ARKIVI:
9 Maj 2024

Shqiptarët, ky popull Kryengritës!

Shkrime relevante

Realiteti anarkist, neo-marksistë, ultra liberal komunistë amerikan dhe dialogu me një mik ebrej

Klajd Kapinova, New York Kohët e fundit, në të gjithë SHBA, kanë...

Presidentja Vjosa Osmani takoi presidentin e 43-të të SHBA-ve, George W.Bush

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron...

Shtarorja e Gjergj Kastriotit në Prishtinë më 28 Nëntor 2001-Rugova: Ditë e madhe për Kosovën

Ngrihet Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Prishtinë , me 28 Nentor...

Për dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së...

Don Jaku i Kuklit dhe thirrja e tij hymn e 28 shkurtit 1844

Anna Hida, Vatikan ___ Sot në Arkivat Vatikan më tërhoqi vëmendjen, një letër...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Deri me okupimin osman të Dradanisë, Arbansit ishin populli më Kryengritës në Iliri. Është pak e njohur se sa kryengritje i organizuan Arbanasit kundër Bizantit. Por, pas dobësimit të këtij shteti në trojet ilire do t` ia mësyjnë për t` i okupuar shumë popuj barbar, e dnër ta sllavët, duke e vrejtur truallin e përshtatshëm për jetesë nuk lëvizen tutje në Perendim, por vëndosen të ndalen në Iliri. Lidhur me këtë, kryesisht në Dradani në bazë të dokumenteve bizantine kam arritur për t` i identifikuar TRI kryengritje të mëdha arbanase sidomos kundër sllavëve palqkitës. Për këto kryengritje është fenomen se në to marrin pjesë edhe gratë. 

Gjatë dyndjeve të popujve të Lindjes në Perendim, duke kaluar ose duke u stacionuar nepër ILIRI ata (Gotët- më 472, Vizigotët, Hunët, Vandalët, Normanët –shekulli XI, Avarët më 580 dhe Sllavët-shekulli VII-XI)  do të shkatrrojnë çdo gjë duke e djegur dhe plaqkitur 38 qytete vetëm në Dradani. Nga ajo kohë e brabarive ka mbetur ky shkrim në gjuhën latine: “ Ubique luctus, ibique gemitus et plurima mortis imago”-Çdo kund dhëmbje, gjithëkund vaj, më së shumti realitet i vdekjes totale”.   

Kryengritja e parë Arbanase 

Kryengritja e parë do të organizohet në trevat e Leskofcit dhe Kushumlisë më 1297. Kjo kryengritje u organizua për ta mbrojtur GJUHËN e NËNËS. Deri vonë është mbajtur në mend si: “KRYENGITJE E TË FOLURIT ARBËRISHT”. Në kryengritje muarën pjesë mbi 10 000 arbanas dhe arbanse, kryesisht të armatosur me tfurq, sopata dhe një lloj shtize nga druri i thanës, të cilën e hudhin nga largësia prej 15-30 metrave larg, nga forcat e kundershtarit. Kryengritja mabroi me fitore të plotë të arbanasëve, që për pasojë pati arratisjen e sllavëve në drejtim të Rasës (Rashkës) dhe qytetit të vjetër në Sanxhakun e sotëm që quhej NAISUS DUO. 

Kryengritja e dytë Arbaso-shqiptare 

Kryengritja e dytë e Arbanasëve u organizua në trevat e Dukagjinit kundër kishës më 1321. Kryengritja shpërtheu për faktin se Kisha serbiane ua ndalonte Arbanasëve çdo lutje në gjuhën e tyre. Lutjet sipas kishës duhej bërë në shej respekti për Çirilon dhe Metodin, të cilët nuk ishin të arealit Ilirik. Kryengritja ka zgjatë njëzetë ditë, me fitorën e plotë arbase. 

Kryengritja  e tretë shqiptare 

Kryengritja e tretë e Arbanasëve u organizua në Rrafshin e Dradanisë (diku në mes Lipjanit dhe Ferizajit sotëm) më 1352 dhe quhet luftë kundër hangarisë në ndertimin e rrugëve për lidhje me Shkupin dhe Prizrenin. Faktori i dytë për kryengritje ishte se: “kusarët që lëviznin nepër Dradani zakonisht plaqkitin familjet stabile arbanase”. Në kryengritje ishin ngritur ata që mirreshin me blegtori. Lidhur me këtë nuk kemi të dhëna tjera, por kjo luftë nuk ishte shpallur se kishte fituar popullsia autoktone. 

Kryengritjet shqiptare kundër Tanzimatit – Bashkimi i Shqiperise

KRYENGRITJET SHQIPTARE GJATË OKUPIMIT OSMAN   

Se pushtetarët ishin shumë të organizuar në aspektin ushtrak, vërteton fakti se në Iliri: Perandoria romake zgjati 503 vjet; Pernadoria bizantine zgjati 1058 vjet; Perandoria islame zgjati 508 vjet, jashtë Ilirisë; Pernadoria osmane zgjati 560 vjet. Lidhur me këtë historiani osman Mustafa Naim (1652-1715) pati shkruar se: edhe krijesat njerëzore lindin, rritën, zhvillohen, lulzojnë, dhe në fund vdsin. Në këtë drejtim osmanlinjët qysh më 1299 kishin themeluar një Principatë prej 300 çadrash në juglindje të detit Marmara. Siperfaqja e kësaj principate arrinte në 3000 kilometra katror. Duke bërë strategji gjeniale ushtraka, osmanlinjët nuk e sulmuan Konstandinopojën me një herë, por taktizuan. Kështu më 1354 ushtria oasmane kaloi në tokën e Ilirisë, duke e kaluar grykën e Dardaneleve dhe u stacionuan në vendin Maricë më 1371. Në këtë nye strategjike do të shënojnë fitore spektakulare ndaj aleancës krishtere. Dhe, pasi që ishin stabilizuar në Iliri, osmanlinjët duke fituar betejë pas betje okupuese, ia filluan realizimit të planit për ta pushtuar Bizantin. Më në fund, pas një lufte të gjatë gjenerali shqiptar Ballaban PASHA arrijti që më 29 maj 1453 ta okupoi Konstandinopojën. Ta themi edhe këtë se Ballaban Pasha ishte arbanas, mercanar në ushtrinë Osmane. Prejardhja e tij ishte nga Mati i Shqipërisë. 

Dhe, pse mos ta theksojmë një kurozitet se shqiptarët vërtetë i organizuan 54 kryengritje kundër Osmanlinjëve. Por, paravrësinë Shqipëria e arrijtën të fundit në Iliri, vetëm më 29 korrik 1913, kur integritetin e saj e garntonin Fuqitë e Mëdha, kuptohet duke dërguar një Komision Nderkombëtar të Kontrollit (KNK). Dërgimi i këtij Komisioni zbuloi faktin se: “shqiptarët po denoheshin pse e kishin okupuar Stambollin dhe pse e kishin pranuar një pjesë e madhe e tyre islamin si rreligjion monoteist”. (Shiqo: Nexhip P. Allpam, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, botim “Albin” 1997, f.22/23). 

Mos të harrojmë se …;

Kontakti i parë i arbanasëve me osamnlinjët shënohet më 1336. Në këtë kontakt tre princa arabanas do t` i lutën prijsit osman që t` i mbrojë nga zollumi i princave sllavë, të cilët nuk lënin mjet pa përdorë për t` i mposhtë si autoktonët që ishin. Kontakti i dytë i arbanasëve me oficerët osman do të ndodhë më 1348 në Brusë. Aty do të klithën kërkesa konkrete për lëvizjen e oficerëve hulumtues në Iliri, për ta kuptuar se në këtë trevë po ndodhëte një shtypje nder më të egrat që kishte përjetuar Iliria. 

Nga Brusa oficerët osman do të instalohen pa luftë në Edrene, duke kaluar Dradanelin. Nuk do ta sulmojnë Bizantin, por me kujdes do të koncentrohen më 1371 në pikën stratregjike Maricë, ku do të ndeshën me bullgarë dhe fise tjera krishtere, me që rast në atë luftë do të ballfaqohen dy rreligjione: Rreligjioni krishter që e drejtonte mbreti bullgar dhe Rreligjioni Ilslam që e përfaqsonte Sulltan Murati. Në bazë të dokumenteve të kohës arma osmane do të ngadhnjej mbi armen krishtere, duke detyruar drejtuesin Bullgar t` i paguaj 1000 dukat ari dhe 1000 ushtarë për të luftuar nën komandën e Padishaut. Edhe prici serbina Lazar Herbelanoviq do ta pranojë vazalitetin pa marrë pjesë në luftë fare, me kushte që t` i paguaj 1000 argjend dhe 1000 ushtarë për të luftuar në anën e Padishahut. Prej këndej oficerët osman do të drejtohen kah nyeja strategjike e Ilirisë, duke u stacionuar në Naisus. Nga ky pozicion oficrët hulumtues strategjik të sulltanit, do të ndahen në tri drejtime. Një drejtim hulumtues do të shkojë kah Smedereva; një drejtim hulumtues do të shkojë kah Drina (Sarajeva). Dhe një drejtim hulumtues do të drejtohet kah Dardania e begatëshme me blegtori dhe bujqësi, në rrugën: Nish-Prekupe-Kushumli-Llap-Prishtinë-Shkup. Oficerët e këtij drejtimi me vendasit kanë folur me vendasit në gjuhën arbanase, përmes mercenarëve që ishin në ushtrinë osmane. Ta shënojmë këtu një kuriozitet se Ballanan Pasha që e okupoi Stambollin (ishte shqiptar nga Mati), por u vra nga një ushtar i Skenderbeut në rrethinën e Krujës më 1354. 

Historia e Kryengritjes së Malësisë së Madhe më 1911-2014, çështja shqiptare për herë të parë në tryezat e diplomacisë evropiane - Dossier

Qëndrimi osman ndaj popujve të okupuar 

Osamnlia kudo që ka shkuar i ka kryer TRI detyra: Së pari ka ndërtuar garnizonin ushtrak; së dyti  ka ndërtuar medresenë,  dhe së treti, kush dëshiron për ta pranuar Islamin “ka mundësi që të kyqet në forcat ofenzive osmane në luftë për të përvetësuar troje të reja dhe për t` u pasuar”. Në lidhje me këtë numri i pashallarëve shqiptar nuk është i njohur, por llogaritet se 32% të kvotës përgjithëshme ishin arbaso-shqiptar. 

Pse shqiptarët i organizojnë 54 kryengritje kundër osamnlisë dhe gati të gjitha i humbin. 

Mentaliteti shqiptar ishte gjithëmonë që lufta të fillojë rrufeshëm dhe mos të zgjatë më shumë se tri deri në shtatë ditë. Okupatorët e kuptuan me kohë këtë filozofi, dhe durimi i tyre ishte vendimtar. Por, shtrohet pyetja pse një kohë e tillë e kufizuar po përseritej nga shqiptarët. Ishte ky fakt sepse shqiptarëve u mungonte armatimi si dhe furnizimi me ushqim për një kohë të gjatë lufte. Po edhe një fakt duhet marrë para sysh. Shqiptarët kurrë nuk janë ngritë në armë në shkallë kompakte, të organizohen dhe komandohen prej një qendre, me përjashtim të Kohohës së Gjergj KSTRTRIOTIT-Skenderbeut, realitet ai që duhej mësuar, por për fat të keq, ajo kohë mbeti vetëm për t` u përshkruar në libra . 

Ja si shkruan Mihal Grameno ne librin e tij “Kryengritja Shqiptare” faqe 187-188: – Levizja Beslidhja Bijtë e Shqipes.Al

Çka e karakterizon shtetin osman 

Perandorinë osmane e karakterizojnë pesë perudha të mëdha kohore. Periudha e parë quhet e themelimit (1299-1453); Periudha e dytë quhet e lartësimit (1453-1579); Perudha e tretë quhet e ngadalsimit (1579-1683); Periudha e katërt quhet e dekadencës (1683-11792) dhe Periudha e pestë quhet e rrximit (1792-1922). Kjo pernadori është njera nder fuqitë kryesore që ka caktuar në shumë periudha kohore fatin e qindra popujve, me qenë ose mos me ekzistuar fare. Dhe, me zhvillimin ekonomik, sidomos në Evropë, në pjesën e dytë të shekullit XIX do të projektohen disa programe nga shtetet që pretendonin ta TRASHËGOJNË Osmanlinë në Bosfor. Në këtë projektim të pashkëputur ndër më të randësishmit është Marrëveshja SEKRETE në mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë e arritur në Budapesht më 15 janar 1877. Në këtë takim u arritë pelqimi që Wjena ta ndihmojë Serbinë në luftë kundër Stambollit. Kurse Rusia ta ndihmojë Bullgarinë në okuoimin e plotë të Stambollit, kuptohet për interesa strategjike të Rusisë, për të dominuar në Mesdhe. Nga pazari i 15 janarit 1877, Rusia nxitoi dhe i shpalli luftë Portës pas dy muajëve. Ajo luftë do të përfundojë me fitore të plotë të Rusisë cariste, e cila diktoi në Paqën e Shën Stefanit më 3 mars 1878, duke e krijuar Bullgarinë e Madhe. Në këtë traktat pansllavizmi doli si fuqi domunuese që do të diktonte në ndarjen e tokave të Pernadorisë, e sidomos në largimin e plotë të dominimit Osman në Ballkan, duke i humbur rreth 195 000 kilometra katror. Ky fakt sa i gëzoi fuqitë tjera Evropiane si Anglinë, Francën, Gjermaninë, Austro- Hungarinë dhe Italinë, për më tepër u vrejtë rreziku i domnimit pansllavist rus, për interesa të tyre koloniale. Kështu Çështja lindore sa vinte e po bërej pozicion i luftës për dominim në Mesdhe dhe në Lindje në përgjithësi. 

Wjena si më  e interesuara për këtë depertim në Lindje, do t` i drejtohet Principatës Serbe dy herë për t` i shpallë luftë Portës, por nuk kishte përgaditje të duhura, sepse më 1876 Principata serbiane e kishte humbur luftën. Ma në fund Principata serbiane u pajtua që më 1 dhjetor 1877 t` i shpallë luftë Portës. Dhe për 28 ditë luftë  (deri më 28 dhjetor 1877) Serbia arrijti ta largojë pushtetin osman deri në Prishtinë, duke i okupuar 10, 972 kilometra katror-tërë Sanxhakun e Nishit dhe një pjesë të Snaxhakut Prishtinës. 

Duke e vrejtur se Gjermania po e humbaste hapin me synimet që i kishte të shkruara, ajo do të kërcnojë Rusinë se: “ka shkuar tepër largë me synimet e  veta”. Dhe do ta thrras Kongresin e Berlinit më 13 qershor 1878. Kongresi i Berlinit përpos që e shfuqizoi Traktatin e Shën Stefanit, por krijoi një realitet të ri në tokat e Osmanlisë në Evropë. Kështu Kongresi i Berlinit do ta kthejë Bullgarinë në një principatë e cila do t` i pagunate taksa Stambollit; e veqoi Maqedoninë në të cilën Stambolli do të zbatonte reforma evropiane; e veqoi pjesën e mbetur në Rumeli Lindore i cila mbetej nën pushtetin e Stambollit, por që do të qeverisej prej një valiu krishterë. 

Kongresi i Berlinit Bosnje Hercegovinën e nominoi si autonomi por nën pushtetin e Wjenës, i cili do ta ankesojë më 1908. Mali i Zi dhe Serbia në Kongresin e Berlinit do ta fitojnë pavarësinë, kurse Greqisë iu lejua që të zgjërohet në Thesali. 

Shtrohet pyetja ku janë tokat shqiptare sipas Kongresin të Bizmarkut: Janë popull që nuk përmenden askund; janë popull i destinuar për t` u zhdukur nga faqja e dheut. Bile, lindën fjalë nga përfaqsuesi anglez dhe freng se: Osamnlinë e mbrojnë Shqiptarët në Perendim dhe Turqit në Lindje”. Nga ky pozicion me ndihmën e Fuqive Evropjane Serbia, Mali i Zi dhe Greqia do të pozicionohen që t` i “trashegojnë të gjitha trojet shqiptare”, do të shkuraj Karateodor Pasha, i përkrahur nga Mehmet Ali Pasha dhe Sadullah Beu (ambasador i Portës në Berlin). 

Kryengritja e Dervish Carës dhe kënga për disfatën e Hajredin Pashës - Dardania Press

Më 1876 u projektua një vilajet shqiptar 

Më 1869 Sulltani do ta lejojë, e pastaj do ta bllokojë themelimin e një Vilajeti Shqiptar, në të cilin do të përfshiheshin: Vilajeti i Shkodrës me 10,800 kilometra katror; Vilajeti i Manstirit me 28.500 kilometra katror; Vilajeti i Janinës me 17. 900 kilometra katror dhe Vilajeti i Kosovës me 32. 900 kilometra katror. 

E vërteta, Vendimet e Kongresit Berlinit nuk mund të kuptohen pa u njohur Konventa në mes Austro-Hungarisë dhe Principatës Serbe më 28 qershor 1881 e lidhur në Wjenë me deyra striktive: Serbia mos të përzihet në Bosnje Hercegovinë, që do ta aneksojë Austria. Ndërsa Wjna do ta ndihmojë Serbinë për ta okupuar Vilajetin e Kosovës”. Kështu Wjena pa luftë e ankesoi Bosnjen më 1908, kurse Serbia me luftë e okupoi Kosovën dhe Maqedoninë më 1912. 

Në Kongresin e Berlinit u vrejtën kundërthënjet në mes fuqive evropiane. Shenjat e para do të shënohen më 1879 kur u lidh aleanca në mes Gjermanisë dhe Austro Hungarisë. Në vijim, më 1882 do të lidhet aleanca në mes Gjermanisë dhe Italisë dhe më 1897 do të mbyllet aleanca në mes Italisë dhe Austro-Hungarisë. Kështu u krijua blloku i paknaqur me ndarjen e botës në sfera interesi, që do të thot u krijua blloku që ishte për një luftë totale. 

Më 1893 do të lidhet aleanca Francë-Rusi; ndërsa më 1904 do të lidhte aleanca Francë-Angli. Kurse më 1907 do të mbyllet aleanca Angli-Rusi. Kështu u krijua Antanta e cila kishte koloni të mjaftuara, por nuk kishte kapital për t` i mbuluar.  

Këto blloqe ushtrako-politike e kishin një emrues të përbashkët në synimet gjeostrategjike për popujt e vegjël dhe për luftën koloniale. Pra për të qenë në fokusin e interesit tyre nga viti 1878- 1918 për të dy blloqet vlente parimi: Anti islam; anti turk dhe pro ortodoks. Me këtë filozofi do të mbyllet edhe Lufta e Parë botërore më 1919-1941 zgjatë politika neokolonaile kur fikozofia properendimore duhej të ishte në harmoni me qëndrimin: Anti Kominternë; anti gjerman dhe pro Vatikanit. Të përgjakëshme do ta kanë historinë ata popuj që nuk janë përputhë në këtë “pentagram” masonerie. 

Gjatë Luftës Dytë Botërore do të vijëzohet filozofia politike 2+2+2, që do të thot: Dy shtete ballkanike duhet të janë pro perendimore (Turqia dhe Greqia); dy shtete ballkanike duhet të fokusohen në shtete pro lindore (Bullgraia dhe Rumunia)  dhe dy shtete duhet të mbesin NEUTRALE (Jugosllavia dhe Shqipëria).        

Shqiptarët gjatë okupimit serbo-jugosllavë i organizuan 11 kryengritje 

Prej 11 kryengritjeve 10 i kemi humbur. Ndërsa vetëm më 1997/1999 e fituam luftën përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo luftë, madje u avansua edhe në bombardime të NATO-s, fakt ky që ia shtoi namin UÇK-ës në të gjitha nivelet, duke shënuar në tërë historinë e nejrëzimit Epokën e Neoluftës. 

Shqiptarët shumë lehtë ngritën në kryengritje, do të shkruaj një gjeneral osman më 1897. Në lidhje me këtë fenomen, një apo më shumë trima shqiptarë tubohen rreth një prisi. Këtyre u bashkohën pastaj edhe shumë siampatizonjës dhe patriotë që mendojnë se ia vlen për të bërë luftë të drejtë-çlirimtare, ia vlen për ta sakrifikuar jetën për liri. Kryengritësit, zakonish janë të armatosur me armë të lehta dhe sasi të kufizuar municioni. Pra si tham më lartë, ky fakt e dikton luftën e rrufeshme, e cila zgjatë zakonisht 3 deri në 7 ditë. Zakonisht në kryengritjet shqiptare determinuese është sa të zgjatë sasia e municionit. Së këndejmi, ufta është frontale dhe me mundësi të sulmeve nga pusia si formë e luftës specale, por këto raste janë shumë të rralla. Po, ka pasë raste kur kryengritjet shqiptare i kanë nxitë okupatorët, në anën tejtër, për të pasë shkas pastaj në racione represive, ndaj popullit në përgjithësi. 

Kryengritja shqiptare e Kërçovës (1844) – Lufta e Sopit | Kercova.net

Çka ndodhë pas humbjes së luftës me shqiptarë 

Ata kryengritës shqiptarë që shpëtojnë ndahen në çeta të vogla ofenzive, dhe sulmojnë nga pusia ose nga largësia për ta dezorinetuar armikun. Kjo ndodhë sepse armiku sulmon me armë të rënda nga largësia. Ky sulm është me vlerë psikologjike dhe strategjike, sepse popullsia duhet të arratiset dhe ajo arratisje pastaj shkakton nevoja sociale, për çka armiku fillon të zbatojë rrethim të plotë, për ta shkaktuar urinë dhe kërkesën e dorëzimit masiv të kryengritësve. Zakonisht kryengritësit shqiptarë kundër Jugosllavisë i kanë sulmuar stacionet e xhandarmërisë. Pas këtyre sulmeve pushteti pastaj me ushtri dhe xhandarmëri, vrehet nga dokumentet se sulmonte lokalitete të tëra shqiptare. Së pari hudhëshin disa granata për ta frigësuar popullsinë, dhe pastaj shtëpive u jipej flaka dhe po thuej se digjeshin deri në themel sepse ishin të mbuluar me kashtë dhe material ndërtimor prej druri. Kështu popullisa në arrati ka pësuar më së shumti. Pas arratisjeve ushtria e kursente armatimin dhe ken e haste në frontin e tyre zakonisht vritej nga afersia, me thikë brezi. Pra kursehej municioni.Në një dokument të kohës tekstualisht shkruan: “Natën fshatrat të tërë po digjen. Flaka shihet nga çdo situatë se i ngjante netëve të Bengalit. Kurse fëmijët dhe femrat qanin dhe vajtonin për pozitën e tyre fatmjerë”. 

Përfundim 

Shqiptarët si gjatë okupimit osman ashtu edhe gjatë okupimit serbo-jugosllavë, nuk e kanë pasë të sigurtë: jetën, lirinë, pronën, të drejtën elementare qytetare, gjuhën, shkollimin amtar, mësimin publik dhe themelatat publike. 

Shqiptarëve në Mbretërinë SKS iu lejua themelimi i një partie (Xhemjet-Bashkim) sepse votat i nevoiteshin pushtetit. Ajo parti e kishte zanafillën qysh nga vitit i planifikimit definitiv të luftës për pavarësi më 1909 me emrin “Shqiptari”, me seli në Stamboll. Pastaj kjo shoqatë politike e mori emrin më 1912 “Bashkimi”. Por më 1915 u shndërua në organizatë “Shpëtimi”, për t` u trasferua më 1919 në organizatë “XHEMJETI” , që do të thot bashkimi por që nuk lejohej asnjë fjalë, qoftë edhe nepër kongreset e saj të flitet shqip. E vërteta në shpërnguljen e shqiptarëve kanë ndikuar pazaret serbo-turke dhe ajo tragjedi kombëtare ende nuk është studiuar nga të gjitha dimensionet e saj. 

Nga tërë ajo që u tha më lartë, del një fakt tragjik se shqiptarët nga tërë historia e tyre, 86% e kanë kaluar në robëri. Kjo për faktin se trualli i tyre është shumë i pasur, por paraqet në anën tejtër edhe një nye gjeostrategjike edhe për dominim në Evropë, për t` ia msy Azisë; për të diktuar në Afrikë. Pra, ndikimi në tri kontinente të botës e avanson truallin shqiptar dhe shqiptarët në një pozitë që kurrë nuk do të janë të sigurtë në sovranitetin e tyre edhe sot. Prandaj shqiptarëve u nevoitet një superfuqi që ua garanton ekzistencën siq është sot Amerika. 

Prishtinë, më 8 shkurt 2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu