditësh. 

Krye jave (muaji, viti) për çdo javë (muaj, vit). Ishin në fund e dolën në krye. 

  1. fig. Vendi më i nderuar e më i mirë. Kryet e vendit. Në krye të oxhakut (të vatrës).

Në krye të sofrës (të tryezës). Në krye të sallës (të dhomës). 

  1. Njeriu kryesor, drejtuesi. Kryet e punës.

* Në krye në udhëheqje, në ballë, në pararojë. Krye më krye (kokë më kokë) shih te KOK/Ë,~A. Pa bisht, pa krye (pa kokë) shih te BISHT,~I. Fund e krye që të gjithë, pa asnjë përjashtim; krejt, fund e majë. Në fund e në krye (në majë) shih te FUND,~I. Na çau kryet (kokën, veshët) shih te ÇAJ. Ia dal në krye (një pune, një detyre) e mbaroj, e kryej, e përfundoj me sukses. I ftohu kryet (kokën) dikujt shih te FTOH. Si gjeli pa krye (pa kokë) shih te GJEL, ~I. Ia hëngri kryet (kokën) dikujt shih te HA. I hyri në krye (në kokë) diçka shih te HYJ. S’i hyn në krye (në kokë) shih te HYJ. Në krye të detyrës në vendin e punës që i është caktuar; duke kryer detyrën. 

Me krye në hi shih te HI,~RI. Me krye (me kokë) në qiell shih te QIELL,~I. 

Edhe në kryet tënd (edhe në kokën tënde)! ur.. shih te KOK/Ë,~A. Me krye (me kokë) në torbë (në thes, në trastë) shih tek TORB/Ë,~A. La kryet (kokën) shih te LË. 

Lë kryet (kokën) për dikë shih te LË. Ia lidh kryet diçkaje shih të LIDH. 

Sa t’i marrësh (t’i këputësh, të rrëmbesh) kryet (kokën) shih te KOK/Ë,~A. 

Kanë marrë krye shih te MARR. Nuk i mbushet kryet (koka) shih te MBUSHEM. 

Ngre (çoj) krye (kokë) shih te NGRE. Mos më nxeh kryet! shih te NXEH. Nxjerr (qit) krye (kokë) shih te NXJERR. Nxjerr (qit) në (më) krye diçka është i zoti, është i aftë, mbaron punë. Si pula pa krye (pa kokë) shih te PUL/Ë,~A. I rri (i qëndroj) mbi (në) krye (kokë) dikujt a diçkaje shih te KOK/Ë,~A. Rrugë (udhë) pa krye diçka së cilës nuk i dihet se si do t’i vejë filli, diç së cilës nuk i dihet fundi. Ka hyrë në rrugë pa krye i ka hyrë një pune, por nuk di si do t’i vejë filli, fillon një punë, së cilës nuk di ose nuk mund t’ia dalë mbanë. E solli kryet! erdhi! ç’dreqin erdhi! (për dikë që nuk e duam). Tym për krye shih tek TYM,~I. Uli kryet (kokën) shih tek UL. 

Vari kryet (kokën) shih te VAR. U bë këmbë, e krye diçka shih te KËMB/Ë,~ A. 

Ta çon pishën mbi kokë (mbi krye) dikush shih te PISH/Ë,~A. S’i bihet malit me krye (me kokë) shih te MAL,~I. Mos e çoftë kryet (kokën) shëndoshë! mallk. shih te ÇOJ I. S’di ku kam kryet (kokën) shih te KOK/Ë,~A. Gjallë me krye nuk i jep (nuk i dorëzon) shih te GJALLË. S’ka tjegull mbi kokë (mbi krye) dikush shih tek TJEGULL,~A. I lan kryet (kokën) gomarit shih te LAJ. Lidh krye më krye bashkërendoj, i vë në rregull. S’lidhet as për bisht, as për krye dikush shih te LIDHEM. I ka marrë kryet (koka, mendja) erë shih te KOK/Ë,~A. Shpëtuam gjallë, me krye shih te GJALLË. Të thyente kryet (kokën) me para shih te THYEJ. E vuri kryet (kokën) në torbë (në trastë) shih tek TORB/Ë,~A. Uli kryet (kokën) në punë shih tek UL. Më rrahin shumë çekanë (çekiçë) mbi krye (në kokë) shih te ÇEKAN,~I. Më mirë të shkojë kryet (koka) se fytyra fj.u. më mirë të vdesësh se sa të humbasësh nderin a emrin e mirë.  

KRYEAGRONOM m. 

Agronom që drejton, organizon e kontrollon punën e agronomëve të tjerë në një ndërmarrje bujqësore, në një kooperativë bujqësore a në një rreth. Kryeagronomi i ndërmarrjes (i kooperativës). Kryeagronomi i rrethit.  

KRYEARKËTAR m. 

Arkëtar që drejton, organizon e kontrollon punën e arkëtarëve të tjerë në një bankë etj. Kryearkëtari i bankës. Kontrolli i kryearkëtarit.  

KRYEARTË mb. 

  1. Që e ka kokën të mbuluar me pendë në ngjyrë të arit, në ngjyrë të verdhë a të kuqërreme (zakonisht për shpendët). Zog kryeartë.
  2. poet. Që i ka flokët në ngjyrë të artë, flokartë, flokëverdhë, leshraverdhë.

Vajzë (fëmijë) kryeartë.  

KRYEARTËZ f. sh 

Zog i vogël këngëtar me kokë të kuqe, me krahë të zez e me vija të verdha, kryekuq. Kënga e kryeartëzës.  

KRYEARTIKULL m. 

Artikulli kryesor i një gazete, që botohet zakonisht në fillim të faqes së parë dhe bën fjalë për një çështje të rëndësishme të ditës; artikulli i parë i një reviste, që trajton në një a në disa faqe një çështje të rëndësishme të kohës. Kryeartikulli i gazetës. Lexoj kryeartikullin. Botohet në vendin e kryeartikullit.  

KRYEBANDIT m. 

Kryetari i banditëve; bandit shumë i egër e mizor.  

KRYEBARI m. 

Bariu që drejton, organizon e kontrollon punën e barinjve të tjerë në një ndërmarrje blegtorale a në një kooperativë bujqësore. Kryebariu i kooperativës.  

Malmö, 8 shkurt 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com  

Shqiptarët, ky popull Kryengritës!

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Deri me okupimin osman të Dradanisë, Arbansit ishin populli më Kryengritës në Iliri. Është pak e njohur se sa kryengritje i organizuan Arbanasit kundër Bizantit. Por, pas dobësimit të këtij shteti në trojet ilire do t` ia mësyjnë për t` i okupuar shumë popuj barbar, e dnër ta sllavët, duke e vrejtur truallin e përshtatshëm për jetesë nuk lëvizen tutje në Perendim, por vëndosen të ndalen në Iliri. Lidhur me këtë, kryesisht në Dradani në bazë të dokumenteve bizantine kam arritur për t` i identifikuar TRI kryengritje të mëdha arbanase sidomos kundër sllavëve palqkitës. Për këto kryengritje është fenomen se në to marrin pjesë edhe gratë. 

Gjatë dyndjeve të popujve të Lindjes në Perendim, duke kaluar ose duke u stacionuar nepër ILIRI ata (Gotët- më 472, Vizigotët, Hunët, Vandalët, Normanët –shekulli XI, Avarët më 580 dhe Sllavët-shekulli VII-XI)  do të shkatrrojnë çdo gjë duke e djegur dhe plaqkitur 38 qytete vetëm në Dradani. Nga ajo kohë e brabarive ka mbetur ky shkrim në gjuhën latine: “ Ubique luctus, ibique gemitus et plurima mortis imago”-Çdo kund dhëmbje, gjithëkund vaj, më së shumti realitet i vdekjes totale”.   

Kryengritja e parë Arbanase 

Kryengritja e parë do të organizohet në trevat e Leskofcit dhe Kushumlisë më 1297. Kjo kryengritje u organizua për ta mbrojtur GJUHËN e NËNËS. Deri vonë është mbajtur në mend si: “KRYENGITJE E TË FOLURIT ARBËRISHT”. Në kryengritje muarën pjesë mbi 10 000 arbanas dhe arbanse, kryesisht të armatosur me tfurq, sopata dhe një lloj shtize nga druri i thanës, të cilën e hudhin nga largësia prej 15-30 metrave larg, nga forcat e kundershtarit. Kryengritja mabroi me fitore të plotë të arbanasëve, që për pasojë pati arratisjen e sllavëve në drejtim të Rasës (Rashkës) dhe qytetit të vjetër në Sanxhakun e sotëm që quhej NAISUS DUO. 

Kryengritja e dytë Arbaso-shqiptare 

Kryengritja e dytë e Arbanasëve u organizua në trevat e Dukagjinit kundër kishës më 1321. Kryengritja shpërtheu për faktin se Kisha serbiane ua ndalonte Arbanasëve çdo lutje në gjuhën e tyre. Lutjet sipas kishës duhej bërë në shej respekti për Çirilon dhe Metodin, të cilët nuk ishin të arealit Ilirik. Kryengritja ka zgjatë njëzetë ditë, me fitorën e plotë arbase. 

Kryengritja  e tretë shqiptare 

Kryengritja e tretë e Arbanasëve u organizua në Rrafshin e Dradanisë (diku në mes Lipjanit dhe Ferizajit sotëm) më 1352 dhe quhet luftë kundër hangarisë në ndertimin e rrugëve për lidhje me Shkupin dhe Prizrenin. Faktori i dytë për kryengritje ishte se: “kusarët që lëviznin nepër Dradani zakonisht plaqkitin familjet stabile arbanase”. Në kryengritje ishin ngritur ata që mirreshin me blegtori. Lidhur me këtë nuk kemi të dhëna tjera, por kjo luftë nuk ishte shpallur se kishte fituar popullsia autoktone. 

Kryengritjet shqiptare kundër Tanzimatit – Bashkimi i Shqiperise

KRYENGRITJET SHQIPTARE GJATË OKUPIMIT OSMAN   

Se pushtetarët ishin shumë të organizuar në aspektin ushtrak, vërteton fakti se në Iliri: Perandoria romake zgjati 503 vjet; Pernadoria bizantine zgjati 1058 vjet; Perandoria islame zgjati 508 vjet, jashtë Ilirisë; Pernadoria osmane zgjati 560 vjet. Lidhur me këtë historiani osman Mustafa Naim (1652-1715) pati shkruar se: edhe krijesat njerëzore lindin, rritën, zhvillohen, lulzojnë, dhe në fund vdsin. Në këtë drejtim osmanlinjët qysh më 1299 kishin themeluar një Principatë prej 300 çadrash në juglindje të detit Marmara. Siperfaqja e kësaj principate arrinte në 3000 kilometra katror. Duke bërë strategji gjeniale ushtraka, osmanlinjët nuk e sulmuan Konstandinopojën me një herë, por taktizuan. Kështu më 1354 ushtria oasmane kaloi në tokën e Ilirisë, duke e kaluar grykën e Dardaneleve dhe u stacionuan në vendin Maricë më 1371. Në këtë nye strategjike do të shënojnë fitore spektakulare ndaj aleancës krishtere. Dhe, pasi që ishin stabilizuar në Iliri, osmanlinjët duke fituar betejë pas betje okupuese, ia filluan realizimit të planit për ta pushtuar Bizantin. Më në fund, pas një lufte të gjatë gjenerali shqiptar Ballaban PASHA arrijti që më 29 maj 1453 ta okupoi Konstandinopojën. Ta themi edhe këtë se Ballaban Pasha ishte arbanas, mercanar në ushtrinë Osmane. Prejardhja e tij ishte nga Mati i Shqipërisë. 

Dhe, pse mos ta theksojmë një kurozitet se shqiptarët vërtetë i organizuan 54 kryengritje kundër Osmanlinjëve. Por, paravrësinë Shqipëria e arrijtën të fundit në Iliri, vetëm më 29 korrik 1913, kur integritetin e saj e garntonin Fuqitë e Mëdha, kuptohet duke dërguar një Komision Nderkombëtar të Kontrollit (KNK). Dërgimi i këtij Komisioni zbuloi faktin se: “shqiptarët po denoheshin pse e kishin okupuar Stambollin dhe pse e kishin pranuar një pjesë e madhe e tyre islamin si rreligjion monoteist”. (Shiqo: Nexhip P. Allpam, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, botim “Albin” 1997, f.22/23). 

Mos të harrojmë se …;

Kontakti i parë i arbanasëve me osamnlinjët shënohet më 1336. Në këtë kontakt tre princa arabanas do t` i lutën prijsit osman që t` i mbrojë nga zollumi i princave sllavë, të cilët nuk lënin mjet pa përdorë për t` i mposhtë si autoktonët që ishin. Kontakti i dytë i arbanasëve me oficerët osman do të ndodhë më 1348 në Brusë. Aty do të klithën kërkesa konkrete për lëvizjen e oficerëve hulumtues në Iliri, për ta kuptuar se në këtë trevë po ndodhëte një shtypje nder më të egrat që kishte përjetuar Iliria. 

Nga Brusa oficerët osman do të instalohen pa luftë në Edrene, duke kaluar Dradanelin. Nuk do ta sulmojnë Bizantin, por me kujdes do të koncentrohen më 1371 në pikën stratregjike Maricë, ku do të ndeshën me bullgarë dhe fise tjera krishtere, me që rast në atë luftë do të ballfaqohen dy rreligjione: Rreligjioni krishter që e drejtonte mbreti bullgar dhe Rreligjioni Ilslam që e përfaqsonte Sulltan Murati. Në bazë të dokumenteve të kohës arma osmane do të ngadhnjej mbi armen krishtere, duke detyruar drejtuesin Bullgar t` i paguaj 1000 dukat ari dhe 1000 ushtarë për të luftuar nën komandën e Padishaut. Edhe prici serbina Lazar Herbelanoviq do ta pranojë vazalitetin pa marrë pjesë në luftë fare, me kushte që t` i paguaj 1000 argjend dhe 1000 ushtarë për të luftuar në anën e Padishahut. Prej këndej oficerët osman do të drejtohen kah nyeja strategjike e Ilirisë, duke u stacionuar në Naisus. Nga ky pozicion oficrët hulumtues strategjik të sulltanit, do të ndahen në tri drejtime. Një drejtim hulumtues do të shkojë kah Smedereva; një drejtim hulumtues do të shkojë kah Drina (Sarajeva). Dhe një drejtim hulumtues do të drejtohet kah Dardania e begatëshme me blegtori dhe bujqësi, në rrugën: Nish-Prekupe-Kushumli-Llap-Prishtinë-Shkup. Oficerët e këtij drejtimi me vendasit kanë folur me vendasit në gjuhën arbanase, përmes mercenarëve që ishin në ushtrinë osmane. Ta shënojmë këtu një kuriozitet se Ballanan Pasha që e okupoi Stambollin (ishte shqiptar nga Mati), por u vra nga një ushtar i Skenderbeut në rrethinën e Krujës më 1354. 

Historia e Kryengritjes së Malësisë së Madhe më 1911-2014, çështja shqiptare për herë të parë në tryezat e diplomacisë evropiane - Dossier

Qëndrimi osman ndaj popujve të okupuar 

Osamnlia kudo që ka shkuar i ka kryer TRI detyra: Së pari ka ndërtuar garnizonin ushtrak; së dyti  ka ndërtuar medresenë,  dhe së treti, kush dëshiron për ta pranuar Islamin “ka mundësi që të kyqet në forcat ofenzive osmane në luftë për të përvetësuar troje të reja dhe për t` u pasuar”. Në lidhje me këtë numri i pashallarëve shqiptar nuk është i njohur, por llogaritet se 32% të kvotës përgjithëshme ishin arbaso-shqiptar. 

Pse shqiptarët i organizojnë 54 kryengritje kundër osamnlisë dhe gati të gjitha i humbin. 

Mentaliteti shqiptar ishte gjithëmonë që lufta të fillojë rrufeshëm dhe mos të zgjatë më shumë se tri deri në shtatë ditë. Okupatorët e kuptuan me kohë këtë filozofi, dhe durimi i tyre ishte vendimtar. Por, shtrohet pyetja pse një kohë e tillë e kufizuar po përseritej nga shqiptarët. Ishte ky fakt sepse shqiptarëve u mungonte armatimi si dhe furnizimi me ushqim për një kohë të gjatë lufte. Po edhe një fakt duhet marrë para sysh. Shqiptarët kurrë nuk janë ngritë në armë në shkallë kompakte, të organizohen dhe komandohen prej një qendre, me përjashtim të Kohohës së Gjergj KSTRTRIOTIT-Skenderbeut, realitet ai që duhej mësuar, por për fat të keq, ajo kohë mbeti vetëm për t` u përshkruar në libra . 

Ja si shkruan Mihal Grameno ne librin e tij “Kryengritja Shqiptare” faqe 187-188: – Levizja Beslidhja Bijtë e Shqipes.Al

Çka e karakterizon shtetin osman 

Perandorinë osmane e karakterizojnë pesë perudha të mëdha kohore. Periudha e parë quhet e themelimit (1299-1453); Periudha e dytë quhet e lartësimit (1453-1579); Perudha e tretë quhet e ngadalsimit (1579-1683); Periudha e katërt quhet e dekadencës (1683-11792) dhe Periudha e pestë quhet e rrximit (1792-1922). Kjo pernadori është njera nder fuqitë kryesore që ka caktuar në shumë periudha kohore fatin e qindra popujve, me qenë ose mos me ekzistuar fare. Dhe, me zhvillimin ekonomik, sidomos në Evropë, në pjesën e dytë të shekullit XIX do të projektohen disa programe nga shtetet që pretendonin ta TRASHËGOJNË Osmanlinë në Bosfor. Në këtë projektim të pashkëputur ndër më të randësishmit është Marrëveshja SEKRETE në mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë e arritur në Budapesht më 15 janar 1877. Në këtë takim u arritë pelqimi që Wjena ta ndihmojë Serbinë në luftë kundër Stambollit. Kurse Rusia ta ndihmojë Bullgarinë në okuoimin e plotë të Stambollit, kuptohet për interesa strategjike të Rusisë, për të dominuar në Mesdhe. Nga pazari i 15 janarit 1877, Rusia nxitoi dhe i shpalli luftë Portës pas dy muajëve. Ajo luftë do të përfundojë me fitore të plotë të Rusisë cariste, e cila diktoi në Paqën e Shën Stefanit më 3 mars 1878, duke e krijuar Bullgarinë e Madhe. Në këtë traktat pansllavizmi doli si fuqi domunuese që do të diktonte në ndarjen e tokave të Pernadorisë, e sidomos në largimin e plotë të dominimit Osman në Ballkan, duke i humbur rreth 195 000 kilometra katror. Ky fakt sa i gëzoi fuqitë tjera Evropiane si Anglinë, Francën, Gjermaninë, Austro- Hungarinë dhe Italinë, për më tepër u vrejtë rreziku i domnimit pansllavist rus, për interesa të tyre koloniale. Kështu Çështja lindore sa vinte e po bërej pozicion i luftës për dominim në Mesdhe dhe në Lindje në përgjithësi. 

Wjena si më  e interesuara për këtë depertim në Lindje, do t` i drejtohet Principatës Serbe dy herë për t` i shpallë luftë Portës, por nuk kishte përgaditje të duhura, sepse më 1876 Principata serbiane e kishte humbur luftën. Ma në fund Principata serbiane u pajtua që më 1 dhjetor 1877 t` i shpallë luftë Portës. Dhe për 28 ditë luftë  (deri më 28 dhjetor 1877) Serbia arrijti ta largojë pushtetin osman deri në Prishtinë, duke i okupuar 10, 972 kilometra katror-tërë Sanxhakun e Nishit dhe një pjesë të Snaxhakut Prishtinës. 

Duke e vrejtur se Gjermania po e humbaste hapin me synimet që i kishte të shkruara, ajo do të kërcnojë Rusinë se: “ka shkuar tepër largë me synimet e  veta”. Dhe do ta thrras Kongresin e Berlinit më 13 qershor 1878. Kongresi i Berlinit përpos që e shfuqizoi Traktatin e Shën Stefanit, por krijoi një realitet të ri në tokat e Osmanlisë në Evropë. Kështu Kongresi i Berlinit do ta kthejë Bullgarinë në një principatë e cila do t` i pagunate taksa Stambollit; e veqoi Maqedoninë në të cilën Stambolli do të zbatonte reforma evropiane; e veqoi pjesën e mbetur në Rumeli Lindore i cila mbetej nën pushtetin e Stambollit, por që do të qeverisej prej një valiu krishterë. 

Kongresi i Berlinit Bosnje Hercegovinën e nominoi si autonomi por nën pushtetin e Wjenës, i cili do ta ankesojë më 1908. Mali i Zi dhe Serbia në Kongresin e Berlinit do ta fitojnë pavarësinë, kurse Greqisë iu lejua që të zgjërohet në Thesali. 

Shtrohet pyetja ku janë tokat shqiptare sipas Kongresin të Bizmarkut: Janë popull që nuk përmenden askund; janë popull i destinuar për t` u zhdukur nga faqja e dheut. Bile, lindën fjalë nga përfaqsuesi anglez dhe freng se: Osamnlinë e mbrojnë Shqiptarët në Perendim dhe Turqit në Lindje”. Nga ky pozicion me ndihmën e Fuqive Evropjane Serbia, Mali i Zi dhe Greqia do të pozicionohen që t` i “trashegojnë të gjitha trojet shqiptare”, do të shkuraj Karateodor Pasha, i përkrahur nga Mehmet Ali Pasha dhe Sadullah Beu (ambasador i Portës në Berlin). 

Kryengritja e Dervish Carës dhe kënga për disfatën e Hajredin Pashës - Dardania Press

Më 1876 u projektua një vilajet shqiptar 

Më 1869 Sulltani do ta lejojë, e pastaj do ta bllokojë themelimin e një Vilajeti Shqiptar, në të cilin do të përfshiheshin: Vilajeti i Shkodrës me 10,800 kilometra katror; Vilajeti i Manstirit me 28.500 kilometra katror; Vilajeti i Janinës me 17. 900 kilometra katror dhe Vilajeti i Kosovës me 32. 900 kilometra katror. 

E vërteta, Vendimet e Kongresit Berlinit nuk mund të kuptohen pa u njohur Konventa në mes Austro-Hungarisë dhe Principatës Serbe më 28 qershor 1881 e lidhur në Wjenë me deyra striktive: Serbia mos të përzihet në Bosnje Hercegovinë, që do ta aneksojë Austria. Ndërsa Wjna do ta ndihmojë Serbinë për ta okupuar Vilajetin e Kosovës”. Kështu Wjena pa luftë e ankesoi Bosnjen më 1908, kurse Serbia me luftë e okupoi Kosovën dhe Maqedoninë më 1912. 

Në Kongresin e Berlinit u vrejtën kundërthënjet në mes fuqive evropiane. Shenjat e para do të shënohen më 1879 kur u lidh aleanca në mes Gjermanisë dhe Austro Hungarisë. Në vijim, më 1882 do të lidhet aleanca në mes Gjermanisë dhe Italisë dhe më 1897 do të mbyllet aleanca në mes Italisë dhe Austro-Hungarisë. Kështu u krijua blloku i paknaqur me ndarjen e botës në sfera interesi, që do të thot u krijua blloku që ishte për një luftë totale. 

Më 1893 do të lidhet aleanca Francë-Rusi; ndërsa më 1904 do të lidhte aleanca Francë-Angli. Kurse më 1907 do të mbyllet aleanca Angli-Rusi. Kështu u krijua Antanta e cila kishte koloni të mjaftuara, por nuk kishte kapital për t` i mbuluar.  

Këto blloqe ushtrako-politike e kishin një emrues të përbashkët në synimet gjeostrategjike për popujt e vegjël dhe për luftën koloniale. Pra për të qenë në fokusin e interesit tyre nga viti 1878- 1918 për të dy blloqet vlente parimi: Anti islam; anti turk dhe pro ortodoks. Me këtë filozofi do të mbyllet edhe Lufta e Parë botërore më 1919-1941 zgjatë politika neokolonaile kur fikozofia properendimore duhej të ishte në harmoni me qëndrimin: Anti Kominternë; anti gjerman dhe pro Vatikanit. Të përgjakëshme do ta kanë historinë ata popuj që nuk janë përputhë në këtë “pentagram” masonerie. 

Gjatë Luftës Dytë Botërore do të vijëzohet filozofia politike 2+2+2, që do të thot: Dy shtete ballkanike duhet të janë pro perendimore (Turqia dhe Greqia); dy shtete ballkanike duhet të fokusohen në shtete pro lindore (Bullgraia dhe Rumunia)  dhe dy shtete duhet të mbesin NEUTRALE (Jugosllavia dhe Shqipëria).        

Shqiptarët gjatë okupimit serbo-jugosllavë i organizuan 11 kryengritje 

Prej 11 kryengritjeve 10 i kemi humbur. Ndërsa vetëm më 1997/1999 e fituam luftën përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo luftë, madje u avansua edhe në bombardime të NATO-s, fakt ky që ia shtoi namin UÇK-ës në të gjitha nivelet, duke shënuar në tërë historinë e nejrëzimit Epokën e Neoluftës. 

Shqiptarët shumë lehtë ngritën në kryengritje, do të shkruaj një gjeneral osman më 1897. Në lidhje me këtë fenomen, një apo më shumë trima shqiptarë tubohen rreth një prisi. Këtyre u bashkohën pastaj edhe shumë siampatizonjës dhe patriotë që mendojnë se ia vlen për të bërë luftë të drejtë-çlirimtare, ia vlen për ta sakrifikuar jetën për liri. Kryengritësit, zakonish janë të armatosur me armë të lehta dhe sasi të kufizuar municioni. Pra si tham më lartë, ky fakt e dikton luftën e rrufeshme, e cila zgjatë zakonisht 3 deri në 7 ditë. Zakonisht në kryengritjet shqiptare determinuese është sa të zgjatë sasia e municionit. Së këndejmi, ufta është frontale dhe me mundësi të sulmeve nga pusia si formë e luftës specale, por këto raste janë shumë të rralla. Po, ka pasë raste kur kryengritjet shqiptare i kanë nxitë okupatorët, në anën tejtër, për të pasë shkas pastaj në racione represive, ndaj popullit në përgjithësi. 

Kryengritja shqiptare e Kërçovës (1844) – Lufta e Sopit | Kercova.net

Çka ndodhë pas humbjes së luftës me shqiptarë 

Ata kryengritës shqiptarë që shpëtojnë ndahen në çeta të vogla ofenzive, dhe sulmojnë nga pusia ose nga largësia për ta dezorinetuar armikun. Kjo ndodhë sepse armiku sulmon me armë të rënda nga largësia. Ky sulm është me vlerë psikologjike dhe strategjike, sepse popullsia duhet të arratiset dhe ajo arratisje pastaj shkakton nevoja sociale, për çka armiku fillon të zbatojë rrethim të plotë, për ta shkaktuar urinë dhe kërkesën e dorëzimit masiv të kryengritësve. Zakonisht kryengritësit shqiptarë kundër Jugosllavisë i kanë sulmuar stacionet e xhandarmërisë. Pas këtyre sulmeve pushteti pastaj me ushtri dhe xhandarmëri, vrehet nga dokumentet se sulmonte lokalitete të tëra shqiptare. Së pari hudhëshin disa granata për ta frigësuar popullsinë, dhe pastaj shtëpive u jipej flaka dhe po thuej se digjeshin deri në themel sepse ishin të mbuluar me kashtë dhe material ndërtimor prej druri. Kështu popullisa në arrati ka pësuar më së shumti. Pas arratisjeve ushtria e kursente armatimin dhe ken e haste në frontin e tyre zakonisht vritej nga afersia, me thikë brezi. Pra kursehej municioni.Në një dokument të kohës tekstualisht shkruan: “Natën fshatrat të tërë po digjen. Flaka shihet nga çdo situatë se i ngjante netëve të Bengalit. Kurse fëmijët dhe femrat qanin dhe vajtonin për pozitën e tyre fatmjerë”. 

Përfundim 

Shqiptarët si gjatë okupimit osman ashtu edhe gjatë okupimit serbo-jugosllavë, nuk e kanë pasë të sigurtë: jetën, lirinë, pronën, të drejtën elementare qytetare, gjuhën, shkollimin amtar, mësimin publik dhe themelatat publike. 

Shqiptarëve në Mbretërinë SKS iu lejua themelimi i një partie (Xhemjet-Bashkim) sepse votat i nevoiteshin pushtetit. Ajo parti e kishte zanafillën qysh nga vitit i planifikimit definitiv të luftës për pavarësi më 1909 me emrin “Shqiptari”, me seli në Stamboll. Pastaj kjo shoqatë politike e mori emrin më 1912 “Bashkimi”. Por më 1915 u shndërua në organizatë “Shpëtimi”, për t` u trasferua më 1919 në organizatë “XHEMJETI” , që do të thot bashkimi por që nuk lejohej asnjë fjalë, qoftë edhe nepër kongreset e saj të flitet shqip. E vërteta në shpërnguljen e shqiptarëve kanë ndikuar pazaret serbo-turke dhe ajo tragjedi kombëtare ende nuk është studiuar nga të gjitha dimensionet e saj. 

Nga tërë ajo që u tha më lartë, del një fakt tragjik se shqiptarët nga tërë historia e tyre, 86% e kanë kaluar në robëri. Kjo për faktin se trualli i tyre është shumë i pasur, por paraqet në anën tejtër edhe një nye gjeostrategjike edhe për dominim në Evropë, për t` ia msy Azisë; për të diktuar në Afrikë. Pra, ndikimi në tri kontinente të botës e avanson truallin shqiptar dhe shqiptarët në një pozitë që kurrë nuk do të janë të sigurtë në sovranitetin e tyre edhe sot. Prandaj shqiptarëve u nevoitet një superfuqi që ua garanton ekzistencën siq është sot Amerika. 

Prishtinë, më 8 shkurt 2023 

“Anatomia spitalore”, një goditje kundër kujdesit mjekësor cilësor në spitalet publike

1

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Ka kohë që  është përgatitur një Projekt-ligj i cili u delegon Spitaleve publike një autonomi financiare dhe manaxheriale, autonomi të cilën spitalet publike e kanë aktualisht, pavarësisht se ndikimi politik në vendosjen e drejtuesve të spitaleve   ka dobësuar funksionin publik spitalor.  

Përse `Autonomia spitalore` për Spitalet Publike është një rrezik për kalimin e këtyre spitaleve në kripto-spitale private ?  

Ka disa shkaqe dhe faktorë të cilët dëmtojnë rëndë kujdesin ndaj pacientit në këto spitale. Argumentat janë të shumtë dhe të fortë. Dihet se gjatë këtyre 32 viteve, shërbimi mjekësor në këto spitale ndaj pacientëve nuk është përmirësuar megjithë harxhimet e mëdha për të rikonstrukutar spitalet publike. 

Shkaku i parë  ai i harxhimeve  të tepërta për shërbime mjekësore. Gjithmonë e më tepër pacientët paguajnë për shërbimet në Spitalet publike . dhe harxhimet e tyre dhe kujdesin kur ata janë të shtruar në Spital shkojnë në: 

– bërjen e analizave  me pagesë nga pacienti për shkak të mungesës së bërjes së analizave brënda spitalit gjë që e cila është detyrim spitalor, 

-bërjen e egzaminimeve me pagesë nga pacienti për shkak të vonesave të qëllimshme 

-konsultat e mjekëve me pagesë nga pacienti për shkak ose të paaftësisë së mjekut përgjegjës ose për shkak përfitimi 

-marrjen e medikamenteve me pagesë nga pacienti për shkak të mungesave medikamentoze të qëllimshme 

-dhënien e parave nën dorë (mitmarrje) për mjekun dhe infermjeren nga pacienti për shërbime mjekësore që pacienti  i a  ka paguar shtetit taksën e shëndetit vite me rradhë. 

-Shtrimet në spital  publik me pagesë nga pacienti për shkak të vonesave të qëllimshme 

– mungesa e kontrollit dhe kujdesit mjekësor gjatë shtrimit të pacientit në spital publik, nëse pacienti nuk paguan për injeksionet e përditshme, vendosjen e perfuzioneve, dhe kujdesjeve të tjera mjekësore dhe infermjerore gjatë periudhës së shtrimit 

-mungesa e etikës mjekësore në spitalet publike. 

Të gjitha këto i kanë kthyer Spitalet publike Rajonale dhe Spitalet Universitare të Tiranes praktikisht në `Spitale të tipit privat`  por që paratë shkojnë në xhepat e personelit i cili nuk paguan ndonjë taksë për to, dhe asgjë nuk shkon për të përmirësuar gjëndjen; pra fitime jo ligjore dhe të turpshme dhe haptazi në shkelje të ligjit. 

 Shkaku i dytë është mos aktivizimi i qëllimshëm ndoshta dhe nga pa-aftësia e Kartës së Shëndetit e cila duhet realizuar nga Fondi i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor. Përse ndodh kjo? Dihet së pagesa e përmuajshme e Sigurimeve Shëndetësore që kur fillon një punë cfarëdo në insitucion publik apo privat,- njeriu paguan siguracionet shëndetësore Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Fondet Shëndetësore mendohet që përdoren  në formën e Parimit të Solidaritetit, në dallim nga Modeli Semashko i kujdesit shëndetësor `falas nga djepi- deri në varr`, model i cili u shërbye gjatë diktaturës. 

Sipas definicionit, kuptimi modern i Solidaritetit në sigurimet shëndetësore i referohet trajtimit të barabartë për të gjitha grupet sociale (të moshuarit, me të ardhura të ulëta, emigrantët, invalidët etj.) të ankoruar në një sistem të bazuar në kontribut, i cili kërkon që të gjithë qytetarët që punojnë duhet t’i bashkohen të njëjtit fond financues që kontribuon në shëndetësi. 

Në Shqipëri, Modeli kombetar i siguracionit shendetesor, inkorporon aspekte te dy modeleve si ai Bismarck dhe Beveridge. Si ne modelin Beveridge, qeveria vepron si nje pagues i vetem i procedurave mjekesore, dhe si modeli Bismarck, ofruesit e kujdesit shendetesor jane private dhe ky këty është kleçka ku bazohet msh. Për Autonominë e Spitaleve Publike (http://ëëë.panorama.com.al/si-ta-kuptojme-modelin-e-sistemit-shendetesor-funksional-ku-pacienti-eshte-ne-qender-dhe-paraja-ndjek-pacientin/). 

Praktikisht në Shqipëri Modeli i Solidaritetit në Sigurimet Shëndetësore është bërë një model që praktikisht nuk i shërben popullatës që paguan siguracionet për vite me rradhë sepse: 

 së pari, pagesat merren nga shteti dhe kur vjen koha që paguesi sëmuret dhe shtrohet në Spital publik ai nuk shërbehet me cilësi madje paguan plus dhe nën dorë  mjekët dhe infermjerët për shërbimet mjekësore të cilat në fakt janë të paguara.  

Sipas statistikave në Shqipëri populli paguan 3.4% të rrogës për Siguracionet Shëndetësore çdo muaj, por llogaritet se harxhimet e pacientëve në formë mitmarrje për mjekim edhe ambulatorisht edhe shtrim në spitalet publike, i kalojnë 20.000 lekë të reja në vit /për pacient: këto shumëzuar për ~279.000 pacientë që shtrohen në spitalet publike në vit, del një shifër prej 5.580.00.000 lekë ose 45.365.853 Euro në vit minimalja, e cila mund të shkojë deri në 80 milionë euro shtesë në vit nën dorë dhe informale, që pacientët shqiptarë paguajnë për shtrimin në spital publik në formë mitmarrje, mjekim dhe shtrim, tek mjekët dhe infermierët e spitaleve publike në vit, duke rrënuar të ardhurat e shqiptarëve të cilat sipas INSTAT janë rreth 5500 $ në vit. Pra del e rëndësishme që shteti duhet të rrisë % e Sigurimeve shëndetësore, por në rradhë të parë duhet të aktivizoje KARTËN E SHËNDETIT për ata që i paguajnë këto Siguriacione shëndetësore në mënyrë që të shmangen harxhimet e tepërta të pacientëve dhe të pengohet rrushfeti, mitmarrja. 

Shkaku i tretë difektet më të rënda janë mungesa e Manaxhimit të Spitaleve dhe mungesa e Kontrollit cilësor mjekësor dhe disiplinor në Spitale. Pra, në Spitalet Rajonale dhe Universitare duhet të: 

  • Rriten rrogat100% por duhet shtuar kontrolli ndaj punës së mjekëve dhe infermjerëve 
  • Spitalet publike duhet të drejtohen nga Borde dhe jo nga drejtore politike 
  • Punësimi i Mjekëve dhe infermjerëve të paktën në Spitalet Universitare të jetë cilësor-ata më të mirët me konkurs, dhe provime të përvitëshme brënda spitalit 
  • Kontroll i rreptë ndaj PPP-ve të Check-up-it dhe të Analizave, dhe nëse nuk janë rentabel le të anullohen 
  • Aktivizimi i Urdhërit të Mjekut dhe infermjerit për shkeljet disiplinore , etike, dhe licensimet 
  • Mbulimi gradual dhe i plotë i Shërbimeve spitalore Publike nga Siguracionet Shëndetëssore. 
  • Ndalimin e dypunësimit të mjekëve specialiste të spitaleve publike edhe në spitale private 

Shkaku i Katërt, është M.SH. Ministria duhet të propozojë:- rritjen e GDP për Shëndetësinë dhe jo të  shpikë autonomira në dëm të popullit, – duhet të ketë këshilltarë profesionistë dhe meritokratë dhe jo militantë,- duhet të punësoje specialistë ministrie profesionistë që të drejtojnë këtë ministri dhe jo militantë me ministre që veç del në foto. 

Në përfundim: A mund të shërbejë ky Projektligj për Autonominë e Spitaleve në raport me problemet që shtrova më sipër në drejtim të përmirësimit të kujdesit mjekësor ndaj pacientit? 

Unë mendoj që – ASPAK. 

 Përse? Sepse Projekt-Ligji për `Autonomi Spitalore `i cili …`delegon gradualisht të drejtat e vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes tek spitalet` (Çfarë nënkupton autonomia spitalore, si bëhet akreditimi dhe kompetencat e spitaleve – Shqiptarja.com) – do ti shëndronte Spitalet publike praktikisht në Spitale Private, do të shkaktonte një mitmarrje korruspion galopant edhe më të madh sesa tani, do të rriste barrën e e pagesës nën dorë (nga halli) të pacientëve tek mjekët, dhe do të rrisë emigracionin, sepse një nga shkaqet që emigron popullata janë edhe vështirësite dhe pasiguria  e popullatës për një shërbim mjekësor publik cilësor.  

priftipirro2017@gmail.com