Kurti po e radikalizon pushtetin, Kosova nuk është laborator ideologjik
New York Post: Kujdes nga ambiciet e Turqisë në vakumin e pushtetit pas Iranit
Varret që flasin…, kushtuar Familjes Jashari
Varret që flasin
(Kushtuar familjes Jashari)
Varre… vetëm varre kudo.
Një i panjohur do të pyeste:
Kush janë dhe nga janë këta njerëz?
Kurora lulesh dhe qirinj të ndezur
do t’i përgjigjeshin, porsi një orator i shkëlqyer:
Këtu prehen eshtrat e burrave, grave dhe fëmijëve
më të mirë të Dardanisë.
Ata, me gjakun e tyre, i dhanë emër Kosovës
dhe ia shuan përgjithmonë iluzionet e rreme
shtrigës së vjetër të Siberisë.
Këto varre, tempull lirie, e bëjnë botën të flasë.
![]()
Arif Ejupi
Gjenevë, 5 mars 2004
Kur fantazmat e diktaturës hyjnë në zyrat e demokracisë

Isuf Bajraktari, Suedi
Ndryshimi i sistemeve politike nuk është gjithmonë ndryshim i mentaliteteve. Ndonjëherë historia largohet nga institucionet, por mbetet në mënyrën si ushtrohet pushteti. Demokracitë e reja shpesh besojnë se historia ka përfunduar me rënien e diktaturës. Por historia nuk largohet kaq lehtë. Ajo mbetet në mentalitete, në mënyrën si ndërtohet pushteti dhe në mënyrën si kuptohet autoriteti. Pikërisht aty ku mendojmë se e kaluara ka vdekur, ajo shpesh fillon të shfaqet përsëri. Ka raste kur një shoqëri mendon se ka hyrë në një epokë të re, por papritur kupton se e kaluara nuk është larguar aq sa mendohej. Regjimet rrëzohen, flamujt ndryshojnë dhe institucionet marrin emra të rinj, por mentalitetet e pushtetit shpesh mbijetojnë shumë më gjatë se sistemet që i kanë krijuar. Në hapësirën shqiptare, përvoja e diktaturës së udhëhequr nga Enver Hoxha nuk ishte vetëm një sistem politik i mbyllur. Ajo ishte një shkollë e tërë mendësie, një mënyrë e organizimit të pushtetit dhe e formimit të besnikërisë politike. Ideologjia nuk synonte vetëm të kontrollonte shtetin; ajo synonte të kontrollonte edhe mënyrën si qytetarët mendonin për pushtetin. Në një realitet të tillë, besnikëria ndaj sistemit shpesh shpërblehej më shumë se mendimi kritik. Individët mësonin të përshtateshin me rrethanat dhe të ndërtonin karrierën brenda strukturave ekzistuese. Kështu formohej një kulturë politike ku konformizmi bëhej strategji mbijetese.
Por historia na mëson se mentalitetet e krijuara në sisteme autoritare nuk zhduken me ndryshimin e një regjimi. Ato transformohen, përshtaten dhe shpesh gjejnë rrugë të reja për të mbijetuar brenda institucioneve të reja. Kosova, si një shtet i ri që ende po ndërton themelet e institucioneve të saj, përballet me këtë sfidë historike. Demokracia nuk ndërtohet vetëm me kushtetuta, ligje apo zgjedhje periodike. Ajo ndërtohet edhe me kulturën politike që përcakton mënyrën si kuptohet pushteti dhe si ushtrohet ai. Kur pushteti fillon të shihet si privilegj dhe jo si përgjegjësi, institucionet rrezikojnë të shndërrohen në struktura formale që mbajnë brenda tyre logjika të vjetra. Pikërisht në këtë moment, fantazmat e së kaluarës fillojnë të shfaqen përsëri në zyrat e demokracisë. Prandaj sfida më e madhe e shoqërive tona nuk është vetëm ndërtimi i institucioneve të reja. Sfida është transformimi i kulturës politike. Sepse vetëm kur ndryshon mënyra si shoqëria e kupton pushtetin, demokracia fillon të jetë reale dhe jo vetëm formale.
Adem Jashari në kohën e pasluftës


Dritan Goxhaj nga Tirana për “zhurmuesit e partisë në shërbim të Serbisë”

Të shtunën që lamë pas, boshti nazi-fashist, kristiona-sionist Amerikë + Izrael sulmuan Iranin dhe normal të tëra mediat kudo në botë edhe këtu te ne u morën me këtë lajm të rëndësishëm për gjithë botën.
Ditën e hënë në disa media shqiptare u shfaqën disa individë të cilët nuk ishin shumë të interesuar për atë çka ndodhte e diskutohej rreth këtij konflikti, por ata ngritën shqetësimin “e tyre” se disa individë që merren kryesisht me analiza ushtarake dhe gjeopolitike (këtu nuk e kam llafin për veten time) po përhapnin panik në Shqipëri se gjoja Irani do godasi kampin e MEK në Manzë të Durrësit.
Askush deri më sot nuk ka shprehur se kampi do goditet, por askush, përfshi edhe mua nuk e ka mohuar se Irani ka kapacitete ta godasi këtë kamp, dhe se aktiviteti politik i pjesëtarëve të këtij kampi, në kundërshtim me statusin e tyre të refugjatit humanitar në vendin tonë, po e rezikon edhe Shqipërinë në rast se ky konflikt që ka nisur përshkallëzohet edhe më tutje.
E gjithë kjo fushatë mediatike e inicuar nga struktura të caktuara të Policisë së Shtetit dhe të SHISH, që i përkasin kryesisht drejtorive të Antiterrorit në të dy këto institucione, po bëhet me urdhër direkt të njeriut më të paditur dhe më antishqiptar e më antikombëtar që ka pasur deri më sot ndonjëherë Shteti Shqiptar që nga themelimi i tij, Kryetarit të këshillit të Ministrave të Republikës (private) të Shqipërisë Ed(vin) Ramës.
Po do thonë gjithë patronazhistat dhe ata që nuk po kuptojnë akoma gjë, se pse do merret Rama me këto gjëra?!!
Ja ta sqarojmë se kështu edhe do të kuptojmë se kujt në të vërtetë po i shërbejnë këto institucione dhe të tërë këta individë që kanë marrë përsipër të bëjnë zhurmuesin e patronazhistin e partisë.
Ditën e hënë, ndërkohë që bota dhe media zienin për konfliktin, Rama publikon një letër në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ)”.
Do thoni ju që nuk ka asgjë të keqe të botosh letra. Jo, vërtet nuk ka as të botosh letra e as të shkruash letra, përjashto rastet kur ato janë anonime dhe kur ato janë në dëm të kombit.
Dhe letra që Rama ka publikuar nuk e ka shkruar vetëm vetë, por kësaj rradhe ai ka zgjedhur që këtë letër ta shkruajë sëbashku me “dashurinë e tij të jetës politike”, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Dhe në këtë letër që të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë në internet Rama dhe Vuçiç i kërkojnë Europës dhe vendeve anëtare të saj që të pranojnë në Europë pa kushte dhe sa më parë këto dy vende.
E theksoj – sa më parë, dmth pa plotësuar asnjë kusht.
Po cili është kushti kryesor që BE i ka vendosur Serbisë? – Që ajo të njohi Kosovën.
Pra Rama bëri atë që di të bëjë më mirë, ti nguli Kosovës dhe në këtë rast gjithë kombit shqiptar një thikë pas shpine.
Rama që para një jave u jargavit te Trump duke përdorur UÇK dhe disa drejtues të saj, ai që nuk la gjë pa thënë kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës , duke e paraqitur veten dhe partinë e grupin e vet parlamentar sikur këta janë mbrojtësit e vetëm të UÇK dhe Kosovës, të hënën i shiti të gjithë.
Por ja që dardha thotë populli ynë e ka bishtin mbrapa.
Dhe bishti i kësaj dardhës paskish qënë thika e helmatisur që i nguli Kosovës dhe gjithë sakrificës së UÇK -së e kombit shqiptar, ditën e hënë me këtë kërkesë me shkrim.
Për Ramën nuk ka rëndësi më Kosova, nëse ajo njihet nga Serbia apo jo, për të ka rëndësi vetëm Serbia dhe vetvetvetja e tij.
Dhe për të hequr gjithë vëmendjen nga ky akt antikombëtar që bëri, atëherë ai lëshoi gjithë patronazhistët dhe zhurmuesit e partisë nën kontrollin e zyrave përkatëse të antiterrorit, nëpër media të shkruara e vizive që të zhurmojnë për rrezikun që analistët po i sjellin popullit shqiptar se gjoja këta po përhapin panik në popull, ndërkohë që ai që ka për detyrë t’i shërbejë popullit, i shiti haptazi interesat kombëtare dhe shtetërore të këtij populli, që fatkeqësisht një pjesë e tij edhe e ka votuar dhe e voton akoma.
Të gjithë ata që deri më sot kanë bërë zhurmuesin e patronazhistin e partisë do bëjnë mirë që t’i vënë gishtin kokës e ti thërresin mendjes e të shohin se kujt janë duke i shërbyer, dhe këtë duhat ta bëjnë edhe gjithë institucionet e këtij shteti, dhe në veçanti institucionet e lartpërmendura.
Pasi tashmë është e shkruar e zeza në të bardhë nga Rama, se ky po i shërbën interesave antikombëtare të Serbisë, dhe si rrjedhojë të gjithë ju jeni duke i shërbyer interesave Serbe.
Më këtë letër Rama e vulosi se ai dhe qeveria e tij, partia e tij dhe edhe parlamenti shqiptar që nuk reagon sëbashku me opozitën, janë vetëm një tufë Kuislingësh në këtë vend.

Zaçe Islami, avokat nga Tirana: “Pak janë 45 vjet burg për Thaçin e të tjerët në Hagë, në qoftë se …?!”
ZI: Po, se jam mbështetur në deklaratat e atyre të LDK-ës, që ata kanë thënë se janë vra eksponent të LDK-së: ju e dini më mirë këtu se janë vrarë – unë nuk ke di atë, ju e dini.
SI: Po, e ka bâ se s’kan pas çare pa e bâ! Qé po t’kallxojë pse e kanë bo: për me i tregue botës se UÇK-ja e ka bo luftën e pastër çlirimtare!
81 vjet nga aneksimi i Dardanisë nga Republika e Serbisë, këta ishin delegatët shqiptarë që votuan në Kuvendin e Prizrenit

Flori Bruqi, Prishtinë
“Patriotët shqipatrë ” nën tytat e armëve jugosllave ,votojnë aneksimin e Dardanisë nga Shqipëria (1945)
Nga data 08 .07.deri me 10 .07. 1945 u mbajt Kuvendi Krahinor i Prizrenit ku u legjitimua aneksimi i Dardanisë nga Serbia.
Ky kuvend, ishte vazhdimësia e përpjekjeve paraprake e qarqeve serbe për ta bërë edhe zyrtarisht Kosovën pjesë integrale të Serbisë.
Nënshkruesit e aneksimit të Dardanisë nga SHqipëria.
Nga dokumentacioni historik i procesverbaleve që dalin nga kuvendet antifashiste të çlirimit të Serbisë në Beograd, rezulton që bashkimi i Dardanisë me Serbinë u bë në mënyrë arbitrare, por formalisht u desh një argument i një deklarimi të popullsisë së Dardanisë.
Në funksion të këtij qëllimi, u organizua Kuvendi Krahinor i Prizrenit, ku morën pjesë 137 delegatë të cilët cilësoheshin si përfaqësues të Dardanisë, por vetëm 32 nga ta ishin shqiptarë.
Nën presionin e autoriteteve serbe, me votat e delegatëve, u miratua rezoluta e cila e nxjerr dokumentin e parë që e legjitimon aneksimin e Dardanisë nga Serbia.
Disa nga delegatët përkrahës ishin Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ali Shukrija, Asllan Fazlia, Zekeria Rexha, Mehmet Hoxha e të tjerë.
Më 23 .07.1945 kjo rezolutë u aprovua nga Kuvendi Federativ i Jugosllavisë, ndërsa me 01 .09. 1945 u miratua edhe në Kuvendin e Serbisë.
Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945 dhe pas ngritjes së murit të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve në Dardani , çështja e Dardanisë dhe e trevave tjera që ngelën nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të mbetej e pazgjidhur.
Në Kuvendin e Prizrenit, mbajtur më 8-10 korrik 1945, Kosova edhe zyrtarisht do të aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ, më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 .9.1945 çështja e Dardanisë do të konsiderohej çështje e mbyllur.
Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të popullit, ato jo vetëm që nuk u respektuan, por në mënyrën më të vrazhdë u shkelën, dhe u quajtën vendime armiqësore, kurse njerëzit, që i përpiluan ato, u quajtën armiq të popullit, të cilët si të tillë u ndoqën dhe u likuiduan.
Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e, me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan.
E tërë kjo ndikoi që forcat nacionaliste në Kosovë të reagojnë ashpër për vendimet që solli kuvendi në mënyrë arbitrare.
Irani kërcënon Izraelin me sulme në mbarë botën nëse prekin ambasadën në Bejrut
Residents inspect a damaged house struck by a rocket fired from Lebanon, in Hatzor HaGlilit, northern Israel, Wednesday, March 4, 2026. (AP Photo/Ariel Schalit)
Hans Rustad / Document.no
Irani ka frikë se do të humbasë bazën e tij të fundit në Liban dhe thotë se do të sulmojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse Izraeli sulmon ambasadën në Bejrut.
“Nëse Izraeli kryen një krim të tillë, do të na detyrojë t’i konsiderojmë të gjitha ambasadat izraelite në mbarë botën si objektiva legjitime”, tha një zëdhënës i forcave të armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi.
Kjo ishte në përgjigje të një ultimatumi izraelit se Irani kishte 24 orë kohë për të dalë nga Libani.
Avichay Adraee të martën u dha “përfaqësuesve të regjimit terrorist iranian” një afat 24-orësh për t’u larguar nga Libani.
Hezbollahu u tregua mjaft i pazguar për të lëshuar raketa ndaj Izraelit në solidaritet me Iranin, gjë që bëri që Izraeli të godiste fort.
Raketat i dhanë Izraelit pretekstin që i nevojitej për të eliminuar ose çarmatosur Hezbollahun.
Solidaritet me Izraelin dhe përkrahje për lirinë e popullit iranian







