Kreu Blog Faqe 150

Në 27 vjetorin e rënies së HEROIT të Kosovës, gjenerallejtënant Avdullah Tahiri

0

Shefqet Gjocaj

Ah, sikur të paktën, të vritej në betejë! 

27 vjet më parë, në burgun e Dubravës u vra Avdullah Tahiri, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare. Avdullahu ishte themeluesi i celulave të para të UCK-së në zonën e Karadakut dhe njëri ndër organizatorët e parë të protestave dhe demonstratave të studentëve të vitit 1981. Avdullahun, me të cilin kishim lidhje familjare (ishte vëlla i gruas së vëllait tim të madh Muhametit), kisha fatin dhe nderin ta njihja në një kohë përplot vlime dhe aktivitete nga viti 1981 e tutje dhe mund ta them me plot gojën se ishte ndër njerëzit më të paepur dhe me trimi që kam takuar ndonjëherë në jetë. Ai edhe pas burgut që bëri, për organizim të demonstratave të vitit `81 nuk u ndal kurrë në aktivitetin e tij kombëtar.

Fillimisht në organizimin e jetës shoqërore dhe lëvizjes politike të viteve ’90 ku ishte kryetar i subjekteve të bashkuara të komunës së Gjilanit, të cilat sipas porosisë së tij publike të vitit 1998, duhet të rreshtoheshin përkrah UÇK. Ai me të dal në skenë UÇK-së, ishte i pari që mori rrugën e Drenicës, për t’u takuar me celulat e para të UÇK-së dhe ishte ndër ushtarët e parë të saj. Por ai qarkulloi në vazhdimësi, duke udhëtuar vazhdimisht nga vija e frontit në Drenicë, për në Anamoravë, ku me instruksionet e marra, formoi celulat e para të UÇK-së në zonën e Karadakut dhe ishte komandanti i parë i kësaj zone.

Edhe përkundër rrezikut, ai nuk u ndal kurrë, derisa e ndaluan: Me datë 15.08.1998 e arrestojnë në rrethinë të Gjilanit dhe fillimisht i caktohet paraburgimi prej dy muaj dhe pastaj i njëjti i vazhdohet. Gjatë kësaj periudhe të hetimeve, Avdullahu përjetoi tortura çnjerëzore. Gjykimi zgjatë nga data 25 Shkurt-3 Mars 1999 dhe Avdullahu dënohet me 4 vite burg, për “terrorizëm”. Nga burgu i Gjilanit, ne muajin Prill 1999 e dërgojnë në burgun e Dubravës ku vazhdon trajtimi çnjerëzor dhe në fund vritet, me datë 19 Maj 1999, se bashku me heroin tjetër te Kosovës Enver Topallin dhe Gjokë Ndrecajn.

Burgosja dhe vrasja e tij, më tepër se një humbje njerëzore ishte goditje e madhe për krejt luftën çlirimtare, sidomos për organizimin e saj në zonën e Karadakut. Dhe përtej vrasjes dhe humbjes njerëzore, të gjithë ata që e kanë njohur Avdullahun, pengun me të madh e kanë pse ai u vra në burg dhe jo p.sh. ne betejë.

Sepse ai edhe para se te fillonte lufta, shumë kohë më parë e ëndërronte të vinte ajo ditë që të fillohej rezistenca e armatosur dhe ishte aq entuziast për të, por edhe i bindur në fitore. “Ju nuk e dini sa të ligj janë ata…” shprehej shpesh kur i referohej armikut, për t’u dhënë zemër të tjerëve, që mendonin se ishte e pamundur të luftohej një shtet që ishte superfuqi ushtarake e kohës. Ky ngelet edhe pengu im më i madh: Pse nuk u vra në betejë. Sepse me përcaktimin  dhe vetëmohimin e tij të skajshëm, ishte e pritshme që ai të vritej. Sepse Avdullahu nuk kalkulonte, dhe nuk kishte kalkuluar kurrë. Ai i admironte heronjtë që me shembullin e tyre të rënies kishin motivuar breznitë.

Kan være et bilde av monument

Dhe për fund, jo vetëm unë, por të gjithë ata që e njohën, në aktivitetin e tij janë unanim: Avdullah Tahiri i jep kuptim titullit HERO i Kosovës!

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!

Memornadumet serbe rreth Kosovës nuk kanë të ndalur

0

Ali Sh. Mehmeti

Përveç planeve të vjetra të Garashaninit, Çubriloviqit dhe Andriqit mbi dëbimin e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës me serb dhe malazez, për të ndryshuar strukturën etnike, kemi qenë dëshmitarë edhe të tre programeve të ngjashme nga fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI, kurse dje na u paraqit edhe i katërti.

Në vitin 1986 u paraqit në publik dokumenti i quajtur Memorandum i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (AShAS), që ishte vazhdimësi e planeve paraprake të Serbisë përshtatur kushteve të reja, ku mes tjerash shkruan:

“- çështja serbe nuk është zgjidhur në RSFJ, prandaj ajo kërkon zgjidhje të re,

– kufijtë e Serbisë nuk janë në pajtim me përbërjen etnike, prandaj duhet të ndryshohen;

– Kushtetuta e vitit 1974 e ka dëmtuar shumë Serbinë, me krijimin e krahinave autonome të Kosovës dhe Vojvodinës dhe ka dezintegruar Jugosllavinë duke krijuar kufij administrativë artificialë, të cilët nuk pasqyrojnë pamjen reale etnike;

– është rrezikuar populli serb nga popujt e tjerë brenda RSFJ-së: nga asimilimi, eksploatimi, shpërngulja, pamundësia e shprehjes, anashkalimi në sferën politike, ekonomike, kulturore e shkencore;

– është bërë fuqizimi i forcave antiserbe brenda Jugosllavisë (Shqiptarët, Kroatët)”.

Nëse këto pika i lexojmë “shqip” rezulton se Serbia duhet të shtrihet kudo ku ka serbë, respektivisht edhe në pjesët e Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe se duhej suprimuar autonomia e Kosovës. Edhe pse AShAS në atë kohë e mohoi ekzistencën dhe pronësinë e këtij dokumenti, ngjarjet e mëvonshme të zhvilluara nën udhëheqjen e kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, vërtetuan pa asnjë dilemë se ky memorandum shërbeu si bazë teorike për politikën e tij dhe si platformë për luftërat që do pasojnë dhe që do fillon me suprimimin e autonomisë së Kosovës në vitin 1989.

Në vitin 2000, menjëherë pas lufte, është botuar libri “Kosova para gjyqit të historisë”, me autor arkitektin serb Borislav Kërstiq, ekspert i rregullimit hapësinor. Pjesë e këtij libri ishte edhe projekti “Pajtimi i të drejtave”. Nëse e lexoni këtë projekt vërehet se ai nuk është produkt i një njeriu pasi që është multidisiplinor dhe modular, kurse përmban elemente politike, diplomatike, propagandistike, institucionale dhe subversive. Titulli rrjedh nga premisa e gabuar (lexo e rrejshme) serbe, se serbët kanë të drejta historike mbi Kosovën, kurse shqiptarët të drejta etnike, prandaj këto dy të drejta duhen pajtuar. Konkluzioni i këtij projekti është se:

“Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe në këtë pat pozicion beson se aleatët e saj tradicionalë do të ndërhyjnë me një “zgjidhje të mesme dhe të drejtë”, me të cilën do të  kërkohen “sakrifica nga të dyja palët”.

Edhe 26 vjet pas, pikërisht këtë pozicion ende e mban Serbia!

Në vitin 2011 është zbuluar dhe botuar për herë të parë në gazetën javore të Sarajevës “Sllobodna Bosna”, Memorandumi 2 i AShAS. Me një fjalë ky dokument është një udhëzim se “si të kthehet në paqe ajo që është humbur në luftë”. Disa nga këto udhëzime janë:

“– të destabilizohen qeveritë e vendeve fqinje, të provokohen pakënaqësi e tollovi në to, ashtu që të dobësohet tehu i akuzave kundër Serbisë,

– të ndihmohet shkëputja e Republikës Serbe nga Bosnja Hercegovina

– të insistohet në fitimin e statusit të popullit shtetformues të serbëve në Kroaci, Mal të Zi dhe në Kosovë,

– të pengohet ndarja e Vojvodinës dhe rajonalizimi i Serbisë,

– Shtetet fqinje, Kroacia, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova të vihen në situatë që të heqin dorë nga paditë e ngritura apo të pretenduara kundër Serbisë pranë Gjykatave Ndërkombëtare,

– të minimizohet përgjegjësia e Serbisë për krimet dhe shkatërrimet e kryera gjatë luftërave, duke ngritur akuza, fletarreste ndërkombëtare dhe procese gjyqësore kundër qytetarëve të Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë dhe Kosovës,

– të shmanget vëmendja e mediave rajonale e ndërkombëtare nga përfundimet e gjykimeve në Tribunalin e Hagës kundër kreut shtetëror, ushtarak e policor të Serbisë,

– me aksione pendese të vihet Serbia në pozitë të njëjtë të viktimës me shtetet fqinje të dëmtuara nga lufta,

– të insistohet në mbylljen e Tribunalit të Hagës, ashtu që gjykimi i gjeneralit Ratko Mlladiq të zhvillohet në gjykatat e vendit”.

Nëse e kujtojmë tentimin e grushtit të shtetit në Mal të Zi në vitin 2016 me mercenarë serbë e rusë; tentimin tjetër për grusht shteti në Maqedoni në vitin 2017; politikën shumëvjeçare në Kosovë; destabilizimin e Malit të Zi që u tentua të bëhej në janar të vitit 2020 nëpërmjet kishës serbe, sjelljen destruktive të Republikës Serbe brenda Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, nuk është vështirë të nxjerrim përfundimin se politika serbe vazhdon të mbështetet në “memorandume” të hartuara nga AShAS në bashkëpunim me kishën serbe. 

Dje, me 17 maj na doli edhe një memorandum, tani nga “studentët në bllokadë” serb, të cilët po kundërshtojnë politikën e presidentit serb Vuçiq, por vetëm në planin e brendshëm. Ata publikuan “Memorandumin rreth Kosovës dhe Metohisë” të cilin po ua sjell në tërësi:

“Ne, studentët e Serbisë, të mbledhur në Kragujevc, kryeqytetin e parë të Serbisë moderne dhe qendrën e mendimit shtet-formues serb, të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë personale dhe kolektive, si dhe për borxhin historik ndaj paraardhësve dhe pasardhësve tanë, e kemi miratuar këtë Memorandum si shprehje e vullnetit të përbashkët.

  1. “Kosova dhe Metohia” janë pjesë e pandashme dhe e patjetërsueshme e Republikës së Serbisë. Ky fakt nuk është vetëm kategori kushtetuese, por edhe një imperativ historik dhe moral që nuk i nënshtrohet negociatave mbi thelbin. Ruajtja e rendit kushtetues të Serbisë në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë është themeli i mbijetesës së shtetit serb dhe garanci për një paqe të drejtë në rajon.
  1. “Kosova dhe Metohia” nuk janë vetëm një hapësirë — ato janë përbërës i identitetit kombëtar serb. Si qytet ku u themelua shtetësia moderne serbe, Kragujevci trashëgon detyrën të jetë ruajtës i vlerave të betimit që lindën në “Kosovë dhe Metohi”, jo vetëm në fushën e betejës të lagur me gjak, por edhe në horizontin shpirtëror nga ku edhe sot na ndriçojnë kishat e Prizrenit, narteksi i Pejës, ari i Banjskës dhe shtyllat e harqeve të Graçanicës. Pa “Kosovën dhe Metohinë”, kodi ynë kulturor dhe historik humbet burimin dhe kuptimin e vet.
  2. Si një popull i pjekur dhe historik, jemi të vetëdijshëm se çështja e “Kosovës dhe Metohisë” nuk mund të zgjidhet në izolim, por vetëm brenda rrjedhave të ndërlikuara të bashkësisë ndërkombëtare. Serbia duhet të bashkëpunojë në mënyrë aktive dhe konstruktive me të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, duke i njohur ato si partnerë të pashmangshëm në gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme dhe të qëndrueshme në kuadër të Kushtetutës së saj. Qëllimi ynë është një model që, me respektim të vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare, do të sigurojë paqe, siguri dhe mbrojtje të plotë të të drejtave për popullin që jeton në këtë territor.
  1. Çështja e “Kosovës dhe Metohisë” i përket çdo qytetari të këtij vendi. Lidhja jonë me krahinën jugore nuk buron vetëm nga statusi i mbajtësit të pasaportës së Republikës së Serbisë, por nga vetë thelbi i rolit tonë në historinë dhe kulturën serbe. Çdo individ, si bartës i kujtesës kolektive, ka detyrë të kontribuojë në ruajtjen e kësaj trashëgimie shpirtërore dhe kulturore, e cila tejkalon kufijtë e dokumenteve administrative.

Ky Memorandum shërben si kujtesë se lufta jonë për “Kosovën dhe Metohinë” është njëkohësisht luftë për dinjitetin tonë, kulturën tonë dhe të ardhmen tonë në familjen e kombeve të barabarta të botës.

Nga ky vend, nga zemra e Shumadisë, ne porosisim se ruajtja e “Kosovës dhe Metohisë” është emëruesi i përbashkët i të gjitha përpjekjeve tona.”

Besoj se ky memorandum nuk kërkon ndonjë koment sqarues. Ajo që përvijohet në memorandumet e pas luftës 1998/99 është se ata më shumë llogarisin në marrëveshje dhe përkrahje me/nga faktori ndërkombëtar sesa që llogarisin në ndonjë marrëveshje dhe pajtim me shqiptarët. Madje në memorandumin e fundit as që përmenden me një fjalë të vetme shqiptarët.

PËR TË MENQURIN MJAFT!

Europianë, hapni sytë e citon shkrimtarja Hege Storhaug , somalezen që jeton në SHBA, Ayaan Hirsi Ali, kritiken kryesore të islamit në botë

0

Hege Storhaug, shkrimtare, Oslo

– Europianë, hapni sytë dhe shikoni se çfarë po ndodh, paralajmëron kritikja kryesore e islamit në botë, e lindur në Somali, tani e vendosur në SHBA.
Natyrisht, bëhet fjalë për Ayaan Hirsi Ali, të jashtëzakonshme e zgjuar dhe guximshme, një nga idhujt e mi më të mëdhenj për 25 vitet e fundit.
Ayaan vazhdon kështu:
– Ju europianë jeni duke u bërë pakicë në vendet tuaja. Demografia e ndryshuar do të bëjë që kultura e jashtëzakonshme evropiane të kalojë në margjina.
– Një kulturë klanore anti-demokratike myslimane është duke fituar pushtet në disa vende evropiane. Ka pesë arsye përse kjo po ndodh.
Kjo është një përmbledhje e mesazhit të fundit të Ayaanit për rrugën që Europa ka nisur. Ne po shkojmë drejt asaj që mund të shndërrohet në një përplasje fatale kulturore për Europën.
Pesë arsyet janë:

1. Statusi i grave në islam dhe seksualiteti.
2. Dhuna, e cila është rrënjosur thellë në botën myslimane, duke përfshirë edhe ndaj fëmijëve.
3. Koncepti i kohës. Në botën myslimane nuk ekziston koncepti që është e rëndësishme të kujdesesh për kohën që ke në dispozicion. Dominon fatalizmi.
4. Paratë. Ideja e të kujdesurit për paratë e tua, se ke pronësi mbi to, është e dobët në botën myslimane.
5. Thelbi i islamit është nënshtrimi ndaj Allahut. Thelbi i krishterimit është dashuria ndaj Zotit. Për këtë arsye ne në Perëndim kemi lënë që liria personale dhe arsyetimi i mendjes të kenë përparësi.
Nëse politikanët tanë do të dëgjonin Ayaan, e ardhmja jonë do të dukej shumë e ndritur, për këtë nuk ka dyshim.

Fem årsaker til Vestens fall | Human Rights Service

Hege Storhaug
– Shumë zona në Evropë tani ngjajnë me atë që unë lashë në Somali në vitin 1992, thotë Hirsi Ali sot. Kjo ka ndodhur gjatë 30 viteve të fundit – që ndryshimi demografik i popullsive në Evropën Perëndimore nuk mund të mohohet më, nëse dikush ka prirje të shohë botën me një sy kritik dhe të ndershëm.
Ajo beson se ne që kemi paralajmëruar për zhvillimet kishim të drejtë në vëzhgimet dhe analizat tona. Ndryshimi kulturor do të ndodhë brenda 10 – 20 viteve thotë ajo. Atëherë grupet myslimane do të jenë bërë aq të mëdha sa do të reflektohet në fuqinë politike dhe nga kjo transformimi i sidomos qyteteve të mëdha.
Prandaj, Europa do të shkojë në një drejtim të qartë për t’u bërë antidemokratike, armiqësore ndaj lirisë dhe armiqësore ndaj grave.

Për librin “Ese të humbura” të autorit Kasam Shaqirvela

0

Shkrim nga admini & promotorja; Venet & Viola Bregu

*

-Dy fjalë për krijuesin letrar-erudit që ka sfiduar kohën me shkrimet e tij gjiganteske në letrat shqipe…

Ju miq të autorit, ju lexues të nderuar dhe ju dashamirë të librit, sot  për ju po ua prezentojmë, shkurt, librin eseistik të autorit, të saposhtypur, me titull: “ESE të humbura”, të autorit, tashmë të njohur e të profilizuar qëndrueshëm në letrat shqipe, z. Kasam Shaqirvela, i cili me përkushtimin dhe punë vetëmohuese si një asket letrar ka krijuar Veprën Monuumentale letrare-artistike dhe studimoro-shkencore, duke ardhur para lexuesit, në shumë gjini të ndryshme, me librat e tij nga: poetika, proza, eseistika, mendimet filozofike, romani, publicistika, monografitë, shtudimet etimologjike e gjuhësore, leksikografia me fjalorët bilingual…etj.

Në mendimin kritik për veprën dhe personalitetin e tij në letërsinë modern shqipe pse jo dhe më gjerë ..thuhet, citoj:

-“ Këtë dhuratë ka kohë që poeti Kasam Shaqirvela përmes penës së tij të artë ia ka dhuruar njerëzimit në librat e tij të shumtë, si një zë i veçantë i letërsisë moderne shqipe”, thotë poeti  gjigand, Adem Zaplluzha, në “ANTOLOGJIA E POEZISË MODERNE SHQIPE”.

*

-“ “Kasam Shaqirvela një shkrimtar kapacitiv, me kulturë, me mendim të matur mirë dhe, mbi të gjitha, me këmbë në tokë, pa ditirambe”, thotë poeti, akademik Iliaz Bobaj

*

-“ Kasam Shaqirvela nuk ndjek modat letrare — ai ndjek thellësinë. Ai nuk shkruan për të pëlqyer — ai shkruan për të zgjuar. Dhe në këtë zgjuarje, lexuesi nuk gjen vetëm vargje, por gjen vetveten.

Në rrafshin e letrarëve shqiptarë, Shaqirvela është një zë i qartë dhe i veçantë, që flet me gjuhën e shpirtit dhe mendjes, duke e vendosur veten si një gur të rrallë në themelet e përjetshme të letërsisë sonë që ndriçon me dritën e dijes dhe ndjenjës”, kështu shprehet Truri Artificial(AI)

**

-Këtu më poshtë do të japim vështrimin e bërë nga recensenti i këtij libri. E të cilin zotëri e falënderojmë në emër të autorit për punën e bërë me përkushtim me recensionin e tij punë kjo që e bën librim më të plotë për lexuesin e apasionuar.

*

“Bajarm(Gjergj) Kabashi është njeriu me vertikale shqiptarizmi të rrallë ndër ne, publicist i paepur e profesionisti i inivilelit të lartë për fjalën dhe mendimin e lirë, qyshkur punonte në gazetën “Rilindja” dhe më vonë me Revistën elektronike “DRINI” e më pastaj me portalin (www.drini.us); ku gjatë një kohe bukur të gjatë i ka publikuar, pa hezitim, në këto mediume, më se 200 shkrime analitike-eseistike të mia..

Për këtë, me respektin tim më të thellë, unë Kasam Shaqirvela, e falënderoj nga thellësia e zemrës!”

***

Ja çka shkruan, publicist e botuesi i paepur i portalit prestigjioz, mbarëkombëtar, “DRINI.us”, z. Bajram Kabashi, në recensionin e tij.

FJALA E RECENSENTIT

Nga Bajram Kabashi, gazetar, publicist dhe editor i portalit “Drini”, Norvegji (www.drini.us)

“Shetitje e këndshme nëpër esetë e Shaqirvelës”

Kasam Shaqivela, shkrimtari i një morie veprash letrare, tashmë vjen me librin e radhës “ESE të humbura”, një libër domethënës që përmes eseve i “shëtitë” mendimet e tij në tema të ndryshme, përmes reflektimeve të tij karakterizuese, subjektive e reflektuese njëherit.

Libri me ese i Shaqirvelës, ndahet në gjashtë cikle; Cikli i I-rë Estetika e karakterit (e bukura, frymëzimi, arkitektët e shpirtit). Cikli i II-të Etika qytetare (vetë-ruajtja morale, intelektuali, defetizmi/shpresa). Cikli i III-të Identiteti dhe simbolet (shqiptaria, feja dhe publiku, simbolet). Cikli i IV-të Historia dhe drejtësia (zhgënjimi, pabesia, nekrologjitë/kujtesa). Cikli i V-të Intimitetet e kohës (pleqëria, dialogët, mikrodramaturgjia), dhe Cikli i VI-të Problematikat shoqërore Janë afë 60 ese gjithsej, ku shkrimtari i rryer në fushën letërsisë kredhet në tema të ndryshme duke e bërë librin mjaft interesant me shqyrtimet e tij nga tema të llojllojshme, që nga estetika, filozofia, arsimimi, traditat me doket e zakonet shqiptare dhe një mori temash të tjerash që e preokupojnë lexuesin bashkëkohor. Dhe nuk e lë pa e shqyrtuar me gjuhën eseistike dhe çështjen e globalizmit të sotshëm. Shkrimtari Kasam Shaqirvela e shpalon para lexuesit një botë të pasur shpirtërore të mjediseve shqiptare të Iliridës së sotshme (Republikës së Maqedonisë) përmes eseve të tij që e zbulojnë atë botë jo aq të njohur për lexuesit shqiptarë përgjithësisht. Ndonjë prej eseve që botohen në këtë libër i kam botuar edhe në portalin Drini, pasi Kasam Shaqirvela është autor i njohur dhe i respektuar i tij. Përmes eseve të tilla , që i pëmbledh në librin “ESE të humbura”, Shaqirvela reflekton për jetën e tij dhe të kombit, për të mirat dhe të këqijat, për kuptimin e jetës së jetuar e të pajetuar, vështruar me fantazinë e bujshme të një shkrimtari. Secila nga esetë e librit, e shpalon një ëndërr, brengë e shqetësim të autorit. Ai është një dëshmitar i madh dhe i ditur i rritës së kombit të tij, të shqiptarëve në Maqedoni dhe të Tetovës me dy universitete. Autori si një proçesmbajtës fanatik e regjistron rritën kombëtare, mendon dhe jep mendime për tema të ndryshme.  Është mjaft interesant mendimi i Kasam Shaqirvelës për çështjen e religjionit, kur në njërin prej eseve të tij e thekson hapur se asnjë fe, pra as religjioni islam, nuk mund të jenë mbi kombin dhe interesat e tij. Në këtë qasje është mjaft domethënës edhe shpjegimi i Shaqirvelës për Shqiptarët ortodoksë të Rekës, ku ai e trimëron guximin e Branko Mihajlovskit dhe të Branisllav Sinadinovcit (Gjergj Prengës), tashmë të ndjerë, ku e thekson se duhet ecë përpara dhe treguar pa ndonjë mëdyshje se kush je dhe se çka të ka ndodhur që “ike prej vetvetes”.

Ky libër pa asnjë mëdyshje e shënon një arritje të madhe të shkrimtarit Kasam Shaqirvela, i cili me thjeshtësinë dhe bukurinë e të shkruarit që e shquan, na jap tablo të shumëta të jetës shqiptare nga një mjedis që për arsyet e njohura ka mbetur jo aq shumë në vëmendjen mbarëkombëtare.

Libri “ESE të humbura”…, sigurisht që do të ketë ndikim që ta rigjejmë veten.

Bajram Kabashi

Oslo, 26 Shkurt 2026

Me rastin e 300-vjetorit të vendosjës së Arbneshëve në Zarë, recension për librin e Prof.dr.Aleksandar Stipçeviq, “Shqiptarët për Arbëneshët e Zarës”

0

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

BOTIM BIBLIOGRAFIK PËR ARBNESHËT E ZARËS

Prof.dr.Aleksandar Stipçeviq, SHQIPTARËT PËR ARBËNESHËT E ZARËS, Botoi: Kisha Katolike-Braticë, Ulqin, 2016

Trajtimi i temava në lidhje me diasporën shqiptare paraqet çështje me interes shumëdimensional, nga vet fakti se ata janë pjesë e pa ndarë e  kujtesës sonë kombëtare. Në kuadrin e diasporës historike bën pjesë edhe ajo e Arbneshëve të Zarës, të cilët janë vendosur në ketë mjedis në dekadën e tretë të shekullit XVIII, përkatësisht në vitin 1726, duke kriuar vendbanimin e tyre me emrin Arbanasi, në Zemunik të Zarës.

Por, ndonëse kanë kaluar rreth tre shekuj, të popullsia arbneshe e Zarës, ndonëse e vogël në numër dhe e shkëputur nga vendi amë, Kraja e Shkodrës, përkatësisht Shqipëria veriore, ata nuk e kanë humbur identitetin e tyre kombëtar. Ata si të shpërngulur   nga zona e Shestanit, Ljarës, Briskut,Pinçit, Muriqit etj., në pjesën veri-perendimore të Krajës, me plot sakrifica mbijetuan dhe sfiduan rrethanat e kohës, duke bërë emër në mjedisin e ri përmes kuadrove të njohura në veprimtari të ndryshme shoqërore.

Interesimi për Arbneshët sipas informacioneve që disponojmë është i dukshëm nga fundi i shek.XIX, e më pas, nga del se nga ajo kohë janë shkruar artikuj dhe studime të ndryshme për këtë diasporë shqiptare.

Në gamën e gjerë të studiuesve vend kryesor zënë gjuhëtarët, sepse e folmja arbneshe, është arkaike dhe me shumë interes për zhvillimin historik të gjuhës shqipe dhe të leksikut të saj. Madje për ketë të folme janë mbrojtur edhe disertacione nga autoritete shkencore siç është  psh. dr.I.Ajeti etj.

Arbneshët e Zarës kanë dhënë përsonalitete nga fusha e letërsisë siç është Josip Rela, artit muzikor Shime Deshpali, shkencës Kruno Kërstiqi, Aleksandër Stipçeviqi, sportit Josip Gjergja etj. Për  këto veprimtari por edhe të tjera, autori i këtij botimi sjell të dhëna më interes, që japin mundësi për  hulumtime të metutjeshme.

Stipçeviqi erudit me prëmasa ndërkombëtare

Nuk ka dilemë se personaliteti më madhor i Arbneshëve të Zarës, ishte akademiku Aleksandër Stipçeviqi(1930-2015)  që ishte studiues shumëplanësh si në arkeologji, ilirologji, albanologji, histori, etnologji, bibliologji   e socilogji të librit  i pranuar  ne përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në sajë të përgatitjës profesionale dhe njohës i disa gjuhëve të huaja veprimtaria shkencore e A.Stipçeviqit zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore, arkeologjia dhe bibliologjia. Ka botuar në publikimet nacionale dhe ndërkombëtare rreth 40 libra dhe më shumë se 200 punime shkencore dhe profesionale  në gjuhën kroate, italiane, shqipe, angleze, franceze, arabe e perse.

Ndër botimet kryesore veçojmë: ”Arti dhe religjioni i Ilirëve”, “Ilirët”, “Bibliografia e Ilirëve”, “Ilirët-historia, kultura, jeta”, “Simbolet e kultit të Ilirët”, “Historia e librit”, “Censori i përsosur”, “Historia sociale”, “Tradita kulturore e arbëneshëve të Zarës” etj.

Dekorime nga  Shqipëria

Për veprimtarinë e tij shkencore është dekortuar me tituj të ndryshëm, ku në mes tjerash edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani  në vitin 2001, me dekoratën “Naim Frashëri i Artë” me motivacion ”për kontribut në zbardhjen e historisë së Ilirëve” , si dhe me dekoratën “Gjergj Katstrioti-Skënderbeu” nga presidenti Bujar Nishani në vitin 2015, “për meritat shkencore, publicistike dhe kombëtare”.

Nga opusi i gjerë kriues  i A.Stipçeviqit ka mbetur emblematike thënia e tij se “historia e Ballkanit  fillon me Ilirët”, duke u bërë testament për studiuesit serioz nga fusha e historisë së kohës  vjetër.

Autori në këtë studim bibliografik na paraqet një regjistër të gjerë autorëve shqiptarë të cilët kanë trajtuar tema të ndryshme në lidhje me Arbneshet e Zarës. Të dhënat më të numërta nga kjo gamë janë nga botimet në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe Ulqin.

Roli i revistës BUZUKU

Me këtë rast duhet veçuar revistën BUZUKU në Ulqin, të drejtuar nga dr.Simë Dobreci e cila në disa numra ka botuar materiale që kanë të bëjnë enkas për  Arbneshet e Zarës. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse është e origjina e përbashkët e kësaj popullsie e cila është prezantuar përmes letërsisë popullore por edhe artikujve të ndryshëm  nga profile të ndryshme studimore.

Duke shfletuar këtë botim bibliografik bie në sy  se më i madh është numri i autorëve nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, ndërsa më i vogël  i atyre nga Shqipëria. Duke marrë parasysh  se gjysma e popullit shqiptarë ishte në kuadër të ish-Jugosllavisë, ka edhe logjikë që shqiptarët në këtë shtet e kanë pasur më lëhtë mundësinë e komunikimit me Arbneshët e Zarës. Por, nga ana tjetër qendrimi pasiv apo më mirë të themi indiferent i Shqipërisë është e pasojë e rrethanave politike në kohën e diktaturës moniste  ku në rend të parë ishte qasja ideologjike e jo ajo kombëtare, çështje kjo e cila ishte me pasoja për kombin shqiptarë në tërësi, që janë të pranishme deri në ditët tona.

Por, është për të ardhur keq se Shqipëria, përkatësisht institucionet përkatëse nuk janë duke luajtur rolin e tyre që iu takon edhe me Kushtetën e Shqipërisë edhe tash në pluralizëm. Sepse duhet të jetë detyrë parësore e shtetit shqiptar, përkatësisht institucionëve të tij, për tu interesuar për pjesëtarët e popullit shqiptarë kudo që janë ata, sikurse veprojnë shtetet tjera anë e kënd botës. Qendrimi indiferent në këtë kohë nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse edhe kjo diasporë është pjesë e pandarë e kujtesës sonë historike.

Botim me vlerë jo vetëm bibliografik

Botimi i këtij libri bibliografik, në dy gjuhë kroatisht dhe në shqip përkthyer nga dr.Simë Dobreci, paraqet një nismë me vlerë sa kulturore e shkencore dhe si e tillë  do të jetë i domosdoshëm për të gjithë ata që do të trajtojnë tema të ndryshme për  Arbneshët e Zarës,  sepse bibliografia paraqet fazën parësore për çdo qasje të punimeve shkencore.

Edhe pse kemi të bëjmë me një botim të tipit të broshurës të dhënat e  prezantuara   në të ardhmën   duhet të plotësohen, sepse indeksi i regjistrit  bibliografik duhet të jetë me i lartë, detyrë kjo qe mbetet të realizohet nga autorë të tjerë.

Nuk ka dilemë se një  veprim i tillë do të jetë në favor të botimeve dhe hulumtimeve shkencore nga fusha e bibliografisë  në veçanti dhe kulturës sonë kombëtare në përgjithësi, ku Arbneshët e Zarës do të mbesin një pikë pozitive referimi në historinë tonë kombetare.

Kërkesë për themelimin e taskforcës shtetërore kundër islamit politik në Republikën e Kosovës

0
Republika e Kosovës është shtet laik, demokratik dhe euroatlantik. Për këtë arsye, kërkoj themelimin urgjent të një Taskforce Shtetërore kundër Islamit Politik dhe çdo forme të ekstremizmit fetar që cenon rendin kushtetues, sigurinë kombëtare dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Islami politik nuk është fe. Është ideologji radikale dhe antishtetërore që synon përdorimin e fesë për pushtet politik dhe imponim shoqëror. Çdo tolerim ndaj kësaj ideologjie është kërcënim direkt për Republikën e Kosovës.
E gjithë bota perëndimore e lufton islamin politik si kërcënim ndaj demokracisë dhe vlerave laike. Shtete si Franca, Austria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar njësi të specializuara dhe taskforca të ngjashme për monitorimin, parandalimin dhe luftimin e kësaj ideologjie ekstreme radikale. Kosova duhet të jetë në linjë me aleatët e saj euroatlantikë në këtë betejë për mbrojtjen e shtetit laik.
Kjo Taskforce duhet të ketë mandat për:
1. Ndalimin e propagandës së islamit politik në hapësira publike dhe rrjete sociale;
2. Ndalimin e bllokimit të rrugëve për manifestime fetare politike;
3. Ndalimin e indoktrinimit të shoqërisë shqiptare në islamin politik dhe hetimin e secilit imam që indoktrinon shoqërinë në mosdurim e deri në terrorizëm;
4. Identifikimin dhe rrënimin e xhamive të ndërtuara me financa të dyshimta ose pa leje;
5. Hetimin e financimeve të huaja radikale dhe rrjeteve ekstremiste;
6. Ndjekjen penale të imamëve dhe individëve që bëjnë thirrje për sheriat, nxisin urrejtje fetare ose fyejnë figurat kombëtare;
7. Mbrojtjen e të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë dhe ndalimin e çdo gjuhe urrejtjeje me bazë fetare;
8. Monitorimin e institucioneve arsimore për të parandaluar indoktrinimin me ideologji të islamit politik;
9. Ndalimin e veprimtarisë së organizatave joqeveritare me agjendë fetare që promovojnë islamin politik në Kosovë;
10. Auditimin e plotë financiar dhe programor të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjitha strukturave të saj;
11. Krijimin e një regjistri kombëtar për imamët dhe ligjëruesit fetarë me detyrim certifikimi nga shteti;
12. Ndalimin e hyrjes në Kosovë të predikuesve të huaj të njohur për lidhje me islamin politik;
13. Monitorimin e burgjeve dhe qendrave korrektuese për të parandaluar radikalizimin e të burgosurve;
14. Krijimin e programeve të deradikalizimit për individët e ndikuar nga propaganda e islamit politik;
15. Bashkëpunimin ndërinstitucional me partnerët ndërkombëtarë për shkëmbim informacioni mbi rrjetet e islamit politik;
16. Ndalimin e literaturës dhe materialeve që promovojnë ideologjinë e islamit politik në bibliotekat publike dhe shkolla;
17. Veprim të ashpër institucional ndaj çdo forme të ekstremizmit fetar, pa kompromis.
Kosova nuk guxon të shndërrohet në terren të islamit politik dhe ideologjive antiperëndimore. Shteti duhet të veprojë me forcën e ligjit për mbrojtjen e rendit kushtetues, identitetit kombëtar dhe orientimit euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Sinqerisht
Blerim Nika
19.05.2026

Qetësohuni njëherë, poezi e Arif Ejupit

0

QETËSOHUNI NJËHERË

Poezi

(Protestë ndaj atyre që përpiqen të pengojnë zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut)

Qetësohuni njëherë,
o arinj të murrmë,
o korba të zinj.

Rrezet e diellit
nuk ndalen me shoshë.

Hënës ndriçimin
s’ia ndalin lehjet e qenve.

Lumenjtë pakojnë ujin,
por rrjedhën
nuk e ndalin.

Malet i dëmton acari,
por prapë
mugullojnë.

Bilbilave mund t’ua vonojnë këngën
të pabesët dhe mizorët,
por assesi
t’ua ndalin.

Shqiponjave mund t’ua prishin folenë,
por fluturimin
s’mund t’ua ndalin;
as dallëndysheve,
as pulëbardhave
shtegtimin.

Kohës
nuk mund t’i ndalet hapi.

Qetësohuni njëherë,
o arinj të murrmë,
o korba të zinj.

Arif Ejupi
Gjenevë, 5 dhjetor 2025

Në katërvjetorin e ndarjes nga jeta të Dalip Grecës

0
Nga Frank Shkreli
____
Në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta e të ndjerit Dalip Greca, sot kujtojmë me nderim një prej zërave më të përkushtuar të gazetarisë dhe çështjes kombëtare shqiptare në diasporë. Si kryeredaktor i Gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, ai i shërbeu me dinjitet komunitetit shqiptaro-amerikan, fjalës së lirë, historisë dhe identitetit kombëtar në këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dalip Greca mbetet simbol i përkushtimit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan, ruajtjes së trashëgimisë së “Vatrës” dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet shqiptarëve kudo që ndodhen. Me penën e tij të matur, me kulturën qytetare dhe me dashurinë për kombin, ai la pas një trashëgimi të çmuar në publicistikën shqiptare.
Sot, në këtë përvjetor, kujtojmë jo vetëm gazetarin dhe intelektualin, por edhe njeriun e urtë e fisnik që jetoi me ideale dhe punoi deri në fund për çështjen shqiptare.  Personalisht, e falënderoj Dalipin për bashkëpunimin e gjatë, për respektin njerëzor dhe profesional, si dhe për kontributin e çmuar që dha për gazetarinë shqiptare dhe për gazetën “Dielli”. Ai ishte një njeri i urtë, korrekt dhe i përkushtuar, që la pas një trashëgimi të vyer në historinë e shtypit shqiptar në Amerikë.
Në këtë ditë përkujtimore, ngushëllimet më të sinqerta dhe respekti më i thellë shkojnë për familjen e tij të ngushtë, e cila humbi njeriun e dashur, bashkëshortin, prindin dhe gjyshin e paharruar. Po ashtu, kjo është një humbje e madhe edhe për “Vatrën”, për bashkëpunëtorët, miqtë dhe gjithë lexuesit e “Diellit”, që për vite me radhë e njohën dhe e vlerësuan për përkushtimin dhe fisnikërinë e tij.
Jam i sigurt se kujtimi i Dalip Grecës do të mbetet gjithmonë i gjallë në faqet e “Diellit”, në historinë e “Vatrës” dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!
                                             Frank Shkreli: In memoriam, Dalip Greca - Albspirit
                                              Viti 2005, Nju Jork
              

Protesta për Gjuhën Shqipe në Shkup – një alarm që duhet ta dëgjojnë Tirana dhe Prishtina

0

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Nga rrugët e Shkupit këtë të hënë u ngrit edhe njëherë zëri i mijëra studentëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria, të cilët marshuan për mbrojtjen e Gjuhës Shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Protesta, e dyta pas organizimit të 6 prillit, nisi me kërkesën konkrete që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën amtare, por mesazhi i saj ishte shumë më i thellë: shqiptarët nuk pranojnë më nënvlerësimin institucional të gjuhës dhe identitetit të tyre.

Marshimi nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë nuk ishte vetëm një protestë studentore. Ai ishte një thirrje qytetare dhe kombëtare për dinjitet, barazi dhe respekt kushtetues. Kur një popull detyrohet të protestojë për të drejtën e përdorimit të gjuhës së vet në institucione shtetërore, atëherë problemi nuk është vetëm administrativ, por politik dhe kombëtar.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë faktor shtetformues dhe kanë paguar shtrenjtë për të drejtat e tyre. Shumë nga këto të drejta janë fituar me sakrificë, me rezistencë politike dhe me luftë. Pikërisht për këtë arsye, çdo cenim apo relativizim i tyre duhet të alarmojë jo vetëm shqiptarët atje, por edhe Tiranën dhe Prishtinën zyrtare.

Sot shtrohet me të drejtë pyetja: ku janë institucionet shqiptare? Ku është reagimi i Shqipërisë dhe Kosovës përballë zhvillimeve që prekin drejtpërdrejt shqiptarët në Maqedoninë e Veriut? A mjaftojnë vetëm deklaratat diplomatike dhe heshtja politike përballë një pakënaqësie kaq të madhe qytetare?

Është shqetësuese që studentët po ndihen të vetëm në mbrojtjen e një të drejte elementare, ndërkohë që Tirana dhe Prishtina shpesh tregohen të vonuara ose indiferente ndaj proceseve që zhvillohen në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërorë. Heshtja institucionale krijon përshtypjen sikur çështjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut trajtohen vetëm si problem lokal, kur në fakt ato janë çështje kombëtare.

Nëse sot nuk reagohet për gjuhën, nesër mund të vihet në pikëpyetje vetë pozita politike dhe kushtetuese e shqiptarëve atje. Prandaj protestat e studentëve nuk duhen parë si një revoltë e zakonshme rinore, por si një sinjal serioz se barazia e premtuar ende nuk është bërë realitet.

Tirana dhe Prishtina duhet të flasin qartë. Duhet të kërkojnë respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve, zbatimin pa ekuivoke të statusit të Gjuhës Shqipe dhe trajtimin e shqiptarëve si popull shtetformues në Maqedoninë e Veriut. Diplomacia shqiptare nuk mund të jetë spektatore kur cenohen të drejtat kombëtare.

Studentët në Shkup treguan se vetëdija kombëtare nuk është shuar. Ata ngritën zërin për gjuhën, identitetin dhe dinjitetin. Tani është radha e Tiranës dhe Prishtinës të dëshmojnë nëse do të jenë në anën e këtij zëri apo do të vazhdojnë heshtjen.

(1) Video | Facebook

Më 19 maj 2026 

Hoxhallarët le të jenë larg kauzës kombëtare, uniforma e tyre në Shkup a kudo e dëmton kauzën shqiptare

0
(Musa Lamallari, Shkup)
Joni duke vëzhguar protestën. Pa lejen time në protestë. Në rrugicat ku po rrritet rreth kalasë së Shkupit!
Joni kishte më shumë vëzhgues se Musa Xhaferi dhe një shqipfolës me çallmë të kombit të Sulltan MahMutit, i cili kishte dalë për të përhapur propagandën e kauzës islamiste për gjakun fantazmë të derdhur nga hoxhallarët, vetëm për të njollosur protestën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë të jurisprudencës, dhe jo të sheriatit islamik të Mullah Shaqajrit.
Uniforma e hoxhallarëve e dëmton kauzën shqiptare dhe bashkimin me Shqiperi.
Poshtë hoxhallarët!!! Larga nga kuaza shqiptare!!!!
Rrofshin studentët Shqiptar me uniformë të Gjergj Kastriotit Skenderbeut!