Kreu Blog Faqe 399

Kosova C dhe oferta “Bilfinger” mundësi të humbura midis planifikimit jugosllav dhe refuzimit gjerman

0
Agim Vuniqi, Vashington
___
Në fillim të viteve ’70, kur Jugosllavia planifikonte strategjinë energjetike për dekadat që vinin, në tavolinat e Energoprojekt Beogradit u vizatuan projektet ideore për ndërtimin e një termocentrali të ri në Obiliq – “Kosova C”. Sistemi energjetik jugosllav ishte i centralizuar, dhe vendimet për zhvillim industrial miratoheshin në nivelet federale, pa pavarësi të vërtetë të republikave. Kosova, e trajtuar si periferi energjetike e federatës, shërbente kryesisht si furnizuese e qymyrit për sistemin jugosllav, ndërsa përfitimet i merrnin qendrat e mëdha industriale të Serbisë dhe Kroacisë.
Në atë kohë, projekti “Kosova C” përfshinte ndërtimin e një termocentrali me kapacitet rreth 2000 MW, që do të siguronte pavarësi energjetike për rajonin dhe do ta kthente Kosovën në eksportuese të energjisë. Por, si shumë projekte të tjera të asaj kohe, edhe ky mbeti në fazën e konceptit. Struktura burokratike federale dhe politikat e centralizuara energjetike nuk e lejuan që projekti të zhvillohej në nivel lokal.
Nga vizioni jugosllav te iluzioni i pasluftës
Pas pavarësisë së Kosovës, ideja e “Kosova C”-së u rikthye në agjendë nën emrin “Kosova e Re”, e promovuar nga qeveritë e pasluftës si zgjidhje për krizën energjetike. Megjithatë, ndërrimi i garniturave qeveritare dhe interesat lobuese e mbajtën këtë projekt në fazën e premtimeve. Një rast i veçantë ishte oferta e kompanisë gjermane “Bilfinger” në vitin 2015, e cila ofronte rindërtimin e Termocentralit “Kosova A” me kapacitet të plotë dhe me teknologji gjermane të përputhshme me standardet e BE-së.
Sipas planit, brenda tre vjetësh do të rindërtoheshin blloqet prej 815 MW, duke ulur ndjeshëm ndotjen, duke ruajtur vendet e punës dhe duke siguruar jetëzgjatje mbi 30 vjet për termocentralin. Kostot ishin të favorshme — rreth 900 milionë euro, dy herë më lirë se oferta e “Contour Global”. Kancelarja Angela Merkel e kishte mbështetur politikisht këtë nismë dhe kishte kërkuar nga kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa që Kosova ta shfrytëzonte këtë mundësi.
Por qeveria Mustafa zgjodhi rrugën e refuzimit. Me arsyetimin se projekti nuk kishte studime financiare të mjaftueshme, oferta e “Bilfinger”-it u mbyll pa një diskutim të thelluar teknik. Rezultati: një mundësi e humbur për transformimin e sektorit energjetik të Kosovës dhe për forcimin e partneritetit strategjik me Gjermaninë.
Pasojat që ndihen sot
Sot, një dekadë më vonë, Kosova vazhdon të varet nga importet e energjisë, me ndërprerje të shpeshta dhe me termocentrale të vjetëruara që ndotin ajrin 50 deri 100 herë mbi normat e BE-së. Vlerësimet e pavarura tregojnë se humbjet nga importet e energjisë kanë kapërcyer 700 milionë euro, ndërsa vendi mbetet jashtë tregut rajonal të energjisë dhe pa ndonjë investim serioz në kapacitete të reja gjeneruese.
Nëse do të ishte realizuar projekti “Bilfinger”, Kosova do të kishte sot 1.700 MW kapacitet prodhues, do të eksportonte energji dhe do të përfitonte nga teknologjia gjermane. Në vend të kësaj, “Kosova A” është ende një “monument i ndotjes”, ndërsa “Kosova e Re” mbeti një slogan elektoral.
Nga humbja e projekteve në krizë energjetike
Historia e “Kosova C” është simbol i dështimit të politikave strategjike energjetike të Kosovës: nga planifikimi i centralizuar jugosllav, tek mungesa e vizionit shtetëror pas pavarësisë. Qeveritë kanë ndërruar, por politikat kanë mbetur të ngulfatura midis paaftësisë teknike dhe interesave të përkohshme.
Nëse në vitet ’70 Kosova u privua nga vendimmarrja për shkak të centralizimit federativ, sot ajo rrezikon të humbasë edhe për shkak të mbylljes së syve ndaj partnerëve strategjikë. Energjia nuk është vetëm çështje e prodhimit, por e pavarësisë politike dhe e zhvillimit ekonomik. Dhe në këtë drejtim, refuzimi i një projekti të garantuar nga Gjermania dhe i mbështetur nga kancelarja Merkel do të mbetet një nga gabimet historike më të kushtueshme të politikës kosovare pas pavarësisë.
Nëse dikur Energoprojekt hartoi projektin ideor “Kosova C” si simbol të pavarësisë industriale, sot ajo mbetet vetëm një kujtim i humbur për një vend që ende nuk ka arritur ta shfrytëzojë potencialin e vet natyror për të ndërtuar një të ardhme energjetike të qëndrueshme.

Nuk ndalet Sak Muji nga falenderimet për portalin Drini

0

Sak Muji për njeriun që se njeh pasqyrën

2
Sak Muji, Rugovë-Zvicër
(Sylë Mujaj)
___
NJERIU QË S’E NJEH PASQYRËN
– Tetë tradhti dhe një hije që s’plaket
Në tetor 2024, një nga figurat e vjetra të politikës, Xhavit Haliti, në një video–deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale (link referues: facebook.com/share/v/16N2D1tfLU) e tha publikisht atë që shumëkush e dinte, por askush s’e thoshte…
Në vendin ku historia përsëritet si tallje, e tradhtia vishet me kravatë, çdo nënshkrim bëhet në emër të shtetit – por për llogari të tjetrit.
Kosova e pasluftës, shteti sui generis që duhej të ishte shembulli i drejtësisë, u bë për vite laborator i kompromisit.
Dhe, në fund, doli se pushteti nuk na erdhi nga jashtë, por nga brenda.
Në tetor 2024, një nga figurat e vjetra të politikës, Xhavit Haliti, në një video–deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale (link referues: facebook.com/share/v/16N2D1tfLU) e tha publikisht atë që shumëkush e dinte, por askush s’e thoshte:
“Janë nënshkruar marrëveshje që kanë dhënë manastire me status ekstraterritorial, kanë vendosur barazi të gjuhëve dhe kanë pranuar kushte që dobësojnë shtetin.”
Një fjali e vetme, dhe muret e sistemit filluan të plasariten.
Sepse kur e thotë zëdhënësi i vetë pushtetit, fjala nuk është më akuzë – është dëshmi.
Në të njëjtën frymë, në dalje të tjera publike që morën vëmendje në gjithë Kosovën, i njëjti zyrtar i lartë deklaroi:
“Pse e akuzoni Radojiçiqin? Ai nuk është terrorist.”
Dhe pas kësaj, çuditërisht, vetë prokuroria e shtetit filloi të zbehte aktakuzat ndaj figurës më të njohur të strukturave kriminale në veri.
Në të njëjtin diskurs publik, Haliti kishte shtuar edhe frazën simbolike:
“Kush jeni ju që secili i keni nga tre milionë?”
Një fjali që u bë metaforë e arrogancës politike – ironia e pushtetit që pyet popullin se pse guxon të pyesë.
Këto fjalë janë tashmë pjesë e arkivës publike, e dëshmojnë më mirë se çdo dokument se sistemi nuk bie në kundërshti me veten – ai e mbron vetveten.
Xhavit Haliti
Tetë nënshkrime që zbehën sovranitetin
1. Demarkacioni me Malin e Zi (2015)
Qeveria Mustafa me Hashim Thaçin ministër të jashtëm. Në emër të “vijës kufitare”, Kosova humbi mbi 8 mijë hektarë tokë.
Pushteti fitoi nënshkrime, populli humbi male.
2. “Dillbega” me Maqedoninë e Veriut (2012–2013)
Qeveria Thaçi pranoi “rregullim teknik”, që në terren u përkthye si dorëzim i tokës.
Në diplomaci quhet korrigjim, në histori – fshirje.
3. Marrëveshja e Brukselit (2013)
Nënshkruar nga Thaçi e Dačić. Krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, një “mini-republikë” brenda shtetit.
Një rrjet paralel që flet serbisht dhe komandon nga Beogradi.
4. Energjia dhe Telekomunikacioni (2015)
Serbia regjistroi kompani në veri të Kosovës.
Rryma e energjisë kaloi në duart e tjetrit, rryma e ndërgjegjes – në heshtje.
5. Manastiret dhe Trashëgimia Kulturore (2015)
Nën qeverinë Mustafa–Thaçi, 40 manastire u shpallën ekstraterritoriale.
Kultura kombëtare u nda me kufi fetar. Në tokën shqiptare, ligji nuk vlen.
6. Heqja e Ligjit për Gjenocidin Serb (2014–2016)
Nën qeverisjen e Hashim Thaçit, me Arsim Bajramin në arsim dhe Hajredin Kuçin në drejtësi, u mbyll një plagë e hapur ligjore: mosmiratimi i Ligjit për Gjenocidin Serb në Kosovë.
Shkelzen Maliqi
Në emër të “normalizimit të marrëdhënieve”, ligji u hoq nga tryezat, u harrua në komisione dhe u hesht në media.
Pasojë: Serbia u la pa barrë morale, pa detyrim juridik dhe pa përgjegjësi për krimet e luftës.
Efekt moral: Fshirje e kujtesës historike dhe shkelje e sakrificës së viktimave.
Në vend të drejtësisë, u ofrua heshtje diplomatike – një heshtje që ende peshon mbi gjakun e Kosovës.
7. Barazia e gjuhëve (2016)
Serbishtja dhe cirilika u shpallën zyrtare në gjithë Kosovën.
Një përulje e veshur si demokraci.
8. Marrëveshja e Uashingtonit (2020)
Nënshkruar nga Qeveria Hoti. “Normalizim” nën presion – në realitet, vetë-nënshtrim.
Kosova si firmë në kontratën e vet.
Fjalët që e tradhtuan heshtjen
Kur një ish–zyrtar i lartë i sistemit pranon vetë këto marrëveshje, nuk kemi më debat politik – kemi provë morale.
Kjo është fjalë që vlen më shumë se çdo gjykatë, sepse vjen nga brenda, jo nga jashtë.
Nga vetë aparati që i nënshkroi, i zbaton ende, e sot i mbron si “domosdoshmëri shtetërore”.
Milazim Krasniqi dhe Memli Krasniqi
Kukullat dhe regjisori
Në këtë teatër të gjatë politik, është e lehtë të gjesh kukulla:
Analistë që zihen në studio televizive, gazetarë që bërtasin për “patriotizëm”, biznesmenë që blejnë atdhe me tenderë, dhe opozitarë që dalin në protestë me mikrofona të pushtetit.
Ata nuk janë problemi.
Janë zëri i sistemit që e do qetësinë, jo drejtësinë.
Në prapaskenë, regjisori është po ai – i përhershmi, i padukshmi, “njeriu që s’e njeh pasqyrën”.
Ai që ndryshon fytyra, por jo qëllim.
Mund të jetë një imazh i teksti
Njeriu i sistemit – karikatura që s’plaket
Në çdo kohë, ai duket i ri, sepse sistemi i jep përditë lëkurë të re.
Në dorën e djathtë mban dosjen “Sekret Shtetëror”.
Në të majtën, flamujt që i përzien sipas interesit të ditës.
Rreth e rrotull, shirita me fjalët “Pushtet – Privilegje – Heshtje”.
Në tokë, hija e tij merr formën e një gjarpri që zhduket në Kuvend.
Poshtë, vetëm një firmë:
Epilog – Pse heshtet thelbi
Në Kosovë, të gjithë flasin për emra dytësorë: Batonin, Shkëlzenin, Ramizin, Buzhalën, Matoshin, Sylën, e me radhë – sikur të ishin ata fajtorët e historisë.
Në të vërtetë, ata janë jehona e sistemit, jo burimi.
Faji nuk është në zërat që shpërndajnë tym, por te burimi që e prodhon zjarrin – tri pushtetet që nënshkruan, heshtën dhe e shitën sovranitetin si produkt politik.
Kush e do të vërtetën, duhet të kërkojë hijen që s’ka nevojë për dritë.
Ajo hije që nuk është më njeri, por sistem.
Ajo që rri e ulur në çdo qeveri, në çdo komision, në çdo zyrë që quhet “shtet”.
Kan være en illustrasjon
Smuji`2025 – Njeriu i sistemit s’ka fytyrë, sepse është gjithmonë në detyrë.
“Në vend të drejtësisë – kujtesa. Në vend të harresës – karikatura.”

Patriotë me thashetheme, tradhtarë me aureolë

4

Nga Shqipe Bytyqi

Në botën e sotme, lajmet jo vetem informojnë, per fat të keq ato të shumten manipulojnë. Çdo ditë shohim si fjalët jane armë, patrioti etiketohet si armik, tradhtari shpallet heroi i kombit.

Një status, një video e manipuluar, një titull sensacional dhe njerezit ndizen si fitil. Dezinformimi nuk është i rastesishem, është strategji. Ai përgatitet me kujdes, shpesh ne ato që i quajmë kuzhina dhe laboratore ideologjike në Rusi ose Serbi që prodhojnë lajme të fabrikuara, mashtrime që më pas shpërndahen si të vërteta historike ose sulme të drejtpërdrejta.

Rezultati, një publik që nuk e dallon fjalën e vërtetë nga shpifja, një shoqëri që vlon si kazan.

Rastet konkrete e dëshmojnë këtë: Në 2010, televizioni gjeorgjian Imedi TV transmetoi një raport të rremë se Parlamenti i Gjeorgjisë ishte shkatërruar dhe figura të larta të qeverisë ishin vrarë, dhe kjo shkaktoi panik, bile dhe viktima reale.

Në 1991, gjatë luftës në ish-Jugosllavi, u përhap lajmi i rrejshem për vrasjen e 41 fëmijëve serbë në Vukovar. Lajmi ne fakt ishte propagandë për të nxitur nacionalizmin dhe për të justifikuar dhunën.

Në Ballkanin e vitit 2022, gjatë luftës në Ukrainë, u përhapën video të trilluar si sulme reale, duke ndezur tensione dhe përçarje etnike, me kanale serbe si burim kryesor i dezinformimit.

Në këtë terr informativ, ne duhet te tregojme kujdes te shtuar. Lajmet nuk janë thjesht fjalë, ato perhapin frikë, manipulojnë ndjenjën patriotike dhe transformojnë perceptimin e realitetit.

Patriot eshte ai që punon për vendin pa bujë e shpesh quhet naiv, ndërsa tradhtari me bujë shpallet heroi i kombit.

Arsyet janë të shumta, si psh. mungesa edukimit ose mediokriteti që shitet si opinion e që manipulon ndjenjën kombëtare për interesa personale. E publiku gëlltit çdo zhurmë pa reflektim, pa menduar me koken e vet.

Pasojat janë të dukshme, humbja e busullës morale, konfuzioni kolektiv, si dhe prodhimi i heronjve të rremë. Fatkeqesisht deri sa të mësojmë të dallojmë të vërtetën nga propaganda, do të jetojmë në një shoqëri që më shumë lavdëron maskat sesa punën e ndershme.

Prandaj, vetëm kur mesojme të dallojmë te vërtetën nga zhurma, mund të shpëtojmë nga tymi i manipulimit dhe panikut që vjen nga kuzhinat e huaja.

Organizata “Shqiptaria” shprehet e shqetësuar për gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën (2025), rreth luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

2
Nga: Basri Beka
___
DEKLARATË PUBLIKE E ORGANIZATËS “SHQIPTARIA”
___
Shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë publike lidhur me gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën (2025), ku thuhet qartë se Kosova përballet me sfida serioze në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa përmirësimet e deritanishme janë të kufizuara.
Ky vlerësim nuk është befasues. Ai vetëm konfirmon paralajmërimet që unë dhe shumë të tjerë kemi ngritur prej kohësh, se institucionet e Republikës së Kosovës dhe lidershipi politik nuk kanë qenë në nivelin e detyrës, duke lejuar cenimin e laicitetit të shtetit dhe futjen e islamit politik në jetën publike e madje brenda institucioneve shtetërore.
Që dy vite me radhë, në kuadër të organizatës “Shqiptaria” dhe përmes angazhimeve të mia personale, kam ngritur publikisht dhe me argumente konkrete rrezikun e rritjes së ekstremizmit fetar në Kosovë. Kam paralajmëruar se ky fenomen po tolerohet dhe në disa raste madje po përkrahet në heshtje nga politika dhe struktura shtetërore, të cilat nuk kanë guximin të mbrojnë vlerat laikë e kombëtare të shtetit tonë.
Gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë në prill-maj 2024, kam bërë publike fakte konkrete që dëshmojnë se regjistrues me prirje islamiste kanë ndërhyrë në proces, duke shënuar qytetarët si të besimit islam pa pyetje e pa pëlqim – një manipulim i papranueshëm dhe shkelje e rëndë ligjore që cenon lirinë individuale dhe karakterin laik të shtetit.
Po ashtu, kam reaguar fuqishëm kundër rregullores së re të FSK-së, ku përmes institucionit të “kapelanëve” po krijohet një platformë e re ndikimi fetar brenda ushtrisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo është një formë e fshehtë e politizimit dhe fetarizimit të një institucioni që duhet të mbetet neutral dhe profesional.
Një tjetër fenomen shqetësues është rritja e shkollave dhe kurseve fetare ilegale që zhvillohen në xhami apo ambiente të mbyllura, ku të rinjtë indoktrinohen dhe tjetërsohen nga identiteti, kultura dhe tradita shqiptare. Në shumë raste, këto struktura funksionojnë si qendra ideologjike që ushqejnë ekstremizëm dhe urrejtje ndaj vlerave perëndimore e kombëtare.
E njëjta situatë po përsëritet edhe në diasporë, ku rrjete klerikësh ekstremistë po e keqpërdorin lirinë fetare për të përhapur ideologji përçarëse dhe për të ndikuar negativisht në komunitetet shqiptare jashtë vendit.
Unë besoj fort se rreziku nuk vjen nga feja si besim, por nga përdorimi i saj për qëllime politike e ideologjike, në dëm të shtetit, shoqërisë dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Prandaj, bëj thirrje të drejtpërdrejtë që institucionet e Republikës së Kosovës të zbatojnë pa përjashtim Kushtetutën, të mbrojnë karakterin laik të shtetit, dhe të marrin masa konkrete kundër rrjeteve të islamit politik dhe ekstremizmit fetar që po depërtojnë në administratë, arsim, ushtri e diasporë.
Athua pse terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm islamik nuk kanë të ndalur ndër ne…?
Dy terrostë të mëdhenj islamik, Lavdërim Muhaxheri dhe Ridvan Aqifi, që i dhanë jetëkotat duke rënë “shehid” për të ashtuquajten “Toka e Shamit” dhe “Levanti”…!
Nëse shteti nuk e mbron laicitetin dhe kulturën kombëtare, atëherë rrezikon të prodhojë ekstremizma të tjerë si reagim natyror – një realitet që tashmë po shfaqet në disa lëvizje patriotike që deklarojnë hapur:
“Nëse një fe kërkon të na tjetërsojë dhe të na zhdukë kulturën, ne do ta ndërrojmë fenë për ta mbrojtur kulturën.”
Unë, mbetem i përkushtuar që përmes fjalës publike dhe veprimit qytetar, të mbroj identitetin, kulturën dhe gjuhën tonë kombëtare, si themelet e ekzistencës shqiptare.
Kosova është shtet laik dhe duhet të mbetet e tillë.

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, mua, Gjergj – Bajram Kabashit, më dha titullin “Guximi Intelektual” për vitin 2024

5

Kan være et bilde av tekst som sier 'SHOQATAE INTELEKTUALEVE JAKOVA GJAKOVE për ndarjen Shpallje Titullit "Guximi Intelektual" për vitin 2024 nga Shoqata Intelektualëve "Jakova" Mbështetur në Nenin 4. pika Rregullorës për ndarjen Titullit "Guximi Intelektual" bëjmë publike se fitues titullit për vitin 2024 ështe intelektuali, publicisti, gazetari Bajram Kabashi. Fragment nga arsyetimi Komisionit përzgjedhës: përfaqëson me dinjitet figurën pavarur Ae, përmes fjalës, analizës dhe guximit qytetar, ka mbrojtur promovuar vlerat kombëtare, lirinë mendimit dhe drejtën per vërtetën. Komisioni propozon Kryesisë sẽ Shoqatës Ae kandidat për titullin "Guximi Intelektual" për vitin 2024 jete gazetari dhe publicisti Bajram Kabashi". Gjakovë, nëntor 2025 Prof.dr. Ruzhdi SEFA'

Miqë e dashamirë të mij të shumtë…,
Lexues të portalit Drini, 
Po ju njoftoj se Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, që udhëhiqet nga profesori i nderuar Ruzhdi Sefa, Sot, më 6 nëntor 2025, ma paska dhënë Titullin “Guximi Intelektual” për vitin 2024.
Ky është një nderim për mua, që isha i harruar pasi që e kisha “mprehë shpatën kundër të gjithëve”, do të thotë kundër së keqës që na rri në krye e shpirt.
Përderisa Sot më thirri Ruzhdi Sefa nga Gjakova dhe ma kumtoi informatën…, mendova se, megjithatë, “paska zot” dhe njerëz që s’të harrojnë dhe e përcjellin punën e angazhimin tënd.
Nuk është pak të rradhitesh në mesin e atyne që i konsideroj vigaj të mendimit të lirë shqiptar në përgjithësi; si Jusuf Buxhovi, Lulejta Pula, Kadrush Radogoshi e të tjerë, të cilët gjithnjë i kam vlerësuar për veprat e tyre të gjithanshme, pasi që prore i harxhonin dhe harxhojnë ditët e jetës së vet për të mirën e të tjerëve.
Jam tejet mirënjohës ndaj këtij vlerësimi, pavarësisht që ata që më njohin e dijnë mjaft mirë, se une nuk punoj e as që angazhohem se dikush mi “rreh krihët e më lavdëron për punët e angazhimet e mija” , por se kam ardhur në përfundim se ky popull që i përkasim dhe Arbëria jonë do ndihmë, që kur ke mundësi atë ndihmë duhet t’ia japësh.
Ky nderim është edhe më me peshë, pasi nderohem një muaj pas pensionimit tim dhe kur praktikisht teposhtëzen që ma kishte dhanë “dikush në emër të popullit shqiptar”, duke kryer punë që shkojnë në favor të interesave serbomëdha, qoftë ndaj individit apo vendit në përgjithësi, arrita që këtë antishqiptarizëm ta mposhtja me forcë, durim, dëshmi, fakte, qëndrueshmëri dhe angazhim edhe më të madh.
Ata që më dënuan , më në fund edhe me varfërim, tashmë kanë mundësi ta kuptojnë se une jam mjaft i pasur dhe nuk varfërohem lehtë.
Paraja nuk ka ndonjë rëndësi për mua, sidomos kur “ajo është në dorën e huaj!”.
Se kur i kam mundësitë , atëhere une si gazetar që s’kam preokupim tjeter përpos krijimit të opinionit kritik – publik, punoj edhe pa pare…!
Une jam këtu, për ta vazhduar betejën profesionale që përfundon vetëm atëhere kur nuk do të jem në mesin e të gjallëve.
***
Në fund, në mesin e shumë atyre që më uruan në mënyrë interne, ia vlenë të bëhet i njohur për publikun urimi i historianit dhe shkrimtarit tonë të njohur Jusuf Bugjovi, i cili më kishte shkruar:
“Urime, mik, çmimi i Guximit intelektual. Kush ma shumë nuk e ka meritue.”

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, janë një “gjyq” publik që do të kthehet si bumerang (sh)fajësimi për ca parti dhe liderë!

1

Fjalën e lirë e don Zoti , s’mundet me e ndaluar as robina , as robi !

0
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
___
Fjalë rasti që kisha bërë gati për Dyvjetorin e Lëvizjes së Deçanit, mbajtur në Hotelin Sirius të Prishtinës më 18.10.2025 .
Ripostim
Të dashur miq, bashkëveprimtarë e dashamirë të së vërtetës,
e kam thënë publikisht dhe sot e mbaj fjalën time: do ta bëj publike fjalën që kisha përgatitur me rastin e Dyvjetorit të Lëvizjes së Deçanit.
Fjala ime është e menduar, e ndërtuar mbi përgjegjësi morale e etike, jo mbi pasion apo mllef.
Sepse fjala publike është si drita – nuk duhet të verbojë, por të ndriçojë.
Ajo nuk është armë për përçarje, por mjet për ndërgjegjësim.
Në këtë frymë, sot flas jo për t’u mburrur, por për të dëshmuar të vërtetën time, për ta ruajtur dinjitetin tim dhe për të forcuar ndërgjegjen tonë kombëtare.
Unë e kisha përgatitur këtë fjalë për veprimtarët dhe aktivistët e Lëvizjes, për ata burra e gra që besuan në vlerat e saj, për zonjat e zotërinjtë që e ngritën zërin me dashuri për Atdheun.
Por fjalën time nuk e bëra për klanin , as për interesa personale – e bëra për aktivistët , për atdhetarët e përulur që i shërbejnë kauzës pa zhurmë, me shpirt e pa interes personal , por me interes nacional.
Fjalë rasti – Dyvjetori i Lëvizjes së Deçanit
Të nderuara zonja dhe zotërinj, të dashur miq,
është nder dhe privilegj i veçantë për mua që sot, në këtë përvjetor të dytë të Lëvizjes së Deçanit, kam rastin të flas para jush.
Si sot më kujtohet manifestimi i njëvjetorit të kësaj Lëvizjeje – atëherë isha i ftuar me emrin tim të vjetër, si mysafir nderi.
Sot jam po i njëjti njeri, por me emër të ri – Shqiptar Shaljani.
Atëherë isha shqiptar në shpirt, sot jam shqiptar edhe me emër e mbiemër.
Por unë nuk u ndala vetëm te ndërrimi i emrit. Me vetëdije dhe me qëllim të pastër, u pagëzova në Kishën “Shën Kryqi” në Mitrovicë, për ta vulosur kthimin tim shpirtëror dhe për t’i dhënë fund çdo keqkuptimi apo keqinterpretimi.
Në këtë kuptim, më lejoni të citoj dy thënie të profesorit Albert Zadrima:
> “Njeriu i vërtetë matet me atë që refuzon, jo me atë që fiton.”
“Universi nuk flet me fjalë, por me shenja. Mjafton të mësoni t’i lexoni!”
E bëra publikisht pagëzimin, pa frikë dhe pa fshehtësi, sepse shqiptari i vërtetë nuk fshihet pas dogmave, por e mbron identitetin e vet me dinjitet dhe krenari.
E shpalla hapur kthimin tim në besimin e të parëve edhe për disa shkaqe:
Duke parë se çfarë synojnë sot agjenturat e vendeve të Lindjes, bashkë me elementë ekstremistë të islamit politik dhe të tjerë që duan ta përdhosin çdo gjë shqiptare për të tjetërsuar identitetin tonë kombëtar e kulturor, ndjeva detyrimin të flas, të veproj e të dëshmoj.
E bëra publike kthimin në besimin e të parëve për t’ju dhënë kurajë shaljanëve e më gjerë shqiptarëve për të kundërshtuar gjenocidin kulturor që po ushtron islami politik kundër dokeve e zakoneve tona.
E bëra publike, pa hezitim, për të dëshmuar se as unë e as shqiptarët nuk po konvertohemi, përkundrazi – me vetëdije e me dashuri po kthehemi vetvetes, po kthehemi besimit e të parëve tanë.
U pagëzova edhe për të treguar se katolicizmi ishte dhe mbeti besimi tradicional ndër ne, jo islami – i cili as ishte, as mund të quhet ndonjëherë i tillë.
Ne nuk mund të harrojmë 1600 vite krishterim në trojet tona, përballë 300-400 vitesh konvertimi të dhunshëm e të pjesshëm nga Perandoria Osmane.
Pavarësisht kësaj, prindërit, gjyshërit dhe gjyshet tona jetonin, vepronin, festonin e ritonin më shumë si të krishterë se sa si myslimanë; në shpirt ishin të krishterë, në dukje “laramanë”.
U pagëzova publikisht, pavarësisht pasojave familjare apo shoqërore – sepse, sipas bindjes sime, më e shenjtë është Kombi dhe Atdheu.
Por jo — ky tjetërsim nuk do të ndodhë, pavarësisht dëmeve që na i kanë shkaktuar dhe po na i shkaktojnë neve shqiptarëve kudo ku ndodhemi në botë e kombit shqiptar në Evropë!
Ne jemi këtu denbabaden, në trojet tona iliro-arbnore.
Ne jemi evropianë, popull i lashtë me histori të lavdishme, popull hyjnor, rrënjë e trung i kësaj toke – këtu ku kullën e mban shqiptari, jo mercenarët, jo vasalët, as argatët e agjenturave të shteteve armike që pretendojnë ta kthejnë Kosovën mbrapa në tokën e “premtuar” të islamit politik!
Për pasojë dhe për këtë tokë të shenjtë, për këtë Dardani të lashtë, është Lëvizja e Deçanit – bashkë me të gjitha Lëvizjet simotra, është Organizata “Shqiptaria”, me të cilat na bashkon e frymëzon Kauza për Kombin dhe Atdheun.
Roli i Zyrës së Lëvizjes në Mitrovicë
Sot jam këtu jo vetëm si Shqiptar Shaljani, por edhe si zëdhënës i Zyrës së Lëvizjes së Deçanit – Dega në Mitrovicë.
Më kujtohet 5 maji i këtij viti, kur hapëm zyrën tonë. Ishim vetëm katër a pesë veprimtarë mitrovicas, por me zemra të mëdha dhe me një qëllim të përbashkët: kthimin e dinjitetit dhe vetëdijes kombëtare shqiptare.
Sot kemi mbi tetëdhjetë anëtarë aktivë në zyrën tonë – njerëz që e kuptuan se emri është flamur, gjuha është gjaku i shpirtit, dhe Atdheu është feja e parë e shqiptarit.
Ata janë njerëz që e falën “dinin”, por kurrë Drinin, as Ibrin, as Ujmanin, asnjë pëllëmbë të Dardanisë sonë!
Disa prej tyre erdhën me emra oriental, por pas bisedave vëllazërore e me mirëkuptim, dolën nga zyra me emra që frymojnë atdhe, që mbajnë aromën e tokës dhe dritën e shqiptarisë.
Disa ndryshuan emrat e disa edhe mbiemrat, si:
Ramadani – Shkodrani Shaljani
Neziri – Flamuri Shaljani
Beqiri (vëllai i Aleksandrit) – Briti
Fitim Brahimi me familje – Shaljani
Qamili – Shkëlzeni
Avdiu – Dardani
Ganiu – Pjetri
Sabriu – Kastrioti
Isufi – Marini
Dijamanti Zeqiri – Gjergj Drenica
Musa – Gjergji
… dhe shumë të tjerë.
Të gjithë erdhën pa “bismilah” e pa “elhamdylila”, por me “hallall” shqiptarie, dhe dolën me përshëndetjen e bukur gjithëshqiptare:
“Mirëupafshim!”
Sepse Zoti i shqiptarëve flet shqip, dhe shpirti ynë e njeh vetëm gjuhën e të parëve tanë.
Që në fillim, kur hapëm zyrën, e bëmë të qartë:
“Në zyrën tonë nuk ka vend për ata që e vënë fenë para kombit.”
Sepse besimi është personal, por Kombi është amanet!
Thirrja për bashkim dhe kthim te rrënjët
Të dashur miq,
në trojet tona po ndodh diçka e madhe: shqiptarët po zgjohen!
Po i kthehen vetvetes, po e rifitojnë besimin e të parëve, po e kthejnë shikimin kah rrënjët.
Kthimi në besimin e të parëve ndër shaljanët filloi në shekullin e kaluar dhe po vazhdon edhe në shekullin XXI – dhe do të vazhdojë derisa shqiptarët të lirohen nga besimi islam, që na u imponua me dhunë e me joshje nga pushtuesit tanë!
Vetëm nga fshati im, Bajgora, janë pagëzuar mbi pesëdhjetë shaljanë – një shifër që flet vetë.
Kjo është mrekullia e Zotit dhe e Kombit, që askush nuk mund ta ndalë.
Përmbyllja etike
Në fund të çdo fjalimi qëndron heshtja e ndërgjegjes – ajo që na kujton se fjala e lirë është e shenjtë vetëm kur del nga zemra dhe kthehet në shërbim të së mirës së përbashkët.
Le ta ruajmë këtë shenjtëri të fjalës, siç ruajmë flamurin, gjakun dhe kujtesën tonë kombëtare.
Le ta ndërtojmë Kishën në Shalë të Bajgorës dhe jo vetëm atje – si simbole të bashkimit, si faltore të dritës dhe si strehë të shpirtit shqiptar!
Le të kthehemi te vetvetja, te gjuha, te rrënja, te Zoti ynë që flet shqip.
Le të qëndrojmë të bashkuar për Kombin, për Lirinë dhe për të Vërtetën që nuk ka frikë nga drita.
E në fund edhe dy thënie të profesorit Albert Zadrima .
“Sot nuk dhashë leksion për pamjen, por për esencën e njeriut që mbetet edhe kur pasqyra thyhet”.
“Sepse njeriu i vërtetë nuk matet me pamje,
por me dritën që lë pas”!
🇦🇱 Rroftë Lëvizja e Deçanit!
🇦🇱 Rroftë Shala e lavdishme!
🇦🇱 Rroftë Kombi Shqiptar!
Mirëupafshim !
Shqiptar Shaljani

Beqir Sutaj ishte jo vetëm luftëtar i UÇK-së, por edhe mësues i përkushtuar; ndër shqiptarët e parë që foli hapur kundër islamit politik!

1
Komandant Mësuesi, dikur jo vetëm luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe mësues i përkushtuar, është ndër shqiptarët e parë që ka pasur guximin të flasë hapur kundër islamit politik. Ai e ka parë çlirimin e vendit si një betejë të dyfishtë: për lirinë e tokës dhe për lirinë e shpirtit.
Emri i tij ishte Beqir S. Sutaj, por pas pagëzimit vendosi ta mbajë me krenari emrin e tij shqip, Lekë Sutaj. Ky veprim nuk ishte vetëm ndërrim emri, por një akt simbolik, një rikthim i vetëdijshëm te rrënjët e lashta arbërore, te drita e fesë dhe kulturës që na mbajti gjallë ndër shekuj.
Mësuesi e tregon qartë se si mendësia turko-sllave, e imponuar përmes pushtimeve dhe robërive shekullore, na ka lënë të pazhvilluar e të pashkolluar, duke na mohuar të drejtën për dije, arsim dhe përparim njerëzor. Populli shqiptar, i shtypur ndër mote, ka mbijetuar vetëm falë forcës shpirtërore, besës dhe dashurisë për atdheun. Vetëm Zoti i madh e di sa ka vuajtur ky popull për të ruajtur gjuhën, emrin dhe dinjitetin e vet.
Por koha ka ndryshuar. Sot, me vullnet të lirë e me zemër të hapur, bijtë e këtij kombi po kthehen te rrënjët e tyre shpirtërore, në gjirin e Kishës së tyre katolike – aty ku dikur u pagëzuan të parët tanë, aty ku u formua vetëdija jonë kombëtare e perëndimore.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që kërkojnë të vërtetën dhe dritën e shpirtit.
Zot, bekoje popullin tonë. Zot, bekoje vendin tonë me hirin Tënd.
Me 06.11.2025
Blerim Nika

Shih videon:

Facebook

Misionarët e Gjuhës Shqipe dhe zhvatësit në emër të saj…!

1
Ragim Kçiku
___
MISIONAR/Ë/ET E GJUHËS SHQIPE dhe zhvatësi/e/t në emër të saj.
Duke marrë shkas nga një shkrim i Gjergj Zefot në gazetën PAMFLETI
Diaspora shqiptare ka treguar vetin duke qenë në çdo kohë në shërbim të çështjes kombëtare.
Sadoqë, çdo vepër në këtë drejtim ka qenë dhe është me vlerë, një detyrë, sa ka qenë e domosdoshme, aq ka qenë dhe është e rëndë?! Kjo është pra detyra e mësimit të gjuhës shqipe ka qenë dhe është misioni më i rëndi i diasporës nga të gjitha të tjerat.
Mësimi i gjuhës shqipe, nuk është vetëm detyrë por, është mision. Si mision patriotik, është edhe profession pedagogjik.
Atëherë, këtu pra, tek pedagogjia, didaktika dhe metodika, punët janë të vështira. Nuk janë sikur nxjerr nga xhepi 1000 euro dhe i falë për mirëbërje çfarëdo qoftë dhe shkon të flesh qetë në shtëpi. Jo! Pedagogjia do punë të përhershme. Ajo nuk bëhet në restorante sikur bëjmë mirëbërje materiale duke pirë kafe dhe duke u llafosur me shokët.
Misioni i gjujës është i rëndë.
Ky profesion të shkëputë nga familja, fëmijët, kuzhina nëse je mësuese dhe drejt e në detyrën, misionin atdhetar.
Këtë mision e nisën patriotët dhe patriotet e detyruara ta lëshonin atdheun.
Nga të gjithë të zhvendosurit prej atdheut, vetëm misionare/ët e gjujës shqipe dëshmuan se nuk ikën nga lakmia, por ikën nga “uria”. Misionarët e gjuhës dhe të kulturës shqipe në migrim, nuk u fshehën skuteve, ato/a, dolën në ballë të vendësve shqiptarë dhe iu afruan një pjesë të jetës dhe shpirtit të vet: unë jam e gatshme nëse doni, ju, m’i sillni fëmijët.
Kjo ndodhi në shumë shtete të botës. Pastaj, disa shtete ndihmuan sikur ato skandinave dhe ndonjë në Evropën oksidentale.
Misionaret dhe misionarët e gjuhës shqipe, mbase nuk ishin më të mirët profesionistë të mundshëm, por ishin shqiptaret më të mirat të mundshme. Ishin vajza dhe çuna të cilët nuk i la ndërgjegjia t’i mbyllin sytë dhe të bëjnë qorrin sikur nuk po ndodh asgjë me fshehjen e tyre para përgjegjësisë morale kundrejt gjuhës dhe kulturës kombëtare.
Në këtë detyrim, kuptohet se nuk është arritur e dëshirueshmja. Një gjë e tillë nuk është arritur as në vendlindje ku tema për të cilën po flasim, është e garantuar dhe e detyrueshme.
Sidoqoftë, punohej thjeshtë nga ndërgjegjia kombëtare. E, kur në ndërgjegjien e misionarit vepron vetëm dëshira dhe dashuria, veprat bëhen madhështore; të paharrueshme.
Kush e prishi këtë dashuri dhe futi sherrin mes misionarëve dhe materialistëve të cilët kur dolën nga atdheu, sikur u liruan nga një barrë e rëndë me nofkën “shqiptar”. U fshehën skutave duke mos dashur as të identifikohen si mësues/e.
Qeveria shqiptare mori një vendim që t’i paguajë mësues/e/it e diasporës. Kuptohet, në vendet ku nuk kanë mbështeje mësuesit dhe mësuesrt tona si Italia, SHBA, Greqia, disa republika të Gjermanisë etj.
Këtë gjë e bëri vetëm qeveria shqiptare. Vitin e kaluar, meqenëse priteshin zgjedhjet qeveria shqiptare mori vendim që këto misionare/ë t’i kompensojë me një ndihmë materiale sado që simbolike.
Mirë boll edhepse ky vendim mua më duket me bisht. U bënë kontratat, u nënshkruan përmes ambasadave, konsulatave etj, dhe ndihmat erdhën sipas marrëveshjeve.
Dikush ishte skeptik sikur unë p.sh. edhepse nuk jam aktor as aktiv as pasiv në këtë fushë tani e ca vite por, “Fjalë a dhnë, gur i shtënë”, thonë.
Kur parazitë/et panë se qeveria u doli në fjalë, i kapi zerzelja e lekut?! Menjëhetë u bënë të gjallë/a.
Por, vitin e kaluar ishin zënë grupet e nxënësve nga mësuesë/e vullnetarë dhe parazitët e deridjeshëm, nuk ishin bërë të gjallë. Atyre iu doli gjumi sivjet
Mjerimi i disa ish mësuesëve dhe mësueseve që i duket aq e madhe ai grusht lekësh, më bind për çnjetëzimin intelektual.
Por, kur nuk ka asnjë normë njerëzore, edhe pesëlekëshi është i madh në sytë e një gurmani.
Si përfundim, çfarë na del?
Me rastin kur qeveria ofroi këtë ndihmë, filluan zënkat, interesat, gënjeshtrat, bërrylet e çfarë jo tjetër, vetëm për të dalë në skenë gjumashët e deridjeshëm. E tëra kjo rrëmujë duket sikur u mor një nismë për të penguar zhvillimin normal dhe me mision të gjuhës shqipe.
Pra! Për të rrëmbyer pjesën e cila nuk i takon. Për të rrëmbyer meritat dhe djersën e atyre që deri dje me devotshmëri dhe mund prej Du,ifi i shërbyen komunitetit.
Për të lënë menjanë misionarët e vërtetë me qëllim që të marrin vet, në të vërtetë të pengojnë vet misionin e gjuhës shqipe.
Mendoj se, nëse qeveria shqiptare për të qenë e sinqertë, në radhë të parë si kusht të kenë parasysh stazhin e misionareve dhe misionarëve të deridjeshëm për të fituar kualifikimin, më të lartin që mund t’i ipet, pastaj të shikohen ardhacakët apo patriotët e vonuar.
Nuk e kuptoj, si është e mundur dhe sa është njerëzore që, vatrën që ke krijuar vet me mund dhe sakrifica, tani kur doli intetesi material, të vijë dikush tjetër dhe të thotë: Këtu jam unë, jo ti.
Nëse qeveria shqiptare, më pas nlse merr vendim edhe ajo e Kosovls nuk çërfillë dhe nuk u jep merita materialr në radhë të parë misionareve dhe misionarëve të devotshëm të deridjeshëm, bën tradhti ndaj një gkëje të shenjtë për kombin: MISIONIT DHE GJUHËS SHQIPR.